Fjalori i ëndrrave

Çfarë pe në ëndërr?

Kërko një fjalë ose një figurë që të ka mbetur në mendje dhe lexo kuptimet e saj. Ëndrrat nuk janë parashikime.

Mund të shkruash edhe pa ë e ç: “uje”, “celes”.

Shkronja J

13 simbole

Leximet simbolike dhe interpretimet tradicionale janë për reflektim e argëtim. Ato nuk parashikojnë ngjarje dhe nuk janë këshilla shëndetësore.

Jaki

Në qoftë se të bëjnë jaki, do të dëgjosh gënjeshtra dhe mashtrime nga një njeri të cilin e konsideron të besueshëm.

Jasemin

Kjo lule e bukur si dhe aroma e saj, lajmërojnë një jetë erotike të lumtur. Në qoftë se shihni që ju ofrojnë ose afroni jasemin, së shpejti ju pret një lidhje e bukur që do të ketë zgjatje. Parashikohet një martesë e lumtur dhe jetë familjare e qetë. Do të përparoni në mënyrë të sigurt në punë dhe në gjendjen ekonomike.

Jashtë shtetit

Udhëtimi jashtë shtetit në ëndërr, parashikon ndryshime të këndshme, njohje të reja, ndjenja të reja dhe fat të mirë. Perspektiva të reja dalin në pah në fushën profesionale. Kini kujdes zgjedhjet që bëni, në mënyrë që të keni sukses.

Jashtë vendit

Një ëndërr për të shkuar jashtë vendit me anije do të thotë që ju do të bëni një mik të ri me ndikim në të ardhmen e afërt. Të qenit jashtë vendit, në vende të huaja, tregon një gjendje të pavendosur dhe një ndryshim të mundshëm të vendndodhjes.

Jastëk

Në qoftë se shihni që flini me një jastëk të bardhë dhe të pastër, keni mendime të mira, në qoftë se është i pisët, keni mendime të këqija. Në qoftë se jastëku është me ngjyra do të mërziteni nga njeriu që dashuroni.

Jeshillëk

Në qoftë se shihni jeshillëk, parashikohet lumturi, pasuri e përparim në punë. Në qoftë se është i thatë dhe i prishur, do të thotë se situata të vështira do të vijnë, probleme ekonomike si dhe ndarje me njeriun që dashuroni.

Jetim

Në qoftë se shihni në ëndërr që jeni jetim, ju pret zhgënjim në fushën e dashurisë.

Jevg

Në qoftë se shihni që flisni me një jevg, ju pret suksesi në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me jevgj, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.

Jezusi

Në qoftë se shikon jezusin dhe i flet, do të keni qetësi shpirtërore, uratë dhe gëzim.

Jod

Në qoftë se shihni jod në ëndërr, shpejt do të lehtësoheni nga problemet familjare dhe personale. Në qoftë se jeni të sëmurë dhe shihni jod në ëndërr, së shpejti do të shëroheni.

Jonxhë

Në qoftë se shihni që mblidhni jonxhë dhe jeni bujk, do të keni të korra të mira, në qoftë se nuk jeni do të keni probleme në punë. Në qoftë se shihni që ka katër petale, do të keni fitim të papritur.

Jorgan

Në qoftë se shihni që jeni mbuluar me jorgan të ri dhe të pastër, do të thotë varfëri, në qoftë se është i vjetër do të përmirësohet gjendja juaj ekonomike.

Jug

Në qoftë se shikoni sikur po fryn erë jugu, sjellja juaj është shumë e butë dhe për këtë do të pësoni dëme të mëdha materiale dhe ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur po fryn erë jugu dhe bie shi, do të bëni një udhëtim shumë të gjatë dhe vështirë të ktheheni më.

Si ta përdorësh këtë lexim

Pasi ta lexosh shpjegimin, kthehu te skena jote. Çfarë ndodhte, si ndiheshe dhe çfarë të kujton figura? Mbaj atë pyetje që të ndihmon të reflektosh dhe lëri mënjanë kuptimet që nuk lidhen me përvojën tënde.

Nëse nuk e gjen simbolin që kërkon, provo një fjalë më të shkurtër ose shkronjën e tij. Një ëndërr mund të ketë disa figura; mund t’i kërkosh veçmas pa pasur nevojë t’i bashkosh në një parashikim të vetëm.

Lexo udhëzuesin për interpretimin e ëndrrave →

Nga simboli te shënimi yt

Për ta eksploruar një ëndërr, fillo nga skena dhe ndjesia. Udhëzuesi i ditarit të jep një mënyrë të thjeshtë për t’i mbajtur të ndara nga interpretimi.

Si të mbash një ditar ëndrrash ↗