Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

u

Udhëtar - Në qoftë se shikoni sikur një udhëtar arrin në vendin tuaj, do të keni një lajm shumë të mirë nga shumë larg. Në qoftë se jeni vajzë, do t’u vijnë propozime për martesë nga larg. Në qoftë se shikoni sikur udhëtoni në një vend të huaj, do të keni mërzi dhe humbje materiale.

Udhëtim - Në qoftë se ëndërroni sikur po bëni një udhëtim detar do të keni shumë fitime dhe suksese në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni një të njohur duke udhëtuar, do të thotë se do të sëmuret rëndë ose do të pësojë një aksident, mund edhe të vdesë.

Ujdi - Në qoftë se shikoni sikur po bien në ujdi dy persona, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bini në ujdi me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.

Ujë - Në qoftë se shikoni sikur jeni lagur me ujë, do të sëmureni. Në qoftë se është ujë deti ose i ëmbël, do të shëroheni nga sëmundja që keni. Në qoftë se shikoni ujë të pastër duke rrjedhur nga çezma, do të keni pasuri shumë të madhe dhe lumturi. Në qoftë se jeni grua, do të keni një dashuri të lumtur. Në qoftë se jeni vajzë, do të keni dashuri me fat dhe një martesë shumë të mirë. Në qoftë se shikoni se uji është i pistë dhe i turbullt, do të pësoni të kundërtat e të mësipërmes, ndoshta mund të sëmureni. Në qoftë se ju japin ujë të pastër në gotë, do t’u ndihmojë një person tek I cili nuk kishit besim dhe që nuk do ta prisnit kurrë. Në qoftë se shikoni sikur merrni ujë çezme, do të keni guxim për deklarimin e dashurisë tuaj. Në qoftë se mbush ujë në një enë të thyer dhe shikon sikur po derdhet, do të keni hidhërime familjare. Dhe Në qoftë se jeni të dashuruar, keni shpresa të kota. Në qoftë se shikoni sikur po derdhni ujë në tokë, humbisni kohën me gjëra pa vlerë. Në qoftë se shikoni sikur ujin që hidhni në tokë e thith toka, do të humbisni të gjithë pasurinë. Në qoftë se vadisni me ujë lulet ose bimët, do të keni suksese në çështjet tuaja dhe do të keni dhe sukses shumë të madh në dashuri. Në qoftë se shikoni sikur po i hidhni ujë të vakët duarve, do të zbuloni zhgënjimin e shokëve tuaj ose të dashurit ose të dashurës tuaj.

Ujk - Në qoftë se thjesht shikon një ujk, merr masat se ke një armik të fortë pranë teje. Në qoftë se shikon sikur po ndjek ujk, do ta ndjekësh armikun tënd me guxim dhe do të sundosh. Në qoftë se shikon sikur e vret, nëse bie në dorë të armikut do të të shkatërrojë deri në vdekje. Në qoftë se shikon sikur të kafshon ujk, do të të bëjnë keq.

Ulje/zbritje - Në qoftë se shikon se ulen gjëra nga një vend i lartë, do të keni shumë fitime të mëdha.

Ulli - Në qoftë se shikon ulli të lulëzuar, prit të mira dhe gëzim. Në qoftë se ulliri që shikon është i vyshkur, prit hidhërime dhe mërzi. Në qoftë se mbledh ullinj, do të keni shumë fitime.

Unazë - Në qoftë se ke vënë unazë sidomos me diamante, do të mërzitesh ose do të sëmuresh. Në qoftë se e heq nga gishti, do të çliroheni nga problemet. Në qoftë se ke unazë ose unaza floriri, do të keni nderime. Në qoftë se unazat janë argjendi, do të keni mërzi. Në qoftë se është bakri, prit varfëri.

Ungjill - Në qoftë se thjeshtë shikoni ungjill, do të keni qetësim të plotë shpirtëror. Në qoftë se dëgjon lexim ungjilli, do të keni harmoni familjare. Në qoftë se je plak dhe shikon ungjill, prit shëndet dhe pleqëri të mbarë.

Uniformë - Në qoftë se shikoni sikur keni veshur uniformë ushtarake, do të fitosh shumë shpejt ato që dëshiron. Në qoftë se shikoni sikur ju dhurojnë një uniformë ushtarake, do të keni nderime të mëdha. Por Në qoftë se ta heqin, do të pësoni fatkeqësi dhe shkatërime.

Universitet - Në qoftë se ëndërroni sikur jeni studentë në universitet, do të keni mundime dhe vuajtje, por që në fund do të keni sukses. Në qoftë se thjesht shikoni një universitet, mendimet tuaja janë të drejta dhe të sakta dhe kështu që nuk keni nevojë të dëgjoni këshillat e të tjerëve që ju afrohen. Në qoftë se shikoni sikur jeni brenda në një universitet dhe thjesht shikoni, do t’u tradhëtojë një shok i besuar dhe për këtë do të hidhëroheni.

Urë - Në qoftë se sheh se po ndërton urë, do të thotë se do të keni shumë fitime të mëdha. Në qoftë se kalon urë, të kanë bërë kurth. Në qoftë se rrezikon të biesh nga ura dhe në fund bie, do të rrezikohesh nga një sëmundje e rëndë.

Uri - Në qoftë se ëndërron sikur ke uri, do të pësosh hidhërime dhe zhgënjime dashurie.

Urinim - Në qoftë se ëndërron sikur po urinon, do të të dalin punë të reja me shumë fitime. Në qoftë se urinon në mur ose në gardh, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se shikon veshjet e tua të urinosura, do të të ndodhë diçka e padëshirueshme.

Urrej - Në qoftë se shikoni sikur urreni ose ju urrejnë, do të bëni shumë armiq.

Ushkur - Në përgjithësi është ëndërr e keqe. Nuk të del për mirë.

Ushqim - Çfarëdo lloj ushqimi që të shihni në ëndërr, do të thotë që është për mirë. Për më tepër përshkruhen ushqimet e veçanta.

Ushtar - Në qoftë se shikoni ushtar, do t’u kërkojnë një nder shumë të madh dhe që duhet t’i ndihmosh ata që të kanë nevojë.

Ushtri - Në qoftë se ëndërroni sikur jeni në ushtri, do të realizohen të gjitha planet dhe ëndërrat tuaja.

Ushujzë - Në qoftë se ëndërron ushujzë, do të sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon sikur e pret një i afërt është në rrezik.

Uthull - Në qoftë se ëndërroni uthull të kuqe, do të ziheni me dikë që ju ka sharë shumë. Në qoftë se shikoni uthull të bardhë, do t’u urrejë bota. Në qoftë se shikoni uthull të prishur, një pjesëtar i familjes do të sëmuret për një kohë shumë të shkurtër dhe për këtë do të mërziteni. Në qoftë se shikoni sikur pini uthull, do të ziheni me një pjesëtar të familjes dhe do të mërziteni.

Uturak - Në qoftë se shikon sikur je ulur në uturak, do të keni jetëgjatësi dhe shëndet të mirë.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+