Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

rr

Rradhë - Në qoftë se ëndërroni sikur jeni në rradhë, do të keni rregull në punët tuaja dhe do të ecni përpara në jetë.

Rrah - Në qoftë se të rrahin, do të keni ngatërresa të rëndësishme. Në qoftë se ti rrah dikë, do të sëmuresh trupërisht ose psikologjikisht.

Rrap - Në qoftë se ëndërroni rrap, do të keni varfëri dhe mërzi. Në qoftë se jeni ushtarak, do të keni fitime të mëdha.

Rrebesh - Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon rrebesh, do të përmisohet gjendja sëndecore.

Rrëfim - Në qoftë se rrëfehesh diçka tek dikush do të lirohesh nga një ankth që të torturonte për shumë kohë.

Rrep - Çdo gjë, do t’u vejë mbarë. Kjo ëndërr është një parashikim i mirë.

Rrepa - Në qoftë se thjesht shikoni ose hani rrepa, planet tuaja janë të pashpresa, do të keni gëzim të përkohshëm, fitime të vogla, shokë vetëm kur keni para dhe dashuri provizore. Në qoftë se jeni i sëmurë, prisni një lehtësim të përkohshëm nga sëmundja që keni.

Rrëshirë - Në qoftë se thjesht shikoni ose bleni ose bisedon për rrëshirë, do të keni lajme të mira. Në qoftë se jeni vajzë ose grua do të jeni me fat në dashuri. Në qoftë se shikoni sikur keni shumë rrëshinë në një depo, do të keni pasurim të madh.

Rrëshqas - Në qoftë se shikon sikur rëshqet dhe bie në tokë, do të të ndodhë diçka e papritur e cila do të jetë arsyeja për tu mërzitur dhe shqetësuar.

Rreth - Në qoftë se thjesht shikoni një rreth, do të jeni i dashur me të gjithë. Në qoftë se shikon sikur po vizaton rreth, ke njerëz qe të duan dhe të mprojnë.

Rrethoj - Në qoftë se shikoni sikur jeni të rrethuar me armë dhe frikësoheni, do të pësoni aksident. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar armiq, ju duan dhe ju respektojnë jashtë mase bota dhe sidomos shoqëria juaj. Në qoftë se jeni grua ose vajzë, do të dëgjoni fjalë shumë të mira për veten tuaj nga të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar egërsira, do të rrezikohet gjendja juaj ekonomike.

Rreze - Në qoftë se sheh rreze diellore, do të thonë shpresa të mira. Fat, sukses, shëndet dhe lumturi.

Rrezik - Në qoftë se shikon se je në rrezik duke u mbytur në det, kujdes se je në rrezik me të vërtetë dhe do të thotë dhe hidhërim. Në qoftë se shikon se je në rrezik automobilistik ose me kalë, prit rezultate të këqia, mërzi shpirtërore dhe ekonomike. Në qoftë se shikon se je në rrezik, por i ikë rrezikut, do të çlirohesh nga ankthet dhe problemet dhe do të keni një të ardhme të mirë.

Rrip - Në qoftë se shikon rrip, të tjerët shfrytëzojnë budallëkun tënd dhe shijojnë mundin tënd.

Rrobaqepës - Në qoftë se shikoni sikur po bisedoni me të, prisni mërzi të dhe fund të keq në çështjet tuaja. Dhe gjithashtu mos u besoni shumë shokëve dhe miqve tuaj sepse janë shumë dinak dhe të pabesë. Në qoftë se shikoni sikur një rrobaqepës ju kërkon para borxh, do të thotë se bëni shpenzime të tepërta dhe do të keni skena të hidhërueshme familjare. Në qoftë se shikoni sikur jeni rrobaqepës, do të mërziteni për humbjen ekonomike dhe do t’u shkatërrojnë armiqtë.

Rrufe - Në përgjithësi është diçka e mire, një lajm i gëzueshëm.

Rrugaç - Në qoftë se sheh një rrugaç do të kesh një lumturi momentale. Në qoftë se se sheh se je vetë dikush po të zhgënjen.

Rrugë - Në qoftë se ecën në një rrugë të mirë dhe të bukur do të keni suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se rruga është e keqe dhe mezi kalon, do të keni vështirësi dhe mërzi.

Rrush - Në qoftë se ëndërroni sikur po mblidhni rrush, do të mërziteni për diçka krejt pa vlerë e cila nuk duhet t’u shqetësonte fare. Në qoftë se shikoni sikur hani rrush, do të keni hidhërime dhe ndoshta hidhërime në dashuri. Edhe në qoftë se shikoni sikur shisni ose bleni, do të mërziteni dhe do të hidhëroheni jashtë mase.

Rryp - Në qoftë se shikon se blen rryp sjellja jote do të të bëjë keq. Në qoftë se e vesh do të keni mërzi ekonomike. Në qoftë se je i martuar do të zihesh me bashkëshorten. Në qoftë se liron rrypin do të çlirohesh nga problemet.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+