HoroskopiShqipOfficial në Instagram!

Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

P

PAGëZORE - Një lindje.

PAKETë - befasi

PALLTO - Një ndarje, një fund i miqësisë.

PALLUA - Me bisht të shpërndarë – pasuri, tokë. E rrethuar me pika – një jetë luksoze. Afër një unaze – një martesë në pasuri.

PALMA - Është simbol tejet pozitiv pa marrë parasysh se në cilën pjesë të filxhanit tregohet.

PAPAGALL - Problem në mesin e miqve, një skandal, një udhëtim.

PARAFANGO - Kujdes nga një person që nuk e pëlqen!

PARASHUTë - Shpëtim nga rreziku. Do të largoheni nga problemet.

PARCELë - Një surprizë.

PARERICë - Ndihmë nga një mik.

PATA - Ftesa, vizitorë të papritur.

PATë - zgjidhje për vendime të mira

PATERICA - ndihmoni një mik të ngushtë

PATKUA - Fat i mirë.

PëLLUMB - Nëse është ulur – një përmirësim në treg. Nëse është duke fluturuar – lajme të rëndësishme.

PëLLUMB I BARDHë - Fat i mirë.

PEMA - Është një shenjë shumë e mirë dhe pozitivja i saj rritet veçanërisht kur është sezon e pemëve që paraqitet si figurë në filxhan. Zakonisht figura e pemëve ndihmon kallëzimin në kombinim me shenjat tjera dhe domethënien e tyre.

PEMë - ndryshim në të mirë, plotësim i ambicieve. Ju pret periudhë e mirë, përmirësime të gjithanshme. Simbolizon stabilitet, fillim të ri, shpresë dhe realizim të dëshirave

PEMë PALME - Sukses, nderim, lumturi në dashuri.

PENDë - dëshirat dhe planet tuaja do ti pengojnë prindërit apo vëllezërit dhe motrat tuaja.

PENTAGON - Ekuilibër intelektual.

PëRBINDëSH - Terror, tmerr.

PERDE - Një sekret.

PERIME - Pakënaqësi e përcjellur nga kënaqësia.

PERLë - Të ardhurit rrotull, pasuri e fituar.

PESëKëNDëSH - Paqja harmonia perioda e qetësisë dhe e stabilitetit. Parathotë zgjidhjen e të gjitha problemeve ekzistuese.

PESHK - Në maje dhe në mes të filxhanit interpretohet si një brengë dhe preokupim juaji për një problem me të cilin ballafaqoheni momentalisht. Nëse është në fund të filxhanit, nënkupton fat dhe sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës, posaçërisht në hapat konkrete familjarë.

PESHKAQENI - keni apetite dhe ambicie të mëdha, por ato, për fat të keq nuk do të realizohen as përafërsisht.

PESHORE - Një padi. Peshorja e balancuar – drejtësi. Peshorja e pabalancuar – padrejtësi.

PESHORJA - Peshorja zakonisht simbolizon drejtësinë,gjykatën dhe çështjet që kanë të bëjnë në lidhje me gjyqësinë. Me të nënkuptohen kontestet gjyqësore dhe mundësia e zgjidhjes së tyre “PRO” ose “KONTRA” interesave të të vrojtuarit. Nëse është në pozitë të drejtë, e drejta do të ngadhënjejë. Nëse anon në njërën anë, atëherë do të pasojë një padrejtësi. Shpeshherë në fund të filxhanit komentohet edhe si shkurorëzim gjyqësor i martesës, apo më konkretisht, divorc gjyqësore.

PIKA - Simbolizon rëndësinë e shenjës së afërt. Disa pika – para.

PIKë Në FUNDëRRINë - pike e bardhë – thashetheme, pike e zezë – letër e kaëndshme, më shumë pika të zeza – dhuratë

PIKëPYETJE - Hezitim, kujdesi.

PIRAMIDë - Sukses solid.

PIRUN - Një mik i rremë, lajka.

PISHë - ngjarje e rëndësishme në dimër

PISHTAR - Një kthesë për të mirë.

PISTOLETë - Rrezik.

PJATë - Grindje në shtëpi.

PJATë VEZE - Rreziku po kalon.

PLEP - fëmijët tuaj do të kenë sukses

POLIC - Armik i fshehtë.

POMPA - Vizita e një miku të vjetër dhe të dashur, i cili ka qëllime tejet të sinqerta ndaj jush. Andaj, këshillat dhe ndihmesa e tij e sinqertë do të jenë të mirëseardhura në përballimin e disa problemeve dhe paqartësive jetësore.

POMPë - Bujari, zemërgjerësi.

PORT - dinjitet

PORTë - Mundësi, lumturi e ardhshme.

PRANGA - Probleme.

PROFIL - Mik i ri.

PROFILI (I NJERIUT) - Kontakte dhe miqësi të reja. Ju pret një njoftim i ri me personin e caktuar, zgjerim i shoqërisë. Kryekëput shenjë pozitive. Nëse është në afërsi të ndonjë shenje tjetër që tregon një situatë të pazgjidhshme, atëherë kjo figurë mund të interpretohet si dalje nga situata e caktuar me ndihmesën e një personi të cilin posa e keni njoftuar.

PROSHUTë - armiqësi me rrethin

PULë - Hare në familje.

PULLë - do të ju plotësohet dëshira për realizimin e së cilës keni pritur mjaft gjatë

PULLë POSTALE - kushtoni rëndësi shenjave apo simboleve para tij

PUPëL - Jostabilitet, mospërputhje, mungesë e përqendrimit.

PUS - kurth, dredhi

PUSHKA - Nëse është në maje, atëherë jeta juaj është e rrezikuar. Më e papërshtatshme do të ishte nëse është në fund të filxhanit,pasi që do të thoshte se jeta e juaj është në rrezik të madh.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave