HoroskopiShqipOfficial në Instagram!

Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

ABCDDHEFGGJHIJKLLLMNNJOPQRRRSSHTTHUVXXHYZZH

TH

THARTË - Në qoftë se shikoni ose hani, do të provoni shumë mundime dhe hidhërime dhe mërzi.

THATË - Në qoftë se shikoni diçka e cila është tharë, do të keni hidhërime dhe dëshpërime.

THELLËSI - Në qoftë se mat thellësinë e detit, do të marrësh lajme të këqia nga një grua të cilën e do.

THEMELE - Në qoftë se ëndërron sikur po gërmon themelet e shtëpisë, do të të vdesë një kushëri shumë i afërt. Në qoftë se ndërton themele ndërtimi, në qoftë se je beqar do të martohesh, në qoftë se je i martuar do të bësh fëmijë, në qoftë se je plak do të kalosh mirë. Në qoftë se ndërton themele në rërë ose në një vend të paqëndrueshëm, planet tuaja do të shemben.

THERR - Në qoftë se shikoni sikur po therrni dikë, do të martohet një pjesëtar i familjes tuaj, por që nuk do të gëzoheni shumë. Në qoftë se shikoni sikur ju therrin, do të humbisni një shok shumë të ngushtë.

THESAR - Në çfarëdo lloj mënyre që të shohësh ose të gjesh thesar, do të kesh një martesë me shumë sukses.

THIKË - Në qoftë se shikon shumë thika, prit grindje me shokët por për një kohë të shkurtër. Në qoftë se je tregëtar, prit vështirësi. Në qoftë se thjesht shikon thikë, do të shqetësohesh nga një lajm i hidhur. Në qoftë se shikon sikur therr dikë, do të bëhesh shkaku i shkatërrimit të tij. Në qoftë se shikon duke mprehur thika, mendon ti bësh keq dikujt pa dashje.

THIRRJE - Në qoftë se shikon sikur të kanë sjellë një thirrje gjyqësore, do të marrësh një lajm të mirë nga e cila do të fitosh shumë. Në qoftë se je grua, do të jetë lajm dashurie. Në qoftë se dërgon thirrje tek një i huaj, do të ndeshesh me dikë.

THONJ - Në qoftë se ëndërroni sikur keni thonj të gjatë, do të keni shumë fitime nga puna juaj me ndershmëri. Në qoftë se shikoni sikur keni thonj të vegjël dhe të parregulluar, do të pësoni dëme. Dhe Në qoftë se jeni femër, do t’u akuzojnë për diçka. Në qoftë se shikoni sikur i keni të shkurtra, por të rregulluara, do të pësoni dëme dhe humbje materiale, por pa humbur krenarinë tënde.

THUR - Në qoftë se shikoni sikur po thurni diçka, do të flitet keq dhe do të shahesh nga njerëzit të cilëve u kishe shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur po thurni diçka për një njeri të huaj, do të mësoni një sekret të këndshëm për atë njeri. Në qoftë se shikoni një vajzë duke thurur, ajo ju adhuron dhe ju simpatizon dhe kjo mund të shndërrohet në dashuri ose martesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur diçka të thurur me dorë, do të dëgjoni fjalë të këqia, por kalimtare dhe që nuk do t’u prekin.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

Horoskopi Personal

Për të lexuar horoskopin tuaj personal ju duhet të jeni të abonuar.

Më shumë info, klikoni këtu.