Fjalori i ëndrrave
Çfarë pe në ëndërr?
Kërko një fjalë ose një figurë që të ka mbetur në mendje dhe lexo kuptimet e saj. Ëndrrat nuk janë parashikime.
Shkronja I
16 simbole
Leximet simbolike dhe interpretimet tradicionale janë për reflektim e argëtim. Ato nuk parashikojnë ngjarje dhe nuk janë këshilla shëndetësore.
(i) ri – (e) re
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni një njeri të ri/të re, do të keni shumë shpresa në punët tuaja. Në qoftë se jeni fëmijë dhe shikoni sikur jeni rritur, do të keni shumë zhgënjime në të ardhmen tuaj. Në qoftë se jeni të vjetër dhe shikoni sikur jeni të ri, do të dëgjoni fjalë të mira që do t’u inkurajojnë në hallet tuaja. Në qoftë se jeni të ri në të vërtetë, do të keni suksese në dashuri.
I varur
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur jeni të varur do të thotë se keqësohet pozicioni juaj. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të varur dhe që është shok ose i njojtur do të thotë se ai person, do të ndeshet me ju. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të varrur që është i huaj, do të bëni një shoqëri të re me të.
Ilaç
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni se merrni ilaçe dhe janë të hidhura, do të keni hidhërime dhe shqetësime në punë. Në qoftë se ia jep dikujt, do të keni shumë fitime dhe të mira në punë. Në qoftë se prodhon ilaçe, do të sëmuresh. Në qoftë se i vjell, do të keni shkatërrime tregëtare. Në qoftë se merr helm, prit vdekje jashtëzakonisht të tmerrshme.
Inagurim
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në inagurimin e një kishe, ëndrra do t’u dalë për mirë dhe do të keni gëzime. Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në inagurimin e shtëpisë tuaj ose të dikujt tjetër, do të keni dëme dhe dëshpërime.
Inat
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni që jeni të inatosur, do të keni mërzi, në qoftë se shihni të tjerë të inatosur, do të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj të inatosur me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.
Incident
Interpretim tradicional
Në qoftë se ëndërroni sikur ju shfaqet një incident urgjent dhe ju pengon të bëni diçka, do t’u vijë një trashëgimi që nuk e prisnit. Në qoftë se shikoni sikur pësoni një incident të këndshëm, do të pësoni fatkeqësi.
Indianë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni që flisni me një indian, ju pret suksesi në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikoni. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me indianë, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.
Infeksion
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur keni pësuar ndonjë sëmundje të lëkurës, do të keni fatkeqësi të befasueshme në familje, por edhe shkatërrime në vendin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur dikush tjetër vuan nga ndonjë infeksion, do t’u ndodhë atyre e keqja për të cilën do të hidhëroheni edhe ju.
Insekt
Interpretim tradicional
Në përgjithësi ëndrrat me insekte do të thonë zënka dhe mërzi. Gjithashtu do të thonë se kundërshtarët tuaj bëhen pengesë në çështjet tuaja.
Instrument
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni që i bini ndonjë instrumenti muzikor, do të mërziteni për vdekjen e një të afërmi tuaj, në qoftë se dëgjoni instrumente pa i parë ato, do të keni halle dhe mërzi të vogla.
Internim
Interpretim tradicional
Në qoftë se të internojnë me të drejtë do të kesh fund të keq nga veprimet e tua të padrejta. Në qoftë se të internojnë me padrejtësi, do të marrësh mërzi dhe do të të marrin nëpër gojë armiqtë e tu.
Intrigë
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur bëjnë intriga kundra jush ose ju bëni kundra dikujt, do të dëgjoni të shara dhe fjalë të këqia që do të thonë për ju.
Iriq
Interpretim tradicional
Lajme të këqija dhe mërzi.
Irizë
Interpretim tradicional
Në qoftë se vuan nga iriza në zemër ose në gjoks, do të kalosh një jetë të keqe familjare. Në qoftë se e ke në duar, në këmbë ose në kokë punët ju venë mbarë.
Ishull
Interpretim tradicional
Në qoftë se shihni se jeni në ishull për pushime ose për punë, së shpejti do të bëni një udhëtim të këndshëm.
Izraelit
Interpretim tradicional
Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me një izraelit, do të thotë se keni një shok shumë dinak dhe i cili mundohet t’u shkatërrojë pa asnjë arsye. Në qoftë se shikoni sikur bëheni izraelit, do të merrni lajme të këqia. Në qoftë se thjesht shikoni një izraelit, kujdesuni se mos merret vesh dashuria juaj e fshehtë.
Si ta përdorësh këtë lexim
Pasi ta lexosh shpjegimin, kthehu te skena jote. Çfarë ndodhte, si ndiheshe dhe çfarë të kujton figura? Mbaj atë pyetje që të ndihmon të reflektosh dhe lëri mënjanë kuptimet që nuk lidhen me përvojën tënde.
Nëse nuk e gjen simbolin që kërkon, provo një fjalë më të shkurtër ose shkronjën e tij. Një ëndërr mund të ketë disa figura; mund t’i kërkosh veçmas pa pasur nevojë t’i bashkosh në një parashikim të vetëm.
Nga simboli te shënimi yt
Për ta eksploruar një ëndërr, fillo nga skena dhe ndjesia. Udhëzuesi i ditarit të jep një mënyrë të thjeshtë për t’i mbajtur të ndara nga interpretimi.
Si të mbash një ditar ëndrrash ↗