Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

f

Falkua - Gjykim.

Farë - Probleme kërcënuese, por kaluese.

Fasule - Varfëri.

Fëmijë - Ky simbol konsiderohet si shenja me domethënie më pozitive të komentit. Është tejet e rëndësishme se në cilën pjesë të filxhanit gjendet dhe zakonisht ndihmon konkretizimin e rrjedhjes së kallëzimit me figura tjera që e rrethojnë. Nëse figurat tjera parathonë ndonjë pengesë, rrezik apo vështirësi, afërsia e kësaj figure drejton kah ngadhënjimi i suksesshëm mbi të gjitha. Kjo figurë nënkupton edhe rilindje, gjegjësisht rimëkëmbje pas një periode të vështirë.

Femra (Vasha) - Fat dhe kënaqësi. Shumë femra:skandal, koritje, thashetheme. Nëse figura është në fund të filxhanit, një femër do të luajë rol të madh në daljen tuaj nga një situatë e vështirë.

Fener - Do të zbuloni kush ju ka vjedhur.

Fes, qeleshe - Lajm i këndshëm zyrtar.

Fier - Tradhti, një i dashur i pabesë.

Figurë shahu - Vështirësi në të ardhmen.

Filxhan - Shpërblim për përpjekje.

Flamur - Rrezik në të ardhmen.

Fletë - Mirëqënie, sukses.

Flutura - Mendjelehtësi. Naivitet. Çdokush ju shfrytëzon dhe përfiton nga ju. Nëse është me pika, ka mundësi të kaloni një sëmundje të lehtë.

Fole - Lumturi në familje.

Fole zogjsh - Harmoni në familje, dashuri.

Fortesë - Punë e kotë.

Foshnje - Brenga të vogla, por serioze, ndoshta do të fitoni ndonjë fëmijë apo lajm të mirë, e mundshme probleme të vogla, nëse ndodhet afër fundit të filxhanit, vështirësi për shkak të përgjigjeve të pamatura.

Fruta - Përparim.

Fshesë - Do të zgjidhni me shumë sukses problemet e juaja.

Fshikull - Energji të lartë, aktivitet seksual.

Fushë - Begati.

Fytyrë - Një fytyrë – një ndryshim, pengesë. Disa fytyra – një aheng.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+