Gaforrja

Çfarë thonë yjet për shenjën: Gaforrja

Horoskopi Ditor

20 Shkurt 2018

Ruajtja e qetësisë gjatë kësaj dite do të jetë vërtetë e vështirë dhe do ju duhet të bëni një sforco të madhe për t’ia dalë. Kërkojini partnerit/es që të dilni në mënyrë që të mos bini në rutinën e mërzitshme. Ata që janë vetëm, do të marrin vlerësime që do të lënë gjurmë. Mos u kushtoni rëndësi zilive në profesion, përkundrazi buzëqeshni dhe vazhdoni rrugën tuaj. Rezultatet nuk kanë përfunduar ende!

Horoskopi Javor

19 Shkurt 2018 - 25 Shkurt 2018

Edhe Gaforrja duket se bën pjesë në listën magjike të shenjave të favorizuara për javën në vazhdim. Prandaj do të ndiheni energjikë dhe nuk do t’i druheni përballjes me dikë. Përpiquni që të gjeni gjuhën e përbashkët me një person që ndoshta ju ka nënvlerësuar. Mbase gjërat nuk do të bëhen të qarta që në fillim, por rrini të qetë se në ditët në vazhdim do të ndjeni përmirësim. Falë mbështetjes së planetëve, do të ndiheni më të sigurt në vetvete.

Horoskopi Mujor

Shkurt 2018

Ju jeni shenja më e prekshme në horoskop dhe ju urreni të kaloni barkën në marrëdhëniet tuaja për shkak të frikës nga refuzimi dhe braktisja. Çelësi i Saturnit në Gaforre është që me vetëdije të vendosë të jeni edhe nënë dhe baba dhe të dini se mund të vendosni që gjithmonë të jeni atje për fëmijën tuaj të brendshëm. Është e tëra në dorën tuaj nëse fëmija juaj i brendshëm ndihet i dashur apo i plagosur. Lëreni të kaluarën në të kaluarën. Është e rëndësishme të kujtoni se si Marsi, planeti i veprimit, udhëton në shtëpinë tuaj të 7-të dhe ju jep mundësinë të qëndroni me atë që dëshironi më së shumti në marrëdhëniet tuaja . Dhe ndërsa konfrontimi mund të mos ndihet gjithmonë i rehatshëm, sepse mendoni se kërcënon sigurinë tuaj, do të ndjeheni më shumë vetëbesues dhe i vetëfuqishëm nëse do të ngriheni për veten tuaj.

Kushtojini rëndësi zemrës dhe kini besim! Viti 2018 do të jetë plot ngjarje për të gjithë ju, të lindurit në shenjën e Gaforres. Një vit plot të papritura dhe tensione. Një gjë është e sigurt, gjatë 2018-tës nuk do të mërziteni kurrsesi, sepse ju presin risi të shumta që kërkojnë vëmendje dhe reflektim që të vendosni në mënyrë të drejtë. Në aspektin profesional, kalimet e shumta planetare do të diktojnë një situatë profesionale “stoike” për të gjithë ju. Viti paraqitet i mundimshëm dhe plot sfida pune. Urani dhe Demi, në periudhën mes majit dhe nëntorit do t’ju tregojnë rrugë të reja që duhet t’i ndiqni për arritje në karrierë. Bëni kujdes me Saturnin dhe Plutonin në pozicion jo të favorshëm që do t’ju detyrojnë të veproni me kujdes e maturi dhe të llogarisni me saktësi të plotë çdo hapo që hidhni në fushën financiare. Mos rrezikoni! Në aspektin sentimental, viti 2018 nuk do të favorizojë me pasiguritë, sjelljet sipërfaqësore apo “tërhiq e mos e këput”. Do të jetë viti i përsosur për të mbledhur mendjen dhe për të marrë vendime të rëndësishme që mund të kenë efekte afatgjata (përfshirë këtu ndonjë bashkëjetesë apo shtatzëni), apo edhe ndonjë ndarje, nëse konfliktet janë të vazhdueshme. Gjithsesi, yjet ju japin një këshillë: ktheni faqe dhe nisni një kapitull të ri. Në aspektin e shëndetit, diagrami juaj shëndetësore do të krahasohej me ulje-ngritjet e një karuseli. Mirëqenia fizike dhe kënaqësia e brendshme arrijnë majat, pastaj bien në rënie të lirë, prekin fundin dhe ngrihen përsëri në majë. Si përfundim ç’do të ndodhë? Ju do të bëni përpjekje, por s’do t’i keni të gjitha në dorë.

2018 nuk do të jetë viti i duhur për paqartësitë, për sjelljet sipërfaqësore apo grindjet. Do të jetë viti perfekt për të sistemuar jetën tuaj e për të marrë vendime të rëndësishme. Vendimet do të jenë afatgjata si p.sh. të nisni bashkëjetesën, ose një fëmijë; apo të ndaheni, nëse grindeni shpesh. Gjithsesi yjet ju rekomandojnë të ndryshoni gjithçka e të prisni një fazë ndryshe në jetën tuaj.

Me gjithë këto kalime të rëndësishme planetare, 2018 shihet si një vit ndryshimesh për ju Gaforre. Jupiteri tek Akrepi do ju ndihmojë të zgjeroni aktivitetin, ndërsa Urani tek Demi nga maji në nëntor do ju tregojë rrugë të reja për të ndërmarrë. Kujdes Saturnin dhe Plutonin që i keni kundër, kalime të vështira dhe impenjuese do ju detyrojnë të lëvizni me kujdes dhe të llogarisni mirë çdo hap tuajin.

Diagrama e shëndetit do të jetë plot ulje dhe ngritje. Kur të ndiheni shumë mirë, do të vijë rënia e lirë, dhe pasi të arrini në fund do të ngriheni sërish. Ky vit nuk ju ofron stabilitet.