Shkronja H
14 simbole
Leximi i filxhanit është për argëtim. Shpjegimet simbolike dhe besimet tradicionale nuk parashikojnë ngjarje.
Hallka
Interpretim tradicional
Duhet të ketë sa më shumë. Nëse janë dy, harxhoni të holla. Mbledhje familjare në ndonjë festim (ditëlindje, festa fetare, por jo edhe darsëm, lindje fëmije).
Hap
Interpretim tradicional
Dëshmi në jetë.
Hardhuca
Interpretim tradicional
Ruajuni nga tradhtia dhe intrigat e të pabesëve e lajkatarëve. Jeni të rrethuar me njerëz të dyshimtë. Nëse parashikoni të filloni me një biznes të ri, mendohuni më gjatë, para se ta merrni këtë vendim, veçanërisht nëse biznesi ka të bëjë me partneritet (ortaki).
Hark
Interpretim tradicional
Shëndet i dobët, aksidente.
Hark dere
Interpretim tradicional
Udhëtim jashtë vendit, një martesë.
Hark shigjete
Interpretim tradicional
Skandal, thashetheme.
Harpë
Interpretim tradicional
Romantikë, harmoni në raport me personat që i doni, simbol i përparimit dhe lumturisë emocionale.
Harta
Interpretim tradicional
Edhe harta trajtohet njëra ndër shenjat më pozitive në kuadrin e togut të figurave që mund të paraqiten në filxhanin e kafesë. Është shenjë tejet pozitive. Harmoni në familje, harmoni e përgjithshme dhe fat në dashuri. Edhe kjo figurë zbut dhe tejkalon interpretimet negative të figurave tjera që e shoqërojnë.
Hekurudhë
Interpretim tradicional
Udhëtim i gjatë.
Hëna
Lexim simbolik
Një hark i hollë mund të ngjajë me gjysmëhënë, ndërsa një njollë e rrumbullakët me Hënën e plotë. Mund ta lidhësh me mbrëmjen, qetësinë ose kohën që kalon vetëm. Kujtimi yt i një nate të veçantë mund të jetë më interesant se një shpjegim i përgjithshëm.
Nëse forma është e paplotë, shiko nëse e dallon më qartë nga një kënd tjetër. Nuk ke nevojë ta plotësosh me imagjinatë derisa të ngjajë me figurën që prisje. Mund të jetë hënë për ty dhe hark për dikë tjetër.
Për reflektim, mund të mendosh kur gjen kohë të ndalesh gjatë ditës. A ka një çast që do të doje ta mbaje vetëm për vete? Kjo pyetje lidhet me ritmin tënd; forma e Hënës në llum nuk cakton ndryshime pune, martese ose gjendjeje shëndetësore.
Hëna me re
Interpretim tradicional
Depresion. E rrethuar me pika – martesë për pasuri.
Hudhër
Interpretim tradicional
Takim me person që do t’ju garantojë bashkëjetesë të gjatë.
Hundë
Interpretim tradicional
Ndokush pyet për ju.
Hut
Interpretim tradicional
Skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi.
Si ta përdorësh këtë shpjegim
Lexoje shpjegimin si një mundësi për bisedë dhe krahasoje me formën që pe. Cila hollësi të bëri ta zgjidhje këtë emër? Nëse dikush tjetër sheh diçka ndryshe, mund t’i mbani të dyja idetë pa vendosur kush ka të drejtë.
Zërat “Interpretim tradicional” ruajnë besime të fjalorit të vjetër. Mos i merr si lajme që do të ndodhin ose si fakte për njerëzit që njeh. Nëse një shpjegim nuk të pëlqen, nuk ka nevojë ta lidhësh me jetën tënde.