HoroskopiShqipOfficial në Instagram!

Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

ABCDDHEFGGJHIJKLLLMNNJOPQRRRSSHTTHUVXXHYZZH

C

ÇADËR - Në qoftë se e mban të hapur, ke mbrojtës të mirë. Dhe nëse bie shi, do të keni sukses.

ÇAKALL - Ruhuni dhe mos i tregoni të fshehtat tuaja, pasi keni rrotull një armik që do t’u bëjë keq. Ulërimat e çakallit, do të thonë zënie në familje për shkakun e tij. Kini kujdes shëndetin.Në mjedisin e punës shumë persona kërkojnë të fitojnë në kurrizin tuaj. Mos i besoni ata që ju hiqen si shokë pasi disa prej tyre shtiren si të tillë.

ÇAKULL - Në qoftë se shihni që rruga është e shtruar me çakull, do të keni probleme në punë. Në qoftë se shihni një sasi të madhe nëpër vende ndërtimesh ose diku tjetër, do të keni shumë fitime nga puna juaj.

ÇALAMAN - Në qoftë se sheh që je çalaman dhe je i pamartuar, burrë ose grua, do të keni një martesë të mirë. Në qoftë se shihni dikë tjetër të çalojë, do të dëgjoni lajme të mira.

ÇALLMË - Në qoftë se shikoni dikë sikur ka veshur çallmë, ai person do të pësojë shumë dëm dhe arsyeja do të jeni ju. Në qoftë se shikoni sikur keni vënë në kokë, do të pësoni dëm të madh ekonomik dhe psikologjik. Në qoftë se shikoni një turk të ketë vendosur çallmë, do të merrni lajme të këqia.

ÇAMÇAKIZ - Në qoftë se shihni që hani çamçakiz në ëndërr, do të keni sukses në dashuri.

ÇARÇAFË - Në qoftë se shihni që flini në çarçafë të bardhë dhe të pastër, do të keni gëzim dhe lumturi në familje. Në qoftë se janë ndyta dhe të grisura do të thotë grindje dhe zili, por edhe jetëgjatësi dhe gjendje e mirë fizike.

ÇARK - Në qoftë se shihni që përgatisni çark për të kapur kafshë ose peshq, jeni drejtues i mirë i pasurisë tuaj, në qoftë se shihni që kapeni një çark, rrezikoni të humbni para për arsye të mëndjelehtësisë tuaj.

ÇATI - Në qoftë se shihni që bie ose ra çatija e shtëpisë, do të keni dëme të mëdha në punën tuaj, Në qoftë se shihni që ecni mbi çatinë e shtëpisë tuaj, do të keni sukses në dashuri.

ÇEK - Në qoftë se shihni që merrni një çek në ëndërr, të prisni para të papritura nga një i afërm i largët, në qoftë se ju jepni ose dërgoni çek, rrezikohet shëndeti juaj.

CEKËT - Në rast se shikon që kalon ujë ose që të lagen këmbët, do të keni vështirësi në një çështje tuajen. Dhe në rast se nga uji del në tokë, do të thotë se pas një vështirësie do të zgjidhet çështja juaj. Por në rast se nga uji i cekët shikon thellësi (det), çështja juaj do të ketë fund të keq. Në rast se të shtyn njeri në këto ujra, kur të zgjohesh vrapo ta gjesh se ai do të ndihmojë në problemin tënd. Në rast se je lakuriq në këto ujëra, mbaje të fshehtë çështjen sepse rrezikon. Në rast se në ujë ka peshq, do të gjesh shumë vështirësi në problemin tënd.

ÇEKIÇ - Në qoftë se ju godasin me çekiç, mund të keni një goditje të madhe në fushën sentimentale. Në qoftë se rregulloni diçka me çekiç, do të keni lumturi. Goditja me çekiç dhe zhurma që bën, do të thotë se duhet të kujdeseni për gjendjen tuaj shpirtërore. Në qoftë se përdoret për të shkatërruar, atëherë paralajmëron dëme ekonomike.

CELEBRIM - Në qoftë se shihni se ndodheni në një fejesë, martesë, pagëzim etj. do të keni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shihni që ndodheni në ceremoni zije si varrimi e përkujtimi, do të pësoni diçka që do t’u mërzisë.

ÇELËS - Në qoftë se shikon sikur mban ëndrra do t’u dalë për mirë, çështjet tuaja janë në rrugë të mbarë dhe do të shkojnë si më së miri. Në qoftë se shikon shumë çelësa që ke në dorë ëndrra është e keqe, do të keni dëshpërime dhe zhgënjime. Në qoftë se shikon sikur gjete çelësa të bukur dhe të ri do të keni fitime. Në qoftë se shikon sikur gjete çelësa të vjetër dhe të ndryshkur, do të keni hidhërime.

ÇELIK - Sidoqë ta shikoni çelikun në ëndërr ashtu siç është ose vegla çeliku, do të keni fitime shumë të mëdha.

CEP - Në qoftë se shihni që cepi i shtëpisë tundet, do të hidhëroheni nga vdekja e një të afërmi ose shoku. Në qoftë se ndërton një kënd, do të thotë lumturi në familje, në qoftë se qëndron në një cep dhe je i sëmurë shpejt do të bëhesh mirë.

CEREMONI - Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në një ceremoni gëzimi, do të keni shumë gëzime. Në qoftë se gjendeni në një ceremoni zije ose vdekje, do të hidhëroheni.

ÇEREP - Në qoftë se është e mbushur do të keni fat dhe lumturi. Në qoftë se është bosh do të keni mërzi për një dëm ekonomik.

ÇËSHTJE - Në qoftë se shikoni në ëndërr një nga çështjet tuaja, do të keni shumë fat dhe sukses. Në qoftë se shikoni sikur i leni çështjet tuaja pas dore për të zgjidhur çështjet e të tjerëve, do të keni falimentime.

ÇEZMË - Në qoftë se shihni çezmë që rrjedh ujë të bollshëm dhe të pastër, do të thotë sukses në dashuri dhe në familje.Në qoftë se shihni që pini ujë të prisni ngritje profesionale dhe të ardhura të mëdha. Në qoftë se shihni çezmë të shteruar, probleme profesionale ju presin. Mërzi, zhgënjime si dhe rrezikohet shëndeti juaj.

CICËRIMA - Në qoftë se shihni në ëndërr që dëgjoni cicërima të ëmbla zogjsh, do të dëgjoni lajme të mira.

ÇIFT - Nëse sheh çift i cili është edhe në të vërtetë, do të shpërblehesh për sjelljen tënde të mirë. Por në rast se janë të huaj, do t’u marrin nëpër gojë.

ÇIFTE - Në qoftë se shihni se jeni duke mbushur një çifte, rrezikoni të humbni para, në qoftë se blini çifte do të thotë që shokët tuaj nuk ju duan të mirën. Në qoftë se vrisni dikë me çifte do të bëni diçka të keqe dhe mund të hyni dhe në burg, në qoftë se shihni që ju vrasin me çifte do të fitoni para.

ÇIFUT - Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me një çifut, do të thotë se keni një shok shumë dinak dhe i cili mundohet t’u shkatërojë pa asnjë arsye. Në qoftë se shikoni sikur bëheni çifut do të merni lajme të këqia. Në qoftë se thjesht shikoni një çifut, kujdesuni se mos merret vesh dashuria juaj e fshehtë.

CIGAN - Në qoftë se shihni që flisni me një cigan, ju pret sukses në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me ciganë, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.

CIGARIS - Në qoftë se shikon sikur po pi kafe ose grurë ose diçka tjetër, do të mërzitesh sepse do të mësosh se të kanë tradhëtuar ose sepse do të të vdesë një fëmijë.

ÇIKORE - Në qoftë se shikoni sikur mblidhni ose shkulni çikore të egra ose të buta, do të bëni gjëra të këqia për të çilat do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur hani do të merrni lajme nga një kalimtar të cilat do të mërzisin jashtë mase familjen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur po i gatuani, do të keni hidhërime familjare.

ÇIKRIK - Në qoftë se shikon sikur kthen çikrik, do të kesh sukses në punë pas shumë mundimeve. Në qoftë se je grua, do të bësh një jetë të qetë. Në qoftë se thjesht e shikon dhe je vajzë, ndoshta të dështon martesa të cilën e dije të sigurtë.

ÇIZME - Në qoftë se shihni çizme të bukura dhe të pastra, prisni lumturi dhe dashuri. Në qoftë se shikoni dikë tjetër me çizmet tuaja, kini kujdes. Ka mundësi t’u shfrytëzojnë. Në qoftë se shihni çizme të vjetëra dhe të pista, kujdes në anën financiare.

CJAP - Në qoftë se ëndërroni cjap, do të thotë se jeni të pavendosur dhe do ta çoni dëm punën. Në qoftë se shikoni shumë cjapë bashkë dhe të vërsulen, do të keni pengesa të madha në punë. Në qoftë se shikoni sikur hani mish cjapi, do të keni shumë hidhërime.

ÇMENDURI - Në qoftë se shihni në ëndërr që flisni me ndonjë të çmendur, kujdes me nga shokët tuaj pasi nuk ju duan të mirën. Në qoftë se sheh se çmendesh, je mëndjelehtë dhe qesharak, në qoftë se sheh dikë tjetër të çmendur, do të keni gëzim dhe lumturi.

ÇORAPE - Në qoftë se shihni që vishni çorape, do të keni mërzi nga ana ekonomike, në qoftë se i hiqni do të çliroheni nga hallet së shpejti, në qoftë se çorapet që shihni janë të grisura,do të merrni premtime të kota përsa i përket të ardhmes tuaj. Në qoftë se çorapet janë të bardha do të keni fitime, në qoftë se janë të zeza do të keni sukses në dashuri.

ÇRREGULLIM - Në qoftë se sheh sikur po bën çrregullime, do të ngatërrohesh me gjyqe.

CUB - Në qoftë se shihni një cub ose grup cubash të hyjnë në shtëpinë tuaj, mund t’u bëjnë keq dhe t’u shfrytëzojnë njerëzit tuaj të afërm. Do të keni probleme dhe dëme ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni cuba, do të kryeni veprime të gabuara të paligjshme, dhe do tu bëni keq edhe njerëzve tuaj. Kujdes nga keqkuptimet.

ÇUDI - Në qoftë se sheh në ëndërr të ndodhë ndonjë çudi, diçka e keqe do t’u ndodhë.

ÇUDITEM - Në qoftë se shikon që njerëzit çuditen me ty, do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzije. Në qoftë se shikon sikur ti je i çuditur me dikë, beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

Horoskopi Personal

Për të lexuar horoskopin tuaj personal ju duhet të jeni të abonuar.

Më shumë info, klikoni këtu.