Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

sh

Shah - Në qoftë se shikon që luan shah dhe fiton, do të fitosh ndaj kundërshtarëve të tu. Në qoftë se shikon se humbë, do të fitojnë kundërshtarët e tu.

Shaj - Në qoftë se ëndërroni sikur ju shan dikush, do të bëni shoqëri me atë person. Në qoftë se shikoni sikur ju shan një grua, do të mërziteni për gjëra që keni thënë për të. Në qoftë se shikoni sikur po shani dikë, do t’u vijë një gëzim i madh dhe i papritur nga ai person që shikoni sikur e fyeni në ëndërr.

Shalë - Në qoftë se jeni grua ose burrë dhe shikoni shalë në ëndërr dhe sidomos po të shikoni sikur jeni ulur mbi të, do të keni nderime dhe vlerësime.

Shall - Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur keni venë një shall burrash, do të keni probleme të mëdha familjare dhe mërzi për çështjet ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur shalli që keni vendosur është i bukur dhe me ngjyra të gëzueshme, do të ngriheni në detyrë dhe do të fitoni shumë para. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur shall grash, do të thotë se je donzhuan dhe për këtë dukesh shumë qesharak tek gratë. Në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur keni vënë një shall grash, kujdesni në lëvizjet tuaja se mund të jenë të gabuara. Në qoftë se shalli juaj është i bukur dhe shumëngjyrësh, do të dëgjoni të fliten fjalë të mira për ju.

Shalqi - Në qoftë se shikon se po ha dhe është i kuq dhe i ëmbël, do të fitosh me sukses dhe do të bësh dashuri me person bjond dhe do të mësosh një lajm të mirë. Në qoftë se e ha dhe është i keq, do të marrësh lajme të këqia.

Shami - Në qoftë se shikon sikur ke ose sikur mban shami të palarë, do të hidhërohesh jashtë mase. Në qoftë se se shamija është e bardhë dhe e pastër, do të ecësh mirë në dashuri dhe në karrierë. Në qoftë se është e kuqe, partneri do të të lerë në mes të rrugës. Në qoftë se shamija është e zezë, ju pret hidhërim dhe melankoli. Në qoftë se se është e grisur, harrojini planet që keni bërë se nuk do të realizohen. Në qoftë se është e qëndisur ose mëndafsh ose e zhytur në kolonjë, do të keni dashuri të guximshme. Në qoftë se shikon sikur blen një shami, do të njihesh me një njeri të mirë i cili do të të këshillojë për mirë dhe që do të të nxjerrë nga rruga e keqe që ke marrë. Në qoftë se shikon sikur shet, do të dështosh në punë.

Shapka/papuçe - Në qoftë se shikoni sikur nuk mund të ecni me këpucë dhe vishni shapka, do të jetoni një jetë të këndshme deri në momentet e fundit. Në qoftë se shikoni sikur ecni dhe mbani në duar shapka, do të thotë se keni një punë të mirë dhe me sukses dhe nuk keni nevojë për ndihmën e askujt.

Sharrë - Në qoftë se thjesht shikoni një sharrë, do të pësoni shumë dëme të rëndësishme dhe do të zhgënjeheni. Në qoftë se shikoni sikur po e përdorni, do të keni humbje të mëdha parash të cilat i dinit të sigurta, por për fat të mirë do t’i zëvendësoni me një çështje ku do të fitoni. Në qoftë se shikoni sikur bleni sharrë, do t’u vijë një mundësi shumë e mirë për të fituar para.

Shegë - Në qoftë se shikoni shegë të varura në pemë, do t’u ndodhë diçka e keqe. Në qoftë se jeni grua ose vajzë, do të merrni një lajm të mirë. Gjithashtu në qoftë se shikoni sikur po hani shegë, do të merrni një lajm të mirë.

Shëllirë - Në qoftë se sheh gjëra në shëllirë dhe ti i ha ato, do të hidhërohesh dhe do të shkojnë keq shpresat tuaja.

Shëndoshem - Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë më të shëndoshë seç jeni në të vërtetë dhe sikur keni vështirësi të ecni, do të keni shume fitime dhe sukses, por kujdes nga pasionet tuaja.

Shenjtërim - Në rast se shikon që bëhet shenjtërim dhe në shtëpinë tënde, do të marrësh lajme të mira.

Shenjtor - Në rast se e shikon të të flasë ose të shikon me ëmbëlsi, do të keni sukses në një çështje të rëndësishme. Në rast se i shikon të nevikosur prit sëmundje ose rrezik të madh, por nuk do të vdesësh.

Sheqer - Në qoftë se shihni që hani sheqer, të prisni mërzi nga njeriu që doni. S’do të keni fat në çështjet sentimentale. Në qoftë se gjërat që hani nuk janë me sheqer, do të mërziteni me pak. Në qoftë se shihni që thjesht ju ofrojnë sheqer dhe nuk i prekni, do të thotë që nuk ju prekin problemet, dhe keni pranë njerëz që ju vlerësojnë. Kujdes shëndetin në qoftë se shihni që hani ëmbëlsira dhe ju pëlqejnë. Në qoftë se shihni që prodhoni ëmbëlsira, do të keni probleme në punë.

Shërim - Nëse je i sëmurë dhe sheh se përmirësohesh, shpejt do të shërohesh.

Shes - Në qoftë se shikoni sikur jeni shërbëtor dhe po ju shesin, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur po shisni materiale, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur po shisni sende metali, do të pësoni humbje të madhe financiare.

Shëtit – shëtitje - Në qoftë se shikoni sikur po shëtisni me një hap normal punët tuaja, do të përmirësohen dhe do të shkojnënëdrejtim tëmirë. Në qoftë se shikoni sikur po ecni shpejtë dhe pa u menduar, do të kaloni shumë mërzi dhe vuajtje për të arritur aty ku doni në biznesin tuaj. Në qoftë se shihni se po shëtisni dhe po ecni me vështirësi, do të keni vështirësi në çështjet tuaja.

Shi - Në përgjithësi është parashikim sëmundje, probleme, shqetësime dhe mërzi.

Shigjetar - Në qoftë se shikoni sikur jeni shigjetar ose thjesht shikoni një shigjetar, fatkeqësia juaj do të bëhet akoma më e madhe.

Shigjetë - Në qoftë se shikoni sikur mbani një shigjetë në duar ose që e hidhni diku, do të thotë se bëni mendime të këqia për të cilat do të shkatërroheni. Në qoftë se shikoni sikur dikush ju gjuan me shigjetë, keni një armik i cili gjithë kohës mundohet t’u bëjë keq.

Shije - Në qoftë se shikon se hanë diçka të hidhur, do të gëzohesh, por në qoftë se shikon se po hanë diçka të ëmbël do të mërzitesh.

Shirit - Në qoftë se thjesht shikoni, do të përmirësohen çështjet tuaja dhe do të keni fitime. Në qoftë se e përdor për tu stolisur, do të keni dashuri shkatërruese.

Shishe - Në qoftë se shikoni një shishe plot me ujë, do të keni gëzim dhe lumturi dhe gjithashtu dhe fitime dhe dashurinë e të gjithëve. Në qoftë se e shikoni të mbushur me pije, do të keni mbarësi në punë dhe sidomos në dashuri. Në qoftë se e shikoni të mbushur me uthull, do të keni shumë zhgënjime. Në qoftë se e shikoni të mbushur me ilaçe, do të pësoni aksidente të vogla.

Shkallë - Në qoftë se ngjitesh në shkallë, do të keni lavdi dhe nderime. Në qoftë se i zbret, do të shkatërrohen planet tuaja. Në qoftë se je i ulur në shkallë, do të keni mërzi të madhe.

Shkëmb - Pengesa të mëdha vetëm në qoftë se sheh se e kalon shkëmbin do t’i kalosh pengesat.

Shkishërim - Në qoftë se sheh se shkishërojnë brenda në kishë, do të bëhet një krim për të cilin do të kesh edhe ti dijeni.

Shkollë - Në qoftë se thjeshtë shikoni një shkollë, një shok i juaji do t’u këshillojë për diçka, por që duhet ta dëgjoni se është diçka shumë e rëndësishme për ju. Në qoftë se ëndërroni sikur jeni bërë fëmijë dhe shkoni në shkollë, keni mendime fëmijësh të cilat janë pa vlerë, ndaj dhe ju qeshin të tjerët pas shpine.

Shkresë - Në qoftë se të japin shkresë, do të mërzitesh jashtë mase. Do të keni lajme të këqija.

Shkronja - Në qoftë se mëson shkronja, do të keni të mira të papritura. Në qoftë se përgjithësi ëndrra është e mirë do t’u dalë për mirë.

Shkruaj - Në qoftë se shikon sikur shkruan në gazetë ose revistë, do të keni shqetësime në çështjet tuaja pa fitime. Në qoftë se shkruan llogari, nuk do të dalësh mirë në punë.

Shkumë - Në qoftë se sheh shkumë në det, do të të tradhëtojë një i dashur të cilin e do. Në qoftë se sheh shkumë sapuni, do të sëmuresh lehtë ti ose shoku juaj.

Shkumës - Në qoftë se shikon sikur po shkruan me shkumës, merresh me gjëra të vogla të cilat të bëjnë të mërzitshëm tek të tjerët. Në qoftë se blen, do të marrësh mërzi të madhe që vështirë do të dalësh prej saj.

Shkurre - Në qoftë se shikon shkurre të lulëzuara do të merrni lajme të mira nga shok ose miq. Në qoftë se shikon shkurre të thata dhe në qoftë se ngatërrohesh në to do të ngatërrohen çështjet tuaja dhe do të keni dëme. Në qoftë se i shikon në shtëpinë tende do të keni ngatërresa familjare. Në qoftë se digjen para teje, je në rrezik të madh.

Shkurtabiq - Në qoftë se ëndërroni sikur jeni bërë shkurtabiq, do të degjeneroheni sepse jeni bërë njerëz shumë negativë me lëvizjet tuaja, por armiqtë nuk mund t’u bëjnë keq. Në qoftë se shikoni një të njohur sikur është bërë shkurtabiq, kujdesuni nga shokët tuaj sepse janë shumë dinak dhe të djallëzuar. Në qoftë se shikoni sikur po argëtoheni me një shkurtabiq, jeni të dhënë shumë pas argëtimeve dhe lojrave, deri në fazë që ju bëjnë keq. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar shumë shkurtabiqë, do të keni dëme të vogla ekonomike dhe do të flasin fjalë të këqia për ju.

Shndërrim - Në qoftë se sheh se je më i madh apo më i vogël ose më i shëndoshë apo më i dobët ose ç’do lloj shndërrimi tjetër, do të thotë lumturi. Nëse je beqar, do të keni një martesë të bukur dhe me fëmijë.

Shofer - Në qoftë se shihni ënërr sikur udhëtoni dhe keni një shofer me vete, keni llogari të mira në punë, të cilat do t’u çojnë përpara. Në qoftë se shikoni sikur keni shofer grua, shpresat tuaja janë të kota. Në qoftë se shikoni sikur jeni shoferi i dikujt, ai person do të bëhet arsyeja e shkatërrimit tuaj.

Shoh - Në qoftë se mund të shohësh gjëra të padukshme, do të thotë se do të keni lumturi dhe përparim në punë. Në qoftë se nuk sheh dhe aq mirë, prit varfëri.

Shok - Në qoftë se ëndërroni sikur shihni shokun tuaj, kujdesuni nga njerëzit që keni besim se do t’u bëjnë keq aty ku nuk e prisni.

Shoqërim - Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në shoqërimin e shokëve ose të afërmve, do të gjendeni në një ngjarje të gëzueshme ose do të merni lajme të mira.Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me të huaj, do të dëgjoni shpifje për ju.

Shoqëroj - Në qoftë se shikoni sikur po shoqëroni dikë jashtë shtëpisë suaj, do të keni ngatërresa më atë person që shihni sikur po e shoqëroni.

Shoshë - Në qoftë se prodhon ose rregullon, humbni kohën me gjëra të kota. Në qoftë se thjesht shikon, do të zihesh me shokët dhe do të zemërohesh. Në qoftë se e përdor, do të pësosh zhgënjime dhe mërzi. Në qoftë se e blen, do të marrësh lajm të mirë. Në qoftë se e shet, do të marrësh lajm të keq.

Shpallje - Në rast se shikon të ngjitura në mur për veten tënde, do të thotë se shokët do të të tradhëtojnë papritur. Në rast se është për dikë tjetër, do të dalin në dritë pisllëqet. Në qoftë se bëni shpallje në kishë, shpejt do të lavdëroheni. Në qoftë se bëni shpallje në rrugë, do t’u urrejnë dhe do të t’u kthejnë krahët. Dhe gjithashtu prisni varfëri.

Shpatë - Në qoftë se shikoni sikur është e varur në mur ose në varse, do të merni lajme të gëzueshme nga një person që është jashtë shtetit ose një shok i juaji i dashur. Në qoftë se shikoni sikur mbani shpatë në dorë, do të keni vlerësime dhe nderime dhe forcë trupore/ Njerëzit që ju rrethojnë ju respektojnë dhe ju duan shumë. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur ju godasin me shpatë, do të vonoheni të martoheni. Në qoftë se shihni sikur godisni një femër me shpatë, ajo do të arrijë t’u fusë nën kthetrat e saj.

Shpatulla - Në qoftë se shikoni sikur keni shpatulla femre, do të vijë në jetën tuaj gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shikoni sikur keni shpatulla mashkulli, do të pësoni çnderim të madh, degjenerim dhe urrejtje nga bota. Në qoftë se shikoni shpatullat tuaja të gjakosura ose të vrara, do të pësoni dëme dhe turpërime.

Shpellë - Në qoftë se shikoni një shpellë plot me kafshë ose me egërsira, do të keni fatkeqësi nga mendjelehtësia juaj. Në qoftë se shikoni një shpellë bosh, do të jeni në rrezik shumë të madh.

Shpendë - Në qoftë se shikoni sikur rrisni shpendë, do të merrni një lajm shumë të mirë për ju dhe do të gëzoheni sepse do të dëgjoni se ka shpëtuar një shok i juaji për pak ose një i afërti i juaji i ka shpëtuar vdekjes. Në qoftë se shikoni sikur vrisni shpendë, brenda në shtëpinë tuaj, do të pësoni dëme të mëdha ekonomike dhe do të ndodheni në një ngjarje të keqe të papritur.

Shpenzim - Në qoftë se shikon sikur bën shpenzime të vazhdueshme për gjëra me rëndësi, do të kalosh një jetë të mirë dhe pleqëri të mbarë. Në qoftë se shpenzon kot para, do të keni humbje të madhe parash.

Shpërngulje - Në qoftë se shikon sikur shpërngulesh në një shtëpi tjetër, punët dhe aktivitetet tuaja do të kenë sukses të madh, por me shumë pengesa. Në qoftë se shikon dikë tjetër të shpërngulet, do të bëhet i bezdisshëm me kërkesat e tij sepse i ke dhënë shumë kurajo.

Shpëtim - Në qoftë se shpëton nga siklete, do të mërzitesh pak. Në qoftë se shpëton nga detyrime, do të të ndihmojë dikush që nuk e pret.

Shpinë - Në qoftë se shikoni në ëndërr shpinën tuaj, do të thotë se jeni duke shkatërruar pasurinë tuaj dhe në fund do të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se shikoni sikur keni dhimbje në shpinë me mendjelehtësinë tuaj, ju keni lënë rrugën të lirë armiqve dhe do t’u shkatërrojnë.

Shpirt - Në qoftë se ëndërroni çfarëdo lloj shpirti djallëzor me çfarë do lloj mënyre ose pamje, kujdesuni të shlyeni mëkatet tuaja.

Shpirtin e shenjtë - Në rast se e shikon si pëllumb dhe mbi kokën tënde, do t’u vijë një ide e shkëlqyer, në rast se e shikon si engjëll, do t’u hiqet një barrë e madhe.

Shportë - Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban ke shpresa të kota. Në qoftë se e mban të mbushur me lule do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj do të mësosh lë lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.

Shpuzë - Në qoftë se thjeshtë shikoni shpuzë, do të keni falimentime dhe humbje të mëdha nga puna juaj nga e cila kishe shumë besim se do të fitoje dhe do të kishe sukses. Në qoftë se shikoni sikur po laheni me shpuzë ose që e përdor diku tjetër, do të mësoni lajme shumë të këqia nga shokët tuaj.

Shqerrë (lule) - Në qoftë se shikon sikur e këput, do të qash shumë nga një lajm i keq që do të marrësh, që shokët të kanë harruar ose që dashuria juaj është keqkuptuar. Në qoftë se ja dhuron një vajzë, e cila të do jashtë mase nuk je sjellur mirë. Në qoftë se shikon një buqetë, prit fjalë të hidhura nga dashuria.

Shqetësim - Në qoftë se shikon se shqetëson të tjerët ose të shqetësojnë, kujdes se ke shoqëri jo të mirë.

Shqiponjë - Në qoftë se e shikon në gurë ose pemë të lartë, do të kesh të mira. Në qoftë se fluturon, do të jesh i qetë. Në qoftë se të ulet në kokë, të pret vdekje. Në qoftë se je përsipër, humbje të mëdha. Në qoftë se je grua dhe sheh shokun të lind shqiponjë, do të lindësh djalë. Në qoftë se e sheh të vdekur dhe je në pushtet, prit fundin tënd. Në qoftë se e kap është sukses. Në qoftë se të ikën është zhgënjim. Në qoftë se dëgjon zërin e saj, do të dëgjosh lajme të mira. Në qoftë se e sheh thjeshtë duke fluturuar, do marrësh lajm të gëzuar ndoshta dhe para.

Shtati - Në qoftë se shikon se trupi yt është i madh dhe është shëndoshur, suksese të shkëlqyeshme në punët tuaja gjithashtu dhe sukses të madh me seksin tjetër. Në qoftë se shikon trupin tënd të dobët dhe të sëmurë, do të zhgënjehesh në punë dhe në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke trup të seksit tjetër dhe je i pamartuar, do të martohesh së shpejti. Në qoftë se je i martuar, do të ngelesh i vejë.

Shtatzënë - Në qoftë se je burrë dhe sheh sikur je shtatzënë, do të mërzitesh. Varfëri nëse je i pasur dhe pasuri nëse je i varfër. Në qoftë se je beqar, do të martohesh mirë. Në qoftë se je grua dhe shikon sikur je shtatzënë, do të zihesh me burrin. Në qoftë se je vajzë do të gjykohesh nga prindërit për sjelljen tënde. Gruaja shtatzënë duke parë se është shtatzënë, do të çlirohet nga problemet familjare.

Shteg - Në qoftë se shikon një shteg në ëndërr ose që kalon në një shteg, do të pësosh tronditje dhe mërzi.

Shtegtar - Në qoftë se shikoni sikur një shtegtar arrin në vendin tuaj, do të keni një lajm shumë të mirë nga shumë larg. Në qoftë se jeni vajzë, do t’iu vijnë propozime për martesë nga larg. Në qoftë se shikoni sikur shtegtoni në një vend të huaj, do të keni mërzi dhe humbje materiale.

Shtëpi - Në qoftë se shikoni sikur po ndërtoni një shtëpi për veten tuaj, do të pësoni një aksident shumë të keq. Në qoftë se shikoni sikur po ndërtoni për dikë tjetër, ai do të pësojë aksident, por ju do të inkurajoheni nga dikush. Në qoftë se shikoni sikur po shisni shtëpinë, do të keqësohet gjendja juaj dhe do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur po merrni me qera një shtëpi, do të bini viktimë tradhëtie dhe do t’u lenë në mes të rrugës. Në qoftë se shikoni sikur është gati duke u shembur, do të rrezikohet pasuria juaj dhe në qoftë se shikoni sikur po digjet do të pësoni fatkeqësi.

Shtet - Në qoftë se shikon sikur shteti të ka dhënë një detyrë, do të të duan të gjithë për dijet tuaja. Në qoftë se shikon se të shkarkojnë nga detyra, kontrollo sjelljen tënde se nuk është dhe aq e mirë ndaj të tjerëve dhe mund edhe të të urrejnë.

Shtizë - Në qoftë se mundohen të të qëllojnë, armik i keq mundohet të të bëjë keq.

Shtrat - Në qoftë se ëndërron sikur je i sëmurë dhe qëndron në shtrat, do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua dhe shikon të njëjtën gjë, do të ngelesh së shpejti me barrë dhe në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt. Në qoftë se të vjedhin shtratin, do të mërzitesh për çështje ekonomike.

Shtrëngatë - Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm Në qoftë se je i sëmurë dhe shikon shtrëngatë, do të përmisohet gjendja shëndetsore.

Shtrihem - Në qoftë se shikoni sikur shtriheni për të fjetur ose për të pushuar, do të sëmureni rëndë dhe merr masat. Në qoftë se jeni femër, do të rrezikohet nderi juaj. Në qoftë se shikoni sikur shtrini dikë tjetër në krevat dhe me zor, do të bëni diçka që do t’u bëjë shumë dëm. Në qoftë se shikoni sikur ju shtrin dikush juve në krevat, do t’u bëjë shumë keq ai person.

Shtrydhje - Në qoftë se shikoni sikur po shtrydhni diçka sidomos në qoftë se është për të ngrënë, do të keni shumë të mërzitur njerëzit që varen nga ju. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke shtrydhur, armiqtë do të ndalojnë tu ndjekin.

Shtunë - Ëndrrat që ju shfaqen të shtunën në përgjithësi, dalin të vërteta dhe për një kohë shumë të shkurtër.

Shuplakë - Në qoftë se shikoni sikur i bini dikujt me shuplakë, do të ziheni me atë për gjëra jo të rëndësishme. Në qoftë se shikoni sikur dikush ju godet me shuplakë, do të nevrikosni dikë jashtë mase për sjelljen tuaj të keqe dhe do t’u luftojë.

Shurdh - Në qoftë se shikon sikur po flet me një person i cili është shurdh dhe ai nuk të dëgjon, sekretin që ke thënë e kanë marrë vesh të gjithë. Në qoftë se shikon sikur je ti shurdh, do të të bëjnë keq ty.

Shurtë - Në qoftë se thjesht e shikoni, do të merni lajme nga shumë larg, por që do të jenë të shpifura dhe të këqia. Në qoftë se jeni i sëmurë, do të vdisni dhe do të shpëtoni vetëm Në qoftë se ndërroni klimë. Në qoftë se e shikoni duke kënduar, do të mësoni se njerëzit që kishit besim do të nxjerrin sekretet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur e vrisni, do të shaheni nga njerëzit për sjelljen tuaj skandaloze. Në qoftë se jeni grua, do të jetoni shumë keq me burrin. Në qoftë se jeni vajzë, jeni në rrezik të ngeleni beqare për të gjithë jetën.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+