Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

f

Fajde - Në qoftë se në të vërtetë merresh me fajde dhe ëndërron të njëjtën gjë, do t’i humbasësh të gjitha ato që kishit menduar se do të fitosh.

Fajëson - Në qoftë se fajëson dikë, do të bësh shoqëri me të e cila kjo shoqëri do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të fajësojnë, kundërshtarët mundohen tu bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se të fajëson një shok thjeshtë, do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti fajëson dikë, do ta bësh shok.

Fajtor - Në qoftë se je fajtor i një krimi dhe nëse në të vërtetë jeni, do të marrësh lajme të këqia për çështjen tënde. Në qoftë se nuk je në të vërtetë, do të ndiqesh nga njerëz të këqinj.

Falimentim - Në qoftë se shikoni sikur keni falimentuar, do t’i kaloni pengesat që ju kanë dalë përpara dhe çështjet tuaja do të kenë një fund të lumtur.

Familje - Në qoftë se shihni familjen tuaj ose një familje tjetër të lumtur, atëherë edhe ju do të keni lumturi. Kujdes në qoftë se ëndërroni familje të trishtuar. Në qoftë se shihni një familje tregtare, së shpejti do të keni fitime të mëdha, e kundërta parashikohet, në qoftë se shihni një familje që jeton në varfëri.

Fantazmë - Në qoftë se shihni në ëndërr fantazmë të veshur me të bardha, do të keni qetësi shpirtërore. Në qoftë se ka veshur të kuqe, do të keni zhgënjim në dashuri, në qoftë se ka veshur të zeza, do të thotë vdekje e një të afërmi ose të njohuri. Në qoftë se është veshur me të verdha ose jeshile, do të ndodhë ndonjë mërzi e vogël.

Faqe - Në qoftë se shikon sikur ke faqe të bukura dhe të kuqe do të keni shëndet, gëzim, lidhje të shkëlqyera dhe punë të mira. Në qoftë se je vajzë do të kesh rezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke faqe të zverdhura dhe të sëmura, do të pësoni të kundërtat dhe do të pësojë vdekje një i afërmi tuaj.

Far - Në qoftë se shihni në ëndërr far në det që ndizet dhe fiket, do të merrni ndihmë andej nga nuk e prisni.

Farë - Në qoftë se shikoni farë misri, do të keni fitime me bollëk dhe me shumë lehtësi nga aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni çdo lloj fare tjetër, do të keni fitime dhe gëzime.

Farefis - Në qoftë se shikon njerëzit më të afërt në fis, të duan dhe të simpatizojnë të afërmit dhe shokët. Në qoftë se shikoni persona të largët të fisit, një person i afërt është shumë dinak dhe mundohet t’u bëjë keq.

Farkoj - Në qoftë se shikon se farkon diçka, do të sëmuresh ti ose një i afëm i juaji. Në qoftë se farkon gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se farkon mobilje, rrezikon jeta jote ose pasuria jote.

Farmaci - Në qoftë se shihni që hyni në një farmaci, ndonjë i afërm ose njeri i dashur do të vdesë ose do të sëmuret rëndë.

Fasho - Në qoftë se ëndërroni që jeni të lidhur me fasho, do të keni ngatërresa që do të kenë një fund të keq ose çështjet tuaja personale. Në qoftë se shihni personin tuaj të lidhur me fasho, atëherë e presin probleme që ju do t’i shkaktoni atij. Në qoftë se shihni të tjerë të lidhur me fasho, atëherë do të keni probleme familjare. Në qoftë se shihni që përdorni fasho pa pasur plagë, do të keni një takim miqësor me persona të nderuar. Kujdesni shëndetin, mërzi mund të vijnë. Fashot në gjumë do të thonë probleme dhe në fushën profesionale. Në qoftë se shihni që hiqni fashot, do të shpëtoni nga problemet tuaja.

Fasule - Në qoftë se shihni se hani fasule, puna juaj do të shkojë shumë mirë, në qoftë se i zieni do të keni shëndet dhe fuqi, në qoftë se bleni ose shisni fasule, do të dëgjoni shpifje ndaj jush që do t’u mërzisin.

Fati - Në qoftë se shikoni sikur u lexoni njerëzve fatin e tyre, do t’i dalë për mirë atij që i thoni. Në qoftë se shikoni jevgë duke ju lexuar fatin tuaj, do të keni sukses të madh në punë, por për atë që ju thotë fatin është sëmundje e rëndë.

Fatkeqësi - Në qoftë se shikoni sikur jeni fatkeq, prisni se do të përmirësohet jeta juaj. Në qoftë se jeni i varfër, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se jeni i pasur dhe shikoni sikur dikush është fatkeq, ëndrra është e keqe për ju dhe për atë person që shikoni.

Fe - Në qoftë se shikon sikur ndërron fe do të keqësohet gjendja jote ekonomike. Do të pësosh dëme dhe mërzi. Në qoftë se shikon se je i pa fe, do të pësosh dëme. Në qoftë se shikon sikur je fetar i fortë, do të pasurohesh dhe do të shërohesh në qoftë se je i sëmurë.

Fejesë - Në qoftë se je beqar dhe shikon se po fejohesh, do të kesh një martesë me sukses. Në qoftë se je i martuar ndoshta është tradhëti nga partneri.

Fëmijë - Në qoftë se ëndërroni sikur keni fëmijë, do të keni shumë probleme, por do të keni sukses në biznesin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar fëmijë dhe luajnë dhe këndojnë, do të kaloni një jetë të qetë familjare. Në qoftë se i shikoni se janë të mbrapshtë dhe bërtasin dhe bëjnë zhurmë, do të keni shumë vuajtje. Në qoftë se shikoni sikur po luani me një fëmijë të vogël dhe e ledhatoni, do të keni shumë hidhërime dhe shqetësime. Në qoftë se jeni i rritur dhe shikoni sikur jeni bërë fëmijë, jeni në rrezik të një sëmundje shumë të rëndë dhe vdekjeprurëse.

Fërgoj - Në qoftë se shikon sikur po fërgon kafe ose grurë ose diçka tjetër do të mërzitesh sepse do të mësosh se të kanë tradhëtuar ose sepse do të të vdesë një fëmijë.

Fërkoj - Në qoftë se shikon të fërkosh prindërit e tu ose shokët ose në qoftë se ata të fërkojnë, lidhjet me ata do të jenë gjithmonë të mira.

Fermentim - Do të keni probleme familjare.

Ferr - Do të kesh hidhërim dhe sëmundje. Në qoftë se shkon dhe je i pamartuar do të thotë zhgënjim martese ose dashurie. Në qoftë se je i pasur, do të dëshpërohesh. Në qoftë se je i sëmurë, do të keqësohesh.

Fërshëlloj - Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur fërshëlloni, do të merrni një lajm nga një person i dashur. Në qoftë se shikoni sikur dikush po fërshëllen, do të dëgjoni shumë akuza kundra jush.

Festë - Në qoftë se ëndërroni që ndodheni në një festë dhe kaloni mirë, do të thotë që do të njihni njerëz të rinj dhe një shok të ri. Gjithashtu parashikohet martesë së shpejti. Një atmosferë e gëzueshme në ëndërr, lajmëron një zhvillim normal profesional. Në qoftë se atmosfera në ëndërr ka agoni, është e keqe dhe e mërzitshme, do të thotë që keni probleme në vendin e punës. Në qoftë se shihni festë ndërkombëtare, do të keni rritje të të ardhurave.

Fije - Në qoftë se thjesht shikon çështjet tuaja janë shumë të ngatërruara dhe do të të torturojnë shumë mendime. Në qoftë se zhdredh fije do të marrësh vesh se dikush flet keq pas krahëve të tu. Në qoftë se je grua do të ngatërrohesh në një çështje e cila do të kthehet kundër teje. Fijet e ngatërruara do të thonë hidhërim. Në qoftë se shikon fije floriri ke fat të shkëlqyer dhe kujdes se mos e humbasësh që të mos hidhërohesh më vonë.

Fikët - Në qoftë se ëndërron sikur të bie të fikët çështjet tuaja nuk venë dhe aq mirë dhe do të të vijë një lajm i keq i papritur. Në qoftë se të bie të fikët nga gëzimi, çështjet tuaja do të përfundojnë mirë. Në qoftë se shikon sikur të bie të fikët nga dhimbja, do dëgjosh për një vdekje.

Film - Në qoftë se thjesht shikoni një film, do të thotë se gjendja juaj ekonomike do të përmirësohet dhe do të fitoni shumë para nga një çështje.

Fiq - Në qoftë se shikoni një pemë pa fiq dhe të zverdhur, do të keni lajme të këqia. Në qoftë se shikoni një pemë plot me fiq, do të merrni lajme të mira dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni fiq të tharë, do të keni ngatërresa gjyqësore. Në qoftë se shikoni sikur janë të prishura, do të keni fitime. Në qoftë se shikoni sikur janë të kaluara në tel, do të gjeni gjëra të cilat i dinit të humbura. Në qoftë se shikoni sikur janë të krimbur, do të humbni një çështje shumë të rëndësishme. Në qoftë se shikoni sikur ju gjuajnë me fiq, mundohen t’u bëjnë keq, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur hani fiq të njomë, do të humbisni një pjesë të pasurisë tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani fiq të thatë, udhëtimi që mendoni të bëni nuk do të jetë dhe me aq interes dhe në qoftë se do ta bëni këtë udhëtim do të pendoheni. Në qoftë se shikoni sikur i shisni, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur bleni fiq do të takoni një person rastësisht që do t’u ndihmojë në biznesin tuaj.

Firë - Në qoftë se shikoni sikur firos diçka, do të firojnë edhe paratë tuaja papritur.

Fishekzjarre - Në qoftë se e shikoni të digjen, do të keni gëzime dhe kënaqësi, por për një kohë shumë të shkurtër. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni, do të merrni lajme të cilat që do t’u habisin. Në qoftë se i shikoni të fikura, do të merni lajme të gëzueshme.

Fitime - Në qoftë se ëndërron sikur ke fituar shumë para nga puna jote në të vërtetë do të bësh shumë pasuri dhe ndoshta mund të kesh edhe një trashëgimi të mirë. Në qoftë se shikon se fiton shumë para, por me punë të ndyta do t’i humbasësh të gjithë paratë nga sjellja jote e keqe.

Fitore - Në qoftë se shihni që fitoni nga dikush në një ndeshje sporti ose lojë fati, do të fitoni para, në qoftë se shihni që humbni nga të tjerë, do të dështojnë çështjet tuaja.

Fjalë - Në qoftë se shikon sikur dëgjon fjalë në gjuhë të huaj do të dëgjosh shumë fjalë të mira për veten tënde. Në qoftë se je vajzë dhe shikon sikur i dashuri të pëshpërit fjalë në vesh kujdes se rrezikohet nderi yt. Në qoftë se dëgjon fjalë të cilat nuk kanë kuptim do të dëgjosh fjalë koti për veten tënde.

Flakëroj - Në qoftë se ëndërron sikur flakëron diçka do të kërkojë mbështetje një shok të cilin do ta ndihmosh. Në qoftë se shikon se diçka flakëron në errësirë dikush do të mundohet të të shfrytëzojë. Në qoftë se shikon sikur flakëron ti do të zbulohen sekretet dhe do të bëhesh qesharak. Në qoftë se shikon dikë tjetër të flakëroj kujdes nga ai se do që të të bëjë keq.

Flamur - Në qoftë se shihni në ëndërr flamurin kombëtar, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se shihni flamur të huaj, do të bëni një udhëtim të largët, në qoftë se shihni flamur të zi, do të sëmureni, në qoftë se shihni flamur të kuq, do të pësoni dëme.

Flas - Në qoftë se shikoni sikur flisni me zë të lartë, do të keni dëme dhe shkatërrime ekonomike.

Fle/gjumë - Në qoftë se shikon sikur po fle në gjumë të thellë, bota të do dhe të respekton për të mirat që ke. Në qoftë se shikon sikur thjesht shtrihesh, shpejt do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua, do të ngelesh shtatëzënë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një burrë jo të pëlqimit tënd, por do të jetosh e lumtur me të. Në qoftë se fle në krevat martesor të dikujt tjetër, në qoftë se je burrë do të dështosh në aktivitetin tënd. Në qoftë se shikon sikur po fle me partneren ose partnerin tënd, do të fitosh zemrën e tij. Në qoftë se fle me këdo tjetër, do të shpenzosh pasurinë tënde. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke fjetur, do të marrësh lajme të këndshme. Në qoftë se shikon se fle me një person të shëmtuar ose të zi, do të pësosh sëmundje.

Fllad - Në qoftë se ndien fllad do të ngatërrohesh në rrjetin e dikujt që të do.

Flokë - Në qoftë se shihni në ëndërr që keni flokë të shkurtra dhe të rralla, jeni dembel dhe për këtë arsye do të shkatërroheni. Në qoftë se shihni se keni flokë të zeza, ndjeni një dashuri të madhe për një grua. Flokët e verdha do të thonë llafe, flokët gështenjë besim tek personi që dashuroni, të kuqet do të thonë zili, të bardhat besim tek ndjenjat tuaja. Në qoftë se shihni se ju presin flokët do të keni një takim dashurie. Në qoftë se shihni se jeni qeros, do të keni një gjendje të mirë ekonomike, në qoftë se një grua sheh se është qerose, do të thotë tradhëti.

Flori - Në qoftë se shikon sikur ke gjetur flori do të kesh një fitim të rëndsishëm.Në qoftë se je grua do të kalosh një jetë të qetë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një njeri të mirë dhe do të kalosh një jetë të lumtur me atë. Në qoftë se punon flori ke punë të mirë dhe fiton shumë para. Në qoftë se shikon të hash flori do të kesh një pasurim shumë të madh, por dhe do të mërzitesh për një çështje. Në qoftë se je vajzë do të martohesh shkëlqyeshëm, por edhe do të mërzitesh sepse nuk do të martohesh me njeriun që do në të vërtetë.

Fluturim - Në qoftë se shikoni sikur po fluturoni, ju presin pasuri, gëzime dhe shëndet shumë i mirë. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke fluturuar, është mirë për ju, por më shumë për atë person që shikoni.

Fole - Në qoftë se shihni në ëndërr që në çatinë e shtëpisë tuaj kanë bërë folenë zogj, sidomos dallëndyshe, do të thotë lumturi dhe qetësi familjare. Në qoftë se foleja është bosh dhe e prishur, ju presin mërzi dhe hidhërime.

Forcë - Në qoftë se shikoni sikur keni forcë të madhe dhe mbinatyrore, do t’i sundoni armiqtë dhe do të dilni fitues dhe gjithashtu do t’i kaloni të gjithë pengesat dhe do të ecni përpara. Në qoftë se shikoni sikur po ju lenë forcat, do të sëmureni. Në qoftë se shikoni sikur dikush ka forcë më të madhe se ju, do të dëgjoni fjalë të mira dhe do të gëzoheni.

Fosfor - Në qoftë se shikoni fosfor në ëndërr, prisni vetëm gjëra të mira në jetë.

Foshnjë - Në qoftë se shihni në ëndërr foshnjë sidomos në djep duke fjetur, ju pret lumturi në familje. Në qoftë se shihni veten tuaj foshnjë, personi që dashuroni ju tradhëton.

Fqinj - Në qoftë se ëndërroni fqinjët tuaj të kalojnë pranë jush pa ju folur, ose i shihni nga larg, atëherë do t’u propozojnë martesë së shpejti. Në qoftë se ju flasin në ëndërr, të dini që ju marrin nëpër gojë dhe flasin keq për ju. Në qoftë se shihni që ziheni me ata, do të keni probleme familjare.

Franca - Franca në ëndërr si dhe takimet me francezë do të thotë histori të reja dashurie si dhe aventura.Vetëm kujdes me lidhjet erotike pasi rreziku po ju afron. Në qoftë se shihni që udhëtoni ose ndodheni në Francë, ju presin suksese profesionale, ngritje në karierë dhe në vendin e punës.

Frashër - Në qoftë se je ushtarak ose zdrukthtar ose bojaxhi dhe ëndërron sikur pret dru frashëri për të lyer ose në qoftë se thjesht shikon do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se ke tjetër profesion ose je grua do të pësosh varfëri.

Fre - Në qoftë se shikoni në ëndërr, do të keni pengesa të vogla në punët tuaja.

Frena - Në qoftë se shihni që frenat e makinës ose të biçikletës tuaj nuk punojnë, do të pësoni ndonjë aksident, prandaj kini kujdes.

Frikë - Ju do të njihni vështirësitë tuaja dhe do të gjeni guximin për t'i kapërcyer ato. Në qoftë se ëndërroni se ndodheni në një vend të errët dhe të shkretë dhe keni frikë, do të mësoni lajme të rreme dhe për këtë do të mërziteni.

Fruta - Në qoftë se shihni që hani fruta të pabëra, shqetësime dhe rreziqe po ju vijnë rrotull. Në qoftë se janë të pjekura dhe të mira, ju pret gëzim, lumturi dhe sukses në dashuri.

Fruth - Në qoftë se shikon se vuan nga fruthi ose shikon dikë tjetër me fruth do të kesh mërzi dhe hidhërim.

Frymë - Në qoftë se ëndërroni sikur keni frymëmarje normale dhe jeni të qetë, do të kaloni një jetë të mirë dhe të qetë. Në qoftë se shikoni sikur keni vështirësi në frymëmarrje, do të keni mërzi dhe do të sëmureni nga mushkëritë, por që do të kalojë shumë shpejt.

Fshat - Në qoftë se shikoni sikur po vizitoni një fshat, do të keni fitime dhe gëzime.

Fshatar - Në qoftë se shikoni sikur jeni fshatar pa qenë në të vërtetë, do të keni nderime, fitime dhe do të kaloni një jetë të mirë familjare. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni me njeri të mirë dhe të zgjuar.

Ftesë - Në qoftë se shikon sikur të kanë sjellë një ftesë gjyqësore do të marrësh një lajm të mirë nga e cila do të fitosh shumë. Në qoftë se je grua do të jetë lajm dashurie. Në qoftë se dërgon ftesë tek një i huaj do të ndeshesh me dikë.

Ftohje - Në qoftë se shikon se je ftohur ke në rrezik jetën dhe kujdes.

Fuçi - Në qoftë se e sheh plot me verë do të keni ngritje profesionale dhe të ardhura të shumta. Në qoftë se është plot me uthull do të mërzitesh. Në qoftë se ka ujë është pa rëndësi.

Furçë - Në qoftë se sheh furçë do të keni merzitje të madhe. Nëse pastron me furçë prapë e njëjta gjë do të keni shqetësime.

Furkë - Në qoftë se ëndërron furkë dhe e punon mundimet tuaja do të shpërblehen dhe do të kesh në jetë çfarë dëshiron. Në qoftë se je vajzë në beqari do të martohesh me një njeri të mirë dhe të dhimbshëm. Në qoftë se je burrë do të degjenerohesh para syve të gruas tënde.

Furrë - Në qoftë se thjesht shihni në ëndërr furrë, do të keni dashuri dhe gëzim në familje, në qoftë se e shihni të ndezur dhe duke dalë tym,do të thotë shëndet dhe lumturi.

Furrëtar - Në qoftë se shihni që jeni furrtar, ndërsa profesioni juaj është tjetër, do të fitoni shumë para nga puna juaj, në qoftë se shihni që furrtari ka nëpër duar brumra, do të thotë lumturi familjare.

Furtunë - Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm Në qoftë se je i sëmurë dhe shikon furtunë do të përmisohet gjendja shëndetsore.

Fushë - Në qoftë se shikon që gjendesh në një fushë të bukur dhe me lule do të kesh kënaqësi dhe gëzim.

Fyej - Në qoftë se ëndërroni sikur ju fyen dikush, do të bëni shoqëri me atë person. Në qoftë se shikoni sikur ju fyen grua, do të mërziteni për gjëra që keni thënë për të. Në qoftë se shikoni sikur po fyeni dikë, do t’u vijë gëzim i madh dhe i papritur nga ai person që shikoni sikur e fyeni në ëndërr.

Fyell - Në qoftë se shihni që i bini fyellit dhe në të vërtetë nuk dini, planet tuaja të djallëzuara do të zbulohen dhe do të bëheni rezil, në qoftë se dini do të keni një aventurë erotike, në qoftë se në ëndërr dëgjoni dikë ti bjerë fyellit, do të merrni lajme të mira.

Fytyrë - Në qoftë se ëndërroni grua ose burrë me fytyrë të bukur, do të keni lumturi dhe kënaqësi sidomos nga shokët tuaj që janë inteligjent dhe të sinqertë ndaj jush, dhe gjithashtu do të keni sukses në punët tuaja. Në qoftë se shikoni një fytyrë të qeshur, do të keni fat dhe shëndet. Në qoftë se ëndërroni sikur shikoni një fytyrë të shëmtuar dhe të keqe, do të keni grindje me shokët dhe të afërmit tuaj dhe do të falimentoni në punë. Në qoftë se shikoni fytyrë melankolike dhe të mërzitur, do të keni hidhërime dhe dëshpërime. Në qoftë se shikoni fytyrë të zezë do të keni mosbesim ndaj të afërmve dhe shokëve dhe partnerëve tuaj. Në qoftë se jeni i shëmtuar dhe shikoni sikur fytyra juaj është bërë e shëmtuar, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur jeni i bukur dhe shikoni sikur keni fytyrë të shëmtuar, do të keni hidhërime.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+