Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

b

Bager - Në javën e ardhshme do të zgjidhen shumë dilema. Figura është mjaft e ndërlikuar dhe shumë rrallë mundë të zbulohet në filxhan.

Bagëti - Përparim, mbarësi.

Bajonetë - Pa aftësi e vogël. Një aksident i vogël, një vërejtje keqdashëse.

Balena - Do të përjetoni ndonjë sukses të madh në punë. Fitime financiare, veprimtari kreative kulturor, artistik, ose ndonjë aktivitet nga fusha hulumtuese-shkencore .Në përgjithësi një sukses i madh. Nëse paraqitet si figurë gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë, s’ka dyshim, ajo dëshirë do të realizohet shumë shpejt.

Balenë - Sukses në biznes.

Balerinë - Zhgënjim.

Balonë - Probleme afatshkurtra.

Balonë qift - Dëshirat do të realizohen. Skandal. Mos shfrytëzo mundësitë!

Barka - Nëse do të jeni në ndonjë situatë të papërshtatshme, mund të pritni rezultatin pozitiv. Njëkohësisht ka të bëjë edhe me ndihmën nga dikush që ju më së paku e keni pritur. Tek komentimi i dëshirës,do të thotë se dëshira realizohet, por realizimi i saj do të varet nga ndihma direkte e një personi tjetër.

Barkë - Vizitë nga një mik, një strehë e sigurtë.

Bebe - Shqetësime të vogla.

Bletë - Shenja pozitive sukses në çdo lëmë. Zakonisht suksesi te kjo figurë interpretohet si rrjedhojë pas një angazhimi me pune të palodhur dhe këmbëngulëse. Nëse është në maje të filxhanit, atëherë thuhet se suksesi është shumë i shpejtë.

Bori - Begati, punë të shumta të nevojshme.

Brava (e derës) - Ju pret një pengesë e madhe. Duhet t’i planifikoni gjërat me kujdes. Vështirësi në realizimin e disa qëllimeve .Nëse interpretohet si figurë për realizimin e ndonjë dëshire, atëherë dëshira e tillë vështirë mund të realizohet, sepse ka një pengesë dhe barrierë të madhe , apo, më së shpeshti thuhet se, nuk do të realizohet fare për një kohë të afërt. Është shumë me rëndësi se me çfarë figurash tjera rrethohet.

Bravë - Pengesa në rrugën tuaj.

Bredh - Sukses në punë dhe në aktivitete krijuese. Avancim, zbulime të reja shkencore, përparim në karrierë, pajtime, falja etj. Për ata që merren me art, kjo figurë nënkupton suksesin e madh në krijimtari artistike, si bie fjala: fitimin e ndonjë shpërblimi, ftesë për ndonjë ekspozitë, prezantim, simpozium...Në përgjithësi ka të bëjë me popullaritetin në fushën e krijimtarisë artistike.

Breg - Paralajmërim i keq, vështirësi dhe pengesa në rrugën drejtë qëllimeve.

Breshkë - Kritikë. Dikush vepron pas shpinës suaj. Ka mundësi t’ju jepet një kritikë publike. Vështirësitë ose rruga e gjatë deri tek arritja e qëllimit .Nëse kjo figurë paraqitet gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë në realizimin e saj nevojitet angazhim këmbëngulës, djersitje dhe mund i madh. Në stilin e popullores: “Duhet ta nxehmë karrigen mirë”.

Bretkocë - Komplikime të mëdha në punë, posaçërisht me ndonjë nga eprorët dhe udhëheqësit tuaj. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, fjalosje dhe zënka në familje.

Bri - Bollëk, përfitim i papritur.

Bricjap - Armiqtë kërcënojnë, lajme për një marinar.

Brirë - Rrezik në afërsi.

Buf - Skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi.

Bufon - Aheng ose takim shoqëror. Përndryshe – shmangni mendjelehtësinë, bëhuni serioz!

Bukë - Largim mbeturinash.

Bumerang - Tradhti, zili.

Buqetë lulesh - Gëzim dhe kënaqësi, dashuri e gjatë.

Burg (turrjelë) - Ju mungon pak këmbëngulje për të përfunduar punën që e doni shumë.

Burim uji, çeshme - Shëndet të mirë.

Busull - Udhëtim, ndryshim i punës.

Byzylyk - Martesë e afërt.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+