Peshqit

Çfarë thonë yjet për shenjën: Peshqit

Horoskopi Ditor

21 Shtator 2018

Që të gjithë do të jenë në kërkim të mençurisë dhe këshillave tuaja dhe nga ana tjetër, do të dini të jepni mendime me vlerë. Megjithatë sa i takon dashurisë, do të jeni shumë krenarë dhe kokëfortë.

Horoskopi Javor

13 Shtator 2018 - 23 Shtator 201

Nëse nuk tregoheni te kujdesshëm nga disa persona te jashtëm ka rrezik qe jeta juaj ne çift te ketë probleme këtë jave. Ata do ndërhyjnë gjithë kohës tek lidhja qe keni krijuar duke nxitur debatet dhe problemet mes jush. Beqaret do kenë flirtime pa fund dhe mund ta bëjnë për vete një person. Te ardhurat do jene gjithë kohës te mbrojtura nga yjet. Do jeni te logjikshëm dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara. Gjendja fizike do jete e mire ndërsa ajo morale do lere shume për te dëshiruar. Disa seanca yoga do ju bëjnë mire. Ne pune do jeni luftarake dhe nuk do ndaleni derisa te arrini t'i përmbyllni me sukses planet. Jeta familjare nuk do jete e qete.

Horoskopi Mujor

Shtator 2018

10 ditët e para te muajit duhet te qëndroni me shume ne prapaskene dhe jo te shfaqeni. Keni për ta pare qe do jete shume me mire kështu. Gjendja shëndetësore nuk ka për te qene aspak e mire sidomos nëse vuani nga reumatizma apo artroza. Dashuria: Çiftet duhet te bëjnë here pas here ndonjë bilanc për jetën e tyre dhe nuk duhet kurrsesi te nxitohen për asgjë. Nëse ju dalin probleme me mire te ruajnë qetësinë dhe te flasin kur situata te mos jete e nxehte. Ju beqaret duhet patjetër te bëni përpjekje sepse po i late gjerat pas dorës nuk do e ndryshoni dot statusin. Puna: Gjendja financiare do ndryshoje paksa, por serish nuk do jete ne gjendjen qe ju keni dëshiruar. Mos bëni shpenzime te nxituara. jeta profesionale do kenë ndryshime, por qe nuk do ju pëlqejnë shume.

2018 do të jetë i mbushur me kalime pozitive dhe në përgjithësi nuk do të kaloni situata të pafavorshme. Do të ndiheni të fortë, të vendosur, plot vetëbesim, të gatshëm të hidhni pas krahëve vitet e vështira. Do të jeni gati veçanërisht të merrni nga jeta atë që keni më përzemër, në të gjithë drejtimet. Fati do t’ju rezervojë surpriza të bukura, kështu që… shijojini!

Të lumtur, të kënaqur dhe të dashuruar. Kështu do t’ju shohin yjet këtë vit. Nga ana tjetër do të jeni mjaft praktik, gjë që do t’ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme, mjaft të gjetura, të destinuara t’ju dhurojnë stabilitetin emotiv që ëndërroni. Një periudhë shumë e mirë për të gjetur dashurinë, për të gjetur personin e duhur, për të shtuar familjen, nëse dëshironi. Surpriza pa mbarim nga maji në nëntor.

Do të ndiheni gati për t’u impenjuar, për të kërkuar atë që dëshironi, për të shtuar kontaktet, marrëdhëniet që kanë rëndësi etj. Objektivi juaj kryesor do të jetë: Të përmirësoni situatën tuaj dhe të bëni një hap përpara për të përmirësuar cilësinë e jetës. Gjatë vitit 2018 do të keni më shumë të ardhura, të paktën deri në nëntor dhe kjo do të jetë një arritje e rëndësishme. Stabiliteti në punë dhe konfirmimi i aftësive tuaja do t’ju ndjekin përgjatë gjithë vitit.

Viti 2018 do të jetë periudha kur do ta rimerrni veten, në trup dhe shpirt. Do të ndiheni mirë brenda dhe këtë do ta reflektoni në pamjen e jashtme. Nëse doni të përmirësoni aspektin fizik, Saturni do t’ju ndihmojë së tepërmi.