Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve. Më shumë
Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.
Macë - Mospajtim me shokët, shpirtligësi. Keni kujdes, ndonjë i afërt do t’ju tradhëtojë, do të keni shokë të rremë dhe shoqëri të rrejshme.
Maçok - Një grindje, tradhti, një mik i rremë.
Majmun - Ndokush do të tentojë të ju mashtrojë.
Makinë - Fat i mirë.
Makinë petëzimi - Vështirësi në të ardhmen.
Mal - Ambicie e madhe. Do të keni sukses, takime të reja, shpërblime. Telashe apo probleme të mundshme.
Mal - Pengesë, ambicie të mëdha.
Margaritë - Lumturi në dashuri.
Marimanga - Kvilluani, një komplot dhe grackë që ia përgatitni dikujt, nuk do të ketë sukses. Për këtë mund të keni pasoja serioze.
Maskë - Tradhëti. Keni kujdes, një i afërt do ju mashtrojë – shokë të rremë. Nuk do të keni sinqeritet me personin e afërt, mashtrim, thashetheme, paqartësi.
Mbret - Fuqi e pabesueshme, forcë, sukses.
Mbreti - Një aleat i fuqishëm.
Medale - Shpërblim.
Medalje - Një shpërblim.
Merimangë - Tregon se paratë janë në ardhje (mund të ndodhë që nga disa rrethana ndokush t’ju vendos rrjet rreth juve). Ju pret lumturi e madhe.
Mi - Tradhëti, humbje e madhe.
Milingonë - Do të ballafaqoheni me punë të vështira.
Mitër - Nderime.
Miu - Vjedhje, tradhti.
Mizë - Acarime në familje. (Sa më shumë miza aq më shumë probleme të vogla.)
Mjegull - Gjithcka do t’ju shkëlqejë, rmjegulla të vogla – thashetheme, mjegulla të rralla – përfitim parash. Para jush keni probleme, nëse mjegullat kanë pika – do të keni probleme financiare. Po ju mundojnë mendime të rënda.
Mjek - Sëmundje, shkuarje në spital.
Mjellma - Krijesë e urtë dhe hyjnore. Gjithmonë komentohet si sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës. Harmonia në familje, fitim, dëshirat e realizuara.
Mjellmë - Përmirësim i patrazuar, jetë e kënaqur.
Model - Parregullësi në fund të filxhanit – ndryshim i gjendjes material.
Mollë - Sukses në punë, takime të reja dashurie, do t’ju vie një ofertë e mirë. E keni patjetër të rrezikoni deri sa të arrini qëllimet.
Monedhë - Sukses financiar, përfitime, pagesë të borxheve.
Monstrum - Terror, dhunë.
Motor - Lajmet e reja do t’ju vijnë shumë shpejtë.
Motorist - Lajme të shpejta.
Muaj - Lumturi në dashuri, në gjysmën e parë të muajit – punë e re, gjysma e dytë e muajit – depresion, martesë për shkak të pasurisë.
Mullar bari - Mendo para se të veprosh!
Mulli me erë - Sukses biznesor përmes një pune të vështirë.
Mur - Biznes i pafrytshëm.
Murgeshë - Kasafortë.
Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.