Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

t

Tabelë - Në qoftë se shikoni një tabelë të varur në mur ose diku tjetër, do të keni lidhje ose shoqërore ose dashurie me dikë që ju nuk e prisni.

Tagar/mangall - Në qoftë se ëndërron tagar dhe është plot me qymyr të ndezur ose me flakë, do të fitosh shumë nga puna jote dhe do të kesh lumturi familjare. Në qoftë se je grua do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një njeri të mirë dhe të lartë, i cili do të bëjë të lumtur. Në qoftë se je plak do të gëzohesh dhe do të krenohesh që ke bërë një familje të mirë. Në qoftë se shikon sikur po ngrohesh në tagar, do të marrësh lajme të mira nga persona që janë jashtë shtetit.

Tallagan - Në qoftë se shikon se ke veshur pa qenë fshatar dhe Në qoftë se është e re dhe e mirë, në përgjithësi ëndrra është e mirë. Në qoftë se është e vjetër dhe e keqe, do të pësoni hidhërime dhe mërzi.

Tallje - Në qoftë se shikoni sikur tallni gjërat e shenjta, do të keni fatkeqësi në jetë dhe do të pësoni shumë të këqia. Në qoftë se shikoni dikë tjetër, do të pësojë edhe ai edhe ju aksidente dhe hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur ju tallin, do të keni një jetë të lumtur dhe të rehatshme. Në qoftë se shikoni sikur po tallni botën sidomos persona të moshuar, do të flasin keq për ju dhe për këtë do të mërziteni shumë.

Tantellë (tyl) - Në qoftë se blen do të të tradhëtojnë dhe do të të zhgënjejnë. Në qoftë se ti shet do të bësh ti të njëjtën gjë.

Tartabiq - Në qoftë se ëndërron një grumbull me tartabiqë në mur ose në krevatin tënd, do të torturojnë mendimet dhe mërzit. Në qoftë se shikon trupin tënd plot me tartabiq dhe të hanë, merr masat se je i rrethuar nga shumë armiq. Në qoftë se shikon sikur i vret, do të heqësh qafe armiqtë.

Tatime - Në qoftë se shikoni sikur paguani tatime në bashki, do të keni sukses të madh në punë. Në qoftë se shikoni sikur nuk i keni paguar tatimet, do të thotë se nuk ju kanë më besim sepse jeni i djallëzuar dhe dinak në punë. Në qoftë se shikoni sikur i merrni dikujt tatimet, do t’i shkaktoni shumë të keqija atij personi.

Tavan - Në qoftë se shikoni sikur tavani i shtëpisë tuaj është i lartë dhe i bukur, do të merrni lajme të mira dhe do të plotësohen dëshirat tuaja që kishit bërë për shumë kohë dhe gjithashtu do të keni fat dhe gëzim. Në qoftë se jeni femër, do të flitet mirë për sjelljen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur tavani i shtëpisë tuaj është i prishur dhe i ulët, kujdesuni se mund të humbisni të gjithë pasurinë që keni fituar deri tani.

Tavernë - Në qoftë se shikon sikur je në një tavernë dhe po pi me të tjerë, do të bëhesh pijanec. Në qoftë se shikon të tjerë duke pirë, mërzi dhe dëshpërim. Në qoftë se se taverna është e juaja, do të keni ngatërresa në çështjet tuaja ose do të pësosh aksident.

Të bllokuar diku - Të ëndërroni se jeni bllokuar ka tendencë të thotë që thjesht shqetësohesh për situatën tënde aktuale. Kjo mund të nënkuptojë punën tuaj, marrëdhënien apo edhe në cilin vend jeni. Mendja juaj tenton t'ju tregojë gjërat në një mënyrë delikate, kështu që nëse shqetësoheni nëse puna juaj ju pengon të udhëtoni për shembull, truri juaj mund të krijojë një ëndrra në të cilën jeni bllokuar diku. Nëse ëndërroni se jeni bllokuar në një hapësirë të vogël zakonisht do të thotë që thjesht nuk jeni të kënaqur me vendin ku jeni dhe doni të ndryshoni situatën tuaj aktuale.

Të ndjekur nga diçka - Në këto ëndërra, vrapimi i shpejt nuk bën asgjë tjetër veçse ju ngadalëson, ashtu si të përpiqeni të fluturoni. Sidoqoftë, mund të nënkuptojë se jeni të shqetësuar për një çështje që nuk e keni zgjidhur. Le të themi nëse po largoheni nga ajo punë që dini se duhet të bëni për javën e ardhshme, të ëndërrosh se të ndiqesh është sikur truri yt të thotë "hajde, kushtoji vëmendje kësaj çështjeje tani".

Teatër - Në qoftë se shikon teatër të hapur, do të pësosh dëme. Në qoftë se hyn në teatër do të sëmuresh. Në qoftë se merr pjesë në një dramë në teatër ose lexon dramë, do t’i keni punët keq me një çështje tuajën.

Tekstil - Në qoftë se shikoni sikur tregëtoni tekstile, do të keni një vend shumë të mirë në rrethin social. Në qoftë se thjesht shikoni një tekstil, do t’u ndodhë diçka e hidhërueshme nga e cila vështirë do të ikni.

Telegram - Në qoftë se shikoni sikur merrni telegram, do të merni një lajm të papritur nga dikush që nuk e prisnit. Në qoftë se shikoni sikur po dërgoni telegram, do të shkatërroni punën që keni bërë deri tani sepse jeni shumë të nxitueshëm.

Temë - Në qoftë se shikon në ëndërr sikur po shkruan ndonjë temë, mendon gjëra koti dhe të vogla, por të cilat janë pa vlerë.

Temperaturë - Në qoftë se shikon sikur ke temperaturë, mundohen të të bëjnë keq. Në qoftë se shikon dikë tjetër që ka temperaturë dhe të kërkon ndihmë, ai person ka nevojë për këshillën tënde. Në qoftë se je e martuar dhe shikon sikur ke temperaturë, ke mërzitur burrin. Në qoftë se je vajzë, do të turpërohesh përpara të gjithëve për dashurinë tënde. Në qoftë se je i sëmurë, do të bëhesh mirë.

Tempull - Në qoftë se ndërtoni tempull, do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se hyni në tempull dhe luteni, do të keni shumë lumturi. Në qoftë se jeni brenda në tempull dhe nuk luteni, do të mërziteni. Në qoftë se shikoni sikur po flini në tempull, do të bëni një krim të rëndë për të cilin do të dënoheni rëndë. Në qoftë se jeni grua e martuar dhe shikoni sikur hyni në tempull e bërë, nuse do të mbeteni e vejë. Në qoftë se jeni vajzë, do të martoheni shpejt.

Tendë - Në qoftë se shikoni sikur jeni ulur poshtë një tende, që të mbroheni nga shiu ose dielli ose rreziqe, do t’u vijë një ndihmë e papritur nga një person që nuk e prisni. Në qoftë se shikoni sikur jetoni në një tendë, do të keni hidhërim dhe fatkeqësi.

Tenxhere - Në qoftë se shikoni në ëndërr tenxhere plot me ushqim, do të keni gëzime dhe pasurim në familje. Në qoftë se e shikoni bosh, do të keni hidhërime dhe varfëri. Në qoftë se e shikoni të thyer ose të shpuar, do t’u ndodhë një aksident në familje.

Tërbim - Në qoftë se shikon sikur vuan nga tërbimi ose shikon një njeri tjetër ose kafshë, armiq të fort të ndjekin dhe në fund do të të falimentojnë. Në qoftë se je grua të marrin nëpër gojë për të keq. Në qoftë se je vajzë, do të mbetesh për shumë kohë beqare. Në qoftë se të kafshon dikush ose diçka e tërbuar, do të shkatërrohesh përfundimisht.

Tërmet - Në qoftë se shikoni sikur bëhet tërmet, do të pësoni shkatërrim të përgjithshëm të pasurisë tuaj dhe mund t’u ndodhë ndonjë incident i keq, por që do të kalojë shumë shpejt. Në qoftë se shikoni sikur ju shembet shtëpia nga tërmeti, do të mundohet të gjejë mundësinë që t’u godasë kundërshtari juaj më i madh, por në fund nuk do t’ia arrijë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur shkatërrohet i gjithë qyteti nga tërmeti, vendi juaj do të pësojë uri dhe zi. Në qoftë se jeni grua dhe shikoni tërmet, do të rrezikohet jeta e bashkëshortit tuaj. Në qoftë se jeni vajzë, do t’u akuzojë e gjithë bota. Në qoftë se shikoni sikur shembet kishë nga tërmeti, prisni aksidente të mëdha, por do të keni të mira më vonë. Dhe Në qoftë se jeni vajzë, do të martoheni se shpejti. Në qoftë se nga tërmeti shikoni sikur janë bërë të çara në tokë, do të sëmureni rëndë.

Termometër - Në qoftë se thjesht shikon një termometer, shokët dhe armiqtë mundohen të të ulin moralisht, por nuk do t’ia arrijnë. Në qoftë se sheh që termometrit i ngrihet temperatura, ke sjellje të mirë. Në qoftë se e shikon që nuk ngrihet temperatura, ke marrë rrugë të keqe.

Terren - Në qoftë se shikoni sikur lëvizni nga një terren në tjetrin, do të thotë se mundoheni kot se nuk do të realizohen ato që keni menduar dhe mund të pësoni edhe aksident.

Testament - Në qoftë se shikon dikë që po shkruan ose bën testament, ai person do të vdesë dhe ti do të kesh fitime dhe gëzim. Në qoftë se bën ose shkruan testament ti, do të keni hidhërim dhe fatkeqësi. Në qoftë se je shtatëzënë, nëse bën testamentin tënd do të dështosh.

Teze - Në qoftë se shikon në ëndërr tezen dhe që të ledhaton, do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë, do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret, do të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je teze e dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon tezen të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon tezet të zihen mes tyre, një person i fuqishëm do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon tezen të sëmurë do të keni shumë fitime.

Thartë - Në qoftë se shikoni ose hani, do të provoni shumë mundime dhe hidhërime dhe mërzi.

Thatë - Në qoftë se shikoni diçka e cila është tharë, do të keni hidhërime dhe dëshpërime.

Thellësi - Në qoftë se mat thellësinë e detit, do të marrësh lajme të këqia nga një grua të cilën e do.

Themele - Në qoftë se ëndërron sikur po gërmon themelet e shtëpisë, do të të vdesë një kushëri shumë i afërt. Në qoftë se ndërton themele ndërtimi, në qoftë se je beqar do të martohesh, në qoftë se je i martuar do të bësh fëmijë, në qoftë se je plak do të kalosh mirë. Në qoftë se ndërton themele në rërë ose në një vend të paqëndrueshëm, planet tuaja do të shemben.

Therr - Në qoftë se shikoni sikur po therrni dikë, do të martohet një pjesëtar i familjes tuaj, por që nuk do të gëzoheni shumë. Në qoftë se shikoni sikur ju therrin, do të humbisni një shok shumë të ngushtë.

Thesar - Në çfarëdo lloj mënyre që të shohësh ose të gjesh thesar, do të kesh një martesë me shumë sukses.

Thikë - Në qoftë se shikon shumë thika, prit grindje me shokët por për një kohë të shkurtër. Në qoftë se je tregëtar, prit vështirësi. Në qoftë se thjesht shikon thikë, do të shqetësohesh nga një lajm i hidhur. Në qoftë se shikon sikur therr dikë, do të bëhesh shkaku i shkatërrimit të tij. Në qoftë se shikon duke mprehur thika, mendon ti bësh keq dikujt pa dashje.

Thirrje - Në qoftë se shikon sikur të kanë sjellë një thirrje gjyqësore, do të marrësh një lajm të mirë nga e cila do të fitosh shumë. Në qoftë se je grua, do të jetë lajm dashurie. Në qoftë se dërgon thirrje tek një i huaj, do të ndeshesh me dikë.

Thonj - Në qoftë se ëndërroni sikur keni thonj të gjatë, do të keni shumë fitime nga puna juaj me ndershmëri. Në qoftë se shikoni sikur keni thonj të vegjël dhe të parregulluar, do të pësoni dëme. Dhe Në qoftë se jeni femër, do t’u akuzojnë për diçka. Në qoftë se shikoni sikur i keni të shkurtra, por të rregulluara, do të pësoni dëme dhe humbje materiale, por pa humbur krenarinë tënde.

Thur - Në qoftë se shikoni sikur po thurni diçka, do të flitet keq dhe do të shahesh nga njerëzit të cilëve u kishe shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur po thurni diçka për një njeri të huaj, do të mësoni një sekret të këndshëm për atë njeri. Në qoftë se shikoni një vajzë duke thurur, ajo ju adhuron dhe ju simpatizon dhe kjo mund të shndërrohet në dashuri ose martesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur diçka të thurur me dorë, do të dëgjoni fjalë të këqia, por kalimtare dhe që nuk do t’u prekin.

Tigër - Në qoftë se thjesht shikoni një tigër në ëndërr, do të thotë se keni një armik shumë të rrezikshëm i cili mundohet t’u bëjë keq në çfarëdo lloj mënyre. Në qoftë se shikoni sikur po rri i qetë një armik i cili ju ka bërë shumë të keqija, është penduar për gjithçka dhe do të vijë t’u kërkojë falje dhe t’u kërkojë të pajtoheni. Në qoftë se shikoni sikur po vrisni një tigër, do të hiqni qafe kundërshtarin tuaj më të rrezikshëm.

Tipograf - Në qoftë se shikoni sikur jeni tipograf, do të keni një jetë normale dhe që nuk do të lëviz asgjë nga ajo që keni tani.

Tjegull - Në qoftë se thjesht shikoni tjegulla prisni se do të keni shoqëri të mirë. Në qoftë se shikon sikur po ecën mbi tjegulla do të rrezikojnë punët tuaja. Në përgjithësi të shikosh tjegull nuk është diçka e mirë. Në qoftë se bien do të merrni lajme të hidhura.

Tjerr - Në qoftë se shikon që tjerr pe do të bësh ndryshime në lidhje. Do të keni qetësi familjare dhe punët do t’u shkojnë mbarë.

Tokë - Në qoftë se shikon tokë të thatë do të provosh dhimje dhe merzitje. Në qoftë se shikon tokë të mirë e të butë do të kesh gëzim dhe lumturi.

Top (armë) - Në çfarëdo lloj mënyre që të shikoni top është për mirë. Ëndrra do t’u dalë për mirë.

Torturim - Në qoftë se të torturojnë do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se i vdekuri ngrihet dhe të torturon ose ti torturon të vdekur, nuk do të kenë fund të mirë çështjet tuaja.

Tradhëti bashkëshortore - Nëse e keni kryer tradhëtinë, kini kujdes nga dhënia e besimit tuaj miqve të rinj; nëse i rezistuat tradhëtisë, do të keni disa pengesa në martesë, por ato do të jenë të përkohshme.

Transferim - Në qoftë se shikon sikur transferohesh në një shtëpi tjetër punët dhe aktivitetet tuaja do të kenë sukses të madh por me shumë pengesa. Në qoftë se shikon dikë tjetër të transferohet do të bëhet ibezdishëm me kërkesat e tij sepse i ke dhënë shumë kurajo.

Transformim - Në qoftë se shikon njerëz të transformohen në kafshë, të zhgënjejnë shokët pas krahëve. Në qoftë se shikon kafshë të transformohet një njeri prit të mira nga shokët. Në qoftë se shikon një statujë të kthehet në njeri të gjallë, një ngjarje rastësisht, do të të bëjë të mësosh sekretet e shokut.

Trashëgimi - Në qoftë se ëndërron sikur merr një trashëgimi të papritur do të të vijë një e mirë e papritur nga një shok. Në qoftë se shikon sikur ke trashëguar një shenjtor ose prift do të keni bekimin e zotit për veprat tuaja. Në qoftë se trashëgon një të panjohur një armik mundohet të pajtohet me ty. Në qoftë se je vajzë do të martohesh mirë. Në qoftë se je grua do të bësh fëmijë. Në qoftë se shikon sikur po trashëgon dikë që në të vërtetë është duke vdekur ai do të shërohet dhe do të jetë me shumë interes për ty.

Tregëti - Në qoftë se shikon se po tregëton mëndafsh, copa, lesh, dru, gurë, hekur, metal, etj do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se tregëton kafe, sheqer, etj do të pësoni dëme.

Trekëmbësh - Do të thotë hidhërim dhe mërzi.

Trekëndësh - Në qoftë se shikoni trekëndësha gjeometrikë, do të keni nderime dhe respekt nga bota për diturinë tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani ëmbëlsira në formë trekëndëshi, do të keni fitime, gëzim dhe lajme të mira.

Trëndafil - Në qoftë se shikoni trëndafil të bukur dhe të çelur, do ndiheni gëzim të madh nga një lajm i mirë që do të merrni. Në qoftë se jeni beqarë, do të keni sukses të madh në dashuri. Në qoftë se i merrni erë, do të keni kërkesë për martesë. Në qoftë se shikoni një trëndafil të vyshkur dhe të tharë, do të keni falimentime dhe hidhërime.

Trim - Në qoftë se shikon sikur je trim, do të bësh veprimtari të mira. Në qoftë se shikon trim në ëndërr, do t’i kalosh pengesat. Në qoftë se je trim, do të vlerësohesh nga të tjerët.

Trimëri - Në qoftë se shikon sikur ke trimëri do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.

Trishtim - Në qoftë se shikon sikur ke trishtim, dikujt i ke bërë keq dhe të torturojnë mendimet. Në qoftë se shikon dikë tjetër të trishtohet, do të inkurajohesh nga shokët për aksidentet tuaja. Në qoftë se je grua dhe trishtohesh për diçka dhe qan, do të të adhurojë dhe do të të respektojë bota. Në qoftë se je vajzë, i dashuri të do jashtë mase dhe do të të bëjë të lumtur. Në qoftë se trishtohesh për vdekjen e dikujt, do të gëzohesh dhe do të kesh argëtim familjar.

Trofë - Në qoftë se ëndërroni trofë, do t’i kaloni të gjithë pengesat dhe do t’u duan jashtë mase shokët dhe miqtë.

Tru - Në qoftë se shikon sikur po vuan nga trutë do të pësosh dëme dhe shkatërrime. Në qoftë se truri është i shëndetshëm, do të keni sukses në punët tuaja.

Trumbetë - Në qoftë se ëndërroni sikur dëgjoni tinguj trumbete ose shikoni sikur po luan, do të dëgjoni diçka për të cilën ju kishte marrë shumë malli. Në qoftë se shikoni sikur po luani, ju do të gjeni diçka të cilën e kishit humbur. Në qoftë se jeni i sëmurë, do të vdisni.

Trung - Në qoftë se shikon trungun e një peme pa degë, do të humbasësh pasurinë tënde. Në qoftë se shikon pemë të trashë me degë të mëdha, do të kesh shumë fitime dhe përfitime. Në qoftë se shikon degë të vogla do të kesh fitime të vogla nga puna. Në qoftë se pret trung peme me sëpatë, do të kesh sukses në karrierën tënde dhe do të fitosh prapë pasurinë të cilën e ke humbur. Në qoftë se shikon të digjet do të bëhesh shkak për të humbur shumë para një i afërt ose një shok i yti.

Trup - Në qoftë se shikon se trupi yt është i madh dhe është shëndoshur, suksese të shkëlqyeshme në punët tuaja gjithashtu dhe sukses të madh me seksin tjetër. Në qoftë se shikon trupin tënd të dobët dhe të sëmurë, do të zhgënjehesh në punë dhe në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke trup të seksit tjetër dhe je i pamartuar, do të martohesh se shpejti. Në qoftë se je i martuar, do të ngelesh i vejë.

Tryezë - Në qoftë se shikoni sikur keni shumë tavolina të reja dhe të bukura brenda në shtëpi, do të keni pasuri dhe do të kaloni një jetë të qetë dhe me harmoni familjare. Në qoftë se shikoni sikur janë të prishura dhe të vjetra, do të keni trishtime.

Tub - Në qoftë se shikoni tub në ëndërr, do të pësoni sëmundje psikologjike.Në qoftë se shikoni sikur i jepni fqinjëve një tub uji, do të bëheni miq me ata persona.

Tullac - Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rënë flokët, do të keni fatkeqësi shumë të madhe dhe do të ndodhin falimentime në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni një njeri pa flokë, rrezikoheni nga varfëria dhe pleqëri me vuajtje.

Turbekulozë - Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur keni tuberkulozë, do të keni shëndet dhe gëzime. Në qoftë se jeni grua e martuar, do të bëni shumë fëmijë. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni me njeri të mirë dhe do të kaloni një jetë të bukur dhe të qetë.

Turp - Në qoftë se shikon sikur ke turp, prit humbje shpresash dhe fund të keq në dashuri.

Tutor - Në qoftë se shikon sikur je tutor, çështjet tuaja si dhe ato familjare janë në rrugë të mbarë. Në qoftë se shikon sikur ke tutor mbi kokë, do të thotë se do të zbulohen veprimet tuaja.

Tym - Në qoftë se sheh se je i mbuluar me tym, do të mërzitesh nga një vjedhje që ju bëhet.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+