Lexim tradicional

Leximi i filxhanit

Leximet janë për argëtim. Ato nuk garantojnë se çfarë do të ndodhë në jetën tënde.

Mund të shkruash edhe pa ë dhe ç: “zemer”, “celes”.

Shkronja K

77 simbole

Leximi i filxhanit është për argëtim. Shpjegimet simbolike dhe besimet tradicionale nuk parashikojnë ngjarje.

Kabinë

Një zhgënjim.

Kaci

Lajme të çuditshme për një mik.

Kaçubë

Miq të rinj, mundësi të reja.

Kafaz

Një propozim.

Kafaz zogjsh

Pengesa, grindje.

Kafkë

Shqetësime të mëdha, dështim, humbje.

Kafshë të egra dhe gjakpirëse: ujku, dhelpra, tigri, luani etj.

Kujdes shokët.

Kala

Mirëqënie financiare para martesës.

Kalaja

Fitim financiar përmes martesës, një karakter i fortë në dominim.

Kalë

Duke vrapuar – lajme të mira të dashurisë, duke ndenjur në vend – romancë.

Kali

Shenjë e mirë dhe tejet pozitive. Ka të bëjë me fitimin, miqësinë, lidhjen e sinqertë dhe besnikërinë. Komentohet si një dashuri në mes të sekseve të kundërta, sikurse edhe në shoqëri në mes të shokëve dhe shoqeve. Nëse është ati në vrapim, atëherë ju presin lajme të mira. Nëse shihet vetëm figura e kokës, atëherë do të keni një lidhje të re intime.

Kali me një bri

Dikush fshehurazi ju do dhe është I dashuruar në ju. Ju as që keni dijeni për këtë. Mendohuni dhe analizoni realitetin ku jetoni, sepse këndi nga i vështroni ju gjërat, nuk do t’ju ndihmojë që të keni suksese në jetë. Ka edhe shumë njerëz të dy gjinive që ju duan dhe që ju përkrahin sinqerisht, por ju fare nuk e regjistroni këtë. Nëse do të vazhdoni të mos i vëreni, dashuria e tyre e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare. Nëse komentohet dëshira , atëherë ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!

Kalorës

Spekulime. Sukses në punë.

Kambanore

Vonesë e vogël, fat i keq.

Kamë

Rrëmbyeshmëri, rrezik në të ardhmen, armiq.

Kamionçinë

Një martesë.

Kamxhik

Dhunë, agresivitet seksual.

Kanë

Fitim i rëndësishëm, shëndet i mirë.

Kangur

Harmoni në familje.

Kapak

Telashe, kujdesu.

Kapelë

Periodë shumë e suksesshme. Nëse është në fund të filxhanit, jepni kujdes më tepër partnerit tuaj bashkëshortor ose sentimental. Ka mundësi që dikush asaj/atij ti vardiset.

Kapelë

Një profesion i ri, një ndryshim. Nëse është e prishur – dështim i mundshëm. Në krye të filxhanit – diplomaci. Në fund të filxhanit – një rival.

Kaproll

Do të keni shoqëri me persona me pozicion të lartë.

Karkalec

Lajme nga miq që janë në rrugëtim.

Karriga

Shenjë pozitive. Suksese në çdo lëmë. Nëse është e rrethuar me pika, ju pret një fitim i madh.

Karrige

Një mysafir i papritur. Nëse është e rrethuar me pika – përmirësime financiare.

Karrocë

Dëshpërim.

Karrocë dore

Takim me një mik të vjetër.

Kasketë

Probleme.

Katror

Shenjë e keqe. Mërzi ... jo disponim... melankoli... Dyshim dhe frikë nga çdo synim dhe veprim në të ardhmen.

Kazan

Vdekje.

Këllëf

Ndryshime në familje.

Këmbalec piktori

Sukses artistik.

Këmbë

Do të shtyni apo humbisni lajmet e mira.

Këmbët

Një vendim i rëndësishëm.

Kengur

Qetësi dhe lumturi në familje.

Këpuca

Një ndryshim për të mirë.

Këpucë

Ndryshim për të mire, shkuarje në rrugëtim apo ardhje e ndokujt. Mashkulli (këpuca) – udhëtim i suksesshëm, femrore – mysafir në shtëpi.

Këpucë me qafa

Arritje, mbrojtje nga dhimbjet.

Këpucë të prishura

Dështim.

Këpurdhë

Zhvillim, pengesa. Afër mbajtëses së filxhanit – një shtëpi në vend.

Kërpudha

Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një ndryshimi në jetë. Ndërrimi i vendbanimit,vendqëndrimit, krijimi i një skrofulle të re, fitore materiale. Nëse është kah fundi i filxhanit, do të keni sukses ta përballoni një situatë të papërshtatshme. e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare. Nëse komentohet dëshira , atëherë ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!

Ketër

Përparim pas një kohe të vështirë.

Kisha

Ceremoni, para të papritura.

Kitara

Lumturi në dashuri.

Kitarë

Momente romantike me personin e dashur.

Klerik

Përparim, sukses.

Kodër

Pengesa.

Koka

Mundësi të reja.

Kokë

Befasi në realizimin e qëllimeve.

Kolonë

Promovim, sukses, arrogancë.

Kometa

Do të merrni një lajm për ndonjë risi të rëndësishme që ju as për së afërmi nuk e keni pritur. Do të keni një befasi të këndshme. Dikush do t’ju vizitojë papritur.

Kometë

Një mysafir i papritur.

Kompas

Udhëtim, ndryshim i punës.

Korb

Lajme të këqija.

Kosë

Rrezik.

Krahë

Porosi.

Krahët

Mesazhe.

Krahët (e shpezëve)

Periodë shumë e përshtatshme, lajme të mira pozitive. Në këtë periodë çdo nismë e çfarëdo pune apo aktiviteti tjetër do të jetë e suksesshme.

Kravatë

Fejesë.

Krehër

Mashtrim, një mik i rremë.

Krimba

Inate, përleshje. Armiq të fshehtë.

Krokodil

Ju kanoset rreziku. Mund të përjetoni një aksident në komunikacion. Befasi përherë të pakëndshme. Në përgjithësi figurë negative dhe në kombinim me shenjat tjera që e rrethojnë jep përfundimin negativ, pa marrë parasysh domethënien pozitive të figurave tjera.

Kryq

Sakrificë, probleme, shëndet i dobët. Brenda katrorit – shmangie e telasheve. Dy kryqe – jetë të gjatë. Tre kryqe – arritje e madhe.

Kthetër

Armik

Kthetrat e shtazëve

Shenja e rrezikut të madh. Kini kujdes se ku, me kë dhe çka flisni, çfarë planesh bëni...jeni të rrethuar me armiq. Kurrë mos i tregoni kurrkujt gjërat intime dhe me interes të madh personal dhe mos flisni për to me basken. Populli ka një fjalë të urtë që e konkretizon më afër domethënien e interpretimit të kësaj figure: “Muri ka sy, gardhi ka vesh”.

Kudhër

Përpjekje me ndërgjegje.

Kufer

Ju arrijnë mysafirë të papritur, do të merrni një letër.

Kuletë

Përfitim, në fund të filxhanit – humbje, harxhim.

Kulla

Mundësi, zhgënjim.

Kullë

Jetë të gjatë dhe të lumtur.

Kullotë

Besnikëri, shoqëri, mirëqënie, ndihmë nga ndonjë shok. Shoqëri e sinqertë.

Kulme

Shtëpi e re.

Kulshedra

Në kohën e fundit duhet të jeni tejet të kujdesshëm sepse ju kanoset një rrezik. Është i mundur një konflikt në punë, me ndonjë shok ose mik të afërt, aksident komunikacioni, apo ndonjë fatkeqësi tjetër...Nëse kjo figurë është në fund të filxhanit, atëherë rreziku ka të bëjë në lidhje me familjen dhe farefisin në përgjithësi.

Kurora

Edhe kjo shenjë komentohet si tejet pozitive dhe ka të bëjë me suksesin në çdo lëmë të jetës. Domethënien dhe mundësinë e zgjerimit të saj jepjani ju vetë me aftësinë tuaj kreative dhe me fantazinë e kuptimit logjik.

Kurorë lulesh

Lumturi në të ardhmen.

Kuti

E hapur – probleme në dashuri që do të zgjidhen. E mbyllur – diçka e humbur do të gjindet.

Si ta përdorësh këtë shpjegim

Lexoje shpjegimin si një mundësi për bisedë dhe krahasoje me formën që pe. Cila hollësi të bëri ta zgjidhje këtë emër? Nëse dikush tjetër sheh diçka ndryshe, mund t’i mbani të dyja idetë pa vendosur kush ka të drejtë.

Zërat “Interpretim tradicional” ruajnë besime të fjalorit të vjetër. Mos i merr si lajme që do të ndodhin ose si fakte për njerëzit që njeh. Nëse një shpjegim nuk të pëlqen, nuk ka nevojë ta lidhësh me jetën tënde.

Lexo udhëzuesin për filxhanin →