Na ndiqni në Instagram!

Shigjetari

Çfarë thonë yjet për shenjën: Shigjetari

Horoskopi Ditor

15 Nëntor 2018

Mundohuni të zhdukni gjithë problemet që keni në vendin e punës, pasi tërheqja e tyre në familje ose dashuri, mund të shtojnë problemet. Ky është momenti për të menduar më shumë për veten dhe ndjenjat tuaja.

Horoskopi Javor

12 Nëntor 2018 - 18 Nentor 2018

Gjatë kësaj jave do t’ju ofrohen mundësi të shumta, sidomos për ata që janë në kërkim të gjërave të reja qoftë në aspektin profesional edhe në atë personal. Mërkuri do të favorizojë jetën tuaj sentimentale dhe do t’i hapë rrugën mundësive të reja. Bëni kujdes në fundjavë, kur falë ndikimit të Hënës mund të krijohen tensione mes jush dhe partnerit.

Horoskopi Mujor

Nëntor 2018

Dashuria: Ky muaj në dashuri nuk ka mungesë të momenteve pozitive dhe mjaft sfiduese. Çiftet që kanë qenë së bashku për njëfarë kohe do të jenë në gjendje të planifikojnë të ardhmen. Është gjithashtu një moment shumë i rëndësishëm për ata që po përpiqen të formalizojnë një lidhje dhe hyrja e Mërkurit në shenjën e zodiakut ndihmon për të reflektuar dhe gjetur zgjidhjet e duhura. Muaji nëntor është pozitiv edhe për beqarët, nuk do të mungojnë takimet me fat, edhe nëse njohjet e reja do të jenë veçanërisht të pasionuara dhe të angazhuara. Puna: Nëse javët e para të muajit të kaluar ishin mjaft të vështira për t’u toleruar, gjendja me të cilën fillon ky muaji për Shigjetarin është ndryshe. Do të ketë shumë mundësi për të demonstruar aftësitë e tyre dhe nuk do të humbasin mundësinë për të marrë rezultate të kënaqshme. Por ju duhet të keni aftësinë për të përcaktuar atë që me të vërtetë ia vlen të vazhdoni dhe të shmangni përpjekjet për të kapur shumë interesa dhe nisma që nuk sjellin gjithmonë përfitimet e dëshiruara.

2018 do të jetë një vit përgjithësisht i qetë, me ndonjë të re që gjithsesi nuk do ta përshpejtojë ritmin e këtij viti. Vetëm në fund të vitit, ritmi do të përshpejtohet, me futjen e Jupiterit tek shenja juaj. Ky kalim do të nxjerrë në pah arritjet dhe dëshirat tuaja. Do ju ndihmojë të shprehni të gjitha gjërat që keni mbajtur brenda gjatë kësaj kohe. Vetëm Neptunin do ta keni kundër. Ai mund t’ju shkaktojë ndonjë zhgënjim në familje apo dashuri, por do ta kaloni pa probleme.

Urani që ndodhet tek Dashi do t’ju sjellë transformime dhe ndryshime në dashuri, por për shumë nga ju këto të reja kanë lidhje me ngjarje të kaluara. Për disa nga ju, 2018 do të jetë viti i transformimit. Ai do të konsistojë sidomos në nevojat tuaja dhe do të kërkojë strategji të ndryshme nga ato që keni përdorur në të kaluarën. Neptunin do të keni kundër, do të tentoni të kërkoni idealen, por do të keni një përballje direkte mes vetes dhe realitetit. Kërkoni atë që ju meriton dhe shtrëngojeni fort!

2018 do të jetë një vit i qetë, por nganjëherë do t’ju pushtojë frika se diçka mund të shkojë keq. Gjithsesi, konfigurimi i yjeve për ju nuk do të jetë i keq, por muaj pas muaji situata ndryshon. Vetëm nga nëntori e në vazhdim situata do të kthehet e gjitha në favorin tuaj, dhe do t’ju shpërblejë për sforcot e kaluara.

Do të jeni mirë, por duhet të tregoni kujdes veçanërisht me pamjen e jashtme; kujdes si ushqeheni. Mos eleminoni asnjë ushqim nga dieta juaj, duhet të hani gjithçka që të mos keni mungesa në organizëm.