Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

p

Pagëzore - Një lindje.

Paketë - Befasi.

Pallto - Një ndarje, një fund i miqësisë.

Pallua - Me bisht të shpërndarë – pasuri, tokë. E rrethuar me pika – një jetë luksoze. Afër një unaze – një martesë në pasuri.

Palma - Është simbol tejet pozitiv pa marrë parasysh se në cilën pjesë të filxhanit tregohet.

Papagall - Problem në mesin e miqve, një skandal, një udhëtim.

Parafango - Kujdes nga një person që nuk e pëlqen!

Parashutë - Shpëtim nga rreziku. Do të largoheni nga problemet.

Parcelë - Një surprizë.

Parericë - Ndihmë nga një mik.

Pata - Ftesa, vizitorë të papritur.

Patë - Zgjidhje për vendime të mira.

Paterica - Ndihmoni një mik të ngushtë.

Patkua - Fat i mirë.

Pëllumb - Nëse është ulur – një përmirësim në treg. Nëse është duke fluturuar – lajme të rëndësishme.

Pëllumb i bardhë - Fat i mirë.

Pema - Është një shenjë shumë e mirë dhe pozitivja i saj rritet veçanërisht kur është sezon e pemëve që paraqitet si figurë në filxhan. Zakonisht figura e pemëve ndihmon kallëzimin në kombinim me shenjat tjera dhe domethënien e tyre.

Pemë - Ndryshim në të mirë, plotësim i ambicieve. Ju pret periudhë e mirë, përmirësime të gjithanshme. Simbolizon stabilitet, fillim të ri, shpresë dhe realizim të dëshirave.

Pemë palme - Sukses, nderim, lumturi në dashuri.

Pendë - Dëshirat dhe planet tuaja do ti pengojnë prindërit apo vëllezërit dhe motrat tuaja.

Pentagon - Ekuilibër intelektual.

Përbindësh - Terror, tmerr.

Perde - Një sekret.

Perime - Pakënaqësi e përcjellur nga kënaqësia.

Perlë - Të ardhurit rrotull, pasuri e fituar.

Pesëkëndësh - Paqja harmonia perioda e qetësisë dhe e stabilitetit. Parathotë zgjidhjen e të gjitha problemeve ekzistuese.

Peshk - Në maje dhe në mes të filxhanit interpretohet si një brengë dhe preokupim juaji për një problem me të cilin ballafaqoheni momentalisht. Nëse është në fund të filxhanit, nënkupton fat dhe sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës, posaçërisht në hapat konkrete familjarë.

Peshkaqeni - Keni apetite dhe ambicie të mëdha, por ato, për fat të keq nuk do të realizohen as përafërsisht.

Peshore - Një padi. Peshorja e balancuar – drejtësi. Peshorja e pabalancuar – padrejtësi.

Peshorja - Peshorja zakonisht simbolizon drejtësinë,gjykatën dhe çështjet që kanë të bëjnë në lidhje me gjyqësinë. Me të nënkuptohen kontestet gjyqësore dhe mundësia e zgjidhjes së tyre “PRO” ose “KONTRA” interesave të të vrojtuarit. Nëse është në pozitë të drejtë, e drejta do të ngadhënjejë. Nëse anon në njërën anë, atëherë do të pasojë një padrejtësi. Shpeshherë në fund të filxhanit komentohet edhe si shkurorëzim gjyqësor i martesës, apo më konkretisht, divorc gjyqësore.

Pika - Simbolizon rëndësinë e shenjës së afërt. Disa pika – para.

Pikë në fundërrinë - Pikë e bardhë – thashetheme, pike e zezë – letër e kaëndshme, më shumë pika të zeza – dhuratë.

Pikëpyetje - Hezitim, kujdesi.

Piramidë - Sukses solid.

Pirun - Një mik i rremë, lajka.

Pishë - Ngjarje e rëndësishme në dimër.

Pishtar - Një kthesë për të mirë.

Pistoletë - Rrezik.

Pjatë - Grindje në shtëpi.

Pjatë veze - Rreziku po kalon.

Plep - Fëmijët tuaj do të kenë sukses.

Polic - Armik i fshehtë.

Pompa - Vizita e një miku të vjetër dhe të dashur, i cili ka qëllime tejet të sinqerta ndaj jush. Andaj, këshillat dhe ndihmesa e tij e sinqertë do të jenë të mirëseardhura në përballimin e disa problemeve dhe paqartësive jetësore.

Pompë - Bujari, zemërgjerësi.

Port - Dinjitet.

Portë - Mundësi, lumturi e ardhshme.

Pranga - Probleme.

Profil - Mik i ri.

Profili (i njeriut) - Kontakte dhe miqësi të reja. Ju pret një njoftim i ri me personin e caktuar, zgjerim i shoqërisë. Kryekëput shenjë pozitive. Nëse është në afërsi të ndonjë shenje tjetër që tregon një situatë të pazgjidhshme, atëherë kjo figurë mund të interpretohet si dalje nga situata e caktuar me ndihmesën e një personi të cilin posa e keni njoftuar.

Proshutë - Armiqësi me rrethin.

Pulë - Hare në familje.

Pullë - Do të ju plotësohet dëshira për realizimin e së cilës keni pritur mjaft gjatë.

Pullë postale - Kushtoni rëndësi shenjave apo simboleve para tij.

Pupël - Jostabilitet, mospërputhje, mungesë e përqendrimit.

Puro - Miq të rinj.

Pus - Kurth, dredhi.

Pushka - Nëse është në maje, atëherë jeta juaj është e rrezikuar. Më e papërshtatshme do të ishte nëse është në fund të filxhanit,pasi që do të thoshte se jeta e juaj është në rrezik të madh.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+