Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

z

Zambak - Në qoftë se shikon zambak dhe është dhe i bardhë, do të thotë se je një njeri i mirë dhe i padjallëzuar. Në qoftë se je grua me barrë, do të lindësh djalë.

Zavë - Në qoftë se mban ose e qep në fustan, do të betohen për një çështje shumë serioze për të cilën për fat të keq nuk do ta mbajnë fjalën.

Zbathur - Në qoftë se shikon veten ose dikë tjetër zbathur, do të thotë varfëri dhe fatkeqësi.

Zbukurim - Në përgjithësi Në qoftë se sheh të zbukurohet diçka, do të keni lajme të këqia domethënë është për keq.

Zdrukthtar - Në qoftë se jeni të varfër dhe ëndërroni sikur jeni zdrukthëtarë, do të keni kënaqësi dhe fitime. Por Në qoftë se jeni të pasur, do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se thjesht shikoni një zdrukthtar ose flisni me të, do të merrni lajme të mira nga larg dhe familja juaj do të gëzohet shumë.

Zemër - Në qoftë se ëndërron zemrën tënde të shëndoshë, do të kesh punë dhe jetë të mirë.

Zemërim - Në qoftë se shihni që jeni të zemëruar, do të keni mërzi, në qoftë se shihni të tjerë të zemëruar, do të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj të zemëruar me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

Zezak - Në qoftë se sheh zezak të marrin nëpër gojë. Në qoftë se fle me zezak, do të dalin në dritë veprimet tuaja të këqija. Në qoftë se e sheh lakuriq, do të sëmuresh. Në qoftë se je grua dhe sheh zezak, do të marrësh lajm të keq.

Zgjebë - Në qoftë se shikoni sikur keni zgjebë në trup, do të pësoni një plagë, por që do të kalojë shumë shpejt, por do të keni edhe fitime gjithashtu.

Zhapini - Në qoftë se thjeshtë shikoni një zhapin, kujdesuni nga një shok i cili është shumë hipokrit ndaj dashurisë ndaj jush dhe i cili mundohet që t’u bëjë keq. Në qoftë se shikoni sikur ju kafshon, do t’u bëjë keq një armik. Në qoftë se shikoni zhapin brenda në shtëpi, kujdes sepse keni një armik shumë të rrezikshëm brenda në familje.

Zheg/vapë - Në qoftë se shikon sikur bën vapë e madhe, do të marrësh lajm të keq nga një person i dashur. Në qoftë se është dimër dhe bën vapë, do të bëhen ndryshime për mirë për çështjen tënde. Në qoftë se je grua e martuar, do të mërzitesh me sjelljen e burrit tënd.

Zhgënjim - Në qoftë se shikoni sikur ju zhgënjejnë ose ju zhgënjeni dikë, prisni një zhgënjim të madh dhe të vërtetë nga një person që keni shumë besim.

Zhivë - Në qoftë se thjesht shikoni zhivë, keni njerëz shumë të këqinj rreth jush të cilët mundohen t’u zhgënjejnë, ndaj mundohuni t’i hiqni qafe.

Zhurmë - Në qoftë se thjesht ëndërron zhurmë, do të ndodhin tronditje në familje. Në qoftë se bën ti zhurmë, do të bëhesh i padurueshëm dhe i papranueshëm. Në qoftë se dëgjon zhurmë në shtëpinë tënde, do të pësosh keq.

Zhvesh - Në qoftë se zhvesh dikë tjetër do të të vijnë të mira. Në qoftë se zhvishesh ti ose të zhvesh dikush, do të tallen me ty. Dhe ndoshta rrezik burgimi për diçka që ke bërë.

Zhytem - Në qoftë se shikon sikur po zhytesh në det, do të thotë se do të shpëtosh për pak nga një rrezik.

Ziej - Në qoftë se zien ujë, do të keni skandale dhe ngatërresa. Në qoftë se sheh se po zihet gjellë, pasuri dhe kënaqësi. Në qoftë se sheh çdo lloj gjëje të ziej, është rrezik dhe shqetësim.

Zifti - Në qoftë se ëndërron zift, mbrohu nga një sëmundje që do të të gjejë ty, ose një person që do shumë do të të mbush me hidhërim. Në qoftë se djeg katran, ke të bësh me persona shumë negativë.

Zili - Në qoftë se shikon sikur ke zili për diçka, do të fitosh atë që do në jetë.

Zinxhir - Në qoftë se jeni i lidhur, do të vuani nga shumë vuajtje. Nëse liroheni, do të çlirohesh nga problemet.

Zjarr - Në qoftë se shihni zjarr të shndritshëm dhe me flakë, do t’u vijnë shumë të mira dhe pasuri. Në qoftë se shikoni sikur po ngroheni në zjarr, do të thotë se do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur hyni në zjarr dhe nuk digjeni, do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur ju marrin flakë rrobat, do të keni varfëri. Në qoftë se shikoni sikur ngrihet flaka përpjetë, do të jeni shumë krenar për veten tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ka rënë zjarr në qytet do të vdesë një njeri aristokrat. Në qoftë se shikoni zjarr të fikur, ëndrra nuk do t’u dalë për mirë.

Zjarrvënie - Së shpejti mund të prisni një ofertë ndryshimi për të mirë.

Zonjë - Në qoftë se shihni se flisni me një zonjë të re dhe të bukur, do të keni lumturi në familje dhe shumë fitime, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do t’u ndodhë ndonjë fatkeqësi. Në qoftë se shihni zonjë me flokë gështenjë do të sëmureni lehtë, në qoftë se shihni bjonde do t’u ndodhë diçka e këndshme. Në qoftë se shihni zonjë me të bardha do të thotë gëzim dhe lumturi, me të zeza do të thotë hidhërime, me të kuqe do të thotë udhëtim i shpejtë. Në qoftë se e shihni të qajë ju pret varfëri, në qoftë se e shihni afër një varri ju presin para.Në qoftë se e shihni në kishë do të keni përmirësime, në kopsht do të keni gëzime dhe Në qoftë se kërceni me të do të keni sukses në dashuri.

Zorrë - Në qoftë se shihni që nxirrni zorrët e tuaja ose që hani do të humbisni një shok të ngushtë ose një të afërt. Në qoftë se jeni të sëmurë do të vdesni. Në qoftë se keni telashe dhe probleme do të lehtësoheni nga ato. Në qoftë se hani zorrët e dikujt tjetër do të pasuroheni në krahët e të tjerëve.

Zoti - Në qoftë se shihni në ëndërr Zotin të bukur dhe të mirë, do të keni sukses dhe fat, gjithashtu edhe bekim. Në qoftë se e shihni të mërzitur dhe të egërsuar, ke sjellje të keqe dhe mundohu ta korigjosh.

Zvarranikë - Në qoftë se ëndërron zvarranikë në shtëpinë tënde, do të ndodhë diçka e keqe. Në përgjithësi po të shikosh zvarranikë është diçka e keqe pasi paralajmëron shkatërrim, zënie, ndarje, tradhëti etj.

Zvarritem - Në qoftë se shikon se gjarpëron ose zvarritesh në tokë, do të thotë se do të keni fatkeqësi dhe mërzi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të zvarritet drejt teje, ai person do të të dojë jashtë mase.

Zverdhje - Në qoftë se shikoni sikur jeni i zverdhur, do të pësoni sëmundje hidhërim dhe dëshpërim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të jetë zverdhur, do të ziheni me atë person.

Zyrë - Në qoftë se gjendesh në zyrën tënde, do të të shajnë shoqëria. Në qoftë se je në zyrën e dikujt tjetër, do të mërzitesh dhe do të të marrin nëpër goje

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+