Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve. Mënyra e leximit...
Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.
FALKUA - gjykim
FARë - Probleme kërcënuese, por kaluese.
FASULE - Varfëri.
FëMIJë - Ky simbol konsiderohet si shenja me domethënie më pozitive të komentit. Është tejet e rëndësishme se në cilën pjesë të filxhanit gjendet dhe zakonisht ndihmon konkretizimin e rrjedhjes së kallëzimit me figura tjera që e rrethojnë. Nëse figurat tjera parathonë ndonjë pengesë, rrezik apo vështirësi, afërsia e kësaj figure drejton kah ngadhënjimi i suksesshëm mbi të gjitha. Kjo figurë nënkupton edhe rilindje, gjegjësisht rimëkëmbje pas një periode të vështirë.
FEMRA (VASHA) - Fat dhe kënaqësi. Shumë femra:skandal, koritje, thashetheme. Nëse figura është në fund të filxhanit, një femër do të luajë rol të madh në daljen tuaj nga një situatë e vështirë.
FENER - do të zbuloni kush ju ka vjedhur
FES, QELESHE - lajm i këndshëm zyrtar
FIER - Tradhti, një i dashur i pabesë.
FIGURë SHAHU - Vështirësi në të ardhmen.
FILXHAN - Shpërblim për përpjekje.
FLAMUR - Rrezik në të ardhmen.
FLETë - mirëqënie, sukses
FLUTURA - Mendjelehtësi. Naivitet. Çdokush ju shfrytëzon dhe përfiton nga ju. Nëse është me pika, ka mundësi të kaloni një sëmundje të lehtë.
FOLE - lumturi në familje
FOLE ZOGJSH - Harmoni në familje, dashuri.
FORTESë - punë e kotë
FOSHNJE - brenga të vogla, por serioze, ndoshta do të fitoni ndonjë fëmijë apo lajm të mirë, e mundshme probleme të vogla, nëse ndodhet afër fundit të filxhanit, vështirësi për shkak të përgjigjeve të pamatura
FRUTA - Përparim.
FSHESë - do të zgjidhni me shumë sukses problemet e juaja
FUSHë - begati
FYTYRë - Një fytyrë – një ndryshim, pengesë. Disa fytyra – një aheng.
Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.