Leximi i filxhanit

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

ç

Çadër - Vështirësi. Bezdi, nevojë për strehim. Nëse ështe e hapur - strehim i gjetur. Nëse ështe e mbyllur - strehim i mohuar.

Çadër dielli - Një të dashur të ri.

Çajnik - Takim me miqtë, shoqërim.

Çajnik - Takim me komitet.

Çanta - Një kurth. Nëse është e hapur – mund të shpëtoni. Nëse është e mbyllur – do të bllokoheni.

Çantë e hapur - Mund të ikni, nëse është e mbyllur – do të kapeni.

Çekan - Brengë, halle. Vëshirësi të mëdha në jetë.

Çekiçi - Nëse është në maje të filxhanit, do t’i përballoni dhe tejkaloni te gjitha pengesat. Nëse është në fund të filxhanit , do të keni një konflikt në familje apo me dikë që e doni. Duhet të keni kujdes që të mos acarohet ky konflikt me pasoja edhe më të mëdha.

Çelësi - Me sukses do ta zgjidhni një problem i cili do t’ju hapë shtigje të reja në jetë. Nëse janë dy çelësa ose njëra është afër fundit të filxhanit, kini kujdes, ju kanoset një fatkeqësi, ose ndonjë plaçkitje. Nëse është afër ndonjë figure me interpretim negativ, prania e kësaj figure nënkupton se ekziston zgjidhja dhe dalja nga kjo situatë e vështirë.

Çizme - Mbrojtje nga dhimbja, fatkeqësi, shkatërrim – do të bëni gabim. Mbrojtje, sidomos nga lodhja fizike dhe dhimbja.

Çizme të prishura - Dështim.

Gjej shenjën tuaj

Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke zgjedhur datëlindjën tuaj.

Përshtatja e shenjave

+