Horoskopi i Shëndetit

Viti 2017

Dashi

21 Mars - 19 Prill

Ritmi i ashpër i jetës që në mars do të fillojë të marrë haraçin, andaj kujdesuni se çfarë fusni në organizëm. Flini më shumë gjumë, praktikoni teknikën e re të relaksimit dhe qëndroni më shpesh në natyrë. Aktivitetet e domosdoshme fizike shmangni deri në gusht, dhe vetëm atëherë jepni vetes relaksim. Në tetor kujdes nga infeksionet e organeve gjenitale.

Demi

20 Prill - 20 Maj

Energjia nuk do t’ju mungojë, mirëpo me rastin marrjes me sporte dimërore kushtoni kujdes nyjave, transmeton Telegrafi. Ambienti i këndshëm dhe aktivitetet relaksuese në prill do t’ju eliminojnë stresin dhe vështirësitë, ndërsa në prill dhe tetor praktikoni shprehi më të shëndetshme ushqimore. Hani ushqim cilësor dhe me rregull, mirëpo me maturi dhe shmangi banketet e mbrëmjeve.

Binjakët

21 Maj - 20 Qershor

Në pjesën më të madhe e vitit do të keni tepricë energjie, pra është momenti i mirë që të kujdeseni për formën trupore. Në shkurt do të keni motivim të mjaftueshëm të bëni ushtrime fizike, gjë që do të shprehet në mënyrë të përshtatshme në gjendjen tuaj të përgjithshme. Deri në tetor do të shmangni me sukses vështirësitë, mirëpo deri atëherë shprehitë e pashëndetshme do të fillojnë të marrin haraç.

Gaforrja

21 Qershor - 22 Korrik

Menjëherë pas kremtes, organizmi do t’ju sinjalizojë që për të duhet të kini më shumë kujdes. Ushqimi i pashëndetshëm dhe mënyra e jetesës do t’jua dobësojë imunitetin, ndërsa pasojat do të filloni t’i ndieni që në muajin prill, transmeton Telegrafi. Nëse ndieni çfarëdo vështirësi në frymëmarrje, në qershor gjithsesi shkoni në kontroll te mjeku, ndërkaq në shtator bëni një kontroll sistematik.

Luani

23 Korrik - 22 Gusht

Në mars dhe në prill do të keni nevojë për më shumë gjumë, ndërkaq shkuarja e hershme në shtrat do t’jua forcojë imunitetin. Nëse mësoni të dalloni dembelinë nga lodhja kronike, do të dini kur do t’i përkushtoheni aktivitetit të shtuar fizik, e kur pushimit, sepse, varësisht nga ditët, marrja me sportin dhe pushimin do të jenë vendimare për shëndetin tuaj.

Virgjëresha

23 Gusht - 22 Shtator

Stresi dhe bashkë me të mungesa e pushimit për shkak të obligimeve të shumta do të jetë armiku më i madh i organizmit tuaj. Pasojat do t’i ndieni që në shkurt në formë problemesh me lëkurën dhe flokët, mirëpo teknikat siç janë joga dhe qi-gonga do t’ju ndihmojnë ta përtërini harmoninë psikofizike. Ato teknika do t’ju jenë të nevojshme posaçërisht në prill dhe në gusht.

Peshorja

23 Shtator - 22 Tetor

Jeni plot energji, në mars do të filloni të ndieni lodhje dhe do t’u ekspozoheni sëmundjeve, andaj filloni me detoksifikim dhe kurë. Marrja me sport do t’ju bëjë mirë tërë vitin, aq më tepër që do të shpenzoni tepricën e kalorive të futura në organizëm, të cilat në qershor rrezikojnë linjën tuaj trupore. Shmangni pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe ushqimin e shpejtë.

Akrepi

23 Tetor - 21 Nëntor

Pos aktivitetit fizik, do t’ju përshtatet edhe aktiviteti i shtuar mendor, ndërkaq mprehtësia e mendjes me detyra enigmatike në qershor do t’ju ndihmojë të përmirësoni përqendrimin e dobësuar. Nga tetori deri në dhjetor kujdes me nyjat, ndërsa dhembjet e shpinës zgjidhni me gjimnastikë mëngjesi dhe me shtrirje të shpeshta pranë tavolinës së punës.

Shigjetari

22 Nëntor - 21 Dhjetor

Truri do t’ju punojë me shpejtësi të madhe, mirëpo trupi nuk do të mund të përballojë ritmin e ashpër të cilin po ia impononi, përveç nëse nuk e sillni në formë të shkëlqyeshme Në shkurt përkushtojuni aktiviteteve fizike dhe ajrit të pastër, në prill kujdesuni me ushqimin, ndërkaq gushtin shfrytëzoni për thithje të rrezeve të diellit dhe për notim. Shmanguni sporteve ekstreme.

Bricjapi

22 Dhjetor - 19 Janar

Plogështia të cilën e hetoni në shkurt, do të jetë pasojë e mungesës së lëvizjes dhe ushqimit të rëndë. Regjistrohuni në ndonjë klub sportiv dhe filloni të hani më shumë pemë dhe perime. Çajet nga bimët shëruese në mars do t’ju eliminojnë simptomat e para të ftohjes, ndërsa në tetor do t’ju ndihmojnë të përmirësoni shëndetin e veshkave dhe të mëlçisë. Gjatë asaj kohe patjetër shmangni alkoolin.

Ujori

20 Janar - 18 Shkurt

Në mars do të jeni në formë të shkëlqyeshme dhe do të kënaqeni me aktivitete fizike, tendosjen të cilën do ta ndieni në maj do të zbutet me shëtitje të gjata në natyrë, ndërkaq nëntori do të kërkojë që t’i përkushtoni shëndetit më shumë kujdes, mos e lozni vetë rolin e mjekut, transmeton Telegrafi. Problemi do të mund të jetë më serioz seç mendoni, ndërkaq me terapinë në kohën e duhur do t’i shmangni pasojat serioze.

Peshqit

19 Shkurt - 20 Mars

Në mars do të jeni përplot energji. Përshtypja që jeni të pamposhtur do të tregohet e gabueshme në prill, kur do të mund t’ju paraqiten probleme me alergji apo dhembje të shpeshta të kokës, prandaj gjithsesi shkoni te mjeku. Teknika e relaksimit në maj do t’ju rinojë, ndërsa në dhjetor kërkon më shumë pushim dhe kujdes për shëndetin e eshtrave.