Meri Shehu: Horoskopi për muajin Qershor, shenja më me fat

Sipas astrologës Meri Shehu, muaji Qershor do jetë një muaj që të paktën në shikim të pare do duket I bukur por ç ‘rendësi ka se si është në thelb, rëndësi ka qe ne ta shikojmë të bukur. Pikërisht me 2 dhe 3 Qershor janë dy ditë ditë shumë të këndshme, shumë pozitive sepse Dielli dhe Afërdita janë ngjitur me njëri tjetrin, kjo do të thotë që janë në një shkëmbim dashurie dhe energjie pozitive por janë në shenjën e binjakëve.

Në Qershor është muaji i dy eklipseve të mëdha të vitit, pra kemi një eklips shumë të rëndësishëm me datën 5-së në shigjetar që është një eklips shumë i bukur dhe me datën 21 kemi hënën e re në Gaforre, që mbartë emocione të mëdha.

Shenjat më me fat të muajit Qershor:
1. Virgjëresha
2. Peshqit
3. Binjakët
4. Akrepi
5. Demi
6. Ujori
7. Peshorja
8. Gaforrja
9. Dashi
10. Luani
11. Shigjetari
12. Bricjapi

Virgjëreshat mund të shfrytëzojnë pamjen, të foluren, komunikimin ose dashurinë dhe nxehtësinë që i sjellin planetet në këtë periudhë, ose renien në sy që do t’i bëjë më të dashur në sytë e të tjerëve për të realizuar dëshirat e tyre. Mund të kemi njohje të mira erotike, njohje të mira pune, afrime me njerëz që kanë pushtet të cilët do t’i mbrojnë dhe do t’i marrin në kujdestarinë e tyre por edhe për bashkëpunime të rëndësishme.


Artikuj të tjerë