Lexim tradicional

Leximi i filxhanit

Leximet janë për argëtim. Ato nuk garantojnë se çfarë do të ndodhë në jetën tënde.

Mund të shkruash edhe pa ë dhe ç: “zemer”, “celes”.

Shkronja V

25 simbole

Leximi i filxhanit është për argëtim. Shpjegimet simbolike dhe besimet tradicionale nuk parashikojnë ngjarje.

Vajzë

Nder në familje.

Valigjja

Do të merrni një lajm të rëndësishëm dhe tejet të pritur nga një person.Dikush do t’ju vizitojë befasisht. Gjithnjë, edhe këtë figure, gjatë interpretimit, kombinojeni me figurat tjera që e rrethojnë.

Valltar

Zhgënjim.

Vargmalet

Nëse shihen qartë atëherë ju pret sukses i madh në të gjitha lëmenjtë e jetës. Nëse janë ngapak të lakuara, ju pret konkretisht fitim financiar.

Varka

Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një udhëtimi. Nëse është në mes, dashuria romantike. Nëse është afër fundit, llafosje me të dashurin dhe probleme familjare në lidhje me tradhtinë që është bërë nga ana juaj.

Varr

Vdekje e të afërmve.

Vaskë

Zhgënjim.

Vathë

Keqkuptim.

Vazo

Dinjitet. Shërbim ndaj shoqërisë. Martesë.

Vazo piperi

Një sekret i mundimshëm.

Vazo tavoline

Një mik në nevojë.

Ventilator

Flirtim, pamaturi.

Veshi

Lajme të quditshme, do të befasohesh

Veturë

E mbushur – vdekje e një shoku, veturë e zbrazët – udhëtim i papritur.

Veza

Paralajmërim i periodës që do t’ju sjellë sukses në çdo lëmië të jetës.Edhe ky symbol zbut domethënien negative të simboleve tjera që e rrethojnë.

Vija

Vijat vertikale janë qëllimet tuaja në jetë. Vija sa më e madhe dhe e errët, aq më mirë rezultati bëhet. Nëse vija arrin buzën e kupës, ajo konsiderohet e mbara për atë qëllim. Të gjitha vijat apo shtigjet e drejta tregojnë një plan të qartë me qëllime specifike, ndërsa vijat e valëzuara ose të prishura nënkuptojnë pasiguri.

Vijat

Është me rëndësi të ceket se figurat e vijave komentohen në nënyrë të veçantë kur janë më larg nga figurat e tjera dhe më së shpeshti si përbërje në afërsi të ndonjë figure tjetër Nëse këto vija janë të drejta dhe të qarta, sukses i shpejtë.Nëse janë të lakuara dhe parabolike, atëherë suksesi është i arritshëm, por do të vijë më ngadalë dhe tërthorazi.

Vijë

E drejtë dhe e qartë – udhëtim, përparim, sukses, vijë e lakuar – dëshpërim, vijë e pjerrët – gabim në punë.

Violina

Shokët dhe miqtë ju gjelozojnë dhe nuk dëshirojnë që të keni sukses në jetë. Ju kurdisin gracka nga pas, kurse në fytyrë ju lavdërojnë dhe lajkatojnë me komplimente.

Violinë

Egotizëm.

Vishnje

Një lidhje dashurie e lumtur. Lumturi në punë.

Vozë

Jeni duke mbajtur shpresë.

Vrapues

Nuk veni baste.

Vrima e çelësit

Kujdes nga kureshtja e kotë!

Vullkan

Gjërat janë jashtë kontrollit tuaj.

Si ta përdorësh këtë shpjegim

Lexoje shpjegimin si një mundësi për bisedë dhe krahasoje me formën që pe. Cila hollësi të bëri ta zgjidhje këtë emër? Nëse dikush tjetër sheh diçka ndryshe, mund t’i mbani të dyja idetë pa vendosur kush ka të drejtë.

Zërat “Interpretim tradicional” ruajnë besime të fjalorit të vjetër. Mos i merr si lajme që do të ndodhin ose si fakte për njerëzit që njeh. Nëse një shpjegim nuk të pëlqen, nuk ka nevojë ta lidhësh me jetën tënde.

Lexo udhëzuesin për filxhanin →