Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

d

Dado - Në qoftë se thjesht shikoni dado, do të dëgjoni të flitet për një shokun tuaj që është në emigracion dhe do të merrni lajm nga ai.

Dafinë - Dafina në ëndërr është gjithmonë diçka për mirë. Do të keni fat dhe lumturi. Në qoftë se je beqar do të martohesh mirë dhe sëshpejti. Në qoftë se je i martuar, do të kalosh një jetë të bukur familjare. Në qoftë se shikoni dafinë të tharë, do të pësoni të kundërtat. Do të keni mërzi dhe hidhërim.

Dajë - Në qoftë se shikon në ëndërr dajën dhe që të ledhaton, do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë, do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret, do të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je dajë e dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon dajën të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon dajët të zihen mes tyre një person i fuqishëm, do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon dajën të sëmurë, do të keni shumë fitime.

Dallëndyshe - Në qoftë se thjesht shikoni një dallëndyshe, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se shikoni sikur e kapni, do të keni të mira në familje. Në qoftë se shikoni dallëndyshe duke vuajtur, do të keni hidhërime dhe lajme të këqia.

Dallgë - Në qoftë se shihni det të qetë pa dallgë, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se shihni të ketë dallgë, do të keni vështirësi nga ana ekonomike. Në qoftë se shihni se jeni në det kur ka dallgë, diçka e keqe do t’u ndodhë, në qoftë se e kaloni me varkë, do të merrni pasuri. Në qoftë se shihni se ecni mbi dallgë pa u zhytur të gjitha çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se shihni se ju hedhin në det me dallgë, mund të pësoni ndonjë aksident.

Damar - Në qoftë se shikoni sikur dikush po ju pret damarët, do të keni shumë të mira nga ai person. Në qoftë se shikoni sikur ju fryhen damarët, do të keni hidhërime dhe falimentime në biznesin tuaj në të cilat kishit shumë shpresa.

Darkë - Jepini zgjidhje çështjeve që ju shqetësojnë para se të jetë shumë vonë. Në qoftë se nata në ëndrrën tuaj është e ndritshme me yje dhe e qetë, çdo gjë shkon mirë në fushën sentimentale. Në qoftë se shihni të kundërtën, do të thotë se ju presin probleme në fushën sentimentale dhe profesionale.

Dasëm - Në qoftë se shihni se jeni në një dasëm ku luajnë me vegla muzikore, ndonjë shok ose i afërmi juaj do të vdesë. Në qoftë se nuk ka as prift, as muzikë dhe jeni beqarë, do të merrni lajme të mira, në qoftë se jeni të martuar ju presin zënka në familje.

Dash - Në qoftë se shihni se keni hipur mbi dash dhe e mbani nga brirët, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se shihni se bini do të keni dëme morale dhe materiale. Në qoftë se shihni se ju sulet dashi dhe ju e kapni nga brirët, do të thotë se keni forcën për të mundur armiqtë tuaj.

Dashtër - Vështirësi të mëdha profesionale dhe personale.

Dashuri - Në qoftë se shihni se keni lidhje erotike me një grua të bukur, do të keni gëzim e lumturi, në qoftë se është e shëmtuar mërzi dhe hidhërime ju presin. E njëjta gjë ndodh kur ëndrrën e sheh një grua, por me burrë. Në qoftë se shihni se vetëvriteni nga dashuria, do t’u ndodhë ndonjë aksident. Në qoftë se shihni se keni lidhje erotike me ndonjë të afërm, do të keni zënka në familje. Në qoftë se shihni se flirtoni me një njeri bjond, ju pret tradhti, me një njeri brun, ju pret rrezik, me murgeshë ju pret suksesi në dashuri, me të moshuar, do të keni ofendime dhe ulje.

Dashuror - Të ndjeheni dashuror sugjeron një miqësi e cila do të piqet në një romancë emocionuese, por nëse keni ëndërruar një person dashuror të gjinisë së kundërt, duhet të ruheni nga një marrëdhënie që mund t'ju përfshijë në një siklet serioz, nëse jo një skandal aktual.

Daulle - Në qoftë se thjesht shikoni një daulle, do të thotë se do të keni një dëm jo shumë të rëndësishëm. Në qoftë se e shikoni t’i bien daulles, do të merrni një lajm të keq nga larg. Në qoftë se shikoni sikur i bini ju, do të thotë se ju rrethojnë shokë negativ dhe të mërzitshëm.

Degë - Në qoftë se shikon sikur po pret degë mundohesh të rregullosh çështjet tuaja. Në qoftë se të pengojnë të kalosh do të gjesh pergesa në rrugën që ke marrë, por në qoftë se i kalon në fund do të dalësh fitues.

Dëgjim - Në qoftë se dëgjon zhurmë dhe zëra, do të dëgjosh lajme dhe fjalë të këqija. Në qoftë se dëgjon muzikë do të dëgjosh lajme të mira.

Dele - Në qoftë se shihni se ruani një kope me dele, do të keni fitime të mëdha nga biznesi juaj, në qoftë se shihni thjesht dele ose kope që largohet, do të humbni para në lojra fati.

Delfin - Në qoftë se e shikon brenda në det ëndrra është e mirë, në qoftë se e shikon në tokë ëndrra është e keqe.

Deluzion - Në qoftë se shikoni sikur keni rënë në një grackë deluzioni, keni rënë në duart e njerëzve shumë të ligë ose keni kthyer njerëz të këqinj kundra jush me ligësinë tuaj, por nuk do t’ia arrini qëllimit që keni vënë. Në qoftë se jeni grua e martuar, do të ziheni ashpër me burrin tuaj dhe ai do të qojë edhe dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur mundoheni të mashtroni dikë, do të humbisni shumë para për të cilat ishit të sigurtë se nuk do t’i humbisni. Në qoftë se jeni vajzë do t’u lerë i dashuri.

Dem - Në qoftë se shikoni dema duke punuar tokën, prisni lumturi dhe gëzim dhe shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur bërtasin, prisni një aksident të rrezikshëm. Në qoftë se je grua, shpejt do të ngelesh e vejë. Në qoftë se shikoni shumë dema duke vrapuar, do të pësoni tronditje dhe mërzi. Në qoftë se shikoni dem të bardhë, prisni nderime. Në qoftë se shikoni dem të kuq ose të zi armiqtë do t’u bëjnë keq. Në qoftë se shikoni dy dema duke luftuar, një armiku juaj i përbetuar do të bëhet shok. Në qoftë se shikoni sikur therrni dem, do të sundoni armiqtë.

Dëm - Në qoftë se shihni që pësoni dëme në punë, do të thotë se çështjet tuaja nuk ecin siç duhet, në qoftë se shihni se pësoni dëme në shtëpi, do të merrni fitime dhe gëzime. Në qoftë se shihni se ju i bëni dëm dikujt, do të ziheni me një shok ose të afërm tuaj për gjëra të vogla.

Demagog - Në qoftë se shikon sikur je demagog ose dëgjon një demagog, do të keni dhimbje dhe shpresa të kota të cilat nuk ju nxjerrin asgjëkundi.

Demokrat - Në qoftë se shikon sikur je demokrat, do të fitosh ndaj kundërshtimeve të shokëve tuaj.

Demonstratë - Në qoftë se shikon ose merr pjesë në demonstratë, bën plane të mëdha të cilat do të të bëjnë dëm.

Dëmshpërblim - Në qoftë se merrni dëmshpërblim nga një i njohur, do t’u ndodhë diçka e bukur. Në qoftë se personi është i huaj do të marrësh lajm të keq.

Dënim - Në qoftë se shikon se dënohesh me vdekje dhe në qoftë se je dhe në të vërtetë fajtor për diçka do të pësosh një vdekje shumë të keqe. Në qoftë se në të vërtetë je i pafajshëm, do të biesh viktimë e armiqve.

Dentist - Në qoftë se shihni se jeni dentist dhe në të vërtetë keni profesion tjetër, do të keni fitime nga puna juaj.

Depo - Në qoftë se e sheh plot përfitime të papritura. Në qoftë se e sheh bosh, të afërmit tuaj kanë nevojë për mbështetjen tuaj.Në qoftë se ndërton depo, ke mendje praktike dhe do të dalë për mirë. Në qoftë se sheh të shembet, do të humbisni një shumë të madhe parash. Në qoftë se të zë brenda do të sëmuresh rëndë.

Deputet - Në qoftë se sheh një deputet në ëndërr, një huamarës i keq do të të zë derën. Në qoftë se sheh se je vetë deputet, prit zhvillim dhe fitime të mëdha.

Derë - Në qoftë se shihni derën e shtëpisë tuaj të hapur, ju pret një vizitë e këndshme, në qoftë se e shihni të mbyllur, do të ndeshni shumë pengesa në punët tuaja. Në qoftë se shihni derën tuaj të thyer do të keni mërzi. Në qoftë se shihni se hyni në një portë të madhe, do të ndryshojë jeta juaj sociale, në qoftë se hyni në një derë të vogël ju pret varfëri, në qoftë se hyni në një derë kishe, do të sëmureni, në qoftë se hyni në një derë burgu ju pret gëzim dhe lumturi. Në qoftë se përgjoni mbas derës, shokët tuaj ose personi që dashuroni ju tradhëtojnë.

Derr - Ëndërr e keqe. Nëse sheh që ha prisni mërzi. Në rast se lufton dhe të fiton, do të të bëjnë keq kundërshtarët e tu. Por po e fitove dhe e vret, do të ndalosh të të bëjnë keq. Në rast se je pamartuar, do të martohesh me person shumë të keq.

Derr i egër - Ëndërr e keqe. Nëse sheh që ha, prisni mërzi. Në rast se lufton dhe të fiton, do të të bëjnë keq kundërshtarët e tu. Por po e fitove dhe e vret do të ndalosh të të bëjnë keq. Në rast se je pamartuar, do të martohesh me person shumë të keq.

Derr toke - Kur shihni një derr toke në ëndërr tregon se ju jeni duke pasur shumë kujdes në lidhje me biznesin tuaj.

Dërrasë - Në qoftë se shikoni sikur po prisni një dërrasë për ta përdorur diku, jeta e një personi tuaj shumë të dashur është në rrezik. Në qoftë se shikoni duke u prerë dërrasa në shtëpinë e dikujt, ai person do të pësojë diçka shumë të keqe. Në qoftë se shikoni sikur digjen dërrasa në shtëpinë tuaj, do të jeni në rrezik shumë të madh.

Dervish - Në qoftë se shikon në ëndërr dervish, do të keni dhimbje dhe probleme familjare.

Dëshmitar - Në qoftë se shikon sikur të kanë thirrur si dëshmitar në gjykatë, do të kesh respekt nga ata që janë lart teje. Në qoftë se je grua, do të të shqetësojnë njerëz që nuk ta duan të mirën.

Dëshpërim - Në qoftë se jeni të dëshpëruar do të ndodhë e kundërta. Në qoftë se jeni beqar, do të martoheni. Në qoftë se jeni pa fëmijë, do të keni fëmijë. Nëse jeni melankolik, do të keni gëzim.

Det - Në qoftë se shihni det të qetë, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se e shihni të trazuar dhe të turbullt, do të keni mërzi nga ana ekonomike. Në qoftë se shihni se bini në det, diçka e keqe do t’u ndodhë, në qoftë se e kaloni me varkë, do të merrni pasuri. Në qoftë se shihni se ecni mbi det pa u zhytur, të gjitha çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se shihni se ju hedhin në det për t’u mbytur, mund të pësoni ndonjë aksident.

Detar - Në qoftë se shikon sikur je detar do të rrezikosh nga një sëmundje kohëgjatë. Në qoftë se flet me detar kini pak durim nga rreziqet se në fund do të fitoni. Në qoftë se je grua dhe flet me detar do të kesh aksidente familjare. Në qoftë se je me barrë do të lindësh djalë.

Detyrë - Në qoftë se shikon se zbaton në rregull detyrën tënde, do të fitosh shoqëri të mirë nga sjellja jote e mirë.

Deve - Në qoftë se shihni se tërhiqni devenë, punët tuaja nuk shkojnë mirë, në qoftë se shihni se keni hipur mbi deve, do të fitoni shumë para. Në qoftë se thjesht shikoni deve, do të mërziteni për çështje të të tjerëve.

Dezertor - Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je dezertor ushtrie do të thotë se do të të kthehet bota kundra teje. Në qoftë se shikon sikur je në gjyq si dezertor dhe të nxjerrin të pafajshëm, do të thotë se do të çlirohesh nga ankthe të mëdha.

Dhelpër - Në qoftë se shihni dhelpër, do të përballoni siç duhet, shpifjet e një shoku tuaj. Në qoftë se kapni dhelpër në çark, do të shpëtoni nga një rrezik i madh, në qoftë se vrisni dhelpër pa dashur, me mendjelehtësinë tuaj u jepni kundërshtarëve shkak për të shpifur kundër jush. Në përgjithësi ëndërrat me dhelpra fshehin djallëzi.

Dhëmbët bien nga goja - Kjo lloj ëndërre është shumë e zakonshme, sepse kur jemi të rinj dhe humbasim dhëmbët për herë të parë (dhëmbët tanë të qumështit për t'i lënë vendin atyre të vërtetë), ne jemi të frikësuar. Të gjithë janë të tmerruar nga ajo që ndodhte kur dhëmbët e parë filluan të bien, dhe zakonisht është gjëja e parë vërtetë traumatike ose e frikshme që përjetojmë si të rinj. Pra, nuk është për t'u habitur që truri lidh këtë përvojë të parë të frikës dhe traumës me gjëra të tjera në jetë që ju bëjnë të ndjeheni të frikësuar ose të shqetësuar. Prandaj, nëse ëndërroni që dhëmbët tuaj sikur bien nga goja, kjo thjesht do të thotë që keni frikë ose shqetësoheni për ndryshimet që po ndodhin në jetën tuaj tani.

Dhëmbi - Ju pret shëndet dhe lumturi Në qoftë se shihni se keni dhëmbë të bardhë e të bukur. Parashikohen fitime dhe ngritje profesionale. Në qoftë se shihni që ju dhëmbin dhëmbët, do të keni zhgënjim në dashuri. Në qoftë se janë të prishur, do të hidhëroheni nga njeriu që dashuroni. Në qoftë se shihni që ju heqin dhëmb, ose që humbni dhëmbët, kujdes pasi parashikohet vdekje.

Dhen - Në qoftë se shikon se ruan kope me dhen, do të keni fitime të mëdha nga aktivitetet tuaja profesionale. Në qoftë se shihni thjesht dhen ose dhen që ikin, do të humbni para në lojërat e fatit.

Dhëndër - Në qoftë se sheh që je veshur dhëndër, një sëmundje e rëndë ju pret, në qoftë se shihni që flisni me dhëndrin tuaj, do të keni grindje familjare, në qoftë se shihni që bëheni dhëndër, do të thotë vdekje e një njeriu të afërm.

Dhija - Në qoftë se ëndërroni dhi, do të njihni dashurinë dhe lumturinë në jetë. Do të lidheni me njeri të sjellshëm dhe sentimental. Do të martoheni shpejt dhe do të kaloni mirë. Në qoftë se shihni që pini qumësht dhije, mos t’u frikësoje asgjë. Dhija do të thotë shëndet i mirë. Dhitë në ëndërr, do të thonë sukses profesional. Në qoftë se mjelni dhi, do të keni shumë fitime.

Dhimbje - Në qoftë se sheh në ëndërr se diku të dhëmb, do të keni shëndet, në qoftë se të dhëmb koka, do të keni një fatkeqësi në familje, në qoftë se të dhemb zemra, do të sëmureni rëndë. Në qoftë se ju dhëmb fyti, do t’u kërkojnë paratë që keni marrë borxh.

Dhimbje koke - Në qoftë se shikon sikur ke dhimbje koke, do të të largojnë borxhmarrësit e tu.

Dhomë - Në qoftë se ke dhomë të madhe dhe të bukur, do të bësh të mira dhe do të keni sukses në punë dhe do të shpërblehesh për këtë. Në qoftë se shembet, do të keni fatkeqësi ekonomike dhe nëse jeni të martuar të prisni divorc.

Dhuratë - Në qoftë se shihni që merrni dhurata nga një grua e martuar ose jo, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se merrni dhuratë nga ndonjë i pasur ose tjetër njeri, do të keni lumturi të papritur, në qoftë se merrni dhuratë nga një i varfër, gjendja juaj ekonomike do të keqësohet, në qoftë se shikoni që ju jepni dhuratë, do të merrni një lajm të mirë.

Dhurim - Në qoftë se dhuron do të çlirohesh nga një veprim të keq që ke bërë.

Diamant - Mërzi e madhe dhe në rast se e jep tek dikush, do të çlirohesh nga kjo mërzi. Në rast se je grua dhe e ke në dorë diamantin, do të lindësh një djalë të bukur dhe nëse ta jep dikush do të kesh shumë dhimbje. Në qoftë se shihni se i keni vënë, kujdes nga njerëzit që ju hiqen si shokë. Në qoftë se shihni që jua vjedhin ose i humbni, ju presin ditë të vështira.

Diel - Në qoftë se ëndërron sikur është e diel dhe në të vërtetë është ose jo, do të keni gëzime, suksese, qetësi shpirtërore, dhe në përgjithësi gjithçka do të vejë mbarë.

Diell - Në qoftë se shihni të lindë dielli, është mirë për të gjithë, për të afërmit, për të sëmurët, për të burgosurit, për gratë me barrë, për biznesmenët etj. Në qoftë se shihni që dielli është brenda në shtëpinë tuaj, një ngjarje e këndshme do t’u ndodhë në familje. Në qoftë se shihni se dielli lind nga një pjesë tjetër e horizontit dhe jo nga lindja, do të thotë sëmundje e rëndë ose vdekje në familje. Në qoftë se shihni se dielli papritur humbet dhe errësohet, do të humbni para ose do të keni dëme të mëdha ekonomike.

Dijetar - Në qoftë se je në të vërtetë dijetar dhe ëndërron sikur je, njerëzit të respektojnë për vlerat që ke. Në qoftë se je analfabet dhe shikon sikur u bëre dijetar, vendi yt do të përmirësohet shumë. Në qoftë se shikon sikur flet me dijetar, shumë shokë tradhëtar të rrethojnë.

Dimër - Në qoftë se shihni që është dimër dhe në të vërtetë është verë, do të ziheni me një të njohur tuajin. Në qoftë se është me të vërtetë dimër, do të keni vështirësi të mëdha në punë. Për bujqit kjo ëndërr do të thotë të korra të mëdha.

Disku - Disku i muzikës do të thotë lajme të mira në fushën e dashurisë dhe sukses. Tabakja me të cilin shërben, i mbushur me ushqime do të thotë bollëk, pasuri dhe fitime. Tabakja bosh parashikon varfëri.

Divan - Në qoftë se shikon divan dhe në qoftë se je i shtrirë në të, planet tuaja nuk janë në rrugë të mirë dhe nuk do të shkosh përpara.

Divorc - Në qoftë se merr divorc nga partneri, do të keni ngatëresa në punët tuaja dhe për këtë gjë do të mërziteni. Në qoftë se dëgjon për dikë se është ndarë, do të keni një lajm të keq. Në qoftë se je beqar do të martohesh.

Djall - Është një mesazh për keq. Në qoftë se je mbi të dhe të merr, do të pësosh dëme dhe shkatërime të mëdha në aktivitetet tuaja. Në qoftë se flet me të, do të tradhëtojë një person i dashur. Në qoftë se të godet dhe të çon në ferr, do të pësosh dëm të madh ekonomik.

Djath - Në qoftë se thjesht shihni djath, ju presin mërzi dhe hidhërime, në qoftë se e hani dhe është i kripur, do të fitoni para me shumë mundime, në qoftë se nuk ka kripë do të thotë shëndet dhe fuqi.

Djeg - Në qoftë se shikon sikur po të digjet shtëpia, do të të ndodhë një aksident i papritur, ndoshta dhe vdekje. Në qoftë se shikon se po digjet shtëpia e dikujt tjetër, por që është shtëpi e madhe, ai person që i përket shtëpia, por edhe ti do të keni shkatërrime të mëdha. Në qoftë se shikon se digjet shtëpia e një armiku tënd, shpejt do ta heqësh qafe.

Djersij - Në qoftë se shikon sikur je i djersitur, do të lehtësohesh nga peshat e rënda dhe nga hallet dhe problemet.

Dobësi - Kujdes të madh për shëndetin.

Dobët - Në qoftë se shikon sikur je i dobët, ke një trup të sëmurë – kujdes. Në qoftë se je grua, të mungon një shok ose një mbrojtës. Në qoftë se shikon dikë të dobët që në të vërtetë është i shëndosh, do të pësojë dëme të mëdha. Në qoftë se shikon dikë të dobët që dhe në të vërtetë është ashtu, gjendja e tij shëndetësore dhe ajo ekonomike nuk do të përmirësohen.

Doganë - Në qoftë se ëndërroni sikur jeni nënpunës dogane dhe që në të vërtetë nuk jeni, ngatërresa në punë – duhet të keni shumë kurajo për ti kaluar sepse po nuk bëtë asgjë do t’u urrejë bota dhe shokët.

Doktor - Në qoftë se shihni në ëndërr thjesht doktor ose dhe veten tuaj doktor, ju pret gëzim e lumturi. Çdo gjë shkon mirë për ju, jeta personale, erotike si dhe familjare. Doktori në ëndërr paralajmëron gjithashtu dhe ngritje profesionale si dhe të ardhura të mëdha.

Domino - Në qoftë se shihni në ëndërr se luani domino, do të keni lumturi në familje.

Dorë - Në qoftë se shihni në ëndërr që keni duar të përlyta, do të merrni para të papritura, në qoftë se i shihni të pastra do të thotë që jeni dembel dhe nuk do të keni lumturi në jetë. Në qoftë se i keni të vrara dhe të goditura, do të trashëgoni pasuri të papritur.

Dorëlirë - Do të keni shumë dëme të mëdha. Në qoftë se sheh dikë tjetër kujdes pasurinë tënde se dikush do që të verë dorë në të.

Dorështrënguar - Në qoftë se ëndërroni sikur dikush është dorështrënguar, do t’u vijë një trashëgimi e papritur. Në qoftë se shikoni sikur ju jeni dorështrënguar, do të keni shumë fitime dhe pa shumë mundime të mëdha.

Doreza - Në qoftë se shihni se keni vënë doreza ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se dorezat janë të grisura de të prishura, do të dëgjoni ankesa nga një shok ose i afërm. Në qoftë se këtë ëndërr e sheh një grua e pamartuar, së shpejti do të ketë një dasëm të pasur dhe të lumtur.

Dramë - Në qoftë se merr pjesë në një dramë në teatër ose lexon dramë, do t’i keni punët keq me një çështje tuajen.

Drapër - Në qoftë se shikon se ke shtëpinë tënde, do të pësosh dëme dhe shkatërrime në qoftë se është prej bakri ose hekuri. Do të keni fitime në qoftë se është prej floriri ose argjendi. Do të pësoni fatkeqësi në qoftë se është i ndryshkur.

Dredh - Në qoftë se shikon që dredh pe, do të bësh ndryshime në lidhje. Do të keni qetësi familjare dhe punët do t’u shkojnë mbarë.

Dredhak - Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je dredhak, kujdes se do të vish në pozicion të vështirë. Në qoftë se shmangesh nga një dredhak, do të lehtësohesh nga telashet.

Drejtor - Këdo që të shohësh drejtor veten apo dikë tjetër, do të thotë fat dhe që të tjerët mendojnë mirë për ju.

Drerë - Në qoftë se ndjek ose kap dre do të keni gëzim. Në qoftë se je mbi të, do të keni fitime të mëdha dhe të shpejta. Në qoftë se merr brirët ose lëkurën e drerit do të keni një trashëgimi të majme. Në qoftë se të vërsulet, do t’u vërsulen armiqtë tuaj.

Dridhem - Në qoftë se shikoni sikur po ju dridhet trupi pa asnjë arsye, merrni masat mirë se rrezikoheni nga një sëmundje shumë e rëndë. Në qoftë se shikoni sikur po dridheni nga të ftohtit, do të pësoni një sëmundje kronike.

Dritare - Në qoftë se shihni se shtëpia juaj nuk ka dritare, do të keni halle e mërzi, në qoftë se shihni që ka, do të keni gëzim dhe fitime nga puna juaj. Në qoftë se shihni se hyni në shtëpi nga dritarja dhe jo nga dera, do të ngatërroheni në një çështje gjyqi, në qoftë se shihni se dilni nga dritarja dhe jo nga dera, ju pret shkatërrim ekonomik.

Dru - Në qoftë se shihni se përpara ose brenda shtëpisë tuaj ka drunj, do të thotë sëmundje, në qoftë se prisni drunj do të keni fitime nga puna juaj, në qoftë se shihni se i hidhni në zjarr ose në oxhak, do të merrni para nga një i afërm i juaj. Në qoftë se shihni se jeni i ngarkuar me drunj, do të thotë se po lodheni për një çështje të humbur.

Duartrokitje - Ekziston një farë keqkuptimi dhe / ose xhelozie rreth jush, por ju mund ta kapërceni atë nëse mundoheni pak.

Duel - Në qoftë se ëndërron sikur merr pjesë në një duel, do të gjesh mërzi, por me guximin që ke do të dalësh i fituar në fund. Por në qoftë se je i pasur, mos ki frikë nga çështjet ekonomike.

Duhan - Në qoftë se pini duhan në të vërtetë dhe shikoni në ëndërr sikur po pini duhan, do të kaloni një sëmundje të lehtë e cila do të kalojë shumë shpejt. Në qoftë se nuk pini duhan në të vërtetë dhe shikoni në ëndërr sikur po pini duhan, do të pësoni shumë të këqia.

Duhi - Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon duhi, do të përmirësohet gjendja shëndetsore.

Dushk - Në qoftë se shikon se hani dushk, do të thotë mërzi për një çështje ekonomike. Në qoftë se gjendesh sipër dhe këput dushqe, do të thotë se nuk do të keni fitime të mëdha në punë. Në përgjithësi po të shikosh dushk është mërzi.

Dyfytyrësh - Do të thotë tradhëti nga persona që i doni.

Dykokësh - Çfarëdo lloj kafshe ose këdo që të shikoni me dy koka, do të thotë sukses. Por kujdes nga armiqtë se duan të të rrëmbejnë pasurinë.

Dylbi - Në qoftë se shikon me dylbi, diçka e keqe po ju ndodh, gjë të cilën nuk e kuptoni.

Dyluftim - Në qoftë se ëndërron sikur merr pjesë në një dyluftim, do të gjesh mërzi, por me guximin që ke do të dalësh i fituar në fund. Por në qoftë se je i pasur, mos ki frikë çështjet ekonomike.

Dynjaja - Në qoftë se shikon të jetë mbledhur dynjaja në një vend, do të bëhen shumë bisedime për të mirën tënde. Në qoftë se shikon shumë njerëz të hyjnë në shtëpinë tënde, do të provosh dhimbje dhe hidhërim të madh. Në qoftë se i shikon të veshur me të zeza, do të keni gëzim.

Dyqan - Në qoftë se shikoni sikur bleni një dyqan, vazhdoni akoma me mendjelehtësi e cila në fund do t’u shkatërrojë. Në qoftë se thjesht shikoni një dyqan, do të keni fitime të mira dhe të pastra. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur martoheni me një shitës, do të martoheni me një njeri të ndershëm dhe të mirë. Dhe do të jeni shumë të lumtur me atë. Në qoftë se shikoni sikur po shisni një dyqan, do të thotë se nuk keni shumë të ardhura nga puna juaj.

Dysh - Në qoftë se shikon numrin dy dhe je beqar, do të martohesh dhe në qoftë se je i martuar mundohesh të ndahesh dhe të martohesh me dikë tjetër.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+