Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

q

Qafore - Lumturi, ndërprerje të lidhjes.

Qeni - Miqësi dhe sinqeritet. Nëse qeni është në vrapim, ju presin lajme të mira. Nëse figura është në fund të filxhanit, tregon mikun apo ndonjë person shumë të dashur që është në rrezik.

Qerre - Sukses në biznes.

Qershi - Një lidhje dashurie e lumtur.

Qift - Të lidhur.

Qiriri - Sukses i madh në mësime (shkollë, universitet, aftësim). Në këtë sukses mund të përfshihen të gjitha aftësimet dhe trajnimet profesionale. Si figurë e dëshirës, ka të bëjë me kryerjen e shkollës, diplomim, dhënie të provimit...

Qizmet - Nëse është në maje, fitim, fitore e madhe në të gjitha lëmenjtë. Ata që luajnë lotari, do të kenë fitimin e premisë, studenti në shkollë, afaristi në punë etj. Kryesisht fitimi ka të bëjë me anën materiale. Nëse është në fund, mossuksesi dhe koritja. Nëse me shputë është e kthyer kah fundi , ju pret një udhëtim i largët nga shtëpia.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+