Na ndiqni në Instagram!

Horoskopi i Punës

Viti 2018

Dashi

21 Mars - 19 Prill

Nëse hidhni vështrimin pas, nuk keni sesi mos të pranoni sa rrugë të gjatë keni bërë. Në përgjithësi keni bërë hapa përpara, qoftë edhe një të vetëm… Tani duhet të mbroni arritjet tuaja. Rreziku i vërtetë do të jetë të përballeni me një person që më mirë do ishte ta evitonit. Ka shumë mënyra për t’iu shmangur konfliktit. Në fund të vitit, Jupiteri tek Shigjetari do t’ju sjellë të ardhura shumë të mira.

Demi

20 Prill - 20 Maj

Saturni do t’ju garantojë arritje afatgjata. Mund të ecni përpara në karrierë, të realizoni një objektiv të madh apo të shtoni klientelën. Jupiterin e keni kundër, prandaj kujdes me administrimin e të ardhurave dhe burokracitë. Nëse shpresoni një ndryshim drastik, Urani tek Demi ngamaji nënëntor mund t’ju sjellë të rejat që prisnit.

Binjakët

21 Maj - 20 Qershor

Në 2018-ën, pozicionimi i planeteve muaj pas muaji do të ketë shumë rëndësi për ju. Në përgjithësi ata do t’ju favorizojnë më shumë sesa vitin e kaluar. Në disa muaj progresi do të jetë më i ngadaltë, në disa të tjerë më i shpejtë. Nga nëntori, kujdes me të ardhurat dhe shpenzimet. Mos kini frikë; 2018 do të jetë vit më i mirë sesa 2017!

Gaforrja

21 Qershor - 22 Korrik

Me gjithë këto kalime të rëndësishme planetare, 2018 shihet si një vit ndryshimesh për ju Gaforre. Jupiteri tek Akrepi do ju ndihmojë të zgjeroni aktivitetin, ndërsa Urani tek Demi nga maji në nëntor do ju tregojë rrugë të reja për të ndërmarrë. Kujdes Saturnin dhe Plutonin që i keni kundër, kalime të vështira dhe impenjuese do ju detyrojnë të lëvizni me kujdes dhe të llogarisni mirë çdo hap tuajin.

Luani

23 Korrik - 22 Gusht

Jupiteri tek Akrepi, të cilit i shtohen edhe të papriturat që sjell Urani tek Demi, do t’ju shqetësojnë gjatë vitit. Do t’ju bëjnë të entuziazmoheni shpejt, ndërkohë që duhet ta vlerësoni me kujdes situatën, për të ruajtur rezultatet e arritura deri tani. Nëse do të tregoni kujdes për të mos bërë zgjedhjet e gabuara, 2018 do të jetë vit pozitiv për ju. Një vit i mirë për të ruajtur arritjet e realizuara, por jo për të nisur projekte të reja. Nga nëntori, Urani tek Dashi dhe Jupiteri tek Shigjetari do t’ju ndihmojnë të zgjeroni kufinjtë tuaj dhe të synoni për më lart.

Virgjëresha

23 Gusht - 22 Shtator

Nuk ndodh gjithnjë të keni Jupiterin dhe Saturnin në anën tuaj. Nga ana tjetër, nga maji në nëntor do të keni edhe Uranin. Synoni lart, pasi karriera juaj do të jetë në ngjitje. Prisni stabilitet, siguri ekonomike, zgjidhje tëfavorshme, propozime që po i prisnit prej kohësh. Keni një projekt të vjetër nësirtar? Ndoshta ka ardhur momenti që ta vini në jetë!

Peshorja

23 Shtator - 22 Tetor

Në 2018 do të lodheni disi duke u përshtatur me kërkesat dhe ritmet e reja në punë. Nëse ju duket se po ecni në një terren jo shumë të fortë, sforconi veten dhe shihni përpara, tregohuni elastikë. Në këtë mënyrë do të mund të merrni më të mirënnga ky vit i vështirë për ju, Peshore. Duke iu vënë në provë, ky vit do të nxjerrë në pah kapacitete që ju nuk i dinit se i kishit. Do të zgjeroni rrethin e kompetencave tuaja. Një fundvit shumë i mirë me Jupiterin tek Shigjetari.

Akrepi

23 Tetor - 21 Nëntor

Me Jupiterin tek Akrepi dhe Saturnin në anën tuaj, 2018 do të jetë një vit i shkëlqyer për punën. Përgatituni për rezultate pozitive, tregoni aftësitë tuaja, zgjidhni situata të komplikuara. Vendimet që do të merrni këtë vit do të jenë pozitive dhe ju garantojnë stabilitet dhe shumë të ardhura. Nuk do të ndaleni dhe do të hidhni hapa plot siguri përpara.

Shigjetari

22 Nëntor - 21 Dhjetor

2018 do të jetë një vit i qetë, por nganjëherë do t’ju pushtojë frika se diçka mund të shkojë keq. Gjithsesi, konfigurimi i yjeve për ju nuk do të jetë i keq, por muaj pas muaji situata ndryshon. Vetëm nga nëntori e në vazhdim situata do të kthehet e gjitha në favorin tuaj, dhe do t’ju shpërblejë për sforcot e kaluara.

Bricjapi

22 Dhjetor - 19 Janar

Vit arritjesh, konfirmimesh, impenjimesh që do të përmbyllen me sukses. Çfarë ju mungon Bricjapë? Përgjigjen do ta keni gati: Më shumë të ardhura. Me Jupiterin tek Akrepi deri në nëntor do të keni mundësi të siguroni të ardhura të mira, të arrini sukses në biznes, të merrni bonus, ose të gjeni një punë mirë të paguar. 2018 do të jetë një vit me plot avantazhe për ju!

Ujori

20 Janar - 18 Shkurt

2018 nuk do të jetë një vit i pafavorshëm, por duhet të bëni kujdes me zgjedhjet, me fjalët apo me dëshirën për të pasur më shumë. Dëshira për të bërë më shumë para, mund t’ju shtyjë të bëni një hap fals. Lëvizni me kujdes, me urtësi dhe realizëm. Edhe pseyjet nuk do t’ju garantojnë një qiell në favorin tuaj, do të realizoni disa gjëra të mira. Rezultate spektakolare do të arrini nga nëntori e në vijim.

Peshqit

19 Shkurt - 20 Mars

Do të ndiheni gati për t’u impenjuar, për të kërkuar atë që dëshironi, për të shtuar kontaktet, marrëdhëniet që kanë rëndësi etj. Objektivi juaj kryesor do të jetë: Të përmirësoni situatën tuaj dhe të bëni një hap përpara për të përmirësuar cilësinë e jetës. Gjatë vitit 2018 do të keni më shumë të ardhura, të paktën deri në nëntor dhe kjo do të jetë një arritje e rëndësishme. Stabiliteti në punë dhe konfirmimi i aftësive tuaja do t’ju ndjekin përgjatë gjithë vitit.