Na ndiqni në Instagram!

Leximi i filxhanit

Shenjat e kafes dhe kuptimi i tyre.

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

ABCçDDHEëFGGJHIJKLLLMNNJOPQRRRSSHTTHUVXXHYZZH

A

Abaci - Largim shqetësimi.

Aeroplan - Ju pret një udhëtim i gjatë dhe i papritur. Nëse figura e aeroplanit duket e prerë, atëherë, është e mundur ndonjë fatkeqësi. E tëra do të varet nga figurat tjera që e rrethojnë. Ka interpretues që këtë figurë e interpretojnë edhe me mundësinë e marrjes së shpejt të ndonjë lajmi të rëndësishëm. Adaptimin e komentimit gjithmonë bëjeni sipas rrjedhës logjike të ngjarjes si tërësi.

Ajsberg - rrezik

Akrobat - rrezik, tensionim, duhet gjetur siguri dhe mbrojtje më të madhe

Akuarium - pakënaqësi me personin e dashur, ndonjë nga sëmundjet sezonale (ftohje, grip)

Akullnajë - keni kujdes, para jush gjendet rrezik i madh

Aligator - Tradhti, një aksident.

Anije - Pritni lajme të mira . Po hyni në periodën e fatit të mirë, prandaj edhe duhet të keni durim. Është shenjë tejet pozitive dhe kombinohet në favor me figurat tjera që e rrethojnë. Nëse është afër me ndonjë figurë që paraqet rrezik, atëherë së shpejti përmes një lajmi pozitiv do të tejkalohet kjo gjendje. Nëse ka të bëjë me realizimin e dëshirës, atëherë themi se dëshira e caktuar është në rrugë e sipër për tu realizuar.

Antenë - përmirësim i shpejtë i gjendjes shëndetësore të personit për shëndetin e të cilit interesoheni

Ariu - Vështirësi në vendin e punës dhe përgjithësi në jetë. Ju kanoset një rrezik nga dikush i fortë dhe autoritar. Rreziku mund të zbutet vetëm nëse afër këtij simboli gjendet ndonjë shenjë me domethënie të fortë pozitive. Nëse simboli është në fund të filxhanit, ka të bëj me konflikt të madh në familje, kontest gjyqësor, fjalosje...

Arkë - – E hapur – probleme në dashuri që do të zgjidhen. E mbyllur – diçka e humbur do të gjindet.

Arkivol - Lajme të këqija. Do të afroheni me një person të padëshiruar.

Armë - rrezik apo zë

Arrëthyes - Vështirësia po kalon.

Arush - Nëse është në krye të filxhanit afër mbajtëses – vendime iracionale që shkaktojnë vështirësi. Nëse është në krye të filxhanit larg mbajtëses – një udhëtim.

B

Bager - në javën e ardhshme do të zgjidhen shumë dilema. Figura është mjaft e ndërlikuar dhe shumë rrallë mundë të zbulohet në filxhan.

Bajonetë (thikë) - pafatsi e vogël

Balena - Do të përjetoni ndonjë sukses të madh në punë. Fitime financiare, veprimtari kreative kulturor, artistik, ose ndonjë aktivitet nga fusha hulumtuese-shkencore .Në përgjithësi një sukses i madh. Nëse paraqitet si figurë gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë, s’ka dyshim, ajo dëshirë do të realizohet shumë shpejt.

Balerinë - Zhgënjim.

Barka - Nëse do të jeni në ndonjë situatë të papërshtatshme, mund të pritni rezultatin pozitiv. Njëkohësisht ka të bëjë edhe me ndihmën nga dikush që ju më së paku e keni pritur. Tek komentimi i dëshirës,do të thotë se dëshira realizohet, por realizimi i saj do të varet nga ndihma direkte e një personi tjetër.

Bleta - Shenja pozitive sukses në çdo lëmë. Zakonisht suksesi te kjo figurë interpretohet si rrjedhojë pas një angazhimi me pune të palodhur dhe këmbëngulëse. Nëse është në maje të filxhanit, atëherë thuhet se suksesi është shumë i shpejtë.

Bori - Begati, punë të shumta të nevojshme.

Brava (e derës) - Ju pret një pengesë e madhe. Duhet t’i planifikoni gjërat me kujdes. Vështirësi në realizimin e disa qëllimeve .Nëse interpretohet si figurë për realizimin e ndonjë dëshire, atëherë dëshira e tillë vështirë mund të realizohet, sepse ka një pengesë dhe barrierë të madhe , apo, më së shpeshti thuhet se, nuk do të realizohet fare për një kohë të afërt. Është shumë me rëndësi se me çfarë figurash tjera rrethohet.

Bredhi - Sukses në punë dhe në aktivitete krijuese. Avancim, zbulime të reja shkencore, përparim në karrierë, pajtime, falja etj. Për ata që merren me art, kjo figurë nënkupton suksesin e madh në krijimtari artistike, si bie fjala: fitimin e ndonjë shpërblimi, ftesë për ndonjë ekspozitë, prezantim, simpozium...Në përgjithësi ka të bëjë me popullaritetin në fushën e krijimtarisë artistike.

Breg - paralajmërim i keq, vështirësi dhe pengesa në rrugën drejtë qëllimeve

Breshkë - Kritikë. Dikush vepron pas shpinës suaj. Ka mundësi t’ju jepet një kritikë publike. Vështirësitë ose rruga e gjatë deri tek arritja e qëllimit .Nëse kjo figurë paraqitet gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë në realizimin e saj nevojitet angazhim këmbëngulës, djersitje dhe mund i madh. Në stilin e popullores: “Duhet ta nxehmë karrigen mirë”.

Bretkocë - Komplikime të mëdha në punë, posaçërisht me ndonjë nga eprorët dhe udhëheqësit tuaj. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, fjalosje dhe zënka në familje.

Bri - bollëk, përfitim i papritur

Bricjap - Armiqtë kërcënojnë, lajme për një marinar.

Brirë - rrezik në afërsi

Buf (hut) - skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi

Bukë - Largim mbeturinash.

Buqetë lulesh - gëzim dhe kënaqësi, dashuri e gjatë

Burgi (turrjelë) - ju mungon pak këmbëngulje për të përfunduar punën që e doni shumë.

Burim uji, çeshme - shëndet të mirë

Busull - Udhëtim, ndryshim i punës.

Byzylyk - Martesë e afërt.

C

Çadër - Bezdi, nevojë për strehim. Nëse ështe e hapur – strehim i gjetur. Nëse ështe e mbyllur – strehim i mohuar.

Çajnik - takim me miqtë, shoqërim

Çajnik - Takim me komitet.

Çantë e hapur - mund të ikni, nëse është e mbyllur – do të kapeni

Çekan - brengë, halle. Vëshirësi të mëdha në jetë

Çekiçi - Nëse është në maje të filxhanit, do t’i përballoni dhe tejkaloni te gjitha pengesat. Nëse është në fund të filxhanit , do të keni një konflikt në familje apo me dikë që e doni. Duhet të keni kujdes që të mos acarohet ky konflikt me pasoja edhe më të mëdha.

Çelësi - Me sukses do ta zgjidhni një problem i cili do t’ju hapë shtigje të reja në jetë. Nëse janë dy çelësa ose njëra është afër fundit të filxhanit, kini kujdes, ju kanoset një fatkeqësi, ose ndonjë plaçkitje. Nëse është afër ndonjë figure me interpretim negativ, prania e kësaj figure nënkupton se ekziston zgjidhja dhe dalja nga kjo situatë e vështirë.

Cigare - Cigare – Miq të rinj.

Çizme - mbrojtje nga dhimbja, fatkeqësi, shkatërrim – do të bëni gabim. Mbrojtje, sidomos nga lodhja fizike dhe dhimbja

Çizme të prishura - Dështim

ç

Çadër - Bezdi, nevojë për strehim. Nëse ështe e hapur – strehim i gjetur. Nëse ështe e mbyllur – strehim i mohuar.

Çajnik - takim me miqtë, shoqërim

Çajnik - Takim me komitet.

Çantë e hapur - mund të ikni, nëse është e mbyllur – do të kapeni

Çekan - brengë, halle. Vëshirësi të mëdha në jetë

Çekiçi - Nëse është në maje të filxhanit, do t’i përballoni dhe tejkaloni te gjitha pengesat. Nëse është në fund të filxhanit , do të keni një konflikt në familje apo me dikë që e doni. Duhet të keni kujdes që të mos acarohet ky konflikt me pasoja edhe më të mëdha.

Çelësi - Me sukses do ta zgjidhni një problem i cili do t’ju hapë shtigje të reja në jetë. Nëse janë dy çelësa ose njëra është afër fundit të filxhanit, kini kujdes, ju kanoset një fatkeqësi, ose ndonjë plaçkitje. Nëse është afër ndonjë figure me interpretim negativ, prania e kësaj figure nënkupton se ekziston zgjidhja dhe dalja nga kjo situatë e vështirë.

Cigare - Cigare – Miq të rinj.

Çizme - mbrojtje nga dhimbja, fatkeqësi, shkatërrim – do të bëni gabim. Mbrojtje, sidomos nga lodhja fizike dhe dhimbja

Çizme të prishura - Dështim

D

Dallendyshja - Shumë shpejt i bini vendimet e rëndësishme. Ka raste kur këto vendime janë të qëlluara, por ky nxitim, shpesh mund t’ju shkaktojë edhe veprime të gabueshme që do të kenë pasoja fatale në jetë. Po ashtu kjo figurë komentohet si udhëtim i papritur me mbarim të suksesshëm.

Dardha - Shenjë e mirë. Përfitim, suksese. Nëse është në fund të filxhanit-trashëgimi materiale.

Daulle - Skandal, thashetheme, një punë e re, argumente.

Dele - Lumturi. E ardhme e mirë.

Demi - gruas: joshje e dhunshme; mashkullit: përleshje me shoqen

Derë - keni mundësi të reja, shfrytëzoni ato

Derr - në fund të filxhanit – sëmundje e rëndë në familje, në pjesën e sipërme – telashe të mëdha

Dërrguc - fitime, mirëqënie, lakmi e mundshme

Deve - udhëtim i suksesshëmshpejtësi, lajme të mira

Dhelpër - shok i pasinqertë, jo besnikëri

Dhëmb - do t’ju prijë e keqe në të ardhmen

Dhija - Ju rrethojnë njerëz jokorrektë dhe jo të sinqertë. Nëse merreni me transaksione financiare, atëherë kini kujdes të madh në humbje.

Dielli - Shenjë shumë, shumë pozitive. Fat, sukses në çdo lëmë...Përherë zbut dhe rregullon kah optimizmi të gjitha figurat tjera negative që e rrethojnë. Tek dëshira, do të thotë realizimi i pakontestueshëm dhe i plotë i saj.

Dimër - mjerim, sëmundje

Dorë - shoqëri. Nëse dora është e hapur – shoqëri, nëse është e mbyllur – grindje

Dorëza - sfidë e madhe

Dragua - e kaluara nuk ju len rehat. Është koha për zgjidhjen e problemeve të cilët janë fshehur kohë të gjatë

Dritare - e hapur, lumturi ndërmjet shoqërisë, e mbyllur – dëshpërim nga shoqëria

Drunj - keni shokë të mirë, do të ju plotësohet dëshira

Druri - Do t’ju plotësohet plotësisht dëshira. Nëse është në fund, do të keni sukses ta ngadhënjeni një humbje financiare, si , bie fjala, do ta paguani një borxh material,do ta tejkaloni ndonjë rrezik dhe situatë në të cilën jeni, ose do të jeni.

Druri - Do t’ju plotësohet plotësisht dëshira. Nëse është në fund, do të keni sukses ta ngadhënjeni një humbje financiare, si , bie fjala, do ta paguani një borxh material,do ta tejkaloni ndonjë rrezik dhe situatë në të cilën jeni, ose do të jeni.

Dry - i hapur – befasi, i mbyllur – brenga

Dylbi - probleme për shkak të fshehjes, për ndonjë sekret

DH

Dhelpër - shok i pasinqertë, jo besnikëri

Dhëmb - do t’ju prijë e keqe në të ardhmen

Dhija - Ju rrethojnë njerëz jokorrektë dhe jo të sinqertë. Nëse merreni me transaksione financiare, atëherë kini kujdes të madh në humbje.

E

Elefanti - Përparim i madh dhe i ngadalshëm, por me hapa të sigurt. Rruga e drejtë e ecjes përpara kah e ardhmja e sigurt...

Enë - dasëm

Engjëll - ngjarje e gëzuesshme në shtëpi, lajme të mira Falkua – gjykim

ë

Elefanti - Përparim i madh dhe i ngadalshëm, por me hapa të sigurt. Rruga e drejtë e ecjes përpara kah e ardhmja e sigurt...

Enë - dasëm

Engjëll - ngjarje e gëzuesshme në shtëpi, lajme të mira Falkua – gjykim

F

Falkua - gjykim

Fëmija - Ky simbol konsiderohet si shenja me domethënie më pozitive të komentit. Është tejet e rëndësishme se në cilën pjesë të filxhanit gjendet dhe zakonisht ndihmon konkretizimin e rrjedhjes së kallëzimit me figura tjera që e rrethojnë. Nëse figurat tjera parathonë ndonjë pengesë, rrezik apo vështirësi, afërsia e kësaj figure drejton kah ngadhënjimi i suksesshëm mbi të gjitha. Kjo figurë nënkupton edhe rilindje, gjegjësisht rimëkëmbje pas një periode të vështirë.

Femra (Vasha) - Fat dhe kënaqësi. Shumë femra:skandal, koritje, thashetheme. Nëse figura është në fund të filxhanit, një femër do të luajë rol të madh në daljen tuaj nga një situatë e vështirë.

Fener - do të zbuloni kush ju ka vjedhur

Fes, qeleshe - lajm i këndshëm zyrtar

Fletë - mirëqënie, sukses

Flutura - Mendjelehtësi. Naivitet. Çdokush ju shfrytëzon dhe përfiton nga ju. Nëse është me pika, ka mundësi të kaloni një sëmundje të lehtë.

Fole - lumturi në familje

Fortesë - punë e kotë

Foshnje - brenga të vogla, por serioze, ndoshta do të fitoni ndonjë fëmijë apo lajm të mirë, e mundshme probleme të vogla, nëse ndodhet afër fundit të filxhanit, vështirësi për shkak të përgjigjeve të pamatura

Fshesë - do të zgjidhni me shumë sukses problemet e juaja

Fushë - begati

Fytyrë - ndryshim, aheng

G

Gaforre - armik

Gardh - vështirë do ti realizoni dëshirat dhe planet tuaja

Gëlltitje - mos merrni vendime të shpejta

Gërçaku - Dikush prej jush pret që t’i ndihmoni sinqerisht. Nëse është në maje të filxhanit ,shëndet i mirë, ose, nëse vuani nga ndonjë sëmundje, perioda e shërimit të plotë. Në përgjithësi - periodë e suksesshme. Edhe kjo figurë ndihmohet dhe komentohet duke u plotësuar dhe zgjeruar në afërsi me figurat tjera që e rrethojnë.

Gërshëra - Janë të mundshme ndarjet e padëshirueshme,fjalosjet, mosmarrëveshjet. Nëse figura paraqitet në fundin e filxhanit-humbja e madhe.

Gjarpëri - Komentimi i simbolit të gjarprit në të gjitha parathëniet e fatit me çfarëdo metode, gjithmonë nënkupton thashethemet, intrigat dhe mundësinë e komplotit ndaj jush. Armiqësi dhe situata të vështira nga të cilat shumë vështirë mund të dilni. Është shenjë paralajmëruese. Kur është fjala tek shëndeti, kjo figurë paralajmëron sëmundjen. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, gjithnjë ka të bëjë me familjen dhe rrethin e ngushtë. Edhe kjo shenjë kombinohet me domethënien e komentit të figurave tjera që e rrethojnë.

Gjeth druri - lot

Gjeth tërfili - lumturi

Gjethi - Do të merrni një lajm të rëndësishëm. Nëse ka më shumë gjethe, do të merrni lajme të shumta me rëndësi. Nëse gjethi rrethohet me ndonjë pemë tjetër, atëherë lajmet kanë të bëjnë në lidhje me domethënien e interpretimit të vetë simbolit të pemës.

Gjysëm muaj - ndrrim i punës

Gjyshe - "zi" në shtëpi

Gota - Respekti, nderimi, sinqeriteti, pastërtia shpirtërore. Kombinim i mrekullueshëm për komentimin me të gjitha figurat që e rrethojnë.

Govata - Në këtë periodë duhet të keni shumë kujdes;mund të gjendeni në situata të palakmueshme.

Gozhda - Kini kujdes! Ju kanoset një padrejtësi e madhe. Marrje në gojë përmes thashethemeve. Urrejtje...Nuk përjashtohet as ndonjë hakmarrje e dikujt ndaj jush.

Grep - dikush dëshiron t’ju lidhë apo t’ju mbështjellë, t’ju mbajë peng apo në kurth

Guaskë - lajme të mira

Gur - vështirësi të mëdha

GJ

Gjarpëri - Komentimi i simbolit të gjarprit në të gjitha parathëniet e fatit me çfarëdo metode, gjithmonë nënkupton thashethemet, intrigat dhe mundësinë e komplotit ndaj jush. Armiqësi dhe situata të vështira nga të cilat shumë vështirë mund të dilni. Është shenjë paralajmëruese. Kur është fjala tek shëndeti, kjo figurë paralajmëron sëmundjen. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, gjithnjë ka të bëjë me familjen dhe rrethin e ngushtë. Edhe kjo shenjë kombinohet me domethënien e komentit të figurave tjera që e rrethojnë.

Gjeth druri - lot

Gjeth tërfili - lumturi

Gjethi - Do të merrni një lajm të rëndësishëm. Nëse ka më shumë gjethe, do të merrni lajme të shumta me rëndësi. Nëse gjethi rrethohet me ndonjë pemë tjetër, atëherë lajmet kanë të bëjnë në lidhje me domethënien e interpretimit të vetë simbolit të pemës.

Gjysëm muaj - ndrrim i punës

Gjyshe - "zi" në shtëpi

H

Hallka - duhet të ketë sa më shumë. Nëse janë dy, harxhoni të holla. Mbledhje familjare në ndonjë festim (ditëlindje, festa fetare, por jo edhe darsëm, lindje fëmije)

Hap - dëshmi në jetë

Hardhuca - Ruajuni nga tradhtia dhe intrigat e të pabesëve e lajkatarëve. Jeni të rrethuar me njerëz të dyshimtë. Nëse parashikoni të filloni me një biznes të ri, mendohuni më gjatë, para se ta merrni këtë vendim, veçanërisht nëse biznesi ka të bëjë me partneritet (ortaki).

Harpë - romantikë, harmoni në raport me personat që i doni, simbol i përparimit dhe lumturisë emocionale

Harta - Edhe harta trajtohet njëra ndër shenjat më pozitive në kuadrin e togut të figurave që mund të paraqiten në filxhanin e kafesë. Është shenjë tejet pozitive. Harmoni në familje, harmoni e përgjithshme dhe fat në dashuri. Edhe kjo figurë zbut dhe tejkalon interpretimet negative të figurave tjera që e shoqërojnë.

Hekurudhë - udhëtim i gjatë

Hëna - Është simbol që ka shumë domethënie dhe interpretohet në forma të ndryshme: nëse është e plotë-lidhje të reja sentimentale; hëna e re-do të keni ndërrim të vendit të punës; gjysmëhëna-janë të mundura aksidentet në komunikacion; nëse është e rrethuar me pika-lidhje sentimentale, ose martesa për interes (leverdi); nëse në afërsi është simboli i yllit-divorce. Ky simbol kombinohet mjaft edhe me simbolet tjera në afërsi, prandaj, për interpretimin e saj në filxhan, gjithnjë shfrytëzoni fantazinë dhe kreativitetin tuaj.

Hudhër - takim me person që do t’ju garantojë bashkëjetesë të gjatë

Hundë - ndokush pyet për ju

I

Ibrik - përfitim i rëndësishëm, shëndet i mirë

Iniciale - person që do ta njoftoni

Insekt - Ju presin brenga të vogla të cilat do t’i përballoni me sukses. Kjo figurë e paraqitur në maje të filxhanit, ka të bëjë me personalitetin tuaj; kah mesi i filxhanit, me punën dhe biznesin që momentalisht e kryeni; afër fundit, me farefisin dhe miqtë; në fund të filxhanit gjithnjë interpretimi i saj ka të bëjë me familjen.

Insekte - vjedhje apo dëm i vogël

J

Jahta (me vela) - Edhe pse nuk e shihni këtë, ju jeni të rrethuar me njerëz lakmitar dhe xhelozë. Po ashtu kjo, figurë mund të komentohet edhe si arritja e një sukses të papritur në ndonjë lëmë të jetës suaj.

K

Kafshë të egra dhe gjakpirëse: ujku, dhelpra, tigri, luani etj. - kujdes shokët

Kala - mirëqënie financiare para martesës

Kalë - duke vrapuar – lajme të mira të dashurisë, duke ndenjur në vend – romancë

Kali - Shenjë e mirë dhe tejet pozitive. Ka të bëjë me fitimin, miqësinë, lidhjen e sinqertë dhe besnikërinë. Komentohet si një dashuri në mes të sekseve të kundërta, sikurse edhe në shoqëri në mes të shokëve dhe shoqeve. Nëse është ati në vrapim, atëherë ju presin lajme të mira. Nëse shihet vetëm figura e kokës, atëherë do të keni një lidhje të re intime.

Kali me një bri - Dikush fshehurazi ju do dhe është I dashuruar në ju. Ju as që keni dijeni për këtë. Mendohuni dhe analizoni realitetin ku jetoni, sepse këndi nga i vështroni ju gjërat, nuk do t’ju ndihmojë që të keni suksese në jetë. Ka edhe shumë njerëz të dy gjinive që ju duan dhe që ju përkrahin sinqerisht, por ju fare nuk e regjistroni këtë. Nëse do të vazhdoni të mos i vëreni, dashuria e tyre e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare. Nëse komentohet dëshira , atëherë ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!

Kalorës - sukses në punë

Kamxhik - dhunë, agresivitet seksual

Kapela - Periodë shumë e suksesshme. Nëse është në fund të filxhanit, jepni kujdes më tepër partnerit tuaj bashkëshortor ose sentimental. Ka mundësi që dikush asaj/atij ti vardiset.

Kaproll - do të keni shoqëri me persona me pozicion të lartë

Karkalec - lajme nga miq që janë në rrugëtim

Karriga - Shenjë pozitive. Suksese në çdo lëmë. Nëse është e rrethuar me pika, ju pret një fitim i madh.

Karrocë - dëshpërim

Katror - Shenjë e keqe. Mërzi ... jo disponim... melankoli... Dyshim dhe frikë nga çdo synim dhe veprim në të ardhmen.

Këmbë - do të shtyni apo humbisni lajmet e mira

Kengur - qetësi dhe lumturi në familje

Këpucë - ndryshim për të mire, shkuarje në rrugëtim apo ardhje e ndokujt. Mashkulli (këpuca) – udhëtim i suksesshëm, femrore – mysafir në shtëpi

Kërpudha - Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një ndryshimi në jetë. Ndërrimi i vendbanimit,vendqëndrimit, krijimi i një skrofulle të re, fitore materiale. Nëse është kah fundi i filxhanit, do të keni sukses ta përballoni një situatë të papërshtatshme. e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare. Nëse komentohet dëshira , atëherë ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!

Kitarë - momente romantike me personin e dashur

Klerik - përparim, sukses

Kokë - befasi në realizimin e qëllimeve

Kometa - Do të merrni një lajm për ndonjë risi të rëndësishme që ju as për së afërmi nuk e keni pritur. Do të keni një befasi të këndshme. Dikush do t’ju vizitojë papritur.

Krahë - porosi

Krahët (e shpezëve) - Periodë shumë e përshtatshme, lajme të mira pozitive. Në këtë periodë çdo nismë e çfarëdo pune apo aktiviteti tjetër do të jetë e suksesshme.

Krimba - inatë, përleshje

Krokodili - Ju kanoset rreziku. Mund të përjetoni një aksident në komunikacion. Befasi përherë të pakëndshme. Në përgjithësi figurë negative dhe në kombinim me shenjat tjera që e rrethojnë jep përfundimin negativ, pa marrë parasysh domethënien pozitive të figurave tjera.

Kryqi - Në maje të filxhanit, i plotë dhe i mbushur-sukses në ndonjë projekt, punë apo në ndonjë veprimtari. Përmbushje e dëshirës. Nëse kryqi është në fund të filxhanit ,i zbrazët dhe me kontura të bardha, shenja më e keqe. Sëmundja e rëndë, vdekja e ndonjë të dashuri etj. (Në emër të parimit etikë së vrojtuesit të mirëfilltë, këtë figurë nuk ju kisha preferuar. Sado që të hasni në të, mos ia komentoni askujt).

Kthetër - Armik

Kthetrat e shtazëve - Shenja e rrezikut të madh. Kini kujdes se ku, me kë dhe çka flisni, çfarë planesh bëni...jeni të rrethuar me armiq. Kurrë mos i tregoni kurrkujt gjërat intime dhe me interes të madh personal dhe mos flisni për to me basken. Populli ka një fjalë të urtë që e konkretizon më afër domethënien e interpretimit të kësaj figure: “Muri ka sy, gardhi ka vesh”.

Kufer - ju arrijnë mysafirë të papritur, do të merrni një letër

Kuletë - përfitim, në fund të filxhanit – humbje, harxhim

Kullë - jetë të gjatë dhe të lumtur

Kullotë - besnikëri, shoqëri, mirëqënie, ndihmë nga ndonjë shok. Shoqëri e sinqertë

Kulme - shtëpi e re

Kulshedra - Në kohën e fundit duhet të jeni tejet të kujdesshëm sepse ju kanoset një rrezik. Është i mundur një konflikt në punë, me ndonjë shok ose mik të afërt, aksident komunikacioni, apo ndonjë fatkeqësi tjetër...Nëse kjo figurë është në fund të filxhanit, atëherë rreziku ka të bëjë në lidhje me familjen dhe farefisin në përgjithësi.

Kurora - Edhe kjo shenjë komentohet si tejet pozitive dhe ka të bëjë me suksesin në çdo lëmë të jetës. Domethënien dhe mundësinë e zgjerimit të saj jepjani ju vetë me aftësinë tuaj kreative dhe me fantazinë e kuptimit logjik.

L

Lak - veprim i paparamenduar që sjell probleme

Lakër - xhelozi dhe komplikime në punë

Lakra - Jeni të rrethuar me miq dhe shokë jo të sinqertë dhe xhelozë. Ata ju bëjnë lajka sepse momentalisht kanë ndonjë interes personal, të cilin e realizojnë përmes jush në mënyrë direkte apo indirekte, përndryshe fare nuk ju duan dhe përherë xhelozojnë ndaj të gjitha sukseseve tuaja.

Lakuriqi i natës - Largojuni thashethemeve dhe intrigave. Ashtu sikurse juve nga të tjerët, edhe thashethemet tuaja për të tjerët janë të dëmshme. Analizoni në detale qëndrimet dhe sjelljet tuaja ndaj të tjerëve.

Lejlek - nëse është në fund të filxhanit – blerje në shtëpi, lindje, anësh filxhanit – humbje e shokut

Leopard - të reja për rrugën në vende tjera

Lepuri - Nuk e keni ndërgjegjen e pastër. Diçka ju ngacmon dhe ju mundon .Ndoshta fjala është për ndonjë gabim që e keni bërë në të kaluarën dhe tani vuani për të. Keni frikë dhe pasiguri. Ndjenja juaj mund të parashkruhet plotësisht paranoide. Nëse afër saj është ndonjë figurë me domethënie pozitive, atëherë ekziston rrugëdalja nga kjo gjendje.

Letër - zë i këndshëm

Letra - arrijnë lajme të reja, nëse letra ka pika- do të fitoni para

Libri - Nëse është i hapur, atëherë do të keni probleme me organet shtetërore, me dënime, sanksione materiale dhe disiplinore, etj. Nëse është i mbyllur, atëherë do të keni pranë vetes një rrugë të gjatë për ta dëshmuar një pafajësi për të cilën jeni akuzuar, ose një të drejtë e cila ju takon, por që me kohë ju është cenuar.

Lis - sukses, lavdi

Litar - i gjykuar pa faj

Llambë pranë dorëzës së filxhanit - para, festim, në fund të filxhanit – humbje personale, dy llamba- dy martesa

Lodër - nostalgji për kohën e kaluar, më së shumti për fëmijërinë

Lojtar - dëshpërim

Lopatë - duhet të mundoheni shumë për ti realizuar planet e juaja.

Luan - keni përparim në punën tuaj

Luani - Shenjë e mire. Jeni të rrethuar me miq dhe shokë besnik. Keni gjithmonë ndihmën dhe mirëkuptimin e tyre. Sukses në të gjitha lëmenjtë, sepse keni guxim dhe çdo veprim që e bëni atë e ndjeni nga brendësia e shpirtit tuaj.

Lule - Do të realizohet një dëshirë e kamotshme. Mendohet në send apo dëshirë, si materiale, po ashtu edhe të natyrës morale. Kjo figurë e shoqëruar me figurat tjera që komentohen zi rrezik, ndikon në zbutjen dhe balancimi kah optimizmi dhe tejkalimi i vështirësive.

Lum - rrjedhë dredha-dredha – nëse të pamartuar – ndarje të fejesës, nëse të martuar – dyshim në sinqeritet mes partnerëve

LL

Llambë pranë dorëzës së filxhanit - para, festim, në fund të filxhanit – humbje personale, dy llamba- dy martesa

M

Macë - mospajtim me shokët, shpirtligësi. Keni kujdes, ndonjë i afërt do t’ju tradhëtojë, do të keni shokë të rremë dhe shoqëri të rrejshme.

Majmun - ndokush do të tentojë të ju mashtrojë

Mal - ambicie e madhe. Do të keni sukses, takime të reja, shpërblime. Telashe apo probleme të mundshme

Marimanga - Kvilluani, një komplot dhe grackë që ia përgatitni dikujt, nuk do të ketë sukses. Për këtë mund të keni pasoja serioze.

Maskë - tradhëti. Keni kujdes, një i afërt do ju mashtrojë – shokë të rremë. Nuk do të keni sinqeritet me personin e afërt, mashtrim, thashetheme, paqartësi.

Mbret - fuqi e pabesueshme, forcë, sukses

Medale - shpërblim

Merimangë - tregon se paratë janë në ardhje (mund të ndodhë që nga disa rrethana ndokush t’ju vendos rrjet rreth juve). Ju pret lumturi e madhe

Mi - tradhëti, humbje e madhe

Milingonë - do të ballafaqoheni me punë të vështira

Mizë - brengë, halle

Mjegull - gjithcka do t’ju shkëlqejë, rmjegulla të vogla – thashetheme, mjegulla të rralla – përfitim parash. Para jush keni probleme, nëse mjegullat kanë pika – do të keni probleme financiare. Po ju mundojnë mendime të rënda

Mjek - sëmundje, shkuarje në spital

Mjellma - Krijesë e urtë dhe hyjnore. Gjithmonë komentohet si sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës. Harmonia në familje, fitim, dëshirat e realizuara.

Model - parregullësi në fund të filxhanit – ndryshim i gjendjes material

Mollë - sukses në punë, takime të reja dashurie, do t’ju vie një ofertë e mirë. E keni patjetër të rrezikoni deri sa të arrini qëllimet.

Monedhë - sukses financiar, përfitime, pagesë të borxheve

Monstrum - terror, dhunë

Motor - lajmet e reja do t’ju vijnë shumë shpejtë

Muaj - lumturi në dashuri, në gjysmën e parë të muajit – punë e re, gjysma e dytë e muajit – depresion, martesë për shkak të pasurisë

N

Ndërtesë - largim dhe zhvendosje

Ngarkim - gjëra të reja

Njëbrirësh - ndokush ju do në mënyrë të fshehtë dhe është i dashuruar tek ju

Njerëz grup - Jeni në qendër të vëmendjes. Se ju adhurojnë shoqëria dhe rrethi, varet shumë nga figurat tjera përreth...

Njeri - përballja në pjesën e poshtme të filxhanit – besnikëri, martesë. Përballja në fund të filxhanit – ndarje, tradhëti

Njeri i gjymtuar - sëmundje e shokut

Numra - luaj loto me ato numra

NJ

Njëbrirësh - ndokush ju do në mënyrë të fshehtë dhe është i dashuruar tek ju

Njerëz grup - Jeni në qendër të vëmendjes. Se ju adhurojnë shoqëria dhe rrethi, varet shumë nga figurat tjera përreth...

Njeri - përballja në pjesën e poshtme të filxhanit – besnikëri, martesë. Përballja në fund të filxhanit – ndarje, tradhëti

Njeri i gjymtuar - sëmundje e shokut

O

Oktapod - rrezik

Ombrella - Jeni të vetmuar dhe ndjeheni të braktisur,prandaj ju nevojitet një strehim, mbrojtje e dikujt,një mbështetje... Nëse ombrella është e hapur, atëherë mos u brengosni - do ta gjeni mbështetjen. Nëse ombrella është e mbyllur nuk do të keni përkrahje apo mbështetje nga askush, edhe pse e keni pritur këtë, posaçërisht nga ata më të dashurit.

Ora - Nëse është në maje të filxhanit , duhet të jeni të shpejtë në realizimin e planeve dhe qëllimeve të përcaktuara. Koha nuk pret , sepse më vonë do të jetë me të vërtetë vonë. Nëse është në mes, ju vjen një rast i përshtatshëm të cilin me çdo kusht duhet ta shfrytëzoni. Nëse është në fund, kujdes nga rreziqet , ju kanoset sëmundja , aksidenti, apo ndonjë fatkeqësi tjetër.

Orë - së shpejti do të keni takim të rëndësishëm

P

Paketë - befasi

Pallua - pasuri, trashëgim, jetë luksoze. Përfitime financiare

Palma - Është simbol tejet pozitiv pa marrë parasysh se në cilën pjesë të filxhanit tregohet.

Papagall - skandal rreth udhëtimit

Parashutë - do të largoheni nga problemet

Patë - zgjidhje për vendime të mira

Paterica - ndihmoni një mik të ngushtë

Pëllumb - mirëqënie përmes sacrifices. Prisni lajme të mira, lumturi

Pema - Është një shenjë shumë e mirë dhe pozitivja i saj rritet veçanërisht kur është sezon e pemëve që paraqitet si figurë në filxhan. Zakonisht figura e pemëve ndihmon kallëzimin në kombinim me shenjat tjera dhe domethënien e tyre.

Pemë - ndryshim në të mirë, plotësim i ambicieve. Ju pret periudhë e mirë, përmirësime të gjithanshme. Simbolizon stabilitet, fillim të ri, shpresë dhe realizim të dëshirave

Pendë - dëshirat dhe planet tuaja do ti pengojnë prindërit apo vëllezërit dhe motrat tuaja.

Pesëkëndësh - Paqja harmonia perioda e qetësisë dhe e stabilitetit. Parathotë zgjidhjen e të gjitha problemeve ekzistuese.

Peshkaqeni - keni apetite dhe ambicie të mëdha, por ato, për fat të keq nuk do të realizohen as përafërsisht.

Peshku - Në maje dhe në mes të filxhanit interpretohet si një brengë dhe preokupim juaji për një problem me të cilin ballafaqoheni momentalisht. Nëse është në fund të filxhanit, nënkupton fat dhe sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës, posaçërisht në hapat konkrete familjarë.

Peshorja - Peshorja zakonisht simbolizon drejtësinë,gjykatën dhe çështjet që kanë të bëjnë në lidhje me gjyqësinë. Me të nënkuptohen kontestet gjyqësore dhe mundësia e zgjidhjes së tyre “PRO” ose “KONTRA” interesave të të vrojtuarit. Nëse është në pozitë të drejtë, e drejta do të ngadhënjejë. Nëse anon në njërën anë, atëherë do të pasojë një padrejtësi. Shpeshherë në fund të filxhanit komentohet edhe si shkurorëzim gjyqësor i martesës, apo më konkretisht, divorc gjyqësore.

Pikë në fundërrinë - pike e bardhë – thashetheme, pike e zezë – letër e kaëndshme, më shumë pika të zeza – dhuratë

Pishë - ngjarje e rëndësishme në dimër

Plep - fëmijët tuaj do të kenë sukses

Polic - armik i fshehtë

Pompa - Vizita e një miku të vjetër dhe të dashur, i cili ka qëllime tejet të sinqerta ndaj jush. Andaj, këshillat dhe ndihmesa e tij e sinqertë do të jenë të mirëseardhura në përballimin e disa problemeve dhe paqartësive jetësore.

Port - dinjitet

Profili (i njeriut) - Kontakte dhe miqësi të reja. Ju pret një njoftim i ri me personin e caktuar, zgjerim i shoqërisë. Kryekëput shenjë pozitive. Nëse është në afërsi të ndonjë shenje tjetër që tregon një situatë të pazgjidhshme, atëherë kjo figurë mund të interpretohet si dalje nga situata e caktuar me ndihmesën e një personi të cilin posa e keni njoftuar.

Proshutë - armiqësi me rrethin

Pullë - do të ju plotësohet dëshira për realizimin e së cilës keni pritur mjaft gjatë

Pullë postale - kushtoni rëndësi shenjave apo simboleve para tij

Pus - kurth, dredhi

Pushka - Nëse është në maje, atëherë jeta juaj është e rrezikuar. Më e papërshtatshme do të ishte nëse është në fund të filxhanit,pasi që do të thoshte se jeta e juaj është në rrezik të madh.

Q

Qafore, gjerdan - lumturi, ndërprerje të lidhjes

Qeni - Miqësi dhe sinqeritet. Nëse qeni është në vrapim, ju presin lajme të mira. Nëse figura është në fund të filxhanit, tregon mikun apo ndonjë person shumë të dashur që është në rrezik.

Qiriri - Sukses i madh në mësime (shkollë, universitet, aftësim). Në këtë sukses mund të përfshihen të gjitha aftësimet dhe trajnimet profesionale. Si figurë e dëshirës, ka të bëjë me kryerjen e shkollës, diplomim, dhënie të provimit...

Qizmet - Nëse është në maje, fitim, fitore e madhe në të gjitha lëmenjtë. Ata që luajnë lotari, do të kenë fitimin e premisë, studenti në shkollë, afaristi në punë etj. Kryesisht fitimi ka të bëjë me anën materiale. Nëse është në fund, mossuksesi dhe koritja. Nëse me shputë është e kthyer kah fundi , ju pret një udhëtim i largët nga shtëpia.

R

Revolja - Respektoni ligjshmëritë morale ligjore dhe njerëzore. Ato janë bazë e etikës së një shoqërie. Shpesh në varshmëri nga shenja apo shenjat tjera në afërsi, komentohet si kontakt i fshaftë seksual me gruan apo burrin (femra) e dikujt te afërt. Nëse nuk veproni kështu, mund të keni probleme.

Rosë - paratë që po i prisni po ju arrijnë

Rrathë - pasiguri, vdekje

Rrem - fatkeqësi

Rrethi - Do ta përfundoni me sukses një punë. Do të realizoni një dëshirë të madhe. Sa më e pastër dhe më e qartë të jetë, aq më shpejtë do të realizohet kjo dëshirë.

Rrjet - keni kujdes do të bini në kurth. Bëhuni vigjilent para jush po ndodhin mashtrime

Rrotë - mosinformim

Rrush - harmoni, lumturi në dashuri. Jetëgjatësi

Rubinetë - zgjidhje e problemit, thellësi

RR

Rrathë - pasiguri, vdekje

Rrem - fatkeqësi

Rrethi - Do ta përfundoni me sukses një punë. Do të realizoni një dëshirë të madhe. Sa më e pastër dhe më e qartë të jetë, aq më shpejtë do të realizohet kjo dëshirë.

Rrjet - keni kujdes do të bini në kurth. Bëhuni vigjilent para jush po ndodhin mashtrime

Rrotë - mosinformim

Rrush - harmoni, lumturi në dashuri. Jetëgjatësi

S

Sediment në fund të kodrës - përfitim i madh, trashëgim, ky sediment apo fundërrinë e prerë në vija – ndarje të çiftit bashkëshortor ose të fejesës

Sëpata - Ju presin situata të pazgjidhur dhe pengesa serioze në synimet tuaja. Nëse rrethohet me ndonjë figure, e cila komentohet tejet pozitivisht, atëherë ekziston dalje nga këto situata.

Sharra - Dikush punon në drejtim të rrezikimit të interesave tuaja jetike. Nëse është në fund të filxhanit, këto interesa kanë të bëjnë me harmoninë familjare dhe raportet farefisnore. Nëse figura e sharrës paraqitet në momentin e komentimit të dëshirës, atëherë realizimi i kësaj dëshire me çdo kusht tentohet të pengohet nga ndokush.

Shati - puna e lodhshme jus jell suksesin

Shenjtor - mirëqënie në shtëpi

Shigjeta - Shumë shpejt mund të pranoni lajme të këqija. Kurrë nuk komentohet si figurë e vetme, por e konkretizuar me figurat tjera që e rrethojnë.

Shishe - jetë shoqërore mjaft aktive

Shishe - një shishe – kënaqësi, lajme të mira, më shumë shishe – sëmundje

Shkallët - Shenjë tejet pozitive. Sukses në çdo drejtim... Përparim në afarizëm, karrierë ... Në përgjithësi, ngritje dhe përballim i problemeve dhe vështirësive jetësore.

Shkëmb - probleme të vogla që shpejtë do t’i tejkaloni

Shkop - Vizitor

Shkronja të alfabetit - Shpeshherë, varësisht nga rrjedha e kallëzimit dhe figurave që e rrethojnë, shkronjat e alfabetit interpretohen si inicial i ndonjë personi të caktuar, por, në përgjithësi, shkronjat tregojnë një paralajmërim të keq, rrahje, burg, një sëmundje të rëndë, pikëllim...Nëse është figura e shkronjës në maje të filxhanit, atëherë interpretohet si pabesi dhe tradhti.

Shpatë - dëshpërim, mosmarrveshje, përleshje, grindje

Shporta - Shenjë tejet pozitive. Nëse është në maje të filxhanit, rilindje në familje, domethënë lindja e fëmijës, gjegjësisht anëtarit të ri të familjes.Sukses në punë, realizim i suksesshëm i një projekti, plani apo dëshire...nëse është e mbushur me lule, atëherë, ju presin lëvdata, mirënjohje dhe respekt shoqërorë. Nëse shporta është e rrethuar me pika, kini kujdes se mund t’ju kanoset një humbje e madhe financiare.

Shqiponja - Figurë paralajmëruese e mundësisë së një konflikti me shokun, dashnoren, bashkëshorten, me udhëheqësin në punë, me policinë, gjyqësinë, si dhe me organet tjera shtetërore.

Shtëpi - siguri, në krye të filxhanit – sukses në dashuri, në fund të filxhanit – mosmarrveshje në martesë, ndarje

Shtëpia - Nëse është kah maja filxhanit- sukses në planin sentimental. Nëse është kah fundi- mospajtime bashkëshortore, konflikte martesore, shkurorëzime... Në përgjithësi - moment i përshtatshëm për planet tuaja.

Shtrat (Kreveti) - Nëse është i rregulluar, vlerësime të arsyeshme; i parregulluar- probleme të vogla të natyrës personale.

Shtylla - Mos u sillni me mendjelartësi dhe prepotencë. Kjo sjellje juaja iu pengon shumë shokëve dhe miqve që ju kontaktojnë. Nëse “lëshoheni në tokë” ju presin ditë të lumura dhe suksese , përparim në jatë.

Shtypje - mundësi e mirë për punësim

Sirenë - duhet të mbroni qëndrimet e juaja

Skeleti - Periudhë e rëndë për ju, posaçërisht nga aspekti financiar. Konkretisht kjo figurë nënkupton varfërim, por edhe sëmundje të mundshme.

Slitë - përvetësim i padëshiruar

Spiralja (e anijës) - Nëse figura duket në maje të filxhanit, atëherë interpretohet si një udhëtim i suksesshëm; nëse është në fund të filxhanit, do të keni sukses të dilni nga një situatë e vështirë në të cilën keni rënë me fajin tuaj. Nëse spiralja është e rrethuar me pika, atëherë interpretohet si një fitim financiar në lojëra të fatit.

Spirancë - udhëtim që do të kryhet me sukses, nëse është në krye të filxhanit – sukses, nëse është në fund të filxhanit – sukses në punë apo në romancë, në mes të filxhanit – udhëtim i suksesshëm

Struc - udhëtim

Sy - do të vijnë vështirësi më të mëdha, bëhuni syhapur. Jeni të rrethuar me armiq.

SH

Sharra - Dikush punon në drejtim të rrezikimit të interesave tuaja jetike. Nëse është në fund të filxhanit, këto interesa kanë të bëjnë me harmoninë familjare dhe raportet farefisnore. Nëse figura e sharrës paraqitet në momentin e komentimit të dëshirës, atëherë realizimi i kësaj dëshire me çdo kusht tentohet të pengohet nga ndokush.

Shati - puna e lodhshme jus jell suksesin

Shenjtor - mirëqënie në shtëpi

Shigjeta - Shumë shpejt mund të pranoni lajme të këqija. Kurrë nuk komentohet si figurë e vetme, por e konkretizuar me figurat tjera që e rrethojnë.

Shishe - jetë shoqërore mjaft aktive

Shishe - një shishe – kënaqësi, lajme të mira, më shumë shishe – sëmundje

Shkallët - Shenjë tejet pozitive. Sukses në çdo drejtim... Përparim në afarizëm, karrierë ... Në përgjithësi, ngritje dhe përballim i problemeve dhe vështirësive jetësore.

Shkëmb - probleme të vogla që shpejtë do t’i tejkaloni

Shkop - Vizitor

Shkronja të alfabetit - Shpeshherë, varësisht nga rrjedha e kallëzimit dhe figurave që e rrethojnë, shkronjat e alfabetit interpretohen si inicial i ndonjë personi të caktuar, por, në përgjithësi, shkronjat tregojnë një paralajmërim të keq, rrahje, burg, një sëmundje të rëndë, pikëllim...Nëse është figura e shkronjës në maje të filxhanit, atëherë interpretohet si pabesi dhe tradhti.

Shpatë - dëshpërim, mosmarrveshje, përleshje, grindje

Shporta - Shenjë tejet pozitive. Nëse është në maje të filxhanit, rilindje në familje, domethënë lindja e fëmijës, gjegjësisht anëtarit të ri të familjes.Sukses në punë, realizim i suksesshëm i një projekti, plani apo dëshire...nëse është e mbushur me lule, atëherë, ju presin lëvdata, mirënjohje dhe respekt shoqërorë. Nëse shporta është e rrethuar me pika, kini kujdes se mund t’ju kanoset një humbje e madhe financiare.

Shqiponja - Figurë paralajmëruese e mundësisë së një konflikti me shokun, dashnoren, bashkëshorten, me udhëheqësin në punë, me policinë, gjyqësinë, si dhe me organet tjera shtetërore.

Shtëpi - siguri, në krye të filxhanit – sukses në dashuri, në fund të filxhanit – mosmarrveshje në martesë, ndarje

Shtëpia - Nëse është kah maja filxhanit- sukses në planin sentimental. Nëse është kah fundi- mospajtime bashkëshortore, konflikte martesore, shkurorëzime... Në përgjithësi - moment i përshtatshëm për planet tuaja.

Shtrat (Kreveti) - Nëse është i rregulluar, vlerësime të arsyeshme; i parregulluar- probleme të vogla të natyrës personale.

Shtylla - Mos u sillni me mendjelartësi dhe prepotencë. Kjo sjellje juaja iu pengon shumë shokëve dhe miqve që ju kontaktojnë. Nëse “lëshoheni në tokë” ju presin ditë të lumura dhe suksese , përparim në jatë.

Shtypje - mundësi e mirë për punësim

T

Tavolina - Ju pret një takim me shoqëri të gjërë. Biseda të rëndësishme në drejtim të përparimit të biznesit dhe pasurisë financiare.Lidhja e një kontrate të re me një zgjërim dhe avansim edhe më të madh të bisnesit ekzistues.

Telefoni - Harresa mund t’ju shkaktojë dëme të konsiderueshme në jatën tuaj.Kjo shpeshherë nga disa vrojtues të fatit përmes filxhanit komentohet edhe marrja e ndonjë lajmi të pritur.Nëse figura paraqitet pas vënjes së gishtit për dëshirën, atëherë paraprakisht në lidhje me dëshirën tuaj, së shpejti do të merrni një lajm përmes telefonit.

Teleskop - avanturë

Tendë - udhëtim

Tenxhere - ndihmë në shoqëri

Therrje - kujdes, rrezik! Ruajuni

Thikë - ndërprerje të lidhjes, ndarje, gjykim. Keqkuptime të mëdha, hidhërim

Thonj - padrejtësi, pakënaqësi, mossukses

Thua - shokë të fshehtë, shenjë për rrezik të madh, kujdes me kë shoqëroheni

Top - lajme nga ushtar ose persona me uniformë

Top futbolli - sukses, realizim i qëllimeve

Torba (trasta) - E hapur jeni në rrezik, dikush ju përcjell. Nëse është e mbyllur dhe në fund të fixhanit, atëherë do të keni sukses t’i shmangeni një situate tejet të parëndësishme.

Torbë, çantë - sekreti që fshihni do t’ju zbulohet

Trekëndëshi - Nëse është i këthyer kah maja e filxhanit, ju pret një sukses i madh, nëse është i kthyer kah fundi, atëherë planet tuaja nuk do të realizohen. Te dëshira, kjo shenjë komentohet si një ituatë e koklavitur dhe e pasqaruar sa duhet.

Trëndafil - famë, shëndet i mirë dhe lumturi.

Tupan - skandal, sigurisht në punë, jokëndshëm për fillim

Tym - gjykim

TH

Therrje - kujdes, rrezik! Ruajuni

Thikë - ndërprerje të lidhjes, ndarje, gjykim. Keqkuptime të mëdha, hidhërim

Thonj - padrejtësi, pakënaqësi, mossukses

Thua - shokë të fshehtë, shenjë për rrezik të madh, kujdes me kë shoqëroheni

U

Udhë, rrugë - udhëtim, nëse është rruga e drejtë – gjithcka është në rregull, nëse është e lakuar – ka kuptim të kundërt

Ujk - armiqësi, xhelozi, egoizëm

Unaza - Nëse është në maje të filxhanit, do të keni një lidhje të re sentimentale, kurse martesa e tanishme është në shkatërrim e sipër.Për të pamartuarit dhe beqarët, unaza në maje të filxhanit nënkupton lidhjen e fejesës.Nëse është në mes të filxhanit, atëherë do të keni lidhje stabile bashkëshortore.Afër fundit të filxhanit, ndarje.Nëse është në fund të filxhanit, vdekja e personit të dashur, mikut, njërit bashkëshort. Pra, një humbje e madhe e dikujt të dashur.

Urë - ekziston barrier në sukses, do të keni komplikime të pakëndshme

Ushqim - sukse i madh në punë, sa më shumë ushqim aq më tepër sukses

V

Valigjja - Do të merrni një lajm të rëndësishëm dhe tejet të pritur nga një person.Dikush do t’ju vizitojë befasisht. Gjithnjë, edhe këtë figure, gjatë interpretimit, kombinojeni me figurat tjera që e rrethojnë.

Vargmalet - Nëse shihen qartë atëherë ju pret sukses i madh në të gjitha lëmenjtë e jetës. Nëse janë ngapak të lakuara, ju pret konkretisht fitim financiar.

Varka - Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një udhëtimi. Nëse është në mes, dashuria romantike. Nëse është afër fundit, llafosje me të dashurin dhe probleme familjare në lidhje me tradhtinë që është bërë nga ana juaj.

Varr - vdekje e të afërmve

Vazo - martesë

Veshi - Lajme të quditshme, do të befasohesh

Veturë - e mbushur – vdekje e një shoku, veturë e zbrazët – udhëtim i papritur

Veza - Paralajmërim i periodës që do t’ju sjellë sukses në çdo lëmië të jetës.Edhe ky symbol zbut domethënien negative të simboleve tjera që e rrethojnë.

Vijat - Është me rëndësi të ceket se figurat e vijave komentohen në nënyrë të veçantë kur janë më larg nga figurat e tjera dhe më së shpeshti si përbërje në afërsi të ndonjë figure tjetër Nëse këto vija janë të drejta dhe të qarta, sukses i shpejtë.Nëse janë të lakuara dhe parabolike, atëherë suksesi është i arritshëm, por do të vijë më ngadalë dhe tërthorazi.

Vijë - e drejtë dhe e qartë – udhëtim, përparim, sukses, vijë e lakuar – dëshpërim, vijë e pjerrët – gabim në punë

Violina - Shokët dhe miqtë ju gjelozojnë dhe nuk dëshirojnë që të keni sukses në jetë. Ju kurdisin gracka nga pas, kurse në fytyrë ju lavdërojnë dhe lajkatojnë me komplimente.

Vishnje - lumturi në punë,

Vrapues - nuk veni baste

X

Xhami - para të papritura. Përparim i jashtëzakonshëm në çdo aspekt

Xhip - sukses i madh në punë

Xhirafë - mendoni më herët se sa flisni

Xhygymi (i çajit) - Nëse është në maje të filxhanit, ju presin kënaqësitë e caktuara. Këto mund të jenë në lidhje me punën, shoqërinë dhe dashurinë. Nëse është afër fundit,i largoheni fjalëve , zënkave dhe konflikteve në shtëpi.

XH

Xhami - para të papritura. Përparim i jashtëzakonshëm në çdo aspekt

Xhip - sukses i madh në punë

Xhirafë - mendoni më herët se sa flisni

Xhygymi (i çajit) - Nëse është në maje të filxhanit, ju presin kënaqësitë e caktuara. Këto mund të jenë në lidhje me punën, shoqërinë dhe dashurinë. Nëse është afër fundit,i largoheni fjalëve , zënkave dhe konflikteve në shtëpi.

Y

Ylberi - Rilindje,tejkalim I të gjitha problemeve jetsore. Rifillim i ndonjë pune të re.Gjithnjë edhe kjo figure kombinohet dhe interpretohet në mvarshmëri me figurat tjera që e rrethojnë.

Yll - sukses i madh në punë, shëndet i mirë, lumtrui e plotë

Ylli - Nëse ka më shumë se gjashtë dhe më pak se pesë rema-probleme të mundshme financiare.Nëse janë një grup yjesh, atëherë ju pret një ngjarje e dhembshme. Nëse gjendet afër ndonjë shenje që komentohet si negative, atëherë afërsia e yllit nënkupton ekzistimin e shpresës së daljes nga kjo gjendje ose situatë e vështirë.

Z

Zambak - lumturi, jetëgjatësi

Zarfi - Do t’ju vijë një lajm. Nëse figura e zarfës nuk reflektohet si e qartë, atëherë ju presin lajmet e papërshtatshme. Nëse është rrethuar me pika, ju presin humbje financiare. Nëse ëstë e rrethuar me yje ose ndonjë figure të arrmës së zjarrtë, ka mundësitë keni punë me organet shtetrore të policisë.

Zebra - avanturë, jetë jo e rregullt

Zemër - ngazëllim në jetën emocionale, kënaqësi, martesë, lumturi, shoqëri. Nëse është në fund të filxhanit – njoftim i ri, shoqërim me dike

Zemra - Dashuri, besim dhe besnikëri

Zile - lajme të papritura, një zile – kënaqësi, dy zile – martesë

Zingjir - Një bashkim legal, një martesë ose ortakëri

Zinxhir - martesë ose fejesë, sukses i madh. Duhet tëmundoheni më shumë në punë

Zog - lajme të mira

Zogjët - Nëse janë në fluturim, atëherë shumë shpejt do të pritni lajme të mira. Nëse qëndrojnë në vend, ju pret një rrugë e sukseshme. Posaçërisht nëse janë tufë atëherë është shenjë tejet fatlume.

Zvarranik - dëshpërim në shoqëri, do t’ju mashtrojë shok i juaj – rrezik

ZH