Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

u

Udhë, rrugë - Udhëtim, nëse është rruga e drejtë – gjithcka është në rregull, nëse është e lakuar – ka kuptim të kundërt.

Ujëvarë - Përparim. Tepër emocionuese.

Ujk - Armiqësi, xhelozi, egoizëm. Nevojë për familje.

Unaza - Nëse është në maje të filxhanit, do të keni një lidhje të re sentimentale, kurse martesa e tanishme është në shkatërrim e sipër.Për të pamartuarit dhe beqarët, unaza në maje të filxhanit nënkupton lidhjen e fejesës.Nëse është në mes të filxhanit, atëherë do të keni lidhje stabile bashkëshortore.Afër fundit të filxhanit, ndarje.Nëse është në fund të filxhanit, vdekja e personit të dashur, mikut, njërit bashkëshort. Pra, një humbje e madhe e dikujt të dashur.

Unazë - Përmbushje. Në krye të filxhanit – martesë. Në mes të filxhanit – propozim. Në fund të filxhanit – fejesë e gjatë. Unazë e plotë – martesë e lumtur. Unazë e thyer ose unazë afër kryqit – fejesë e prishur. Dy unaza – plane në përfundim.

Urë - Ekziston barrier në sukses, do të keni komplikime të pakëndshme.

Urnë - Pasuri, lumturi.

Ushqim - Sukses i madh në punë, sa më shumë ushqim aq më tepër sukses.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+