Fjalori i ëndrrave
Çfarë pe në ëndërr?
Kërko një fjalë ose një figurë që të ka mbetur në mendje dhe lexo kuptimet e saj. Ëndrrat nuk janë parashikime.
Shkronja B
86 simbole
Leximet simbolike dhe interpretimet tradicionale janë për reflektim e argëtim. Ato nuk parashikojnë ngjarje dhe nuk janë këshilla shëndetësore.
Babai
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon në ëndërr babain ose prindërit që të kanë vdekur dhe që të flasin, do të dëgjosh lajme të mira. Në qoftë se jetojnë dhe i sheh të vdekur, do të kesh mërzi dhe probleme.
Bajame (pemë)
Interpretim tradicional
Në qoftë se e sheh të lulëzuar do të thotë lumturi dhe gëzim dhe suksesin tënd. Por në qoftë se e sheh të tharë, do të mërzitesh shumë. I sëmuri kur sheh bajame të lulëzuar do të shërohet shpejt dhe në të kundërtën do të keqësohet. Në qoftë se e sheh një beqar/e, do të martohet së shpejti.
Bajame (sëmundje)
Interpretim tradicional
Do të provojë diçka të padëshirueshme.
Balenë
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërroni balenë brenda në det, do të keni ndihmë nga dikush që nuk e prisni. Në qoftë se e shikoni në tokë, do të ndodheni në një ngjarje të jashtëzakonshme, por e jo aq dobishme për ju.
Ball
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërroni sikur keni ball të shëndoshë dhe të madh, do të kaloni një jetë të qetë dhe të lumtur pa halle, dhe gjithashtu do të sundoni armiqtë tuaj. Në qoftë se keni ball të ngushtë ose me rrudha ose të plagosur do të humbisni shumë mundësi për tu pasururar dhe do të pësoni dëme dhe rreziqe të mëdha. Në qoftë se ëndërroni sikur keni ball hekuri ose bakri ose guri, do t’u urrejnë jashtë mase, vetëm Në qoftë se jeni persona që merreni me punë të zeza, atëherë ëndrra do t’u dalë për mirë dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur keni ball të ulët, do të pësoni dëme. Në qoftë se jeni përdorues i parave të huaja, atëherë do të keni fitime.
Ballkon
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon sikur po qëndron në një ballkon, do të fitosh një punë shumë të rëndësishme. Në qoftë se je grua, do të akuzohesh jashtë mase. Në qoftë se ndërton punët tuaja janë në rrugë të mbarë.
Balsam
Interpretim tradicional
Në qoftë se të hedhin në plagë, ke një person që të mbron shumë. Në qoftë se se e derdh ti tek dikush tjetër, ti do ta mbrosh atë person.
Balsamos
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur po balsamosni kafshë ose njeri ose që shikoni të balsamosur, shokët tuaj janë ironik dhe kujdes se mundohen t’u zhgënjejnë.
Baltë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni se ecni në një rrugë me baltë nga shiu, do të mërziteni nga diçka e papritur, në qoftë se shihni që ju hedhin baltë, të njohurit tuaj ju marrin nëpër gojë. Në qoftë se ju u hidhni baltë të tjerëve, do të dalë në dritë jeta e shthurur që bëni. Kjo ëndërr është e mirë për ata që punojnë me baltë, pasi do të thotë lumturi dhe fitime.
Bamirësi
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon se bën bamirësi me çfarëdo lloj mënyre do të keni qetësim shpirtëror, kënaqësi dhe fitime që do të vijnë nga mundimet tuaja.
Bamje
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni në ëndërr thjesht bamje, do të hidhëroheni. Në qoftë se i hani, do të keni zënka të vogla.
Bandit
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon sikur je bandit ose që bën krime do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një bandit, do të marrësh lajm të keq.
Banket
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni se po bëni një banket ose gjendeni në një banket fejese ose dasme, do të merrni lajme të mira.
Bardhë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon një njeri shumë të bardhë ai do të sjell një lajm të mirë. Në qoftë se shikon sikur je bërë i bardhë, do t’ia dalësh mbanë në atë që ke nisur. Në qoftë se shikon sikur ke veshur të bardha, do të kesh gëzim dhe në qoftë se je plak do të vdesësh i qetë.
Bari
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon në ëndërr që je bari, do të kesh fitime të mëdha në punë. Në qoftë se sheh dikë tjetër bari, fitimet e tua do të jenë të pakta.
Bark
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërron sikur barku yt është i madh shumë, do të thotë do të bësh fitime me aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur, do të pësosh dëm ekonomik pa e kuptuar edhe ti vetë se si do të ndodhë. Në qoftë se të dhemb, do të keni ngacmime familjare.
Barkatar
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërron sikur je barkatar, kujdes se mundimet që keni bërë mund t’u shkojnë kot dhe mund të pësoni një të keqe të madhe. Në qoftë se shikon sikur po flet me një barkatar, dikush do t’u ofrojë një punë të cilën duhet ta pranoni për të mirën tuaj. Në qoftë se zihesh me barkatar do të ngatërrohesh në një çështje ku do të humbasësh shumë para. Në qoftë se je grua dhe shikon sikur dashuron një barkatar, një person me karakter të mrekullueshëm të do në të vërtetë.
Barkë
Interpretim tradicional
Në qoftë se je në barkë dhe lundron në det dhe Në qoftë se deti është i qetë, do të ikin të gjithë sikletet që ke përsipër. Në qoftë se deti është i trazuar do të keni edhe ju trazira, mërzi dhe dhimbje. Në qoftë se je në një varkë dhe merr ujë brenda, do t’u shkojnë kot mundimet. Në qoftë se po e tërheq për ta nxjerë në breg, ke armiq rreth teje.
Barometër
Interpretim tradicional
Do të thotë dëme të mëdha në punët tuaja.
Barut
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon se mbush fishekë me barut, do të marrësh një lajm të mirë, në qoftë se i vini zjarr barutit, do të keni suksese në punë.
Batak/llym
Interpretim tradicional
Në qoftë se sheh se bie brenda në batak dhe nuk mund të ecësh, nuk do të të realizohen planet. Në qoftë se mundohesh të dalësh dhe nuk ia arrin do të sëmuresh rëndë.
Batanije
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni që jeni të mbuluar me batanije, armiqtë që keni nuk mund t’u bëjnë keq. Në qoftë se shtroni batanije përtokë, sjellja juaj ju sjell mjaft probleme.
Bathë
Interpretim tradicional
Ëndërr e keqe. Në qoftë se i shikon të njomë do të grindesh me fqinjët ose me shokët dhe mund të arrini edhe deri në gjykatë. Në qoftë se janë të thata probleme familjare.
Bekim
Interpretim tradicional
Kushdo që të të bekojë në ëndërr, është diçka shumë e mirë. Do të keni fitime dhe suksese. Në qoftë se shihni që ju bekon prifti, ju presin probleme dhe mërzi me partnerin dhe me familjen. Fati i keq ju ndjek. Në qoftë se shihni që ju bekon një njeri i madh ose prindërit tuaj, do të keni shëndet dhe jetëgjatësi. Në qoftë se ju bekoni të tjerët ose të tjerët juve është mirë, ju presin suksese.
Benzinë
Interpretim tradicional
Në qoftë se thjesht sheh benzinë është mërzi. Në qoftë se pastron diçka me benzinë do të thotë se u shmangesh problemeve për një moment.
Beqar
Interpretim tradicional
Në rast se jeni i martuar dhe shikoni se jeni beqar, frikë se mos ngeleni i vejë ose ju tradhëton bashkëshortja. Në rast se jeni i pamartuar dhe shikoni se jeni beqar, jeni në prag të martesës.
Berber
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni berber do të keni vështirësi në arritjen e qëllimeve tuaja. Në qoftë se ju qethin kokën ka mundësi t’u tallin. Në qoftë se jeni burrë dhe shihni në ëndërr berber, do të keni probleme me shëndetin. Në qoftë se jeni grua dhe shihni berber, do të keni rritje të të ardhurave.
Bereqet
Interpretim tradicional
Në qoftë se sheh se ke bereqet të madh çështjet tuaja nuk janë të sigurta, ndaj kujdes.
Bërrucë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon se ke veshur pa qenë fshatar dhe në qoftë se është e re dhe e mirë në përgjithësi ëndrra është e mirë. Në qoftë se është e vjetër dhe e keqe do të pësoni hidhërime dhe mërzi.
Bërryl
Interpretim tradicional
Në rast se të dhëmb bërryli do të fitosh me pjestarë të familjes. Në rast se e ke thyer, do të kesh mërzi ekonomike.
Bërsi/pjergull
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni bërsi rrushi, gjendja juaj ekonomike është shumë e mirë dhe do të përmirësohet edhe më shumë.
Besim
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon sikur ndërron besim, do të keqësohet gjendja jote ekonomike. Do të pësosh dëme dhe mërzi. Në qoftë se shikon se nuk beson asgjë do të pësosh dëme. Në qoftë se shikon sikur je besimtar i fort do të pasurohesh dhe do të shërohesh në qoftë se je i sëmurë.
Betejë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon sikur merr pjesë në betejë familjen tënde e pret turp i madh.
Betim
Interpretim tradicional
Në qoftë se sheh se betohesh në gjyq, do të bëni armiq të rinj, në qoftë se betoheni përpara shokëve, nuk do të përmbushni dot detyrat që keni marrë përsipër. Në qoftë se një grua sheh një ëndërr të tillë, njeriu që do nuk e meriton dashurinë e saj.
Biçikletë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur po ecni me biçikletë në një vend të rrafshtë dhe të bukur, do të keni fitime dhe gëzime. Në qoftë se shikoni sikur po ecni me biçikletë në një vend të keq, do të keni shumë pengesa në çështjet tuaja dhe në aktivitetet tuaja.
Bijë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon se ke bijë dhe e marton do të martohet një i afërm i yti. Në qoftë se shikon sikur të lind vajzë do të keni drejtësi dhe gëzim. Në qoftë se shikon sikur ke dhe në të vërtetë nuk ke, do të ndodhin ngacmime familjare. Në qoftë se gruaja shtatzënë shikon sikur lindë vajzë, do të ketë një lindje të mirë dhe të lehtë.
Bilardo
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni thjesht bilardo, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se luani bilardo, do të fitoni para me mashtrime.
Bilbil
Interpretim tradicional
Sukses. Martesë për beqarët dhe fëmijë për të martuarit. Në qoftë se e dëgjon duke kënduar fat dhe lumturi. Në qoftë se e shikon duke bërë fole në shtëpinë tënde lumturi në familje.
Biletë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni që keni një biletë për të shkuar diku, atëherë do të merrni vendimet e duhura për problemet që keni. Në qoftë se nuk gjeni bileta për të shkuar diku, do të keni ngatërresa, zënka dhe gjëndje familjare të keqe. Në qoftë se gjeni biletë, do të keni sukses profesional, sidomos kur me të shkoni në një vend të madh, ju pret karrierë dhe pasuri.
Bimë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni bimë të çelura dhe të njoma, çështjet tuaja, do të zgjidhen pak nga pak dhe në fund do të keni sukses të madh dhe do të lumturoheni. Në qoftë se i shikoni të thara ose të vyshkura, do të keni mërzi dhe hidhërime.Në qoftë se shikoni sikur mbillni bimë, do të keni sukses në punë, por duhet të keni durim të madh që t’ia arrini qëllimit.
Birrë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon që pini birrë do të keni fat dhe lumturi dhe gjithashtu edhe rrjedhje të mirë të çështjeve tuaja.
Bishë
Interpretim tradicional
Do të keni marrëveshje të vështira martesore. Në qoftë se në ëndërr ju egërsoheni, kujdes pasi do të mërziteni. Kujdes shëndetin, si dhe me bashkëpunëtorët, pasi janë kundër programeve tuaja.
Bisht
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërroni sikur keni bisht të thjeshtë ose bisht kafshe, do t’u urrejnë njerëzit dhe do të pësoni dëme shumë të mëdha për veprimet tuaja të këqia. Në qoftë se jeni grua, do të ndaheni nga burri. Në qoftë se ëndërroni kalë me bisht të shkurtër, do t’u lenë të gjithë në baltë dhe do të ngeleni vetëm. Në qoftë se shikoni një kalë me bisht të bukur dhe të dendur, do t’u ndihmojnë dhe do t’u mbrojnë shokët dhe miqtë tuaj në momentin kur do t’i keni nevojë dhe do të keni fitime shumë të mëdha në biznesin tuaj. Në qoftë se jeni e vejë ose vajzë, do të martoheni shumë shpejtë me një person shumë të mirë. Në përgjithësi po të shikoni veten tuaj me bisht, do të thotë fat i keq.
Bishtaleca
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur keni bishtaleca të gjatë dhe të bukura, do të keni gëzim dhe emocione për diçka ose dikë. Në qoftë se jeni bjond ose me flokë kaçurrel që ju arrijnë deri në mes, prisni se do të keni dashurinë dhe dhe respektin e njerëzve. Në qoftë se shikoni sikur i tërhiqni dhe i shkulni, do të ndieni një ngarkesë të madhe në shpirt.
Biskota
Interpretim tradicional
Në qoftë se hani biskota në ëndërr, do të sëmureni.
Bizele
Interpretim tradicional
Në qoftë se sheh në ëndërr që hani bizele, do të keni vështirësi ekonomike.
Bjond
Interpretim tradicional
Në qoftë se jeni vajzë esmere dhe ëndërroni sikur jeni bjonde, do të martoheni shumë shpejt me një njeri të përsosur. Në qoftë se shikoni sikur po bisedoni me një person bjond, shumë shokë ju mbështesin në çastet tuaja të vështira. Në qoftë se jeni bjond dhe ëndërroni sikur jeni bjond, persona të mirë ju simpatizojnë dhe mundohuni ta shfrytëzoni këtë mundësi.
Blerim
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni toka ose fusha të bleruara, do të keni shijime dhe gëzime. Në qoftë se shikoni sikur jeni i shtrirë mbi të, do të keni kënaqësi, por do të keni ndryshime në gjendjen tuaj financiare për keq.
Bletë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni bletë mbi lule, do të keni gëzim dhe lumturi në familje, në qoftë se fluturojnë rrotull shtëpisë, do të merrni para dhe trashëgimi. Në qoftë se fluturon rreth teje, do të dëgjosh lajme të këqija, në qoftë se e vret, ju pret shkatërrim ekonomik.
Blozë
Interpretim tradicional
Në qoftë se sheh se je i mbuluar me blozë do të marrësh një mërzi të madhe nga një vjedhje që ju bëhet.
Bluaj
Interpretim tradicional
Në qoftë se bluan grurë ose diçka tjetër, do të keni martesë të mirë dhe fëmijë të mirë. Në qoftë se bluan për të tjerët, do të thotë hidhërim.
Bodrum
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërroni bodrum ose sikur banoni në një bodrum, do të pësoni sëmundje dhe humbje të mëdha ekonomike.
Bojë
Interpretim tradicional
Në qoftë se thjesht shikoni bojë, do të pajtoheni me armiqtë dhe kjo gjë do të jetë me shumë interes për ty. Në qoftë se shikon sikur të derdhet bojë, do të përfundosh disa nga çështjet tuaja me shumë mundim. Në qoftë se bëhesh me bojë, do të të akuzojnë për vjedhje.
Bombë
Interpretim tradicional
Në qoftë se thjesht sheh bombë ju pret një fatkeqësi. Në qoftë se plas në shtëpinë tënde, do të ndodhë diçka e keqe në shtëpi. Në qoftë se të vret do të mërzitesh shumë.
Borxh
Interpretim tradicional
Në qoftë se jep borxh do të keni shqetësime nga shokët. Në qoftë se merr borxh, do të keni mërzi për humbje ekonomike.
Borxhli
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur keni borxh, do të humbisni trashëgiminë të cilën prisnit. Në qoftë se shikoni se dikush tjetër ka borxhe dhe e ndjekin, do të fitoni një pasuri shumë të madhe ndoshta dhe një trashëgimi që nuk e prisni.
Bostan
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon se po ha dhe është dhe i kuq dhe i ëmbël, do të fitosh me sukses dhe do të bësh dashuri me person bjond dhe do të mësosh një lajm të mirë. Në qoftë se e ha dhe është i keq, do të marrësh lajme të këqia.
Botë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon të jetë mbledhur bota në një vend, do të bëhen shumë bisedime për të mirën tënde. Në qoftë se shikon shumë njerëz të hyjnë në shtëpinë tënde do të provosh dhimbje dhe hidhërim të madh. Në qoftë se i sheh të veshur me të zeza, do të këni gëzim.
Bredhi
Interpretim tradicional
Në qoftë se sheh bredha nga larg, do të marrësh lajme të mira nga miq ose të afërm që ndodhen larg. Në qoftë se ecën në mes bredhash, do të keni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se përpara shtëpisë mbin bredh, do të keni fatkeqësi në familje. Në qoftë se ngjiteni në bredh do të thotë ndarje me njeriun tuaj.
Bregdet
Lexim simbolik
Bregdeti mund të simbolizojë një kufi mes rehatisë dhe së panjohurës. Nuk është shenjë për një ngjarje që duhet të presësh.
Konteksti e ndryshon leximin
Nëse ecje përgjatë bregut, mendo për ritmin dhe shoqërinë që kishe. Nëse doje të hyje në ujë por hezitoje, ndjesia mund të të kujtojë një vendim që po e peshon. Një kujtim i thjeshtë nga pushimet mund të jetë po aq domethënës.
Hollësi që mund t’i vësh re
Shiko nëse po qëndroje në të njëjtin vend apo po ecje drejt diçkaje. Një breg i njohur mund të sjellë një kujtim shumë konkret: një pushim, një shëtitje ose një njeri që ishte me ty. Para se të kërkosh një simbol, pyet çfarë historie personale ka ai vend.
Në shënimet e tua mund të krahasosh dy çaste të ëndrrës: si u ndjeve kur e pe detin dhe si u ndjeve kur u largove. Nëse ndjesia ndryshoi, ajo mund të jetë më interesante se vetë peizazhi. Nuk ke pse ta lidhësh patjetër me një vendim që duhet marrë tani.
Pyetje për veten
Ku ndiheshe më i sigurt: pranë tokës apo pranë ujit? A të kujton kjo një ndryshim që po mendon?
Breshër
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërroni sikur bie breshër, do të keni dobësi psikologjike dhe do të keni hyrje shumë të vogla parash.
Breshkë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni thjesht breshkë, çështjet dhe punët tuaja në përgjithësi ecin me një ritëm shumë të ngadaltë.
Bretkocë
Interpretim tradicional
Në qoftë se thjeshtë shikon një bretkocë ke armiq të këqinj të cilët mundohen të të bëjnë keq. Në përgjithësi është keq, mërzi zhgënjim dhe lajme të këqia.
Brirë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon sikur ke brirë kujdes partnerin se të tradhëton. Në qoftë se shikon kafshë me brirë gjendja jote do të përmisohet.
Brisk
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur prodhoni ose mprehni brisqe, do të keni ulje shumë të dukshme në gjendjen tuaj ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur lëndoni veten me brisk, do të keni lajme të hidhërueshme dhe do të humbisni shumë para. Në qoftë se shikoni sikur po rruheni do të çliroheni nga përgjegjësitë.
Brum
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon sikur po ha brumra do të kesh gëzim dhe surpriza të këndshme. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngrënë do t’i bësh ti një surprizë të këndshme atij personi. Në qoftë se i gatuajnë të tjerët për ty do të të vijë një lajm i mirë.Në qoftë se i blen është në rrezik një i njohur i yti. Në qoftë se t’i falin, je shpenzues i madh dhe do të varfërohesh. Grua shtatzënë në qoftë se sheh sikur po ha brum, do të lindë vajzë.
Brumbull
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërron brumbuj do të pësosh tronditje familjare dhe mërzi.Në qoftë se i shtyp me këmbë do t’i mundësh armiqtë.
Brumos
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur po brumosni njerëz do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se jeni të martuar dhe pa fëmijë do të bëni fëmijë. Në qoftë se jeni të pasur, do të keni pasurim akoma më të madh dhe ngritje në detyrë, në qoftë se jeni ushtarak ose diçka e tillë. Në qoftë se shikoni sikur brumosni kafshë ose bimë, do të keni fitime të mira nga puna juaj.
Buall
Interpretim tradicional
Do të marrësh një lajm të keq i cili nuk do të ike nga mëndja juaj
Bubë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon sikur e ke në gojën tënde do të thotë se do të zbulosh se një i afërt i yti është shumë i pasur. Në qoftë se shikon sikur të thonë sikur e ke në bark çështjet tuaja do të marrin ndryshim të keq, shokët do të flasin keq për ty. Në qoftë se shikon sikur i heq qafe do të marrësh lajme të mira.
Bubullimë
Interpretim tradicional
Në qoftë se dëgjon bubullimë do të dëgjosh fjalë të liga dhe të këqija. Në qoftë se je sëmurë do të keqësohesh.
Budalla
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërron sikur të thërrasin budalla është e qartë se di të sillesh me të gjithë. Në qoftë se i thua ti dikujt tjetër do të kesh një shok shumë të zgjuar, por dinak i cili do të të shfrytëzojë dhe do të të bëjë keq. Në qoftë se shikon sikur bisedon me një budalla mos u beso këshillave që të japin të tjerët. Në qoftë se je vajzë, ruaj të dashurin. Në qoftë se je grua do të pësosh dëm të madh. Në qoftë se shikon se je bërë budalla do të kesh mbrojtje dhe dashuri nga persona të dashur. Dhe këdo që të shikosh që është bërë budalla ëndrra është e mirë.
Bufe
Interpretim tradicional
Sidoqoftë të shikoni bufe në ëndërr dhe sidomos të mbushur plot me gjëra, do të keni interesa dhe fitime të mëdha.
Bujk
Interpretim tradicional
Në qoftë se sheh bujq të kultivojnë tokën do të keni fitime të mëdha dhe lumturi.
Bukë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni që hani bukë të bardhë, do të merrni lajme të mira, në qoftë se buka është e zezë, do të thotë dëme për të pasurit, dhe pasuri për të varfërit. Në qoftë se është prej gruri, do të keni fuqi dhe shëndet. Në qoftë se zini brumë, do të keni lumturi, në qoftë se ndani bukë tek të tjerët, do të thotë që dikush do ndihmën tuaj, dhe do t’ia jepni.
Bukël
Interpretim tradicional
Në qoftë se e ndiqni, ëndrra do të ju dalë për keq, kujdes nga një armik i rrezikshëm sepse do t’u luftojë deri në vdekje. Në qoftë se e kapni me grackë, do t’i shmangeni një rreziku të madh. Në qoftë se e shikoni të hyjë në shtëpinë tuaj dhe ju hanë shpendët ose ju bën dëme të tjera, kujdes se do t’u vjedhin. Në qoftë se e vrisni pa dashje, do t’i jepni mundësinë armikut t’u sundojë.
Bukur
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur jeni e bukur ose i bukur, do të keni nderime dhe shëndet të mirë.
Bunar
Interpretim tradicional
Bunari në ëndërr tregon gjithmonë zgjuarësi. Në qoftë se shikoni sikur po hapni bunar dhe je i/e martuar, tregon se do të bëni fëmijë. Në qoftë se shikoni sikur po pini ujë bunari të pastër, do të keni fat dhe lumturi.
Burg
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikon në ëndërr thjesht burg, do të mërziteni për ndonjë shok ose të njohur. Në qoftë se jeni brenda në burg do të trashëgoni pasuri nga një i afërm i juaj.
Burim
Interpretim tradicional
Në qoftë se sheh në ëndërr se je afër një burimi dhe pi ose sheh ujin e tij të pastër, do të kesh lumturi në familje, në qoftë se është i ndytë një sëmundje të pret, në qoftë se është i kuq një shok ose i afërm do të vdesë. Në qoftë se burimi nuk ka ujë ju presin mërzi.
Burrë
Interpretim tradicional
Në qoftë se sheh burrë të bukur dhe të shëndetshëm, do të keni gëzim dhe të ardhura, e kundërta ndodh Në qoftë se shihni burrë të shëmtuar e të shkurtër. Në qoftë se një grua shikon burrë në ëndërr do të ketë sukses në dashuri. Në qoftë se shikon që flet me burrë të vdekur dhe ai jeton, do të sëmureni rëndë.
Bust
Interpretim tradicional
Në rast se shikoni bustin e dikujt, do të thotë zhgënjim në punë. Në rast se busti është një grua e bukur, të thotë lumturi dhe sukses. Në rast se busti është një grua e shëmtuar, do të keni një zhgënjim dashurie. Në rast se shikoni bustin lakuriq dhe në rast se nuk lëviz, do të thotë fatkeqësi.
Busull
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërroni busull lundrimi, do të bëni një udhëtim të gjatë dhe të lodhshëm, por që do të jetë me shumë interes për ju.
Buzë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni grua me buzë të kuqë natyrale, do të keni sukses në dashuri. Në qoftë se shihni që buzët tuaja janë të shëmtuara ose të enjtura, do të mësoni lajme të këqija.
Byk
Interpretim tradicional
Do t’u plotësohen dëshirat.
Byrzylyk
Interpretim tradicional
Në qoftë se vesh ose të dhurojnë do të marrësh një mërzi të madhe.
Si ta përdorësh këtë lexim
Pasi ta lexosh shpjegimin, kthehu te skena jote. Çfarë ndodhte, si ndiheshe dhe çfarë të kujton figura? Mbaj atë pyetje që të ndihmon të reflektosh dhe lëri mënjanë kuptimet që nuk lidhen me përvojën tënde.
Nëse nuk e gjen simbolin që kërkon, provo një fjalë më të shkurtër ose shkronjën e tij. Një ëndërr mund të ketë disa figura; mund t’i kërkosh veçmas pa pasur nevojë t’i bashkosh në një parashikim të vetëm.
Nga simboli te shënimi yt
Për ta eksploruar një ëndërr, fillo nga skena dhe ndjesia. Udhëzuesi i ditarit të jep një mënyrë të thjeshtë për t’i mbajtur të ndara nga interpretimi.
Si të mbash një ditar ëndrrash ↗