Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

m

Mace e egër - Në rast se e dëgjon të bërtasë brenda në shtëpinë tënde mesazh i keq. Në rast se të vërsulet do të të godasë armik. Në rast se e ledhaton, një armik i yti do të bëhet mik. Në rast se shikon dy mace të grinden, do të lënë rehat armiqtë.

Magjeps-magji-magjistar - Në qoftë se ëndërron magjistar ose që bëjnë magji në përgjithësi prit zhgënjime. Në qoftë se shikon sikur je magjistar të gënjejnë shokët. Në qoftë se ëndërron burrë magjistar, një pjesëtar i familjes është dinak. Në qoftë se shikon grua magjistare, kujdes nga partneri.

Magnes - Në qoftë se shikon sikur merr ilaçe të magnesit me urdhër të doktorit do të kënaqesh dhe do të qetësohesh pas një dëmi që ke pësuar. Në qoftë se je grua, do të pajtohesh me njeriun që je zënë. Në qoftë se je i sëmurë, do të bëhesh mirë përfundimisht.

Magnet - Në qoftë se shikon sikur përdor magnet, të respektojnë njerëz nga të cilët ke shumë interes. Në qoftë se e përdor dikush tjetër për ty, do të të simpatizojë një femër e kërkuar dhe e bukur dhe do të çmendesh pas saj. Në qoftë se je vajzë, do të çmendesh pas një djali shumë të bukur i cili do të të simpatizojë.

Mahnitem - Në qoftë se shikon që njerëzit janë të mahnitur me ty, do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzije. Në qoftë se shikon sikur ti je i mahnitur me dikë, beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.

Maj - Në qoftë se është dimër ose vjeshtë dhe ëndërron sikur është maj dhe ka lule, ke akoma shpresa për tu çliruar nga vuajtjet. Në qoftë se shikon sikur pret të vijë maji, por nuk ka ardhur akoma do të çlirohesh nga vuajtjet.

Majdanoz - Në qoftë se shikon majdanoz, do të kesh hidhërime, vuajtje dhe tradhëti. Në qoftë se shikon të shkulësh do të dëgjosh fjalë të këqia për nderin tënd.

Majë - Në qoftë se shikon sikur je në majën e një mali ose të një shtëpie, do të kesh sukses të madh në aktivitetin tënd. Në qoftë se nuk ia arrin të ngjitesh, lodhesh kot se nuk do t’ia arrish qëllimit që ke. Në qoftë se bie, do të përqeshesh për sjelljen tënde të keqe.

Majmun - Në qoftë se ëndërron majmun ke një armik shumë dinak, por që i cili do të bjerë vetë në kurthin që ka hapur për ty. Në qoftë se shikon majmun duke të lëpirë ose që e ledhaton, të zhgënjen e dashura ose partnerja dhe për këtë gjë merr masat që të mos qeshë bota me ty. Në qoftë se shikon të të vërsulet majmun, do të të vërsulen armiqtë por pa mundur të të bëjnë keq. Në qoftë se shikon nga larg majmun pa iu afruar, kujdes se disa të huaj mundohen të të fusin në kurth në të cilin do të biesh brenda.

Makarona - Në qoftë se shihni se hani makarona do të fitosh gëzim dhe surpriza të këndshme. Në qoftë se ju japin makarona, jeni shumë dorëlëshuar dhe do të varfëroheni. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngrënë, do t’i bësh ti një surprizë të këndëshme atij personi. Në qoftë se i gatuajnë të tjerët për ty do të të vijë një lajm i mirë. Në qoftë se i blen, është në rrezik një i njohur i joti. Në qoftë se t’i falin je shpenzues i madh dhe do të varfërohesh. Në qoftë një grua shtatëzënë shikon sikur po ha makarona do të lindë vajzë. Në qoftë se një i sëmurë shikon se ha makarona, së shpejti do të bëhet mirë.

Mal - Në qoftë se shihni se ngjiteni në mal me pemë, do të keni të ardhme të mirë, në qoftë se mali është shkëmbor do të ndeshni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se është me dëborë, ju presin lumturi dhe fitime. Në qoftë se zbrisni nga mali, do të dështojnë të gjitha çështjet tuaja, në qoftë se rrëzohesh nga mali, do të thotë shkatërrim dhe sëmundje.

Mallëngjim - Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur mallëngjeheni për vendin tuaj, do të ktheheni shumë shpejtë. Në qoftë se nuk jeni në vend të huaj, do të bëni një udhëtim shumë të gjatë dhe do të vonoheni shumë për tu kthyer.

Mallkim - Nëse të mallkojnë, do të plotësohën dëshirat dhe nëse je beqar do të martohesh. Nëse mallkon ti, është e mirë për të tjerët dhe keq për ty.

Mamaja - Në qoftë se mamaja juaj nuk jeton dhe shihni në ëndërr që ju flet, do të keni ndihmë andej nga nuk e prisni. Në qoftë se e keni mamanë dhe shihni që ju vdes, do të keni vështirësi në punë. Në qoftë se shihni që mamaja ju qorton, do të keni gëzim e lumturi në familje. Në qoftë se mamaja juaj jeton në një vend tjetër dhe shihni që kthehet në shtëpi, do të keni shumë fitime nga puna juaj.

Mami - Në qoftë se shikon në ëndërr mami të cilën e njeh dhe i flet njëkohësisht, do të martohesh shumë shpejt Në qoftë se je beqar dhe do të bësh fëmijë Në qoftë se je i martuar. Në qoftë se shikon një mami të huaj do të merren vesh të fshehtat e tua. Në qoftë se je i sëmurë, do të vdesësh. Në qoftë se je shtatzënë, do të lindësh lehtë. Në qoftë se je vajzë, do të sëmuresh. Në qoftë se je burrë do të marrësh lajme të mira. Në qoftë se shikon shumë mami bashkë, do të bësh binjakë.

Manaferra - Në qoftë se ëndërroni jeni në mal me manaferra të zeza pa i prekur, do të keni një mërzi kalimtare. Në qoftë se i prekni ose i bleni ose i shisni, do të pësoni melankoli dhe hidhërim të madh. Në qoftë se shikoni sikur po hani, do të qani për vdekjen e një të largëti ose një shoku të vjetër ose një ish partneri tuaj. Në qoftë se shikoni sikur janë të huaja, do të mërziteni për diçka që në fund do ta kuptoni se nuk ishte dhe aq me rëndësi. Në qoftë se shikoni manaferra në shtëpi dhe jeni të ulur mbi të, do të merrni lajme të mira dhe gëzime nga pjesëtarë të familjes. Në qoftë se gjendeni në një vend plot me manaferra, do të keni gëzime dhe lumturi. Në qoftë se janë të thata prisni hidhërim dhe mërzi. Në qoftë se shikoni sikur keni hipur në manaferrë dhe hani manaferra do të arrini kulmin e pasurimit. Në qoftë se shikoni sikur mbillni manaferra do të merrni lajm të mirë. Në qoftë se e shartoni prisni fitime.

Manastir - Në qoftë se thjesht shikoni një manastir, do t’u lenë në baltë shokët dhe do të keni vetmi dhe mërzi. Në qoftë se shikoni sikur hyni brenda do t’u kthejnë kurrizin njerëzit që doni dhe besoni. Në qoftë se hyni brenda si murg çështjet tuaja ecin përpara.

Mandall - Në qoftë se shikon sikur mandalli i dritares tënde është i thyer ose është i prishur, një person dinak do të të vjedhë shumë para.

Mandat - Në qoftë se shikoni sikur jepni ose ju japin një mandate, do të hyni në sherre dhe në ngatërresa nga të cilat do të mërziteni dhe vështirë do të dilni.

Mangall - Në qoftë se ëndërron mangall dhe është plot me qymyr të ndezur ose me flakë do të fitosh shumë nga puna jote dhe do të kesh lumturi familjare. Në qoftë se je grua do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një njeri të mirë dhe të lart i cili, do të bëjë të lumtur. Në qoftë se je plak do të gëzohesh dhe do të krenohesh që ke bërë një familje të mirë. Në qoftë se shikon sikur po ngrohesh në mangall, do të marrësh lajme të mira nga persona që janë jashtë shtetit.

Mangë - Në qoftë se shihni një mang ose grup cubash të hyjnë në shtëpinë tuaj, mund t’u bëjnë keq dhe t’u shfrytëzojnë njerëzit tuaj të afërm. Do të keni probleme dhe dëme ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni mang, do të kryeni veprime të gabuara të paligjshme, dhe do tu bëni keq edhe njerëzve tuaj. Kujdes nga keqkuptimet.

Manushaqe - Në qoftë se shikon sikur i merr erë manushaqeje ose që e mban, mirë është të vendosësh një rregull në zemrën tënde. Në qoftë se thjesht shikon, personi të cilin doni të adhuron për mënyrën e mirë të sjelljes. Në qoftë se shikon një tufë, do të marrësh një lajm të mirë.

Marangoz - Në qoftë se jeni të varfër dhe ëndërroni sikur jeni marangoz, do të keni kënaqësi dhe fitimi. Por në qoftë se jeni të pasur, do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se thjesht shikoni një marangoz ose flisni me të, do të merrni lajme të mira nga larg dhe do të gëzohet shumë familja juaj.

Mare - Në qoftë se shikon të këpusësh mare, do të merrni lajme të mira për çështjet tuaja ekonomike. Në qoftë se i hani do të dashuroheni. Në qoftë se i bleni nuk ju kanë besim shokët. Në qoftë se i shisni do të keni mërzi dhe fund të keq në çështjet financiare.

Margaritar - Sido që të shikoni margaritarë, ëndrra është e mirë. Do t’u vijnë lajme shumë të mira që do të derdhni lot gëzimi.

Marinar - Në qoftë se shikoni sikur jeni marinar dhe në të vërtetë jeni marinar ose detar, do të përmirësohet vendi juaj. Në qoftë se nuk jeni marinar në të vërtetë dhe shikoni sikur jeni marinar, do të merrni lajme të këqia dhe do të ndodheni në një skenë të keqe ose do të sëmureni rëndë për një kohë të gjatë. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është marinar, por që nuk është në të vërtetë, do t’u shkatërrojnë shokët të cilët kanë mësuar sekretet tuaja. Në qoftë se shikoni shumë marinarë në një anije do të keni shumë fitime nga udhëtimi që keni planifikuar. Në qoftë se shikoni sikur flisni me marinarë, do të merrni një lajm ose një letër nga një person që gjendet shumë larg, do të dilni fitues nga rreziqet që do t’u dalin përpara.

Marje mendsh - Në qoftë se shikon sikur ke marrje mendsh, një mendim do të mundojë për një kohë të gjatë dhe do të marrësh një lajm të keq nga një person i yti që është jashtë shtetit. Në qoftë se ndihmon dikë që i merren mend, do të japësh ti një lajm të keq tek dikush. Në qoftë se të merren mend sepse gjendesh në buzë të një gremine, do të të frikësojë një rrezik i madh për jetën.

Marmalatë - Në qoftë se shihni që hani marmalatë ose thjesht marmalatë, do të dëgjoni fjalë të hidhura.

Marr - Në qoftë se shikoni sikur arrini të merrni diçka të cilën jua kishin marrë, do të merrni para në të vërtetë ose ato që ju kanë marrë. Në qoftë se shikoni sikur merrni diçka me dhunë ose që ju marrin diçka juve me dhunë, do të bini viktimë e një nënvlerësimi tuaj dhe besimit të lehtë dhe në fund do të qani.

Marrëveshje - Në qoftë se shikoni sikur po bëhet marrëveshje mes dy personave, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bëni marrëveshje me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.

Martesë - Në qoftë se sheh se ndodhesh në një martesë dhe luajnë vegla muzikore, ndonjë i afërmi juaj do të vdesë, në qoftë se nuk ka muzikë dhe je i pamartuar, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se jeni të martuar, do të keni zënkë në familje.

Martohem - Në qoftë se je një i ri i pamartuar dhe shikon sikur martohesh, do të marrësh lajme të gëzueshme për vendin dhe pasurinë tënde. Në qoftë se je i martuar ose e martuar dhe shikon sikur martohesh, do të keni skena dhe tronditje familjare dhe dikur mund të sëmureni. Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur martoheni me gruan tuaj ose në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur martoheni me burrin tuaj, do të keni fitime dhe suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur po bëni një dasëm të madhe dhe me orkestër, prisni një aksident të keq dhe vdekjen e një personi të afërt.

Masakër - Në qoftë se e shikon nga jashtë do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therrur do të marrësh shumë fitime nga puna.

Masazh - Në qoftë se shihni se një grua ju dërgon masazh, do të keni një aventurë erotike të këndshme, në qoftë se shihni burrë që ju dërgon masazh do të merrni lajme të gëzuara.

Mashë - Sidoqoftë, në qoftë se shikoni mashë, do të thotë se shokët tuaj janë shumë të këqinj dhe mundohen me çfarëdo lloj mënyre, që t’u ulin.

Mashtrim - Në qoftë se shikoni sikur keni rënë në një grackë mashtrimi, keni rënë në duart e njerëzve shumë të ligë ose keni kthyer njerëz të këqinj kundra jush me ligësinë tuaj, por nuk do t’ia arrini qëllimit që keni vënë. Në qoftë se jeni grua e martuar, do të ziheni ashpër me burrin tuaj dhe do të verë dhe dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur mundoheni të mashtroni dikë, do të humbisni shumë para për të cilat ishit të sigurtë se nuk do t’i humbisni. Në qoftë se jeni vajzë, do t’u lerë i dashuri.

Mashtrues - Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je mashtues, kujdes se do të vish në pozicion të vështirë. Në qoftë se shmangesh nga një mashtrues, do të lehtësohesh nga telashet.

Matuf - Në qoftë se ëndërron sikur të thërrasin matuf, është e qartë se di të sillesh me të gjithë. Në qoftë se ithua ti dikujt tjetër, do të kesh një shok shumë të zgjuar por dinak i cili do të të shfrytëzojë dhe do të të bëjë keq. Në qoftë se shikon sikur bisedon me një matuf mos u beso këshillave që të japin të tjerët. Në qoftë se je vajzë ruaj të dashurin. Në qoftë se je grua, do të pësosh dëm të madh.

Mbathje - Në qoftë se shikon sikur nuk ke veshur mbathje, do të keni mungesa. Dhe në qoftë se i ndërron, do të keni gëzim dhe lumturi dhe do të lehtësoheni nga problemet.

Mbjell - Në qoftë se jeni të pamartuar dhe shikoni sikur mbillni, do të martoheni së shpejti dhe do të lindni djem. Në qoftë se shikoni sikur mbillni fasule dhe në qoftë se keni grua shtatëzënë, do të abortojë fëmijën. Në qoftë se keni të sëmurë në shtëpi, do të vdesë. Në qoftë se shikoni se mbillni në një vend të egër, do të keni shumë fitime.

Mbrëmje - Në qoftë se shikon dhe ëndërron një mbrëmje të këndshme dhe të qetë do të keni qetësi shpirtërore. Në qoftë se se ëndërroni një mbrëmje dimërore dhe me shi dhe furtunë, prisni tronditje shpirtërore.

Mbrojtje - Në qoftë se të vërsulen dhe mbrohesh do t’u ikësh rreziqeve nga armiqtë e tu. Nëse në mbrojtje vret dikë, do të keni një fatkeqësi të madhe.

Mbulesë - Në qoftë se shihni se mbuloheni me kuverta të kuqe, ju pret një ngjarje e këndshme që do t’u shpëtojë nga hallet që keni. Në qoftë se ju bëni një mbulesë, do të humbni shumë shanse për të patur sukses, si pasojë e mendjelehtësisë tuaj.

Mbush - Në qoftë se sheh se mbush ç’farë do lloj gjëje ëndrra është e mirë, pasuri, fitime.

Medalje - Në qoftë se sheh sikur merr medalje, do të vlerësohesh nga të tjerët. Në qoftë se sheh madalje, ëndrra do të të dalë për mirë.

Mëkat - Nëse bën mëkat do të keni një mërzi. Në qoftë se rrëfen mëkatin do të lehtësoheni nga mërzit tuaj.

Mel - Në qoftë se ëndërroni sikur bleni ose shisni mel do të keni fitime të vogla nga puna juaj. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni varfëri. Në qoftë se i mbani, do të keni fitime pa mundime.

Melankoli - Në qoftë se shikon sikur ke melankoli pa asnjë lloj arsyeje do të pësosh dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se je grua do të kesh aksident. Në qoftë se je vajzë do të ngatërrohesh në dashuri të pafat. Në qoftë se je i së murë do të përmirësohesh.

Mëllagë(lule) - Dukesh i shëmtuar në sytë e të tjerëve.

Mëndafsh - Në qoftë se thjesht shikoni mëndafsh ose veshje mëndafshi, do të thotë se mundoheni të bëni dukje tek të tjerët dhe kjo do t’u dëmtojë shumë. Në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur prodhoni mëndafsh, do të keni shumë sukses dhe fat. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur rroba mëndafshi, do të bëheni qesharak në sytë e botës. Në qoftë se jeni grua burri juaj, do të pësoj shkatërrim në gjendjen ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur mblidhni ose sikur bleni mëndafsh, do të keni fitime të mëdha.

Mendje - Në qoftë se shikoni sikur po vuani nga mendja, do të pësoni dëme dhe shkatërrime. Në qoftë se mendja juaj është e shëndetshme, do të keni sukses në punët tuaja. Në qoftë se ëndërroni sikur bisedohet për mendjen tuaj, do të merrni lajme të mira.

Meny - Në qoftë se shihni në ëndërr që mbani meny, do të keni dëme ekonomike.

Mërgim - Në qoftë se jeni në vendin tuaj dhe ëndërroni sikur jeni në një vend të huaj, do të keni suksese në planet që keni bërë në të cilat keni shpresa të mëdha. Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur keni emigruar, do të dilni shpejt nga falimentimi që keni pësuar.

Mëri - Në qoftë se shihni që jeni në mëri, do të keni mërzi, në qoftë se shihni të tjerë në mëri, do të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj në mëri me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

Merimangë - Në qoftë se shihni merimangë do të kaloni mërzi të mëdha, në qoftë se ju kap në rrjetën e saj, do të ngatërroheni në çështje të dyshimta për të cilat do të pendoheni. Në qoftë se vrisni merimangë, do të dështoni në çështjet tuaja. Merimanga e zezë do të thotë zënkë, e bardha lumturi ose diçka e papritur.

Mermer - Në qoftë se shikon sikur shkruan mbi mermer do të marrësh një lajm shumë të keq, vdekjen e një shoku të vjetër dhe nuk do të inkurajojë asnjë i ri. Në qoftë se shikon sikur bën mermer je bërë shkaku që të janë larguar shokët e vjetër.

Mërzinë - Në qoftë se shikon sikur ke ose sikur mban mërzinë do të bësh lidhje me një person më ide të mira. Në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh shumë shpejt. Në qoftë se je i burgosur do të lirohesh nga burgu.

Mesallë (mbulesë tavoline) - Në qoftë se shikoni sikur po shtroni një mesallë për të bërë një darkë gëzimi, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se e shtroni për një darkë hidhërimi, do të mësoni se dikush ju zhgënjen.

Mesditë - Ëndërrat e mesditës nuk kanë asnjë kuptim. Në qoftë se ëndërron sikur është mesditë do të pësosh dëme të mëdha. Në qoftë se je grua ose vajzë do të duan t’u afrohen, por jo sepse ju duan.

Meshë - Në qoftë se shikoni sikur jeni në një vend të shenjtë dhe dëgjon meshë gëzim dhe mbështetje do të keni dhe sukses në punë. Në qoftë se je i vjetër do të kalosh pleqëri të mirë. Në qoftë se je vajzë një i ri shumë i pasur do të të kërkojë për martesë. Në qoftë se ke vuajtje ose je i sëmurë, do të çlirohesh nga vuajtjet dhe hallet.

Mësim - Në qoftë se je mësues dhe shikon sikur po jep mësim, do të kesh fitim dhe respekt nga bota. Në qoftë se shikon sikur je mësues pa qenë në të vërtetë dhe jep mësim, do të dëshpërohesh.

Mi - Në qoftë se shikoni minj duke vrapuar nëpër shtëpi, ju kanë rrethuar njerëz të ligj dhe dinakë. Në qoftë se jeni të martuar, do të keni fatkeqësi dhe shpenzime. Në qoftë se jeni vajzë, do të vuani nga dashuria. Në qoftë se shikoni shumë minj, duke u sjellur nëpër rrugë do të keni shumë shqetësime, por që në fund do të qetësoheni.

Miell - Do të thotë shëndet i mirë. Por edhe do të dëgjosh lajm të keq për dikë. Po e hëngre do të keni një fitim të madh. Në rast se dëgjon se po digjet, do të humbisni shumë para.

Mik - Në qoftë se shihni ndonjë shokun tuaj t’u flasë në ëndërr dhe ju buzëqesh, kini kujdes njerëzit me të cilët shoqëroheni, në qoftë se ju flet seriozisht, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj. Në qoftë se shihni që bëni shokë të rinj, do të merrni lajme të mira.

Milingonë - Në qoftë se shikon shumë milingona do të fitosh shumë shpejtë shumë para dhe do të bësh një jetë të qetë. Në qoftë se je i sëmurë, do të shërohesh shumë shpejt. Në qoftë se shikon milingona me fletë prit hidhërime dhe udhëtim të rrezikshëm. Në qoftë se i shikon brenda në shtëpi prit shumë fitime. Në qoftë se vret milingona do të humbasësh një mundësi shumë të madhe për të fituar para.

Milioner - Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je milioner dhe në të vërtetë je i pasur kujdes, se mund të hambasësh shumë para. Në qoftë se je i varfër ndihmë nga atje ku nuk e pret dhe gëzim.

Minare - Në qoftë se shikoni minaret, do të keni lajme të reja dhe do të ngriheni në detyrë dhe gjithashtu do të keni një karrierë të shkëlqyer. Në qoftë se shikoni sikur rrëzohet, kujdesni se keni rreth jush njerëz të këqinj dhe të lig.

Misër - Në qoftë se sheh se po e ha, do të keni një shëndet të mirë dhe nëse je i sëmurë do të shërohesh shpejt. Në qoftë se je i varfër do të pasurohesh.

Mish - Në qoftë se shihni që hani mish qingji të pjekur, do të keni hidhërime në familje, në qoftë se është mish derri të pjekur, do të merrni një borxh që do ta shlyeni me vështirësi, në qoftë se është pulë e pjekur do të keni shëndet dhe lumturi. Në qoftë se hani mish njeriu të pjekur, një i afërmi juaj do të vdesë. Në qoftë se gatuani mish, do të keni pengesa në punë, në qoftë se shihni në pazar mishëra të varur ju pret lumturi familjare. Në qoftë se ëndërroni sikur hani mish shpendësh, ëndrra është e mirë. Në qoftë se ëndërroni sikur hani mish derri dhe të pjekur, ëndrra është e shkëlqyer. Në qoftë se ëndërroni sikur hani mishin e një njeriu të huaj, do të keni fitime dhe lumturi. Në qoftë se shikoni sikur hani mishin një fëmije tuaj, do të pësoni aksidente nga koka juaj. Në qoftë se shikoni sikur hani mish qingji ose deleje do të keni zi në familje. Në qoftë se shikoni sikur hani mish të gjallë do të akuzoheni rëndë. Në qoftë se shikoni sikur hani mish peshku të madh prit të mira. Në qoftë se shikoni sikur hani mish peshku të vogël lajm të keq do të merrni. Në qoftë se shikoni sikur shisni mish, shumë shokë të kanë zili për lumturinë tënde.

Mision - Në qoftë se shikon se zbaton në rregull misionin tënd, do të fitosh shoqëri të mirë nga sjellja jote e mirë.

Miza - Në qoftë se shihni miza në ëndërr, huazuesit do t’u kërkojnë paratë që ju kanë dhënë borxh. Në qoftë se shihni se vrisni miza, do të keni suksese në çështjet tuaja.

Mizë kali - Do të keni vizita të padëshirueshme. Në qoftë se e sheh brenda në shtëpi do të keni një mysafir të mirë.

Mjalti - Në qoftë se shihni që hani mjalt, do të dëgjoni lajme të këqija, në qoftë se shihni dikë tjetër të hajë mjalt, halle dhe hidhërime ju presin.

Mjegull - Sido që të shikoni mjegull në ëndërr, do të thotë se do të ndesheni me vështirësi shumë të mëdha.

Mjek - Në qoftë se shihni në ëndërr thjesht mjek ose dhe veten tuaj mjek, ju pret gëzim e lumturi. Çdo gjë shkon mirë për ju, jeta personale, erotike si dhe familjare. Mjeku në ëndërr paralajmëron gjithashtu dhe ngritje profesionale si dhe të ardhura të mëdha.

Mjelje - Në qoftë se se mjelë çfarë do llojë kafshe dhe ka qumësht do të të shtohët pasuria por nëse nuk ka qumësht do të keni disa humbje.

Mobilje - Në qoftë se shikoni shtëpi të kompletuar më mobilje të mira do të keni gëzim. Në qoftë se shikon se të digjen mobiljet do të marrësh lajme të këqia.

Mokër - Në qoftë se thjesht shikoni do të keni sukses në punët tuaja dhe sidomos në tregëti. Në qoftë se thjesht je ulur mbi të ose e vendos diku çështjet tuaja do të kenë sukses të sigurt.

Mollë - Në qoftë se shihni që hani mollë të pjekura, ju pret lumturi dhe gëzim në familje, në qoftë se janë të tharta do të kaloni disa mërzi, në qoftë se shisni ose blini mollë, do të keni fitime nga puna juaj. Në qoftë se një grua ju jep mollë, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se ju i jepni mollë një gruaje do të keni dështim në dashuri.

Mollëza - Në qoftë se shikon sikur ke mollëza të bukura dhe të kuqe do të keni shëndet, gëzim, lidhje të shkëlqyera dhe punë të mira. Në qoftë se je vajzë do të kesh rrezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke mollëza të zverdhura dhe të sëmura do të pësoni të kundërtat dhe do të pësojë vdekje një i afërt i juaj.

Monedhë - Në qoftë se shikoni sikur mbani monedha të huaja, do të keni lumturi dhe gëzim përkohësisht. Në qoftë se shikoni sikur mbani shumë monedha të cilat janë tuajat, do të keni shumë mërzi. Në qoftë se jeni grua, do të keni vuajtje familjare dhe bashkëshortore. Në qoftë se shikoni sikur mbani monedha floriri, do të keni fitime më të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur prisni monedha dhe janë floriri ose argjendi, do të keni fitime në kulm. Në qoftë se shikoni sikur bëni monedha fallso, do të bëni diçka shumë të keqe për të cilën do të të urrejë bota. Në qoftë se shikoni sikur përtypni monedha, do të keni dëme shumë të mëdha.

Monopat - Në qoftë se shihni që jeni duke ecur në një monopat, do të keni dështime në fushën e dashurisë.

Monopol - Në qoftë se ëndërron sikur je punëtor në një monopol ose sikur hy në një dyqan monopolesh do të gjesh vështirësi të mëdha në çështjet që ke.

Morajë - Në qoftë se thjesht shikon morajë do të marrë sh lajme të mira nga një person që të mbron dhe të respekton. Në qoftë se shikon sikur e ha ashtu siç është të gjallë punët tuaja do të pëtfundojnë me sukses. Në qoftë se je grua do të kesh sukses në dashuri dhe në shoqëri. Në qoftë se e hedh në ushqim do të kesh jetë gjatë si dhe shëndet.

Moral - Në qoftë se shikon sikur ke moral do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.

Morra - Në qoftë se thjeshtë shikoni morra, do të keni fitime dhe pasurim. Në qoftë se shikoni sikur disinfektoheni nga morrat, do të keni varfërim dhe hidhërim për një kohë shumë të gjatë.

Mort - Në qoftë se sheh të vdekur prit sëmundje. Në qoftë se sheh se ke vdekur ti, prit lajm të mirë. Në qoftë se se një i vdekur të kërkon diçka një nga familja jote do të vdesë. Në qoftë se i vdekur të jep diçka do të kesh gëzim.

Moshë - Nëse në ëndërr shqetësoheni pë moshën tuaj ose ëndërroni që jeni plakur duhet të shihni një mjek.

Mosmirënjohje - Kujdes rrezik i madh nga armiqtë e tu.

Motër - Në qoftë se shihni motrën t’u flasë në ëndërr, do të gëzoheni shumë, në qoftë se shihni që ziheni me të, do të keni fjalë në familje, në qoftë se jeni i sëmurë dhe shihni motrën t’u përkëdhelë në ëndërr, do të shëroheni shpejt. Në qoftë se shihni motrën ose vëllain t’u vdesë, do të thotë jetëgjatësi, në qoftë se martohesh me vëllain ose me motrën në ëndërr, ju pret një gëzim i madh.

Moti - Në qoftë se shikon sikur moti është i mirë pa re në qiell çështjet tuaja shkojnë shumë mirë. Por në qoftë se është moti është i mirë por ka re në qiell kujdes nga pengesat që ju dalin përpara. Në qoftë se moti është i keq me furtunë në qoftë se je i pasur kujdes pasurinë, në qoftë se je i varfër do të përmisohet gjendja juaj. Në qoftë se është ftohtë do të keni probleme ekonomike.

Motiv - Në qoftë se shikon në ëndërr sikur po shkruan motive mendon gjëra koti dhe të vogla por të cilat janë pa vlerë.

Mozaik - Në qoftë se shikon një mozaik të bukur do të fitosh shumë para nga aktivitetet tuaja. Në qoftë se e shikon pa ineres do të të thonë shumë gënjeshtra. Në qoftë se shikon sikur bën vetë mozaik merresh me gjëra pa vlerë dhe punët tuaja do të falememtojnë.

Mrekulli - Në qoftë se shihni që ndodh ndonjë mrekulli, diçka e keqe do të ndodhë.

Mulli - Në qoftë se shihni mulli me erë ose me ujë që punon, do të keni fitime nga aktivitetet tuaja, në qoftë se shihni që nk punon ju presin halle dhe mërzi. Në qoftë se shihni që hyni në mulli, do të keni dëme në punën tuaj.

Mundje - Në qoftë se shikoni sikur po mundeni me një kundërshtar dhe e fitoni, do t’i mposhtni kundërshtarët dhe armiqtë tuaj. Në qoftë se ju mundin, një armik i juaji i rrezikshëm do t’u bëjë keq për interesat tuaja. Në qoftë se shikoni sikur mundeni me një grua, do të lidheni me atë femër rastësisht dhe do të kaloni bashkë një dashuri të zjarrtë dhe në fund do të martoheni. Në qoftë se shikoni sikur mundeni me një fëmijë, keni mendjen e një fëmije.

Mundoj - Në qoftë se shikoni sikur mundoheni të arrini diçka, do të mundoheni shumë për të arritur atë që dëshironi, por në fund do të keni fitime shumë të mëdha nga puna juaj. Në qoftë se shikoni se ju mundojnë eprorët ose prindërit tuaj, ata ju duan ju dhe duan të mirën tuaj.

Mur - Në qoftë se shihni se jeni i rrethuar me mure, punët ju shkojnë shumë mirë dhe keni siguruar fitime të mëdha, në qoftë se shihni që oborri i shtëpisë tuaj ka mure të larta, do të keni lumturi dhe qetësi familjare.

Murg - Në qoftë se sheh se bëhesh vetë, do të keni qetësi dhe lumturi. Në qoftë se sheh se bëhet dikush tjetër, kujdes se dikush do t’u zhgënjejë.

Murtajë - Në qoftë se shikoni sikur ka rënë murtaja në vendin tënd, do të keni mërzi të madhe ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju ka rënë në shtëpinë tuaj, do të keni dëme të mëdha ekonomike dhe mundohuni të bëni atë që mundeni që të shpëtoni. Në qoftë se shikoni sikur vuani nga murtaja, disa nga fitimet tuaja që i fituat me punë të paligjshme do të zhduken. Në qoftë se shikoni sikur u ka rënë shokëve ose miqve, do të pësojnë ata të keqe shumë të madhe.

Mushkë - Në qoftë se thjesht shikon një mushkë do të pësosh dëme vetë dhe shokët. Në qoftë se je i hipur mbi të do të kanë fund të mirë çështjet tuaja.

Mushkëri - Në qoftë se shikoni sikur po hani mushkëri njeriu, i keni bërë një të keqe shumë të madhe një personi të afërt dhe ky mëkat nuk do t’u lerë të ecni përpara dhe që të keni lumturi. Në qoftë se shikoni sikur po hani mushkëritë e një kafshe që hahet, do t’u vijë një trashëgimi të cilën e prisnit shumë kohë e cila është jashtëzakonisht e madhe. Në qoftë se shikoni sikur keni mushkëri të shëndetshme, do të keni shëndet dhe sukses të madh në punë për një kohë të gjatë. Në qoftë se jeni grua ose vajzë, bota ju do dhe ju respekton. Në qoftë se shikoni sikur vuani nga mushkëritë, do të falimentojnë punët tuaja.

Mustaqe - Në qoftë se shikon sikur ke mustaqe të bukura dhe të mëdhaja do të arrish shumë gjëra pa mundim të madh. Në qoftë se shikon sikur ke mustaqe të bukura dhe të vogëla do të mërzitesh sepse nuk do të shkojnë mirë punët dhe do të humbasësh një mundësi shumë të mirë për të fituar. Në qoftë se shikon sikur të bien mustaqet do të të urrejë një grua të cilës do ti shprehje dashurinë. Në qoftë se shikon sikur e rruan mustaqet prit nënçmim nga një grua. Në qoftë se je fëmijë dhe shikon sikur ke mustaqë do të sëmuresh lehtë. Në qoftë se shikon sikur ke mustaqe të kuqe ose jeshile ose një ngjyrë të pazakonshme do të pësosh aksident familjar.

Muzikë - Në qoftë se dëgjoni muzikë në ëndërr, do të keni gëzim dhe argëtime, në qoftë se shihni se i bini ndonjë vegle muzikore, shpejt do të lehtësoheni nga hallet që keni.

Mysafir - Sukses dhe lumturi e paparashikuar. Të pamartuarit shpejt, do të martohen dhe me atë mysafir që shikojnë se ju vjen. Nëse është e mundshme të mbani mend emrin ose fytyrën e tij/saj.

Myshk - Në qoftë se shikoni myshk merreni me gjëra që nuk ju vlejnë për asgjë. Në qoftë se jeni femër dhe dikush ju dhuron ose thjesh shikoni të mbani dokush ju premton dashuri ose martesë të përjetshme por ju tradhëton dhe mundohuni të ruheni nga ai njeri. Në qoftë se shikoni sikur i merrni erë do të merrni lajme të mira.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+