Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

q

Qafë - Në qoftë se se të presin kokën hajdut ose keqbërës, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se je tregëtar, do të humbasësh shumë para. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur dikush të shpon ose pret në qafë, do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërm i juaj. Në qoftë se shikoni sikur ke qafë të bukur dhe të kanë zili, do të keni ngritje dhe pasuri të papritur, dhe gjithashtu pleqëri të mbarë dhe të qetë. Në qoftë se shikoni sikur ke qafë të dobët, do të pësosh aksident familjar dhe hidhërim të madh. Në qoftë se shikoni sikur të është enjtur qafa, do të pasurohesh jashtë mase.

Qaj - Në qoftë se shikon sikur po qan, hidhërimet tuaja do të kthehen në gëzim. Në qoftë se shikon që godet dikë dhe ai fillon të qajë, do t’i krijosh dhimbje. Në qoftë se thjesht shikon dikë duke qarë, do të marrësh në dorë një çështje të shkëlqyer. Në qoftë se inkurajon dikë që po qan, do të marrësh një lajm të mallëngjyeshëm. Në qoftë se shikon kafshë duke qarë, do të hidhërojë një person shumë i keq dhe negativ.

Qarkore - Në qoftë se shikoni në ëndërr qarkore, do të merni lajme të rrema për ju.

Qefin - Në qoftë se thjesht shikoni, do të vdesë një njeri i afërt. Në qoftë se shikoni dikë të veshur me qefin, është e qartë se do të vdesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur ju, do të sëmureni rëndë, por ndoshta do t’i shmangeni vdekjes. Në qoftë se jeni i sëmurë dhe shikoni sikur ju mbështjellin me qefin, do të bëheni mirë.

Qefull - Në qoftë se shikon të hash qefull, do të marrësh një lajm jo dhe aq të mirë. Në qoftë se peshkon qefull, ke një aktivitet që shkon mirë dhe mos e lër pas dore. Në qoftë se i blen, fitimet nuk do të jenë aq sa i pritni. Shumë qefuj bashkë, do të thonë hidhërim dhe frikë e papritur.

Qëndisje - Në qoftë se jeni grua e martuar dhe ëndërroni sikur po bëni një qëndisje, do të kaloni një jetë të qetë bashkëshortore dhe me shumë harmoni në familje. Në qoftë se jeni vajzë beqare, prisni martesë shumë të shpejtë. Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur po qëndisni, do të ngatëroheni në dashurinë e një gruaje që do t’u bëjë të vuani shumë. Në qoftë se mbani në duar një shami të qëndisur, do të keni hidhërime në dashuri.

Qeni - Në qoftë se thjesht shikoni një qen, do t’u ndodhë diçka e hidhërueshme por kalimtare. Në qoftë se shikoni qen të bardhë, do të pajtoheni me armiqtë tuaj dhe fati juaj do të ndërrojë si është më së miri dhe do të kaloni një jetë të lumtur. Në qoftë se shikoni qen të zi, kërkojnë t’u bëjnë keq armiqtë dhe shokët tuaj dinak. Në qoftë se shikoni qen shumëngjyrësh, do të keni vuajtje dhe shumë shqetësime. Në qoftë se shikoni qen të tërbuar, mundohuni t’i shmangeni kundërshtarëve tuaj. Në qoftë se shikoni sikur keni një qen tuajin, do të fitoni një shok shumë besnik. Në qoftë se shikoni sikur ushqeni qen, do të thotë se ndihmoni njerëz të keqinj dhe të pabesë dhe që nuk duan të mirën tuaj. Në qoftë se dëgjoni qen duke lehur, një armik i juaji mundohet t’u bëjë keq, por që kot mundohet se nuk do t’ia arrijë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur ju ndjek qen dhe ju kafshon, kundërshtarët do ta gjejnë mundësinë për t’u dëmtuar. Në qoftë se shikoni sikur zihen qeni me macen në shtëpinë tuaj, do të grindeni me një pjesëtar të familjes. Në qoftë se shikoni qenin duke qëndruar me macen bashkë, do t’u duan jashtë mase shokët. Në qoftë se shikoni qen duke u zënë me ujk, mundohuni të rregulloni sjelljen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ledhatoni qen, do t’i mundni kundërshtarët dhe armiqtë tuaj.

Qepë - Në qoftë se ëndërron qepë, do të keni lajme të këqia dhe hidhërime nga shokë dhe të afërmit. Në qoftë se i sëmuri shikon në ëndërr sikur po ha qepë, do të shërohet shpejt. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngënë, do ta qani. Në qoftë se shikon duke ngrënë vetë pak qepë, kujdes se je në rrezik vdekjeje dhe ndoshta mund të vdesësh. Në qoftë se thjesht ke qepë është mirë.

Qeros - Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rënë flokët, do të keni fatkeqësi shumë të madhe dhe do të ndodhin falimentime në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni një njeri pa flokë, rrezikoheni nga varfëria dhe pleqëri me vuajtje.

Qerpik - Në qoftë se sheh qerpik të zi, do të thotë dashuri pa fat. Në qoftë se sheh qërpik me ç’do lloj ngjyre tjetër, është dashuri me fat.

Qershi - Në qoftë se shikoni sikur po hani qershi dhe janë të ëmbla, do të keni gëzim dhe sukses në dashuri. Në qoftë se janë të tharta, shpresat e tuaja në dashuri janë të kota. I sëmuri që shikon sikur po ha qershi, do të përmisohet.

Qese - Në qoftë se shikoni sikur keni një qese me para, do të thotë se jeni përdorues i mirë ekonomik dhe që do të pasuroheni akoma dhe më shumë dhe gjithashtu do të keni një jetë të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shikoni sikur mbani një qese me kocka të vdekuri, do të bisedoni për një shok i cili ka vdekur para shumë kohësh. Në qoftë se shikoni sikur mbani qese me ushqime ose rroba, do të keni fitime dhe gëzime.

Qesh - Në qoftë se sheh se po qesh, do të marrësh lajme të hidhura. Në qoftë se sheh të tjerë të qeshin, do të bëhesh ti arsyeja për të qarë ose hidhëruar. Në qoftë se se je beqar/e, do të prishet shkesa. Të martuarit do të mërziten. Në qoftë se një i sëmurë sheh në ëndërr sikur qesh, do të keqësohet dhe do të jetë në rrezik.

Qetësi - Në qoftë se ëndërron se gjendesh diku ku rreth teje ka qetësi, do të fitosh qetësi shpirtërore. Në qoftë se shikon se qetëson dikë që njëkohësisht është dhe armik i yti, do të bëhesh shokë me të.

Qiell - Në qoftë se ëndërroni qiellin e pastër dhe pa re dhe duke shkëlqyer nga dielli, prisni se do t’u vijnë veçse të mira. Në qoftë se shikoni qiellin natën sikur është i pastër dhe duken yjet, do të keni pasurim dhe gëzim. Në qoftë se shikoni qiell me re, do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur bien pluhur nga qielli, do të dëgjoni se dikush ju ka zhgënjyer. Në qoftë se shikoni sikur bien shpendë nga qielli, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se shikoni sikur bien peshq ose kafshë nga qielli, do të keni hidhërime dhe shumë vuajtje. Në qoftë se shikoni sikur po zbret nga qielli shenjtor ose ëngjëll, do të keni fitime të mëdha.

Qiparis - Në qoftë se thjesht e shikon nga larg, do të mësosh një lajm të mirë nga një emigrant të cilin e ka marrë malli shumë për ty. Në qoftë se je në varreza me shumë qiparise, një shok ose një i dashur do të vdesë dhe do të mërzitesh shumë. Në qoftë se ecën në një rrugë me shumë qiparise, do të keni pengesa të mëdha deri sa të mbaroni punën tuaj. Në qoftë se shikon brenda në shtëpi, do të keni një aksident famijar. Në qoftë se hipën në qiparis, prit shkatërrim ekonomik.

Qiqër - Sido që ta shikoni qiqrën në ëndërr, prisni hidhërime dhe mërzi familjare.

Qiri - Në qoftë se shikon në ëndërr qirinj të ndezur, prit lavdi dhe shpërblim, gjithashtu edhe sukses në çështjet tuaja.

Qitër - Në qoftë se shikon sikur po ha qitër, do të provosh hidhërim, mërzi dhe zhgënjim. Në qoftë se je vajzë në lidhje me dike, ose e fejuar, do të prishet lidhja ose fejesa me personin që je. Në qoftë se e shikon të varur, do të vijnë mendime nga e kaluara dhe do të mallëngjehesh ose do të mësosh për vdekjen e fëmijës së një shoku tend, pas shumë kohësh.

Qitje - Në qoftë se shikon sikur po bën qitje, do të keni lajme të këqija.

Qofte - Në qoftë se shikon që po ha qofte, do të keni pasoja të padëshirueshme. Në qoftë se i pjek, merresh me gjëra pa vlerë. Në qoftë se je vajzë dhe shërben qofte, partnerit ose të dashurit, ata bëhen më besnik ndaj jush.

Qorrohem - Në qoftë se shikon se humbni të pamurit, kujdesu për shëndetin se është në rrezik.

Qumësht - Në qoftë se shikon sikur je foshnje dhe po pi gji nga një grua, do të sëmuresh shumë, vetëm. Në qoftë se je grua shtatzënë atëherë ëndrra është e mirë. Në qoftë se je grua dhe ushqen foshnje, do të pësosh të këqija. Në qoftë se s’ke fëmijë, do të bësh. Në qoftë se je i varfër, do të pasurohesh. Në qoftë se pi qumësht, do të kesh sukses, fat dhe lumturi.

Qymyr - Në qoftë se i sheh të ndezur, të tjerët kanë ndjenja të mira për ju. Në qoftë se i prek dhe të djegin, do të të godasin pas shpine. Në qoftë se përdor ose blen qymyr të fikur, do të keni sukses në punët tuaja dhe vdekje e një të afërmit tuaj. Në qoftë se mbledh pluhurin e qymyrit në shtëpi, do të keni lajme të mira dhe fitime.

Qyqe - Në qoftë se shikon qyqe dhe në qoftë se e dëgjon të ulërasë në shtëpinë tënde, është paralajmërim vdekje.

Qytet - Në qoftë se shikoni qytet të madh dhe të pasur, do të mërgoni dhe do të jetoni për një kohë shumë të gjatë jashtë vendit tuaj. Në qoftë se shikoni sikur jetoni në një qytet të tillë, do të keni sukses të madh në punë dhe do të keni fitime të mëdha.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+