Peshorja

Çfarë thonë yjet për shenjën: Peshorja

Horoskopi Ditor

20 Shkurt 2018

Pas një periudhe rrëzimi, vjen sërish ngritja. Raporti me personin që dashuroni do të gjallërohet, duke sheshuar të gjithë keqkuptimet që keni pasur. Për ata që janë vetëm, parashikohen të papritura si dhe vështirësi për të gjetur personin ideal. Në punë, planifikoni urgjent ndonjë ide apo strategji, për të arritur aty ku dëshironi.

Horoskopi Javor

19 Shkurt 2018 - 25 Shkurt 2018

Këtë javë Marsi do të kalojë në shenjën tuaj, por nuk pritet të ndodhë ndonjë gjë shumë e rëndësishme. Ndikimi i Venusit nuk do të jetë i menjëhershëm, por më pas mund të ndiheni më të fortë. Aty nga mesi i javës do të ndjeni nevojën për t’u shpërqendruar, në mënyrë që të lehtësoheni disi dhe prej peshës së ndikimit të Saturnit. Fundjava do të jetë e paparashikueshme, e mbushur me raste për argëtim, por në aspektin e ndjenjave mund të hasni vështirësi.

Horoskopi Mujor

Shkurt 2018

Ju do të ndjeni një frymë ajri të freskët, pasi Venusi, planeti juaj engjëll mbrojtës, lë Bricjapin dhe ciklet e rezervuara, serioze, konvencionale në një Ujori unik, të zgjuar dhe i një lloji tejtër më datën 2. Të gjithë miqtë tuaj duket sikur dalin nga guaska ku gjendeshin, fakt që juve ju pëlqen, pasi ata pasqyrojnë atë pjesë tuajën që dëshiron ta sfidojë konventën. Më 1, Jupiteri, planeti i rritjes dhe zgjerimit, i cili ka qenë në shenjën tuaj që prej 24 Shtatorit 2017, do të fillojë ciklin e 4-mujor. Çfarë mundësi e mrekullueshme për ju, Peshore e dashur, për të reflektuar dhe për të rivlerësuar të gjitha marrëdhëniet tuaja, duke filluar me marrëdhënien tuaj me veten. Dhe jo vetëm marrëdhëniet me të tjerët – por marrëdhënia juaj për të punuar, siguruar para, për shëndetin tuaj, makinën etj. Dhe më e rëndësishmja tani, është koha për të rivendosur ekuilibrin midis të rriturit tuaj të dashur dhe fëmijës suaj të dashur. Pas të gjithave, ju jeni në këtë jetë për të krijuar ekuilibrin, harmoninë dhe punën në grup dhe ju ilustroni se ne të gjithë po mësojmë atë që kemi më shumë nevojë për të mësuar.

Viti 2018 do të jetë një vit konfirmimesh dhe spastrimesh njëherësh. Paraqitet një viti relativisht i mundimshëm, që do të karakterizohet nga reflektimi i thellë dhe maturia, nga zgjedhje të vështira që do të kërkojnë vëmendje maksimale. Megjithatë, disa situata do të jenë të paparashikueshme dhe mund t’ju detyrojnë të ndryshoni planet e projektet personale apo familjare. Duhet të jeni si uji që merr formën e enës ku hidhet, kështu, do të përshtateni me rrethanat. Lajme të mira vijnë prej muajit nëntor. Në aspektin profesional, përgjatë vitit 2018 mund ta keni pak të vështirë të përshtateni me kërkesat e punës dhe me risitë. Nëse do t’ju duket vetja si pa bosht, mundohuni të shihni përpara dhe tregohuni fleksibël. Kështu, do të arrini të merrni maksimumin nga një vit jo fort bujar me ju. Megjithatë, këto sprova do t’ju shtyjnë të nxirrni në pah dhunti që mbase s’e dinit t’i kishit. Me siguri, do t’i shtoni kompetencat dhe aftësitë tuaja në karrierë. Në aspektin sentimental, viti 2018 do të sjellë zgjidhjen e të gjitha nyjave të lidhura në vitin 2017. Nëse nuk kishit menduar të përballeshit me to, tani do t’ju detyrojnë rrethanat që ta bëni. Ndaj, kini durim, nëse e keni vërtet për zemër partnerin/en, se nuk do të jetë një vit i lehtë. Nëse tregoheni bashkëpunues, të jeni të sigurt për diçka, raporti juaj do të forcohet edhe më tej. Në rast të kundërt, mund ta gjeni veten sërish beqarë/e. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mos e humbni durimin, por më përpara përpiquni të gjeni pavarësinë emocionale brenda jush, para se t’i futeni një lidhje sa për të mos ndenjur vetëm. Në aspektin e shëndetit, nuk do të keni shumë energji këtë vit. Ndaj, nëse ia doni të mirën vetes, duhet të mësoni ta menaxhoni me maturi fuqinë tuaj fizike, duke organizuar angazhimet me efikasitet, duke kërkuar ndihmë dhe duke shmangur tensionet, pesimizmin dhe meditimet e zgjatura. Ushqehuni si duhet, çlodhuni dhe argëtohuni sa më shumë.

2018 do t’ju sjellë në vëmendje të gjitha ngatërresat e 2017. Nëse nuk keni menduar më parë për t’u dhënë zgjidhje, tashmë do të detyroheni nga rrethanat. Tregohuni të qetë, nëse e keni për zemër partnerin, sepse nëse silleni ndryshe nuk do të jetë një vit i lehtë. Nëse do të mbështesni njëri-tjetrin, raporti juaj do të forcohet. Në të kundërt mund të ndaheni. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, pikë së pari fitoni pavarësinë emotive, përpara se të nisni një histori vetëm për të mos u ndjerë vetëm.

Në 2018 do të lodheni disi duke u përshtatur me kërkesat dhe ritmet e reja në punë. Nëse ju duket se po ecni në një terren jo shumë të fortë, sforconi veten dhe shihni përpara, tregohuni elastikë. Në këtë mënyrë do të mund të merrni më të mirënnga ky vit i vështirë për ju, Peshore. Duke iu vënë në provë, ky vit do të nxjerrë në pah kapacitete që ju nuk i dinit se i kishit. Do të zgjeroni rrethin e kompetencave tuaja. Një fundvit shumë i mirë me Jupiterin tek Shigjetari.

Energjia juaj nuk do të jetë arma juaj më të fortë. Prandaj duhet të mësoni të shfrytëzoni me kujdes forcën tuaj, duke mos harxhuar energji me situata tensionuese apo nervoze. Pushoni dhe shijoni ushqimin.