Shenjat më të famshme

  1. Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
    Kjo gjë nuk do dyshime. Luanët njihën si ekstrem të famshëm. Ata janë miqësorë, të dalluar dhe njerëzit thjeshtë i duan ata. Luanët i kanë cilësitë që i bëjnë njerëz të njohur – janë tërheqës, optimistë, energjikë dhe të sjellshëm. Gjëja më e mirë e tyre është ajo që sa më shumë dashuri dhe besnikëri të marrin nga të tjerët, aq më shumë do të jau kthejnë. Luanët janë më të famshëmit në çdo shkollë dhe kanë tendencë të jenë njerëzit që të tjerët i kërkojnë më së shumti.
  2. Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
    Personat nën shenjën e Shigjetarit janë argëtues. Ata kanë një dëshirë të etur për jetën, gjë që është ngjitëse dhe tërheqëse tek ta. Vetëm shtoni çiltërsisë dhe sensit të tyre fantastik të humorit dhe ata pa dyshim do të jenë një nga shenjat më të njohura të Zodiakut. Ata kanë zemra të mëdha dhe janë jashtëzakonisht bujarë. Shigjetarët janë shumë të pëlqyer dhe mbase është natyra kalimtare e personaliteteve të tyre që i bën të tjerët të duan të jenë rreth tyre sa më shumë që të jetë e mundur para se të nisen për ndonjë aventurë tjetër.
  3. Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
    Peshqit do të bënin gjithçka për të gjithë – ata janë vetëmohues dhe kjo i bën ata shumë të dalluar. Ata janë jashtëzakonisht krijues dhe mund të na ndihmojnë neve që të shohim botën në një mënyrë frymëzuese. Ata shoqërohen me të gjithë dhe përderisa mund të kenë momentet e tyre të vetmuara, kur ata vendosin të jenë të shoqërueshëm, do t’i gjeni në qendër të vëmendjes.
  4. Dashi (21 Mars – 19 Prill)
    Nëse jeta do të jepte çmim për “më të mirin në rreth”, të gjithë nën shenjën e Dashit do të fitonin. Është shumë e vështirë të mos e duash një Dash sepse aventurat dhe gjallëria e tyre mund ta bëjnë pothuajse çdo gjë të duket argëtuese. Nuk ka rëndësi që ata janë super konkurrues; ajo frymë konkurruese i bën njerëzit përreth tyre të përpiqen të bëjnë më të mirën. Është energjia që i bën të tjerët t’i afrohen atyre dhe të bëhen miku i tyre.
  5. Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
    Binjakët me gjasë kanë shkruar librin se si të jesh i famshëm dhe të bësh miq. Ata janë ekspertë shoqëror në mënyrë mbresëlënëse dhe mund të gjejnë çfarëdo interesi të përbashkët me këdo. Ata i bëjnë njerëzit e tjerë të ndjehen të veçantë dhe të denjë dhe kujt nuk i pëlqen kjo? Binjakët patjetër që mund ta kthejnë humorin tuaj të keq dhe të të bëjnë të ndjehesh më mirë vetëm duke qenë të shoqëruar me ta.
  6. Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
    Peshoret priren të jenë të famshme sepse janë shumë të pëlqyera nga të tjerët dhe ato me të vërtetë e marrin seriozisht popullaritetin. Një Peshore e cila nuk është e njohur në shkollë apo universitet është me të vërtetë një Peshore shumë e trishtuar. Të kesh shumë miq dhe të jesh e pëlqyer është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta. Ideja që dikush nuk i pëlqen ata do t’i bëjë të vuajë shumë. Pse të tjerët nuk e pëlqejnë atë? Çfarë mund të bëjë një Peshore për të ndryshuar mendimin e tyre?
  7. Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
    Ujorët shumë lehtë bëhen të famshëm. Njerëzit thjesht i pëlqejnë ata pa bërë shumë përpjekje nga ana e tyre. Ndoshta kjo është për shkak se ata mund të bëhen si të ftohtë dhe kështu të tjerët duhet të bëjnë më shumë për të arritur miqësinë e tyre. Personat nën shenjën e Ujorit i bëjnë njerëzit të ndjehen rehat dhe vetvetja, gjë që është shumë e rrallë. Një Ujor do ta bëjë dikë që të jetë i sinqertë për karakterin e çuditshëm që mund të kenë.
  8. Demi (20 Prill – 20 Maj)
    Personat nën shenjën e Demit kanë stil dhe atë aftësi që i tërheq njerëzit drejt tyre. Demat nuk janë të turpshëm dhe u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes (ashtu sikurse Luani), gjë që është e mirë sepse janë magjepsës. Është shumë e vështirë të mos mahnitesh me një Dem dhe me aftësinë e tyre për të udhëhequr ndejën. Njerëzit e duan për aq kohë sa nuk debatojnë me të. Demi nuk do të lëshojë pe ose të bëjë kompromis, gjë që mund të mos i mbajë miqtë ndonjëherë.
  9. Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
    Nuk është se Gaforret nuk kanë miq apo shumë miq, por thjeshtë për ata ja vlen më shumë të kesh një ose dy miqësi të forta sesa të kesh një grup të madh miqsh. Ata duhet të jenë në gjendje t’i besojnë njerëzve në jetën e tyre dhe kjo është një gjë e vështirë për të arritur nëse janë duke folur me shumë njerëz. Familjariteti dhe shkëmbimi janë më të rëndësishme për një person të Gaforres sesa popullariteti.
  10. Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
    Bricjapët nuk kanë kohë për të qenë të famshëm – ata kanë punë për të bërë. Por, kjo nuk do të thotë që nuk kanë miq. Bricjapët kanë tendencë të kenë disa miq të ngushtë dhe të marrin në konsideratë disa nga miqtë e tyre bashkëpunëtorë (të kaluar dhe të tanishëm). Por, ata nuk kanë një aftësi të natyrshme për të kultivuar miqësi të reja dhe as nuk kanë dëshirë ta bëjnë këtë. Ata pak a shumë mund të duken si të rreptë apo edhe të vështirë me njerëzit që nuk i njohin.
  11. Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
    Virgjëreshat nuk i sheqeros asgjë, kështu që një karrierë diplomatike me siguri nuk është e përshtatshme për ta. Ata kanë miq por nuk janë menjëherë gjithmonë të pëlqyeshëm. Ata mund të jenë të ashpër, kritikë dhe të bezdisshëm, të cilët mund t’i largojnë miqtë e mundshëm. Është shumë në rregull për ta nëse nuk janë shenja më e famshme e Zodiakut; ata janë mjaft të sigurt se janë më të zgjuarit dhe se njerëzit do t’i duan ata për mënyrën që ata janë, dhe jo një imazh fantastik i tyre.
  12. Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
    Akrepi është më shumë për marrëdhënie të forta dhe të veçanta vetëm me disa njerëz sesa të jesh i dalluar me shumë miq. Një Akrep kurrë nuk do ta quante dikë si mik të ngushtë nëse nuk e mendon në të vërtetë atë. Ata i marrin marrëdhëniet e tyre shumë seriozisht dhe më mirë do të kishin më pak njerëz që mund të kenë besim në jetën e tyre sesa një grup të madh njerëzish që do t’i përdornin dhe t’i zhgënjenin ata.

Artikuj të tjerë