Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

g

Gaforre - Armik.

Gajde - Zhgënjim.

Gardh - Vështirë do ti realizoni dëshirat dhe planet tuaja.

Gëlltitës - Vendosmëri, udhëtime të papritura.

Gëlltitje - Mos merrni vendime të shpejta.

Gërçaku - Dikush prej jush pret që t’i ndihmoni sinqerisht. Nëse është në maje të filxhanit ,shëndet i mirë, ose, nëse vuani nga ndonjë sëmundje, perioda e shërimit të plotë. Në përgjithësi - periodë e suksesshme. Edhe kjo figurë ndihmohet dhe komentohet duke u plotësuar dhe zgjeruar në afërsi me figurat tjera që e rrethojnë.

Gërsherë - Janë të mundshme ndarjet e padëshirueshme,fjalosjet, mosmarrëveshjet. Nëse figura paraqitet në fundin e filxhanit-humbja e madhe.

Gisht - Thekson shenjën nga e cila është kthyer.

Gjarpër - Komentimi i simbolit të gjarprit në të gjitha parathëniet e fatit me çfarëdo metode, gjithmonë nënkupton thashethemet, intrigat dhe mundësinë e komplotit ndaj jush. Armiqësi dhe situata të vështira nga të cilat shumë vështirë mund të dilni. Është shenjë paralajmëruese. Kur është fjala tek shëndeti, kjo figurë paralajmëron sëmundjen. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, gjithnjë ka të bëjë me familjen dhe rrethin e ngushtë. Edhe kjo shenjë kombinohet me domethënien e komentit të figurave tjera që e rrethojnë.

Gjeraqinë - Rrezik i papritur, xhelozi.

Gjerdan - E kapur – adhurues. E thyer – fundi i një marrëdhënie.

Gjeth druri - Lot.

Gjeth tërfili - Lumturi.

Gjethe - Përparim, e ardhme e mirë.

Gjethe dredhkë - Mik i besueshëm.

Gjethi - Do të merrni një lajm të rëndësishëm. Nëse ka më shumë gjethe, do të merrni lajme të shumta me rëndësi. Nëse gjethi rrethohet me ndonjë pemë tjetër, atëherë lajmet kanë të bëjnë në lidhje me domethënien e interpretimit të vetë simbolit të pemës.

Gjilpërë - Admirim.

Gjirafë - Mendo para se të flasësh!

Gjysëm muaj - Ndërrim i punës.

Gjyshe - "Zi" në shtëpi.

Gjysmëhëna - Një udhëtim.

Gogël lisi - Sukses. Në krye të filxhanit – sukses financiar. Në mes të filxhanit – shëndet i mirë. Në fund të filxhanit – përmirësim shëndeti dhe financash.

Gomar - Bëhu i durueshëm dhe optimist!

Gondolë - Romancë, udhëtim.

Gota - Respekti, nderimi, sinqeriteti, pastërtia shpirtërore. Kombinim i mrekullueshëm për komentimin me të gjitha figurat që e rrethojnë.

Gotë - Integritet, ndershmëri.

Govata - Në këtë periodë duhet të keni shumë kujdes;mund të gjendeni në situata të palakmueshme.

Gozhdë - Kini kujdes! Ju kanoset një padrejtësi e madhe. Marrje në gojë përmes thashethemeve. Urrejtje...Nuk përjashtohet as ndonjë hakmarrje e dikujt ndaj jush.

Gozhdë - Keqdashje, padrejtësi, dhimbje e fortë.

Grabitqar - Humbje, vjedhje, një armik me autoritet.

Grabujë - Bëhu i organizuar!

Gramafon - Kënaqësi.

Grenzë - Probleme në dashuri.

Grep - Dikush dëshiron t’ju lidhë apo t’ju mbështjellë, t’ju mbajë peng apo në kurth.

Grua - Kënaqësi.

Grusht - Një argument.

Guaskë - Lajme të mira.

Gur - Vështirësi të mëdha.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+