Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

nj

Njelmët - Në qoftë se hani diçka të njelmët ose të kripur, do të keni hidhërime që janë kalimtare.

Njeri - Në qoftë se shihni njerëz të njohur ose të afërm në ëndërr, do të thotë se do të merrni ndihma dhe këshilla prej njerëzve tuaj.

Njerkë - Në qoftë se shikoni njerkëtuaj si të vdekur dhe të gjallë por që është e egërsuar me ju do të keni vuajtje. Në qoftë se e shikoni sikur sillet mirë me ju keni shpresa për diçka që nuk do të rrealizohet kurrë.

Njoftim - Në qoftë se shihni se shkruani një njoftim për ta ngjitur në mur ose për ta shpallur në shtyp, do të thotë se shokët tuaj do t’u tradhëtojnë. Në qoftë se lexoni një njoftim në mur ose në gazetë, do të ndeshni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se prindërit lexojnë njoftim, do të kënaqen me përparimin e fëmijëve të tyre.

Njollë - Në qoftë se shihni rrobat tuaja të kenë njolla, një i afërmi juaj do t’u mërzisë, në qoftë se keni njolla në fytyrë, njerëzit ju qortojnë për jetë tuaj të shthurur, në qoftë se shihni se përpiqeni të hiqni njollat nga rrobat, fytyra etj. Do të keni mërzi morale.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+