Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

l

Lak - Veprim i paparamenduar që sjell probleme.

Lak litari - Sukses, nderime të mëdha.

Lakër - Xhelozi dhe komplikime në punë.

Lakra - Jeni të rrethuar me miq dhe shokë jo të sinqertë dhe xhelozë. Ata ju bëjnë lajka sepse momentalisht kanë ndonjë interes personal, të cilin e realizojnë përmes jush në mënyrë direkte apo indirekte, përndryshe fare nuk ju duan dhe përherë xhelozojnë ndaj të gjitha sukseseve tuaja.

Lakuriq nate - Miq të rremë, një udhëtim që do të përfundojë me zhgënjim.

Lakuriqi i natës - Largojuni thashethemeve dhe intrigave. Ashtu sikurse juve nga të tjerët, edhe thashethemet tuaja për të tjerët janë të dëmshme. Analizoni në detale qëndrimet dhe sjelljet tuaja ndaj të tjerëve.

Lavaman - Probleme në shtëpi. Nëse është e thyer – probleme serioze.

Lejlek - Nëse është në fund të filxhanit – blerje në shtëpi, lindje, anësh filxhanit – humbje e shokut.

Lende lisi - Sukses. Në krye të filxhanit – sukses financiar. Në mes të filxhanit – shëndet i mirë. Në fund të filxhanit – përmirësim shëndeti dhe financash.

Leopard - Të reja për rrugën në vende tjera.

Lepur - Ndruajtje, lajme për një mik. Bëhu i guximxhëm!

Lepuri - Nuk e keni ndërgjegjen e pastër. Diçka ju ngacmon dhe ju mundon .Ndoshta fjala është për ndonjë gabim që e keni bërë në të kaluarën dhe tani vuani për të. Keni frikë dhe pasiguri. Ndjenja juaj mund të parashkruhet plotësisht paranoide. Nëse afër saj është ndonjë figurë me domethënie pozitive, atëherë ekziston rrugëdalja nga kjo gjendje.

Letër - Lajme. Nëse është afër pikave – lajme për para.

Letra - Arrijnë lajme të reja, nëse letra ka pika- do të fitoni para.

Libër - Nëse është i hapur – prisni veprime ligjore, sukses i ardhshëm. Nëse është i mbyllur – vonesa, studime të vështira.

Libri - Nëse është i hapur, atëherë do të keni probleme me organet shtetërore, me dënime, sanksione materiale dhe disiplinore, etj. Nëse është i mbyllur, atëherë do të keni pranë vetes një rrugë të gjatë për ta dëshmuar një pafajësi për të cilën jeni akuzuar, ose një të drejtë e cila ju takon, por që me kohë ju është cenuar.

Lis - Dukses, lavdi.

Litar - I gjykuar pa faj.

Llambë - Afër mbajtëses së filxhanit – para. Në skaj të filxhanit – festim. Jashtë filxhanit – humbje personale. Në fund të filxhanit – ngjarje shoqërore e shtyer.

Llambë (dy llamba) - Dy martesa.

Lodër - Nostalgji për kohën e kaluar, më së shumti për fëmijërinë.

Lojtar - Dëshpërim.

Lopatë - Punë e vështirë drejt suksesit. Duhet të mundoheni shumë për ti realizuar planet e juaja.

Lopë - Pasuri.

Luan - Keni përparim në punën tuaj.

Luani - Shenjë e mirë. Jeni të rrethuar me miq dhe shokë besnik. Keni gjithmonë ndihmën dhe mirëkuptimin e tyre. Sukses në të gjitha lëmenjtë, sepse keni guxim dhe çdo veprim që e bëni atë e ndjeni nga brendësia e shpirtit tuaj.

Lugë - Bujari, zemërgjerësi.

Lule - Do të realizohet një dëshirë e kamotshme. Mendohet në send apo dëshirë, si materiale, po ashtu edhe të natyrës morale. Kjo figurë e shoqëruar me figurat tjera që komentohen zi rrezik, ndikon në zbutjen dhe balancimi kah optimizmi dhe tejkalimi i vështirësive.

Lum - Rrjedhë dredha-dredha – nëse të pamartuar – ndarje të fejesës, nëse të martuar – dyshim në sinqeritet mes partnerëve.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+