Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

d

Dafodil - Lumturi e madhe.

Dallendyshja - Shumë shpejt i bini vendimet e rëndësishme. Ka raste kur këto vendime janë të qëlluara, por ky nxitim, shpesh mund t’ju shkaktojë edhe veprime të gabueshme që do të kenë pasoja fatale në jetë. Po ashtu kjo figurë komentohet si udhëtim i papritur me mbarim të suksesshëm.

Dardhë - Shenjë e mirë. Përfitim, suksese. Nëse është në fund të filxhanit-trashëgimi materiale.

Daulle - Skandal, thashetheme, një punë e re, argumente.

Dega - Me gjethe – një lindje. Pa gjethe – një zhgënjim.

Dele - Lumturi. E ardhme e mirë.

Delfini - Gëzim, argëtim.

Demi - Grindje, armiqësi.

Dera - Ndodhi e çuditshme.

Derë - Keni mundësi të reja, shfrytëzoni ato.

Derr - Suksesi material do të sjell probleme emocionale.

Dërrguc - Fitime, mirëqënie, lakmi e mundshme.

Deve - Udhëtim i suksesshëmshpejtësi, lajme të mira.

Dhelpër - Shok i pasinqertë, jo besnikëri.

Dhëmb - Do t’ju prijë e keqe në të ardhmen.

Dhija - Ju rrethojnë njerëz jokorrektë dhe jo të sinqertë. Nëse merreni me transaksione financiare, atëherë kini kujdes të madh në humbje.

Dielli - Shenjë shumë, shumë pozitive. Fat, sukses në çdo lëmë...Përherë zbut dhe rregullon kah optimizmi të gjitha figurat tjera negative që e rrethojnë. Tek dëshira, do të thotë realizimi i pakontestueshëm dhe i plotë i saj.

Dimër - Mjerim, sëmundje.

Djall - Ndikime të këqija.

Dorë - Shoqëri. Nëse dora është e hapur – shoqëri, nëse është e mbyllur – grindje.

Dorëza - Sfidë e madhe.

Dorezë - Një sfidë.

Dragua - E kaluara nuk ju len rehat. Është koha për zgjidhjen e problemeve të cilët janë fshehur kohë të gjatë.

Drapër - Zhgënjim në dashuri.

Drer - Një mosmarrëveshje ose grindje.

Dritare - Thashetheme lagjeje. E hapur, lumturi ndërmjet shoqërisë, e mbyllur – dëshpërim nga shoqëria.

Drunj - Keni shokë të mirë, do të ju plotësohet dëshira.

Druri - Do t’ju plotësohet plotësisht dëshira. Nëse është në fund, do të keni sukses ta ngadhënjeni një humbje financiare, si , bie fjala, do ta paguani një borxh material,do ta tejkaloni ndonjë rrezik dhe situatë në të cilën jeni, ose do të jeni.

Druri - Do t’ju plotësohet plotësisht dëshira. Nëse është në fund, do të keni sukses ta ngadhënjeni një humbje financiare, si , bie fjala, do ta paguani një borxh material,do ta tejkaloni ndonjë rrezik dhe situatë në të cilën jeni, ose do të jeni.

Dry - I hapur – befasi, i mbyllur – brenga.

Dushk - E ardhme e mirë.

Dylbi - Probleme për shkak të fshehjes, për ndonjë sekret.

Dylbi teatri - Një grindje, humbje e një miku.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+