Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

g

Gabim - Në qoftë se shihni që bëre ose fole gabim në punë ose me shokët, do të keni sukses në dashuri.

Gaforre - Në qoftë se shikon sikur po ha gaforre do të grindesh me shokët. Në qoftë se shikon sikur e kap do të keni probleme familjare. Në qoftë se shikon të zihen dy gaforre do të çlirohesh nga armiqtë e tu.

Gagrenë - Në qoftë se sheh ndonjë pjestar të familjes që vuan nga gagrena do të sëmuret dikush ose ti vetë.

Gajtan - Ngatërresa në çështjet tuaja por që do të zgjidhen aq shpejtë sa që ju nuk do ta prisni.

Galeri - Në qoftë se ëndërroni që vizitoni një galeri arti, do të thotë që brenda jush fshihet një zhgënjim nga lidhja juaj sentimentale. Jeni lodhur dhe kërkoni diçka të re. Ekzistojnë mundësi me perspektivë në punë, e kundërta ndodh në qoftë se shihni galeri të shkatërruara dhe një atmosferë të pakënaqshme.

Garanci - Në qoftë se një shok të jep një garanci ke mbrojtje nga persona shumë të fortë.

Gardelinë - Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar, do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon duke mos kënduar, pengesa të mëdha do t’u dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart, do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.

Garderobë - Në qoftë se shikon sikur po ndërton një gardarobë ke shpirt parashikues dhe do të dalësh me fitim. Po e bleve shpenzon kot para.

Gardian - Në përgjithësi këdo që të shohësh gardian veten ose dikë tjetër, do të thotë se personi që shikon do të mërzitet dhe do të marrë lajme shumë të këqija. Pengesa dhë dëshpërim.

Garë - Në rast se merr pjesë, do të jesh guximtar në çdo lloj mërzije. Dhe në rast se je i moshuar, prit jetëgjatësi.Në qoftë se shihni që merrni pjesë në një garë rrugore ose tjetër lloji, do të thotë se keni guxim dhe i përballoni mërzitë tuaja. Për të moshuarit kjo ëndërr do të thotë jetëgjatësi.

Gatuaj - Në qoftë se ëndërron një kuzhinier ose kuzhiniere të shtëpisë tënde, ëndrra është e mirë, gjithashtu në qoftë se je i varfër dhe ëndërron kuzhinë. Në qoftë se shikon sikur gatuan, do të të plotësohen dëshirat. Në qoftë se je beqar, do të lidhesh me një njeri të mirë dhe do të kalosh një jetë të qetë. Në qoftë se gjendesh në një vend ku ka shumë enë gatimi, do të kesh pasuri dhe sukses. Në qoftë se gjendesh në një kuzhinë pa enë gatimi, do të kesh varfëri. Në qoftë se shikon kuzhinë të digjet, do të pësoni aksidente familjare.

Gazetë - Në qoftë se shihni që lexoni gazetën, shumë nga shokët tuaj ju tallin. Në qoftë se hyni në një zyrë gazete, do të humbni para nga një investim i gabuar që do të bëni.

Gëlqere - Në qoftë se sheh se po përzien gëlqere dëshpërim dhe varfëri është për burrat dhe për gratë është tradhëti nga partneri. Në qoftë se bien brenda në gëlqere kujdes shëndetin.

Gënjeshtër - Në qoftë se shihni në ëndërr gënjeshtër dashurie, do të thotë që talleni me njeriun që keni lidhje ose e kundërta. Rrezikoni nga ndonjë aksident. Lidhjet me bashkëpunëtorët nuk janë të sinqerta, dhe duhet të veçoni njerëzit që ju simpatizojnë dhe ju vlerësojnë me të vërtetë.

Gërmadhë - Në qoftë se shikon gërmadha qyteti ose ndërtese, do të sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon gërmadhë diçka tënden, do të pësosh dëm të madh. Grua që shikon gërmadha, do të ketë fund të keq në çështjen e dashurisë.

Gërmaz - Në qoftë se se të presin gërmazin, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur dikush të shpon ose pret në gërmaz, do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërt i juaj. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur gërmazi, do të pasurohesh jashtë mase.

Gërmoj - Në qoftë se shikoni sikur po gërmoni, çështjet tuaja janë pa vlerë. Në qoftë se shikoni sikur po gërmoni një varr, do të vdesë një i afërt shumë I dashur dhe do të hidhëroheni.

Gërshërë - Në qoftë se shihni që prisni dikë me gërshërë, do të humbni para ose diçka tjetër. Në qoftë se shihni mbi tavolinë gërshërë të mbyllur, do të keni përparim dhe suksese në punë, në qoftë se është e hapur, do të pësoni ndonjë aksident.

Gështenja - Sido që t’i shihni gështenjat, ju pret lumturi dhe dashuri. Në qoftë se i hani është akoma më mirë. Rezultatet do të duken më shpejt. Edhe në fushën profesionale gështenjat simbolizojnë përparim.

Gështenjë (pemë) - Në qoftë se shikon një pemë plot me gështenja, do të keni fitime nga punët tuaja. Në qoftë se pema që shikon është vetëm me gjethe, mbështet kot shpresat tek dikush i cili tallet me ty. Në qoftë se ha gështenja të pjekura, do të ngatërrohesh me një person të shpifur dhe vështirë do të shpëtosh nga ai. Në qoftë se blen, dikush mundohet të të bëjë keq. Në qoftë se je shtatzënë, do të keni një lindje të lehtë dhe do të lindni një fëmijë të bukur. I sëmuri që shikon gështenja do të marrë lajme të mira.

Gëzof - Në qoftë se sheh sikur ke veshur gunë, do të marrësh mërzi për çështje parash. Në qoftë se je vajzë, do të qash për dashurinë tënde. Në qoftë se je i sëmurë, do të keqësohesh. Në qoftë se e hedh, do të çlirohesh nga vuajtjet.

Gishta - Në qoftë se shihni që humbni një ose disa gishta, do të humbni një të afërmin tuaj, në qoftë se prisni pak gishtin, do të keni një pengesë në familje. Në qoftë se ju dhëmb gishti, do të mësoni që një shok i juaji është i sëmurë rëndë. Në qoftë se shihni që keni më shumë se pesë gishta, do të bëni shokë të rinj dhe të pasur.

Gjak - Në qoftë se sheh që derdhet gjak, ju pret një sukses i madh. Në qoftë se të del gjak nga goja, do të keni shumë fitime nga puna juaj. Në qoftë se të del gjak nga hunda, një sekret tuajin e dinë shumë veta. Në qoftë se të marrin gjak rrezikohet shëndeti dhe pasuria juaj. Në qoftë se ju merrni gjak nga të tjerë, do të fitoni shumë para.

Gjakderdhje - Në qoftë se e shikon nga jashtë, do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therur, do të marrësh shumë fitime nga puna.

Gjakndezje - Në qoftë se shihni që jeni gjaknxehtë, do të keni mërzi, në qoftë se shihni të tjerë me gjaknxehtësi, do të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj në gjaknxehtësi me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

Gjaksor - Në qoftë se shikon sikur je gjaksor ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por Në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një gjaksor, do të marrësh lajm të keq.

Gjallë - Në qoftë se shikoni një të vdekur sikur është i gjallë, ëndrra është e keqe për ty. Do të keni rreziqe dhe sëmundje.

Gjalp - Në qoftë se shikon që hani gjalp, do të keni zënie me të afërmit dhe me familjen, në qoftë se lyeni bukën ose e vini në gatim, do të merrni lajme të mira.

Gjarpër - Ëndrra me gjarpër është gjithmonë e keqe, pasi paralajmëron shkatërrim, zënie, ndarje, tradhëti etj.

Gjarpëroj - Në qoftë se shikon se gjarpëron ose zvarritesh në tokë do të thotë se do të keni fatkeqësi dhe mërzi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të zvarritet drejt teje, ai person do të të dojë jashtë mase.

Gjë e gjëzë - Në qoftë se shihni që përpiqeni të gjeni një gjë e gjëzë, do të merrni letër me lajme të mira. Në qoftë se e gjeni do të keni një punë të qetë dhe të këndshme. Në qoftë se kërkoni nga të tjerë që t’u gjejnë një gjë e gjëzë, kujdes pasi disa shokë ju duan të keqen.

Gjel - Në qoftë se dëgjoni gjel në ëndërr, do të dëgjoni lajme të mira, në qoftë se e shihni mbi çatinë e shtëpisë, fqinjët ju nderojnë. Në qoftë se hani gjel ju pret pasuri. Në qoftë se e therrni keni sukses në punë, në qoftë se shihni që ju sulet gjeli, do të keni zënie me shokë dhe të afërm.

Gjelbërim - Sido që ta shihni, ngjyra e gjelbër, do të thotë shpresë dhe lumturi si në familje, ashtu edhe në fushën e dashurisë.

Gjellë - Në qoftë se shihni që hani gjellë të mira dhe të pasura, do t’u ndodhë diçka e këndshme, në qoftë se gjella që hani është e varfër, do të sëmureni rëndë.

Gjëmb - Në qoftë se shihni gjemba, hidhërime të papritura ju presin, në qoftë se ecni mbi gjemba do t’u shfaqen shumë probleme në punë. Në qoftë se pastroni një vend nga gjëmbat, do të kaloni çdo pengesë dhe mërzi.

Gjëmë - Në qoftë se shihni që jeni i mërzitur dhe i pikëlluar, ju pret përmirësim i gjendjes ekonomike, në qoftë se shikoni që dikush tjetër ka pësuar fatkeqësi ose është i mërzitur, do të humbni para për fajin tuaj.

Gjëmim - Gjëmimet në ëndërr do të thonë mërzi nga njerëz të mjedisit familjar e shoqëror. Flasin në dëmin tuaj. Gjendja shëndetësore do t’u drejtojë tek doktori. Në qoftë se gjëmimet që dëgjoni, shoqërohen me vetëtima, do të keni shumë fitime nga aktiviteti juaj profesional.

Gjëmoj - Në qoftë se shikon se gjëmon dikë dhe e kap, do të çlirohesh nga armiq shumë të këqinj. Por në qoftë se të ikën do të bëjnë keq pas shpine. Në qoftë se gjëmon grua ose vajzë, do të të gjejë një e keqe e madhe.

Gjeneral - Në qoftë se shikoni në ëndërr një gjeneral, do t’u bëhen nderime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur jeni ju gjenerali, do të dëgjoni të thonë shpifje për ju dhe do të mërziteni dhe do të falimentoni një herë e mirë në punët tuaja.

Gjeografia - Në qoftë se ëndërroni që lexoni gjeografi ose që shihni ndonjë hartë, përgatituni për ndonjë takim të ri dhe njohje të reja. Kujdes shëndetin. Mos u joshni nga gjëra të tepruara!

Gjerdan - Në qoftë se thjesht shikoni një gjerdan, do të merrni lajme të gëzueshme, por të papritura nga një shok. Në qoftë se jeni vajzë, do të prishet lidhja me të dashurin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur gjerdan me diamante në qafë, mbrohuni nga kundërshtarët. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur në qafë gjerdan ari, do të keni grindje në familje. Në qoftë se jeni vajzë do të merni lajme të mira.

Gjermania - Në qoftë se ëndërroni udhëtim në Gjermani, është shenjë e mirë në fushën e ndjenjave. Çdo gjë do të shkojë mirë. Pregatituni për njohje të reja dhe lidhje erotike. Udhëtimi në Gjermani dhe takim me gjermanë, do të thotë ngritje në fushën profesionale, në fushën ekonomike, si dhe fitime. Kujdes Në qoftë se shihni sundim gjerman, skena lufte etj. atëherë ju presin mërzi dhe vështirësi ekonomike.

Gjethe - Në qoftë se shikoni gjethe peme të njoma dhe jeshile, në përgjithësi do të keni gëzime dhe shëndet dhe sukses të madh në dashuri. Në qoftë se shikoni gjethe të thara ose të vyshkura ose të rëna nga pema, do të keni pengesa të mëdha në jetën tuaj personale dhe në punë.

Gjigand - Në qoftë se shihni gjigand, prisni fat dhe lumturi. E njëjta ndodh kur shihni që ju jeni gjigand. Do të thotë që jeni plot me ndjenja, ambicje, qejf, dhe do të gjeni njeriun e përshtatshëm në jetë. Ju pret afirmim, përparim, fitime, shëndet si dhe jetëgjatësi. Kujdes Në qoftë se shihni konkurrentë me përmasa gjigante, pasi do të thotë që i keni frikë pasi janë të aftë për çdo gjë. Në qoftë se ata ju mundin, do të keni pengesa në karrierë.Në qoftë se i mundni ju, ju pret lumturia përfundimtare. Kurajo.

Gjilpërë - Në qoftë se shihni gjilpërë, do të keni zënie me shokë dhe me të afërm. Në qoftë se ju shponi dikë me gjilpërë, do të keni dështim në dashuri. Në qoftë se shikoni një jastëk me shumë gjilpëra, ju pret shumë mërzi në punën tuaj. Në qoftë se kaloni perin në gjilpërë, do të keni shumë fitime nga puna juaj.

Gjirafë - Në qoftë se shikon gjirafë, do të thotë se do të merrni një lajm të mirë dhe fitime shumë të mëdha. Në qoftë se shikon sikur jeni ulur mbi të, do të thotë se do t’i mundni armiqtë që keni.

Gjoks - Në qoftë se je grua dhe shikon gjoksin tënd, do të kesh gëzim. Në qoftë se i tregon jashtë tek njerëzit, do të mbulohet gabimi që ke bërë për të cilin shqetësohesh. Në qoftë se shikon gjoks femre do të marrësh një lajm të mirë dhe të gëzueshëm. Në qoftë se je plak ose i sëmurë ëndrra nuk është për mirë, do të pësosh keq.

Gjueti - Në qoftë se shihni që jeni gjuetar dhe gjuani zogj ose kafshë, do të keni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se shihni që hani gjah, njeriu që dashuroni ju tradhëton. Në qoftë se shihni të tjerë të bëjnë gjueti, kujdes pasi do të përpiqen t’u mashtrojnë.

Gjuhë - Në qoftë se shihni që gjuha juaj është shumë e madhe, do të keni mërzi në familje. Në qoftë se është më e madhe se gjuha e zakonshme, do të thotë se njerëzit të vlerësojnë për seriozitetin tuaj. Në qoftë se shihni se gjuha juaj mbushet me qime, do të sëmureni rëndë.

Gjunj - Në qoftë se shihni që keni gjunj të fortë, do të keni shëndet. Në qoftë se jeni të pamartuar ose të sëmurë, çështjet tuaja do të dështojnë. Në qoftë se shihni që ecni në gjunjë, ju pret shkatërrim ekonomik. Në qoftë se shihni që gjunjëzoheni para një gruaje do të keni tradhëti, para një burri, do t’u shajnë tek një njeri i njohur, në qoftë se gjunjëzoheni përpara një ikone, fati juaj do të ndryshojë.

Gjurmë - Në qoftë se shihni përtokë ose diku tjetër gjurmë këmbësh, do të mësoni një sekret të madh.

Gjykatë - Në qoftë se thjesht shihni gjykatë, çështjet tuaja do të zgjidhen me vonesë. Në qoftë se je në gjyq për tu gjykuar, të pret sëmundje, në qoftë se të ndëshkojnë çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se sheh se thjesht hyn në sallë gjyqi, një i afërmi juaj mund të vdesë.

Gjyq - Në qoftë se thjesht shikon një gjykatë, do të shpërblehesh për punën që bën. Në qoftë se të çojnë në gjyq për të të dënuar, atëherë prit një sëmundje të rëndë. Në qoftë se shikon një seancë bosh një person i yti do të vdesë.

Gjyqtar - Në qoftë se shikon gjyqtar, do të provosh shumë hidhërime dhe dëshpërime. Do të ndodhë diçka e padëshirueshme.

Gjysh - Në qoftë se shihni në ëndërr gjyshin që ju ka vdekur t’u flasë, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se jeton do të kaloni shumë mërzi. Në qoftë se shihni që bëheni gjysh, nderime dhe pasuri ju presin.

Gjyshe - Në qoftë se shikoni gjyshen duke vdekur, do të jeni të nderuar në botë. Në qoftë se thjesht e shikoni silleni mirë dhe keni bekimin e prindërve. Në qoftë se ka vdekur në të vërtetë dhe e shikon të gjallë, vjen të të kujtojë detyrimet që ke lënë pas dore. Në qoftë se shihni në ëndërr gjyshen që ju ka vdekur t’u flasë, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se shihni që jeni gjyshe, nderime dhe pasuri ju presin.

Gojë - Në qoftë se shihni që keni gojë të bukur, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se është e shëmtuar, do të keni fitime të mëdha nga puna juaj. Në qoftë se shihni që goja juaj është e mbyllur ose e qepur, ju pret një sëmundje e rëndë, në qoftë se shihni që ju shtrembërohet goja, do t’u ndodhë ndonjë fatkeqësi.

Gomar - Në qoftë se shihni gomar, çështjet tuaja ecin shumë ngadalë, në qoftë se jeni mbi gomar, ju marrin nëpër gojë, në qoftë se bini nga gomari, lidhja juaj dashurore do të mbarojë keq. Në qoftë se ju kafshon ose ju godet gomari, do të goditeni nga kundërshtarët tuaj. Në qoftë se dëgjoni në ëndërr të ulërasë gomari, do të merrni një letër me lajme të këqia.

Gosti - Në qoftë se sheh se po bën gosti me dikë do të marrësh lajme të mira.

Gotë - Në qoftë se shihni gotë të mbushur, do të trashëgoni pasuri nga një i afërmi juaj. Në qoftë se shihni gotë me ngjyrë, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se shihni gotë të thyer, do të sëmureni rëndë. Në qoftë se një grua beqare sheh t’i japin një gotë plot, së shpejti do të martohet.

Gozhdë - Në qoftë se shihni që ngulni diçka, do të pajtoheni me kundërshtarët tuaj. Në qoftë se shihni thjesht gozhda, do të keni lumturi familjare.

Gozhdoj - Në qoftë se shikon se gozhdon diçka, do të sëmuresh ti ose një i afëm i yti. Në qoftë se gozhdon gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se gozhdon mobilje, rrezikohet jeta ose pasuria jote.

Grabitje - Në qoftë se grabit diçka ose para do të humasësh shumë gjëra të cilat do të t’i grabisin të tjerët. Në qoftë se je vajzë dhe grabitesh nga të njohur, do të të kërkojë për martesë dhe nëse të grabit, i huaj do të të kërkojë për martesë. Në qoftë se je grua e martuar dhe të grabisin, do të kesh lumturi dhe gëzim nëse je burrë dhe grabit një grua do të humbasësh para kot.

Grackë - Në qoftë se shihni që ngrini gracka për të kapur kafshë, jeni njeri i urtë dhe drejtues i aftë i pasurisë tuaj. Në qoftë se shihni se kapeni në çark, rrezikoni të humbni para nga mendjelehtësia juaj.

Gram - Do të dëgjosh lajme të mira.

Greminë - Në rast se shikon se je në buzë të greminës të presësh shkatërrim, dhe në rast se je brenda dhe del jashtë, do të thotë se do të shpëtosh nga një fatkeqësi e madhe.

Grep - Zhgënjim nga shokët ose gruaja. Në rast se kap peshq me grep, do të ndërhyjnë dhe të tjerë në këtë mes.

Grerzë - Në qoftë se shikoni shumë grerza bashkë, do të ngatërroheni me njerëz dinak dhe të fortë dhe do të merrni lajme të hidhërueshme dhe ndoshta mund të jetë lajm për vdekjen e një personi shumë të dashur tuajin.

Gresë - Në rast se i hani, do të keni zhgënjim në punët tuaja, por edhe në çështjet personale. Në rast se nuk e prekni do të keni surpriza nga njerëzit tuaj. Në rast se i sillni në shtëpi, do të marrësh një lajm të keq.

Grevë - Në përgjithësi çdo lloj greve që të shikoni do të thotë diçka e padëshirueshme.

Grindje - Në qoftë se shikon sikur grindesh me dikë, ai me të cilin shikon të grindesh do të bëhet shoku i yt më i mirë. Në qoftë se një grua shikon se grindet me partnerin e saj, do të ketë përçarje familjare. Në qoftë se një burrë shikon sikur grindet me gruan e tij, do të ketë probleme të mëdha familjare.

Gris - Në qoftë se shikoni sikur po grisni rrobat tuaja, do të çliroheni nga hallet dhe barrët që keni shumë shpejt. Në qoftë se shikoni sikur grisni këpucët, do të bëni shumë mundime për të fituar, por që në fund nuk do të arrini asgjë. Në qoftë se shikoni sikur grisni libra ose letra, do të merrni një lajm për një zbulim shumë të rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur grisni letra dashurie, do të merni lajme të mira nga personi që doni.

Gropë - Në qoftë se shihni që hapni gropë, do të mësoni për vdekjen e një të afërmit tuaj, në qoftë se bini brenda dhe nuk mund të dilni, do të keni zënkë në familje, në qoftë se dilni do të merrni një ndihmë të papritur. Në qoftë se kapërceni gropë do t’ia dilni me sukses në punën tuaj. Në qoftë se shihni gropë në varrezë, do të keni shëndet dhe gëzime.

Grua - Në qoftë se shihni se flisni me një grua të re dhe të bukur, do të keni lumturi në familje dhe shumë fitime, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do t’u ndodhë ndonjë fatkeqësi. Në qoftë se shikoni që zihen gra, do të mërziteni për arsye familjare. Në qoftë se shihni grua me flokë gështenjë do të sëmureni lehtë, në qoftë se shihni bjonde do t’u ndodhë diçka e këndshme. Në qoftë se shihni grua me të bardha, do të thotë gëzim dhe lumturi, me të zeza do të thotë hidhërime, me të kuqe do të thotë udhëtim i shpejtë. Në qoftë se e shihni të qajë ju pret varfëri, në qoftë se e shihni afër një varri ju presin para, në qoftë se e shihni në kishë do të keni përmirësime, në kopësht do të keni gëzime dhe Në qoftë se kërceni me të do të keni sukses në dashuri.

Grumbull - Në qoftë se shikon grumbull gjërash, prit ngatërresa në familje dhe dikush mundohet të ndërhyjë në çështjet tuaja.

Grusht - Në qoftë se ëndërroni që ju japin grushta, të prisni zënie me njeriun që keni lidhje dhe mbase dhe me familjen tuaj. E njëjta ndodh në qoftë se shihni njerëzit tuaj me grushta të shtrënguar. Grushti në ëndërr do të thotë probleme ekonomike dhe profesionale. Në qoftë se jepni ju grushta do t’ia dilni të arrini shumë lart.

Grykë - Në qoftë se se të presin grykën, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur dikush të shpon ose pret në grykë do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërt i juaj. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur gryka, do të pasurohesh jashtë mase.

Grymosur - Në qoftë se shikon sikur je i grymosur, ke një trup të sëmurë dhe kujdes. Në qoftë se je grua të mungon një shok ose një mbrojtës. Në qoftë se shikon dikë të grymosur që në të vërtet është i shëndoshë, do të pësojë dëme të mëdha. Në qoftë se shikon dikë të grymosur që dhe në të vërtetë është ashtu gjendja e tij dhe ajo ekonomike nuk do të përmirësohet.

Guaskë - Të shohësh ose të hash guaskë në ëndrrën tënde tregon një periudhë kalimtare në jetën tënde. Simboli gjithashtu mund të tregoj se në këtë periudhë jeni duke u ndjerë "të vetmuar".

Gudulisje - Çfarëdo që të jesh grua apo burrë, po të shohësh se gudulisesh do të thotë se je një person me shumë pasion. Në qoftë se ëndërroni që ju gudulisin ose gudulisni dikë, do të keni lidhje të re dashurore mjaft interesante, por që do të mbarojë shpejt. Në qoftë se dëgjoni të tjerë që gudulisen, do të merrni vesh ndonjë skandal erotik.

Gunë - Në qoftë se shihni që vishni gunë, parashikohet një martesë e mirë dhe gjendje e mirë sentimentale. Gjithashtu do të thotë, që ju mbizotëron një kotësi dhe pesimizëm. Kujdes se mos humbni gjëra dhe njerëz për këtë arsye. Guna në ëndërr parashikon mërzi nga gjëndja ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni tregtar gunash, punët tuaja do të shkojnë shumë mirë.

Gungaç - Në qoftë se je gungaç do të të ndodhë diçka e keqe, ndoshta mund të jetë dhe mërzi për situatë ekonomike. Në qoftë se shikon një gungaç dhe flet me të, do të mërzitesh shumë për vdekjen e papritur të dikujt.

Gurë - Në qoftë se shihni që nuk mund të lëvizni një gur të madh, do të keni pengesa në punën tuaj. Në qoftë se bien gurë nga qielli, do të sëmuresh rëndë. Në qoftë se shtëpia juaj goditet me gurë, do të humbni shumë para, në qoftë se shihni që bëni luftë me gurë, do të ziheni me shokët tuaj. Në qoftë se shihni që keni vënë gurë të çmuar, do të humbni një pjesë të pasurisë tuaj.

Guxim - Në qoftë se shikon sikur ke guxim, do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+