Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

k

Kaçul - Në qoftë se shikon sikur ke veshur pa qenë ushtarak në të vërtetë, mundohesh të dukesh tek të tjerët kot. Në qoftë se je grua do të falimentojnë aktivitetet e burrit tuaj. Në qoftë se je vajzë, do të martohesh me ushtarak. Në qoftë se shikon sikur blen, do të ngrihesh në detyrë. Në qoftë se shikon sikur shet mos ki shpresa të mëdha.

Kadaif - Në qoftë se shihni që hani kadaif, të prisni mërzi nga njeriu që doni. S’do të keni fat në çështjet sentimentale. Në qoftë se kadaifi që hani nuk është i ëmbël, do të mërziteni më pak. Në qoftë se shihni që thjesht ju ofrojnë kadaif dhe nuk e prekni, do të thotë që nuk ju prekin problemet, dhe keni pranë njerëz që ju vlerësojnë. Në qoftë se shihni që hani kadaif dhe ju pëlqejnë. Në qoftë se shihni që prodhoni kadaif, do të keni probleme në punë.

Kadife - Në qoftë se shikoni veshje tuaja që janë kadife, ke mendime të mëdha të cilat do të të shkatërrojnë. Në qoftë se shikon mbulesën e divanit që është kadife në një pikë, humbet kot kohën dhe për të cilën do të pendohesh, por do të jetë tepër vonë.

Kafe - Në qoftë se shihni në ëndërr kafe të pabërë, punët ju shkojnë shumë mirë, në qoftë se e kaurdisni do të merrni lajme të mira, në qoftë se e piqni dhe pini kafe do të merrni lajme të këqija. Në qoftë se derdhni kafe përtokë ose mbi rrobat tuaja, ju presin dëme ekonomike. Në qoftë se shihni që ju shohin filxhanin e kafesë, do të merrni një lajm të rremë.

Kafkë - Në qoftë se ëndërron kafkën e një të vdekuri, do të pësosh dhimbje koke dhe kujdes. Në qoftë se shikon kafkën e kokës tënde si i vdekur, të thyer, do të të vijnë ide të hidhura.

Kafshë - Në qoftë se shikon se ke shumë kafshë dhe janë të tuat, do të pasurohesh dhe do të lumturohesh. Në qoftë se i shikon të kullosin në fushë, jeta jote do të jetë e qetë pa tronditje dhe hidhërime.

Kajsi - Në qoftë se sheh në ëndërr se po ha kajsi ose që thjesht i sheh, do të keni gëzim Në qoftë se janë edhe të pjekura. Në qoftë se janë të pabëra mirë, nuk do të kenë fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se janë të kalbura, do të keni mërzi të madhe.

Kakao - Në qoftë se shihni që pini kakao, do të keni një njohje të re shoqërore, në qoftë se shihni dikë tjetër të pijë kakao, do të sëmureni.

Kalbësirë - Në qoftë se shikoni fruta të kalbura, do të zhgënjeheni për shpresat që keni. Në qoftë se shikoni sikur hani kalbësira, do të pësoni sëmundje të rëndë. Në qoftë se jeni i sëmurë, do të shëroheni më shpejt seç e prisnit.

Kalendar - Në qoftë se shikon kalendar do të keni shumë mendime dhe ndoshta dhe vdekjen e një të afërmi ose shoku.

Kali - Në qoftë se shihni që i keni hipur kalit, kundërshtarët tuaj duan t’u bëjnë keq pa pasur arsye. Në qoftë se kali është i bardhë dhe jeni të pamartuar, ju pret martesë e shpejtë, në qoftë se kali është i zi do të pasuroheni, por do t’i harxhoni paratë së koti, në qoftë se është i kuq do të ngriheni në pozitë, në qoftë se është i hirtë do të keni suksese që do t’i arrini me shumë mundim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër t’i ketë hipur kalit, do të mësoni lajme të mira, në qoftë se shihni kalë të egër, një çështje që ju intereson do të plotësohet me vështirësi. Në qoftë se shihni grua të hipur mbi kalë, do të keni një aventurë të re erotike. Në qoftë se shihni kalë të ngordhur, do të rrezikojë shëndeti juaj, në qoftë se shihni që hani mish kali, do të keni sukses të shpejtë në punën tuaj.

Kalim - Në qoftë se shikoni sikur kaloni lehtë në një kalim, çështjet tuaja do të ecin përpara. Në qoftë se shikoni sikur vështirësoheni të kaloni diku ose sikur rrëzohesh duke kaluar, do të keni vështirësi në çështjet tuaja dhe jeta juaj do të rrezikohet.

Kallam - Në qoftë se shihni në ëndërr kallama ose kallamishte që tundet nga era, do të sëmureni ose do të mërziteni nga ana ekonomike, në qoftë se prisni kallama do të dështoni në dashuri. Në qoftë se shihni që mbani kallama, nuk do t’i arrini ambicjet tuaja dhe lodheni pa arsye.

Kallamarë - Në qoftë se shikon sikur po ha kallamarë, prisni mërzi dhe hidhërim nga shokë të ngushtë.

Kalldrëm - Në qoftë se shikon rrugë ose trotuar të shtruar, do të bësh një udhëtim të gjatë. Në qoftë se je grua do të kthehet nga një udhëtim i gjatë, një person i dashur i cili ka munguar për shumë kohë. Në qoftë se shikon kalldrëm në shtëpi, do të emigrosh me të gjithë familjen. Në qoftë se bën kalldrëm jashtë shtëpisë, do të pësosh një aksident shumë të keq.

Kalli misri - Në qoftë se shikoni sikur po korrni kallinj misri, do të keni fitime të mëdha parash.

Kaloj - Në qoftë se shikoni sikur po kaloni një lumë ose det, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur kaloni pe diku, ëndrra është jashtëzakonisht e keqe.

Kamatë - Në qoftë se shikoni sikur keni borxhe dhe paguani kamatë, do të merrni një lajm i cili do t’u qetësojë në mërzin që keni.

Kanal - Në qoftë se shikon ose kalon kanal, do të keni një udhëtim me sukses të madh.

Kanarinë - Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar, do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon që nuk këndon, pengesa të mëdha do t’u dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart, do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.

Kanavaçe - Në qoftë se shikoni kanavaçe do të thotë se do të merrni një lajm të hidhur dhe të dëshpëruar i cili do t’u mërzisë.

Kancer - Në qoftë se vuan nga kanceri në zemër ose në gjoks, do të kalosh një jetë të keqe familjare. Në qoftë se e ke në duar, në këmbë ose në kokë punët ju venë mbarë.

Kandil - Në qoftë se shikon kandil të ndezur do të keni gëzim, ti dhe familja jote. Në qoftë se je i ri ose e re, do të kesh dashuri me sukses dhe martesë të mirë. Në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh se shpejti. Në qoftë se je i vjetër, do të jetosh shumë gjatë. Por në qoftë se ëndërron kandil të fikur, prit të kundërta.

Kanellë - Në qoftë se e ha do të mërzitesh. Në qoftë se i merr erë, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se e sheh do të të tradhëtojnë.

Kanistër - Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban, shpresa të kota ke. Në qoftë se e mban, të mbushur me lule do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj, do të mësosh një lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet, do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.

Kantar - Në qoftë se shihni kantar në ëndërr, do të keni ngatërresa me avokatë dhe gjyqe, në qoftë se shihni që bleni kantar, kundërshtarët tuaj do t’u hapin probleme, në qoftë se shihni se peshoni diçka do të trashëgoni shumë para.

Kanun - Në qoftë se ëndërron sikur të kanë vënë kanune, ke bërë shumë mëkate dhe mundohu të përmirësohesh.

Kapelë - Në qoftë se shihni që keni vënë kapelë të re, do të keni fitime dhe gëzime, në qoftë se kapela është e vjetër dhe e ndotur, ju presin dëme të mëdha. Në qoftë se është kapelë grash, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se një grua sheh se ka vënë kapelë burrash, do të marrë lajme të mira.

Kapërcim - Në qoftë se ëndërroni sikur kapërceni litar ose lumë dhe kalon në anën tjetër, suksesi në biznesin tuaj është i sigurtë. Në qoftë se duke kaluar bini brenda mos i kini besim vetes, por kërkoni ndihmë nga të tjerët për t’ia arritur qëllimit.

Kapiten - Në qoftë se shihni se jeni kapiten i një anijeje të madhe, kujdes pasi jeni mendjemadh dhe shpejt do të pësoni dëme, në qoftë se shihni që jeni kapiten në një anije të vogël, së shpejti do të bëni një udhëtim të këndshëm.

Kapotë - Në qoftë se shikon sikur ke veshur kapotë të vjetër do të sëmuresh. Në qoftë se shikon sikur e heq do të çlirohesh nga hallet. Në qoftë se shikon sikur ke veshur kapotë të re dhe me vlerë të madhe dhe të qepur me pe floriri, do të të mbrojë dhe do të të mbështesë një person shumë i fuqishëm. Në qoftë se shikon sikur e heq do të humbasësh mbrojtjen e një personi të fuqishëm.

Kapuç - Në qoftë se shikoni sikur keni veshur kapuç, do të hidhëroheni nga falimentimi i çështjes tuaj të cilën e kishit të sigurtë.

Karabinë - Në qoftë se shihni se jeni duke mbushur një karabinë, rrezikoni të humbni para, në qoftë se blini karabinë do të thotë që shokët tuaj nuk ju duan të mirën. Në qoftë se vrisni dikë me karabinë, do të bëni diçka të keqe dhe mund të hyni dhe në burg, në qoftë se shihni që ju vrasin me karabinë do të fitoni para.

Karabobë - Në qoftë se je ushtarak ose zdrukthtar ose bojaxhi dhe ëndërron sikur pret dru nga karabobë për të lyer ose në qoftë se thjesht shikon, do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se ke tjetër profesion ose je grua, do të pësosh varfëri.

Karajfil - Në qoftë se të japin ose jep karajfil prit suksese në dashuri dhe sidomos po qe i kuq. Në qoftë se është i verdhë ose i bardhë, do të mërzitesh.

Karavidhe - Në qoftë se shikon sikur po ha karavidhe, ju presin mërzi dhe hidhërim nga shokë të ngushtë.

Karkalec - Në përgjithësi nuk është diçka e mirë. Pengesa dhe vështirësi.

Karnavale - Pritni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se është karnavali dhe nuk ke shumë ushqime, do të keni pak hidhërim dhe mungesa.

Karrige - Në qoftë se shihni se jeni të ulur në karrige, ndonjë aksident mund t’u ndodhë, në qoftë se thjesht shihni karrige, çështjet tuaja do të kenë rezultate të mira.

Karrocë - Në qoftë se hypën në të do të ngrihesh në detyrë. Nëse lundron me karrocë në det ose lumë, do të humbisni një të afërmin tuaj.

Karrotë - Në qoftë se se shihni që hani karrotë të pagatuar, do të keni fitime nga puna që bëni, në qoftë se hani karotë të gatuar kundërshtarët që keni do të përpiqen t’u shkatërrojnë.

Karton - Në qoftë se shikoni në ëndërr karton të bardhë, do të fitoni para pa u lodhur, në qoftë se është i kuq, ju presin dëme të mëdha.

Karvan - Në qoftë se shihni në ëndërr të kalojë një karvan i gjatë sidomos me ciganë, ju presin fitime nga punët tuaja, në qoftë se shihni që jeni dhe ju në karvan, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj.

Kasap - Në qoftë se ëndërron sikur je kasap, do të lumturohesh dhe do të gëzohesh nga zemërgjërsia jote. Gjithashtu prit fat dhe sukses.

Kashtë - Në qoftë se shihni kashtë në një depo ose në fushë, do të keni fitime të mëdha nga puna juaj, në qoftë se shihni kashtë të lidhur fitimet tuaja janë të siguruara. Në qoftë se shihni që hani kashtë planet tuaja do të dështojnë. Në qoftë se shihni që flini mbi kashtë, gjendja juaj ekonomike do të keqësohet.

Kasketë - Në qoftë se ëndërron sikur ke vënë kasketë ushtarake, do të keni vlerësime dhe lavdi.

Kasolle - Në qoftë se ëndërron kasolle, do të keni varfëri. Në qoftë se je i pasur dhe shikon se jeton në një kasolle, do të humbasësh një shumë të madhe parash. Në qoftë se je i varfër ka shpresë se një ditë mund të përmirësohet gjendja juaj.

Kastravec - Në rast se shikon se ha, do të marrësh mërzi nga të tjerë.

Kataklizëm - Në qoftë se shikon të bëhet kataklizëm, do të pësosh humbje të madhe ekonomike. Në qoftë se përmbyt familjen, ke rrezik të burgosesh dhe do të keni lajme të hidhura.

Katalog - Në qoftë se shihni në ëndërr që mbani katalog ushqimi, do të keni dëme ekonomike dhe mund të humbisni pasurinë. Në qoftë se mban një libër katalog do të kesh marrëveshje të mira.

Katil - Në qoftë se shikon sikur je katil ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një katil, do të marrësh lajm të keq.

Katran - Në qoftë se ëndërron katran mbrohu nga një sëmundje që do të të gjejë ty ose një person që do shumë, do të të mbush me hidhërim. Në qoftë se djeg ke të bësh me persona shumë negativë.

Kazan - Në qoftë se ëndërron një kazan bosh do të thotë varfëri dhe mërzi. Në qoftë se e shikon të mbushur, do të kesh gëzim dhe pasuri dhe sukses në punët tuaja.

Kec - Në qoftë se ëndërroni kec, do të njihni dashurinë dhe lumturinë në jetë. Do të lidheni me njeri të sjellshëm dhe sentimental. Do të martoheni shpejt dhe do të kaloni mirë. Në qoftë se shihni që pini qumësht keci, mos t’u frikësojë asgjë. Keci do të thotë shëndet i mirë. Kecat në ëndërr do të thonë sukses profesional. Në qoftë se mjelni kec do të keni shumë fitime.

Këllëf - Në qoftë se ëndërron sikur po mban këllëf shpate, do të të rrezikojë pasuria. Në qoftë se mban këllëf ore do të gjesh gjëra që të kanë vjedhur.

Këlysh - Në qoftë se thjesht ëndërron këlysh mundohesh për të arritur diçka. Në qoftë se e ledhaton, kujdesu për një të sëmurë që të kërkon ndihmë. Në qoftë se shikon se lind këlysh, kujdes se do të ndodhë diçka e padëshirueshme.

Këmbanë - Në qoftë se shikon ose dëgjon këmbanë do të zemërohesh dhe do të mërzitesh dhe do të tronditesh. Në qoftë se i bie ti, do të ndihesh vuajtje familjare.

Këmbë - Në qoftë se shihni që këmbët tuaja janë të pastra, do të keni fitime nga puna që bëni, në qoftë se janë të ndotura do të bëni shoqëri të gabuara, në qoftë se shihni që lani këmbët, do të çliroheni nga hallet që keni. Në qoftë se shihni këmbët tuaja të mbathura, mërzi ju presin.

Këmbësor - Do të keni shpërblime për punët tuaja.

Këmbim - Në qoftë se ndërron me dikë tjetër diçka tënden do të fitosh shumë dhe sukses në qëllimin që ke.

Këmishë - Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këmishë të pastër, të bardhë dhe të hekurosur, do të dëgjoni lajme të këndshme dhe fjalë të mira për ju. Në qoftë se shikoni sikur këmisha që keni veshur është blu e hapur ose jeshile, do të keni dashuri të pafat dhe do të keni shumë pengesa. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur keni veshur këmishë të kuqe, do t’u propozojë për martesë një djalë nga një familje shumë e mirë.

Këngë - Në qoftë se dëgjoni ose këndoni këngë të gëzueshme dhe të këndshme, do të merrni lajme të gëzuara, në qoftë se janë këngë zije, do t’u gjejnë halle dhe mërzi.

Këpucë - Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këpucë të vjetra, do t’u urrejë bota për varfërinë tuaj. Në qoftë se janë të grisura, do të zbulohet ndonjë nga pisllëqet tuaja. Në qoftë se janë me baltë, do të urrejnë ata që ke ndihmuar. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këpucë të reja dhe të bukura, do të keni nderime dhe shumë fitime dhe fat të mirë në biznesin tuaj.

Këpuctar - Në qoftë se jeni këpuctar në të vërtetë dhe shikoni sikur jeni këpuctar, mos kërkoni me tepër seç keni në jetë se në fund mund të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se nuk jeni dhe shihni sikur jeni këpuctar, do të keni fatkeqësi dhe melankoli.

Keqardhje - Në qoftë se shikon sikur ke keqardhje, dikujt i ke bërë keq dhe të torturojnë mendimet. Në qoftë se shikon dikë tjetër t’i vijë keq, do të inkurajohesh nga shokët për aksidentet tuaja. Në qoftë se je grua dhe të vjen keq për diçka dhe qan, do të të adhurojë dhe do të të respektojë bota. Në qoftë se je vajzë i dashuri të do jashtë mase dhe do të të bëjë të lumtur. Në qoftë se të vjen keq për vdekjen e dikujt, do të gëzohesh dhe do të kesh argëtim familjar.

Keqbërës - Në qoftë se shikon sikur je keqbërës ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por Në qoftë se të bën keq ty kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një keqbërës, do të marrësh lajm të keq.

Kërcej - Në qoftë se shikoni sikur po kërceni, do të arrini më shumë seç prisni. Në qoftë se shikoni sikur kërceni brenda në shtëpinë tuaj, do të keni fatkeqësi. Në qoftë se jeni i sëmurë, do të keqësoheni akoma dhe më shumë. Në qoftë se shikoni sikur po kërceni në një ambjent të hapur me orkestër, ju pret vdekja e një personi të afërt.

Kërcënim - Në qoftë se ti kërcënon dikë, do të dëgjosh diçka të mërzitshme dhe të hidhur. Nëse dikush tjetër të kërcënon, kujdes se dikush që hiqet si shok, është armik i yti.

Kërci/kallamishte - Në qoftë se shihni në ëndërr kërci ose kallamishte që tundet nga era, do të sëmureni ose do të mërziteni nga ana ekonomike, në qoftë se prisni kërcinj do të dështoni në dashuri. Në qoftë se shihni që mbani kërcinj, nuk do t’i arrini ambicjet tuaja, dhe lodheni pa arsye.

Kërdi - Në qoftë se e shikon nga jashtë do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therur, do të marrësh shumë fitime nga puna.

Kërkoj - Në qoftë se shikon sikur po kërkon diçka dhe ta japin, do të përfitoni shumë gjëra nga dikush. Në qoftë se kërkon diçka dhe nuk ta japin, prit dëme dhe mërzi. Në qoftë se dikush të kërkon diçka, do të bësh të mira për atë person.

Kërmill - Në qoftë se shikon kërrmill duke lëvizur, do të çlirohesh nga problemet dhe mërzitë. Në qoftë se nuk lëviz ose ka ngordhur, do të keni vonesa në punë.

Kërp - Në qoftë se shikon sikur blen do të pendohesh për të gjithë të këqiat që ke bërë. Në qoftë se e ha, do të të bëjnë keq të tjerët.

Kërpurdhë - Në qoftë se thjesht e shikon ose e ha, do të marrësh hidhërim nga persona që i do.

Kërthizë - Në qoftë se shikoni në ëndërr kërthizën e dikujt, do të ziheni me atë person ose me një shok të ngushtë. Në qoftë se shikoni kërthizën tuaj të bukur dhe të shëndetshme, do të merni lajme të mira nga prindërit tuaj.

Këshillë - Në qoftë se shikoni sikur i jepni këshilla një mashkulli, do të ndërprisni çdo lloj lidhje me atë person. Në qoftë se shikoni sikur këshilloheni nga një grua, do të dashuroheni pas saj marrëzisht deri në shkatërrimin tuaj.

Kështjellë - Në qoftë se shihni në ëndërr kështjellë, do të keni shumë fitime ekonomike dhe sukses në dashuri.

Kishë - Në qoftë se ndërton kishë, zoti do të të bekojë. Në qoftë se hyn në kishë dhe lutesh, do të keni shumë lumturi. Në qoftë se je brenda në kishë dhe nuk lutesh do të mërzitesh. Në qoftë se shikon sikur po fle në kishë, do të bësh një krim të rëndë për të cilin do të dënohesh rëndë. Në qoftë se je grua e martuar dhe shikon sikur hyn në kishë e bërë nuse, do të mbetesh e vejë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt.

Kitarë - Në qoftë se shikon që luan me kitarë duke mos ditur në të vërtetë të luash, do të të plotësohet dëshira. Në qoftë se di të luash në të vërtetë kujdes pak punën dhe interesat tuaja.

Klimë - Në qoftë se ëndërron sikur jeton në një vend me klimë të mirë dhe të shëndetshëm shëndeti yt është i sigurt dhe i mirë. Në qoftë se klima nuk është e mirë rrezikohesh nga sëmundje.

Kodër - Në qoftë se shihni që ngjiteni në një kodër dhe arrini në krye, do të keni sukses të madh në çështjet tuaja, në qoftë se shihni që zbrisni nga kodra mërzi ju presin.

Kofshë - Në qoftë se shikon sikur ke kofshë të bukur dhe të shëndetshëm, do të bësh shumë fëmijë dhe pasuri dhe gjithashtu do të bësh edhe një udhëtim të këndshëm me kujtime të mira. Në qoftë se shikon se janë më të mëdhenj seç i ke në të vërtetë, do të kesh sukses në atë aktivitet që ke nisur. Në qoftë se je i martuar të duan shumë fëmijët. Në qoftë se je beqar do të martohesh me një njeri të mirë. Në qoftë se shikon kofshët e një femre që janë të bardhë e të bukur, do të kesh kënaqësi.

Koha - Në qoftë se shikon sikur koha është e mirë pa re në qiell, çështjet tuaja shkojnë shumë mirë. Por në qoftë se është kohë është e mirë, por ka re në qiell, kujdes nga pengesat që ju dalin përpara. Në qoftë se koha është e keqe me furtunë në qoftë se je i pasur kujdes pasurinë, në qoftë se je i varfër do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se është ftohtë, do të keni mërzi ekonomike.

Kolerë - Në qoftë se shikoni sikur ka rënë kolera, do të thotë fatkeqësi e madhe kudo që ta shihni.

Kollë - Në qoftë se ke kollë do të humbasësh shumë shokë.

Kolonë - Në qoftë se shikon sikur je mbështetur në kolonë, të përfill shumë bota. Në qoftë se bie dhe të godet do të pësosh dëm, do të sëmuresh rëndë ti ose një person i dashur. Në qoftë se të shembet kolona e shtëpisë do të të vdesë një fëmijë ose një i afërt.

Kometë - Në qoftë se shikon kometë dhe je njeri i keq, do të pësosh varfëri dhe mërzi dhe degjenerim në dashuri.

Kompliment - Në qoftë se shikoni sikur po i bëni kompliment dikujt, do të keni shëndet dhe kënaqësi në jetë dhe gjithashtu edhe një dashuri të zjarrtë.

Kompromis - Në qoftë se shikoni sikur po bëhet kompromis mes dy personave, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bëni kompromis me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.

Komshi - Në qoftë se sheh se po flet me komshinë tend, fjalë të këqija dalin për ju. Në qoftë se sheh komshi duke kaluar të marrin nëpër gojë. Në qoftë se je vajzë e pamartuar, do të të kërkojë një i huaj për martesë.

Konfiskim - Në qoftë se shikon se konfiskohet pasuria jote, do të lehtësohesh nga telashet.

Konfuzion - Në qoftë se shikoni sikur jeni në konfuzion me dikë, do ta bëni shok atë person që shikoni. Ose në qoftë se është i seksit tjetër, do të bini në dashuri me atë.

Konkurencë - Në qoftë se sheh se je në konkurencë me dikë në punë, do të keni zhvillim dhe fitime. Për të fejuarit do të thotë ndarje me skena të hidhërueshme.

Konstitucion - Në qoftë se ëndërroni konstitucion ushtarak duke ecur me muzikë, do të dëgjoni një lajm shumë të mirë dhe do të gjeni një person i cili do të bëhet mbrojtësi juaj dhe do t’u ndihmojë të kaloni telashet që keni dhe streset.

Kopësht - Në qoftë se shihni që jeni brenda në një kopësht me gjelbërim, do të keni nder dhe pasuri. Në qoftë se kopështi është i huaj, do të pësoni dëme në punët tuaja. Në qoftë se kopështi është i punuar qoftë i juaji ose i huaj, së shpejti do të trashëgoni pasuri nga një i afërmi juaj.

Kopil - Në qoftë se ëndërroni sikur jeni kopil, do të keni skandale ekonomike. Në qoftë se merrni përsipër një kopil për tu kujdesur për të, do të fitoni shumë para nga aty ku ju i kishit humbur shpresat. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është kopil, do të mësoni për mërzin e një shoku tuaj.

Koprac - Në qoftë se ëndërroni sikur dikush është koprrac, do t’u vijë një trashëgimi e papritur. Në qoftë se shikoni sikur ju jeni koprrac, do të keni shumë fitime pa shumë mundime të mëdha.

Koral - Në qoftë se shikon sikur gjen koral në rrugë, do të njihesh me një person. Në qoftë se ke veshur bizhuteri me koral, do të keni ngatërresa në çështjet tuaja. Në qoftë se je i/e pamartuar do të martohesh së shpejti. Në qoftë se shikon sikur tërheq koral nga deti, do të fitosh shumë nga një udhëtim që do të bësh.

Korb - Në qoftë se shikoni korb të ulërijë, një armik i fshehtë mundohet t’u bëjë keq. Në qoftë se ju vërsulet dhe ju prek armik, do të godas interesat tuaja. Në qoftë se vrisni korb, do të merrni vesh për vdekjen e një armikut tuaj do t’i mposhtësh një herë e mirë armiqtë. Në qoftë se dëgjoni korb në ëndërr, do të merrni lajme të këqija, në qoftë se e shihni të fluturojë mbi shtëpinë tuaj do të thotë vdekje. Në qoftë se hani mish korbi, do të keni vështirësi në punë.

Korent - Në qoftë se shikoni sikur bën korent të madh nga era dhe ngre në ajër gjëra ose kafshë, do të vijë e keqe e madhe në vendin tënd. Në qoftë se era merr me vete gjëra tuaja, do të keni mërzi të vogla në familje.

Kornizë - Në qoftë se shikon korniza të bukura, do të ndjesh një lumturi të pafund nga një person shumë i dashur. Në qoftë se është e shëmtuar do të grindesh keq.

Korr - Në qoftë se shikon sikur po korr grurin tënd, do fitosh dhe do të kesh sukses profesional. Në qoftë se je beqar, do të martohesh së shpejti. Në përgjithësi po të shikosh korrje është mirë. Do të keni fat dhe lumturi.

Kos - Në qoftë se thjesht e shikoni ose shikoni dikë duke ngrënë, do të keni pengesa në punë dhe për këtë do të mërziteni shumë.

Kosh - Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban, shpresa të kota ke. Në qoftë se e mban të mbush me lule, do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj do të mësosh një lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.

Kravatë - Kravata në ëndërr, do të thotë mërzi dhe gjëndje e keqe sentimentale. Në qoftë se shihni që bleni Kravatë, do të mërziteni shumë nga njeriu që doni. Kravata e zezë, do të thotë lajme të këqija dhe vdekje e ndonjë shoku ose personi tuaj. Në qoftë se shihni që lidhni kravatë, do të keni probleme profesionale, sidomos kur është e palarë ose e lidhur keq.

Kravatë - Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur kravatë dhe e keni shtrënguar fort, do të hyni në telashe. Në qoftë se shikoni dikë tjetër me kravatë, ai person do të mërzitet dhe ju do të hidhëroheni.

Krehër - Në qoftë se shikon se krihesh me krehër, do të qetësohesh. Në qoftë se duke u krehur të ngatërrohen flokët, do të mërzitesh. Në qoftë se blen do të bësh lidhje dashurie. Në qoftë se shet hyn kot në punët e të tjerëve.

Krenohem - Në qoftë se ëndërron sikur krenohesh, do të ulesh dhe do të nënçmohesh nga të tjerët. Në qoftë se shikon dikë tjetër të krenohet, do të thotë se je budalla që beson të tjerët.

Kreshmë - Në qoftë se shikoni sikur mbani kreshmë për arsye fetare, do të lumturoheni dhe do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se shikoni sikur mbani kreshmë për arsye ekonomike, do të keni vështirësi të mëdha ekonomike, por që të cilat do t’i luftoni me shumë guxim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të mbajë kreshmë, kujdesuni nga ai person.

Krevat - Në qoftë se ëndërron sikur je i sëmurë dhe qëndron në krevat, do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua dhe shikon të njëjtën gjë do të ngelesh së shpejti me barrë dhe në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt. Në qoftë se të vjedhin krevatin, do të mërzitesh për çështje ekonomike.

Kriminel - Në qoftë se shikon sikur je kriminel ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të keq përdorë dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një kriminel, do të marrësh lajm të keq.

Kripë - Në qoftë se e hani do të keni hidhërim dhe lajme të këqija.

Kripore - Në qoftë se je brenda dhe punon do t’u venë punët mbarë.

Krishti - Në qoftë se shikon krishtin dhe i flet, do të keni qetësi shpirtërore, uratë dhe gëzim.

Krishtlindje - Në qoftë se shikoni sikur është krishtlindje, do të keni gëzime dhe do të kaloni një jetë shumë të qetë dhe harmonike. Në qoftë se jeni beqarë, bëhuni gati se ju afrohet martesa.

Krismë - Në qoftë se shikon në ëndërr sikur dëgjon krismë arme, do të marrësh një lajm të hidhërueshëm, dhe ndoshta do të mësosh për vdekjen e një afërmit tuaj.

Kriza - Në qoftë se shikoni dikë sikur ka kriza, një person do t’u sjellë në pozicion shumë të vështirë. Në qoftë se shikoni sikur keni kriza, do të keni tradhëti bashkëshortore dhe do t’u lerë në baltë një shok i vjetër.

Krokodil - Në qoftë se thjesh shikon krokodil do të kesh hidhërime dhe mërzi, armiq të fshehtë dhe grua tradhëtare. Në qoftë se shikon që vret krokodil, do të mundësh armikun më të madh tëndin që do të të bënte keq.

Kruajtje - Në qoftë se shikoni sikur keni kruajtje në trup, do të pësoni një plagë, por që do të kalojë shumë shpejt, por do të keni edhe fitime gjithashtu.

Kryeartëz - Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon që nuk këndon pengesa të mëdha do t’u dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.

Kryelartë - Në qoftë se sheh që je kryelartë shpejt do të të përgjunjëzojnë armiqtë e tu.

Kryq - Në qoftë se shikoni kryq në ëndërr do të qetësoheni nga çdo lloj shqetësimi që keni. Në qoftë se shikoni sikur e mbani në duar dhe në qoftë se jeni beqare, do të martoheni me njeriun e zemrës tuaj. Në përgjithësi të shihni ose të bëni kryqin në ëndërr, do të thotë gëzim fat dhe lumturi dhe gjithashtu bekim nga zoti.

Kthjellët - Në qoftë se shikoni sikur qielli është I kthjellët dhe I bukur sidomos pas shiut, problemet dhe hallet tuaja kanë marrë fund dhe do të keni qetësi për një kohë shumë të gjatë. Në qoftë se udhëtoni do të keni, udhëtim të mbarë. Në qoftë se jeni I sëmurë, do të shëroheni shumë shpejt. Në qoftë se jeni të vjetër, do të keni pleqëri të qetë. Në qoftë se jeni në prag të martesës, do të martoheni me shpejt seç e kishit planifikuar.

Kuçedër - Në qoftë se shikoni kuçedër, do të keni mërzi dhe shqetësim.

Kufomë - Në qoftë se shikoni një kufomë kafshe të kalbur dhe të qelbur, do të gjendeni në një skenë të shpifur të cilën do ta kujtoni vazhdimisht. Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë kufomë dhe jeni gati për t’u varrosur, do të merni një lajm shumë të gëzueshëm familjar. Në qoftë se shikoni kufomën e një të dashuri, do t’u ikin pengesat që keni.

Kujdestar - Në qoftë se shikon sikur je kujdestarose kujdestare çështjet tuaja si dhe ato familjare janë në rrugë të mbarë. Në qoftë se shikon sikur ke kujdestar mbi kokë, do të thotë se do të zbulohen veprimet tuaja.

Kukuvajkë - Në qoftë se shikon kukumjaçkë dhe në qoftë se e dëgjon të ulërasë në shtëpinë tënde është paralajmërim vdekje.

Kultivim - Në qoftë se kultivon tokën angazhimet dhe punët tuaja do t’u sjellin gëzim. Në qoftë se je beqar/beqare do të martohesh me njeri të mirë. Në qoftë se je i martuar, do të fitoni gëzim në shtëpi. Në qoftë se je i vjetër në moshë do të kesh pleqëri të mbarë. Në përgjithësi kultivimi i tokës është mbarësi dhe fat.

Kumbarë - Nëse sheh se bëhesh kumbarë, do të të ndodhë diçka shumë e mirë dhe e gëzueshme.

Kumbulla - Në qoftë se shihni që hani kumbulla në ëndërr, do të bëni fjalë me shokë dhe me të afërm.

Kunguj - Në qoftë se shihni kunguj në ëndërr do të merrni lajme të mira, në qoftë se hani kunguj do të mërziteni nga kundërshtarët tuaj. Në qoftë se gatuani kunguj dhe je burrë, do të keni vështirësi, në qoftë se je grua do të zbulohet një sekret i yti.

Kuqe - Në qoftë se shikon sikur ke veshur rroba të kuqe, do të marrësh lajme të mira, fitime dhe gëzim. Në qoftë se lyen shtëpinë me bojë të kuqe do të keni lumturi familjare.

Kurajë - Në qoftë se shikon sikur ke kurajë, do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.

Kurbet - Në qoftë se jeni në vendin tuaj dhe ëndërroni sikur jeni në një vend të huaj, do të keni suksese në planet që keni bërë në të cilat keni shpresa të mëdha. Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur keni emigruar, do të dilni shpejt nga falimentimi që keni pësuar.

Kurorë - Në qoftë se shikoni sikur thjeshtë po kurorëzoni dikë, dikush do të kërkojë mbrojtje nga ju dhe duhet ta ndihmoni. Në qoftë se shikoni sikur jeni kumbarë, sikur po kurorëzoni një çift për martesë, do të zhgënjeheni nga një person që e kishit shumë respekt dhe që e keni ndihmuar shumë. Në qoftë se shikoni sikur ju kurorëzojnë, do të keni mbrojtjen e një personi me pozitë dhe të fuqishëm. Në qoftë se jeni grua, do të merni lajme të gëzueshme.

Kurriz - Në qoftë se shikoni në ëndërr kurrizin tuaj, do të thotë se jeni duke shkatërruar pasurinë tuaj dhe në fund do të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se shikoni sikur keni dhimbje në kurriz, me mendjelehtësinë tuaj ju u keni lënë rrugë të lirë armiqve dhe do t’u shkatërrojnë.

Kurrizdalë - Në qoftë se je kurrizdalë do të të ndodhë diçka e keqe, ndoshta mund të keni edhe vështirësi ekonomike. Në qoftë se shikon një kurrizdalë dhe flet me të, do të mërzitesh shumë për vdekjen e papritur të dikujt.

Kurth - Në qoftë se shikoni sikur keni ngrehur kurth për të kapur kafshë ose shpendë ose peshq, keni marrë masa të mira për pasurinë tuaj dhe jeni shumë të dashur tek të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur keni kapur kafshë në kurth, do të bini në duart e njerëzve shumë negativ nga mendjelehtesia juaj. Në qoftë se shikoni sikur keni kapur një kafshë gjigande, një armik i rrezikshëm do të pësojë fatkeqësi dhe nuk do të jeni më në rrezik nga ai.

Kushëri - Në qoftë se sheh kushëririn tënd në ëndërr, do të marrësh lajm për martesën e dy personave të dashur. Në qoftë se sheh kushërirën, do të martohet ish partnerja jote.

Kuvend - Në qoftë se shikoni sikur jeni në një kuvend, dikush do të mundohet që t’u vjedhë. Dhe gjithashtu do të keni famë të madhe dhe karrierë.

Kyç/dry - Në qoftë se shihni që mbani kyç në dorë, do të thotë që së shpejti do të gjeni partner dhe lidhja juaj do të përfundojë në martesë. Në qoftë se shihni që hapni një derë me çelës, do të keni të reja në fushën sentimentale, në qoftë se mbyllni një derë me kyç, ju pret një martesë e mirë. Në qoftë se shihni që humbni çelësat e kyçit, ju pret ndarje, zënkë dhe mërzi.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+