Kuptimi i ëndrrave

Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas shkronjave të alfabetit.

o

Oaz - Sidoqë ta shihni oazin në ëndërr, të dini se ju pret lumturi, dashuri dhe shëndet. Gjithashtu të gjitha mundimet tuaja do të shpërblehen në fushën profesionale.

Oborr - Në qoftë se shihni se shtëpia juaj ka oborr të madh, ju pret një lumturi e papritur, në qoftë se oborri ka ujë, do të merrni fitime të papritura, në qoftë se oborri është i pastër, do të keni shumë të ardhura.

Observator - Në qoftë se sheh se po përdor një observator do t’u shfaqet një mundësi për të fituar para.

Oficer - Në qoftë se shihni ose të përshëndesin oficerë do të keni sukses dhe fat. Në qoftë se je grua dikush do të dashurohet jashtë mase. Në qoftë se shihni që jeni oficer dhe në të vërtetë nuk jeni, keni një egoizëm që do t’u dalë për keq, në qoftë se shihni dikë tjetër oficer, do të keni rezultate të mira në punë. Në qoftë se përshëndet një oficer, do të ndodhë ndonjë aksident. Në qoftë se shihni oficer mbi kalë, do të keni suksese në punë.

Ombrellë - Në qoftë se shihni që mbani ombrellë për tu mbrojtur nga dielli ose shiu, ëndrra është e mirë. Në qoftë se thjesht mbani ombrellë, ju presin probleme dhe mërzi. Të ruheni shumë nga kundërshtarët tuaj.

Omletë - Në qoftë se shihni që përgatitni ose hani omletë, do të humbni diçka që për ju ka vlerë të madhe.

Opera - Në qoftë se shikon sikur këndon në opera do të kesh dashurinë dhe nderin e të gjithë botës. Në qoftë se shikon sikur këndon nëna ose motra ose bashkëshortja jote do të të kthejnë krahët që të treja. Në qoftë se gjendesh në një teatër ku luhet operetë, ata që të rrethojnë të zhgënjejnë pa e kuptuar. Në qoftë se je vajzë dhe shikon të dashurin duke shkuar në opera do ta humbasësh nga karakteri yt i çuditshëm.

Operacion - Në qoftë se shihni që ju bëjnë operacion, do të fitoni shumë para nga puna juaj, në qoftë se shihni se ju i bëni operacion dikujt tjetër, mund t’u ndodhë ndonjë aksident. Në qoftë se shikoni që u bëjnë operacion të tjerëve, dikush nga familja juaj do të sëmuret.

Oqean - Në qoftë se shihni se udhëtoni me anije në oqean, do të ngatërroheni në punë që do t’u sjellin dëme, në qoftë se oqeani është i trazuar, do të humbni shumë para, në qoftë se është i qetë, do të keni shëndet.

Ora - Në qoftë se shihni në ëndërr që shikoni orën shpesh, keni një karakter shqetësues dhe do të keni probleme në jetë.

Oreks - Në qoftë se shikoni sikur keni oreks të madh për ushqim ose muhabet, do të hidhëroheni nga sjellja e keqe e shokëve tuaj. Në qoftë se jeni grua, do t’u lerë bashkëshorti në mes të rrugës pa asnjë dhimbshuri.

Oriz - Në qoftë se shihni oriz në ëndërr, ju presin fitime të mëdha, në qoftë se shihni që bleni oriz, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se hani oriz do të keni lumturi në familje, në qoftë se hidhni oriz në dasëm do të keni të reja të këndshme.

Oxhak - Në qoftë se shihni oxhak të ndezur në ëndërr, do të keni lumturi familjare, në qoftë se e shihni të fikur do të thotë dështim në dashuri.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+