Virgjëresha

Çfarë thonë yjet për shenjën: Virgjëresha

Horoskopi Ditor

17 Dhjetor 2017

Marrëdhënia ne çift do jete shume e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe nuk ka për te ndodhur asgjë qe ju nuk e dëshironi. Ata qe ka me shume se dy vite se bashku do mendojnë te krijojnë një familje te re. Beqaret do joshin shume persona dhe njeri do jete ai qe do iu përshtatet me shume. Ne planin financiar do jeni te organizuar dhe nuk pritet asnjë problem.

Horoskopi Javor

Java: 11 Dhejtor - 17 Dhjetor

Mërkuri do të jetë protagonisti i vërtetë në shenjën tuaj gjatë këtyre ditëve të fundvitit. Falë ndikimit të tij do t’ju duhet t’i rishikoni disa çështje nga një këndvështrim tjetër. Kjo mund të jetë e lodhshme, por me siguri e nevojshme. Të mërkurën përpiquni t’i jepni zgjidhje çdo çështjeje që nuk doni ta mbartni për vitin 2018. Të premten përpiquni të mos bëni figurë të keqe kur të viheni përballë provave. Një sërë angazhimesh mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur në fundjavë, por yjet ju këshillojnë që ato ditë t’i kaloni në vetmi.

Horoskopi Mujor

Dhjetor 2017

Gjatë këtij muaji do jeni te zënë me angazhime dhe do lodheni goxha. Gjithsesi nuk do ndiheni aspak keq sepse do kaloni edhe kohe me te afërmit. Nëse jeni ne një lidhje vëruani veshin personave qe keni ne krah dhe mos u tregoni kokëfortë sepse atëherë kur nuk do e prisni do ju dalin probleme serioze. Beqaret do jene shume te nxituar dhe do bëjnë gabime te njëpasnjëshme qe do ju lënë pasoja për te ardhmen. Zemra ne vend qe te ndihet e gëzuar do trishtohet. Shëndeti nuk do jete problematik, megjithatë një kure me vitamina dhe pak me shume proteina do ju bëjnë mire për te përballuar dimrin. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm. Te gjitha masat qe keni marre kohet e fundit do japin rezultatet e veta. Ne pune do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve dhe do arrini atje ku e keni programuar.

Pavarësisht fillimit te vitit disi te ndërlikuar, pjesa tjetër do jete goxha me pozitive. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do analizoni me detaje gjithçka para se te hidhni hapa. Nuk do mungojnë surprizat dhe për disa mund te ndryshoje tërësisht rrjedha e jetës. Prilli do jete muaji me energjik dhe entuziast, ne qershor do keni njohje te reja ne çdo fushe dhe ne tetor do merren vendime te mëdha e do bëhen zgjedhje. Çiftet do afrohen edhe me shume me njeri-tjetrin dhe do kenë një jete me ritmike se me pare. Beqaret do preferojnë te ndihen mire dhe te dashuruar pa pasur patjetër nevoje për t’u stabilizuar. Ata do flirtojnë do joshin dhe do kenë plot aventura. Ne planin financiar mund t’iu dalin shpesh te papritura dhe probleme, por do dini si ta ruani ekuilibrin. Shëndeti nuk do jete i keq, por here pas here lodhja dhe stresi mund te sjellin shqetësime te vogla. Ne pune do ketë zhvillime dhe ndryshime te mëdha. Vit i suksesshëm për ju.

Gjërat të cilat ju pengojnë në marrëdhënien me partnerin do të dalin në sipërfaqe që në janar, duke ju dhënë gjasa të shkëlqyeshme që t’i ndryshoni. Që të dy do të kuptoni që përballë keni akoma personin me të cilin jeni të dashuruar, andaj me praktikimin e ndryshimeve në rutinën e përditshme nga prilli do të përtërini afshin e vjetër. Beqarët dhe beqaret nga fundi i vitit do të kuptojnë që personi për të cilin kanë gjurmuar e kanë pasur shumë pranë, kurse ana tjetër ai këtë mezi e pret.

Të lodhur midis obligimeve afariste dhe private, do të keni ndjenjën që angazhimi dhe sakrifica juaj nuk po ju sjellin rezultate. Keni përshtypje të gabueshme, ndërkaq gjërat do t’i bëni të lehta në se përmirësoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët dhe me eprorët në janar, por aq më tepër në prill, transmeton Telegrafi. Synoni ndryshime, nga tetori do të lidhni kontakte të cilat do t’ju mundësojnë të arrini rezultate.

Stresi dhe bashkë me të mungesa e pushimit për shkak të obligimeve të shumta do të jetë armiku më i madh i organizmit tuaj. Pasojat do t’i ndieni që në shkurt në formë problemesh me lëkurën dhe flokët, mirëpo teknikat siç janë joga dhe qi-gonga do t’ju ndihmojnë ta përtërini harmoninë psikofizike. Ato teknika do t’ju jenë të nevojshme posaçërisht në prill dhe në gusht.