Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

i

I varur - Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur jeni të varur do të thotë se keqësohet pozicioni juaj. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të varur dhe që është shok ose i njojtur do të thotë se ai person, do të ndeshet me ju. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të varrur që është i huaj, do të bëni një shoqëri të re me të.

Ilaç - Në qoftë se shikoni se merrni ilaçe dhe janë të hidhura, do të keni hidhërime dhe shqetësime në punë. Në qoftë se ia jep dikujt, do të keni shumë fitime dhe të mira në punë. Në qoftë se prodhon ilaçe, do të sëmuresh. Në qoftë se i vjell, do të keni shkatërrime tregëtare. Në qoftë se merr helm, prit vdekje jashtëzakonisht të tmerrshme.

Inagurim - Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në inagurimin e një kishe, ëndrra do t’u dalë për mirë dhe do të keni gëzime. Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në inagurimin e shtëpisë tuaj ose të dikujt tjetër, do të keni dëme dhe dëshpërime.

Inat - Në qoftë se shihni që jeni të inatosur, do të keni mërzi, në qoftë se shihni të tjerë të inatosur, do të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj të inatosur me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

Incident - Në qoftë se ëndërroni sikur ju shfaqet një incident urgjent dhe ju pengon të bëni diçka, do t’u vijë një trashëgimi që nuk e prisnit. Në qoftë se shikoni sikur pësoni një incident të këndshëm, do të pësoni fatkeqësi.

Indianë - Në qoftë se shihni që flisni me një indian, ju pret suksesi në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikoni. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me indianë, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.

Infeksion - Në qoftë se shikoni sikur keni pësuar ndonjë sëmundje të lëkurës, do të keni fatkeqësi të befasueshme në familje, por edhe shkatërrime në vendin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur dikush tjetër vuan nga ndonjë infeksion, do t’u ndodhë atyre e keqja për të cilën do të hidhëroheni edhe ju.

Insekt - Në përgjithësi ëndrrat me insekte do të thonë zënka dhe mërzi. Gjithashtu do të thonë se kundërshtarët tuaj bëhen pengesë në çështjet tuaja.

Instrument - Në qoftë se shihni që i bini ndonjë instrumenti muzikor, do të mërziteni për vdekjen e një të afërmi tuaj, në qoftë se dëgjoni instrumente pa i parë ato, do të keni halle dhe mërzi të vogla.

Internim - Në qoftë se të internojnë me të drejtë do të kesh fund të keq nga veprimet e tua të padrejta. Në qoftë se të internojnë me padrejtësi, do të marrësh mërzi dhe do të të marrin nëpër gojë armiqtë e tu.

Intrigë - Në qoftë se shikoni sikur bëjnë intriga kundra jush ose ju bëni kundra dikujt, do të dëgjoni të shara dhe fjalë të këqia që do të thonë për ju.

Iriq - Lajme të këqija dhe mërzi.

Irizë - Në qoftë se vuan nga iriza në zemër ose në gjoks, do të kalosh një jetë të keqe familjare. Në qoftë se e ke në duar, në këmbë ose në kokë punët ju venë mbarë.

Ishull - Në qoftë se shihni se jeni në ishull për pushime ose për punë, së shpejti do të bëni një udhëtim të këndshëm.

Izraelit - Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me një izraelit, do të thotë se keni një shok shumë dinak dhe i cili mundohet t’u shkatërrojë pa asnjë arsye. Në qoftë se shikoni sikur bëheni izraelit, do të merrni lajme të këqia. Në qoftë se thjesht shikoni një izraelit, kujdesuni se mos merret vesh dashuria juaj e fshehtë.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+