Shkronja B
31 simbole
Leximi i filxhanit është për argëtim. Shpjegimet simbolike dhe besimet tradicionale nuk parashikojnë ngjarje.
Bager
Interpretim tradicional
Në javën e ardhshme do të zgjidhen shumë dilema. Figura është mjaft e ndërlikuar dhe shumë rrallë mundë të zbulohet në filxhan.
Bagëti
Interpretim tradicional
Përparim, mbarësi.
Bajonetë
Interpretim tradicional
Pa aftësi e vogël. Një aksident i vogël, një vërejtje keqdashëse.
Balena
Interpretim tradicional
Do të përjetoni ndonjë sukses të madh në punë. Fitime financiare, veprimtari kreative kulturor, artistik, ose ndonjë aktivitet nga fusha hulumtuese-shkencore .Në përgjithësi një sukses i madh. Nëse paraqitet si figurë gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë, s’ka dyshim, ajo dëshirë do të realizohet shumë shpejt.
Balenë
Interpretim tradicional
Sukses në biznes.
Balerinë
Interpretim tradicional
Zhgënjim.
Balonë
Interpretim tradicional
Probleme afatshkurtra.
Balonë qift
Interpretim tradicional
Dëshirat do të realizohen. Skandal. Mos shfrytëzo mundësitë!
Barka
Interpretim tradicional
Nëse do të jeni në ndonjë situatë të papërshtatshme, mund të pritni rezultatin pozitiv. Njëkohësisht ka të bëjë edhe me ndihmën nga dikush që ju më së paku e keni pritur. Tek komentimi i dëshirës,do të thotë se dëshira realizohet, por realizimi i saj do të varet nga ndihma direkte e një personi tjetër.
Barkë
Interpretim tradicional
Vizitë nga një mik, një strehë e sigurtë.
Bebe
Interpretim tradicional
Shqetësime të vogla.
Bletë
Interpretim tradicional
Shenja pozitive sukses në çdo lëmë. Zakonisht suksesi te kjo figurë interpretohet si rrjedhojë pas një angazhimi me pune të palodhur dhe këmbëngulëse. Nëse është në maje të filxhanit, atëherë thuhet se suksesi është shumë i shpejtë.
Bori
Interpretim tradicional
Begati, punë të shumta të nevojshme.
Brava (e derës)
Interpretim tradicional
Ju pret një pengesë e madhe. Duhet t’i planifikoni gjërat me kujdes. Vështirësi në realizimin e disa qëllimeve .Nëse interpretohet si figurë për realizimin e ndonjë dëshire, atëherë dëshira e tillë vështirë mund të realizohet, sepse ka një pengesë dhe barrierë të madhe , apo, më së shpeshti thuhet se, nuk do të realizohet fare për një kohë të afërt. Është shumë me rëndësi se me çfarë figurash tjera rrethohet.
Bravë
Interpretim tradicional
Pengesa në rrugën tuaj.
Bredh
Interpretim tradicional
Sukses në punë dhe në aktivitete krijuese. Avancim, zbulime të reja shkencore, përparim në karrierë, pajtime, falja etj. Për ata që merren me art, kjo figurë nënkupton suksesin e madh në krijimtari artistike, si bie fjala: fitimin e ndonjë shpërblimi, ftesë për ndonjë ekspozitë, prezantim, simpozium...Në përgjithësi ka të bëjë me popullaritetin në fushën e krijimtarisë artistike.
Breg
Interpretim tradicional
Paralajmërim i keq, vështirësi dhe pengesa në rrugën drejtë qëllimeve.
Breshkë
Interpretim tradicional
Kritikë. Dikush vepron pas shpinës suaj. Ka mundësi t’ju jepet një kritikë publike. Vështirësitë ose rruga e gjatë deri tek arritja e qëllimit .Nëse kjo figurë paraqitet gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë në realizimin e saj nevojitet angazhim këmbëngulës, djersitje dhe mund i madh. Në stilin e popullores: “Duhet ta nxehmë karrigen mirë”.
Bretkocë
Interpretim tradicional
Komplikime të mëdha në punë, posaçërisht me ndonjë nga eprorët dhe udhëheqësit tuaj. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, fjalosje dhe zënka në familje.
Bri
Interpretim tradicional
Bollëk, përfitim i papritur.
Bricjap
Interpretim tradicional
Armiqtë kërcënojnë, lajme për një marinar.
Brirë
Interpretim tradicional
Rrezik në afërsi.
Buf
Interpretim tradicional
Skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi.
Bufon
Interpretim tradicional
Aheng ose takim shoqëror. Përndryshe – shmangni mendjelehtësinë, bëhuni serioz!
Bukë
Interpretim tradicional
Largim mbeturinash.
Bumerang
Interpretim tradicional
Tradhti, zili.
Buqetë lulesh
Interpretim tradicional
Gëzim dhe kënaqësi, dashuri e gjatë.
Burg (turrjelë)
Interpretim tradicional
Ju mungon pak këmbëngulje për të përfunduar punën që e doni shumë.
Burim uji, çeshme
Interpretim tradicional
Shëndet të mirë.
Busull
Interpretim tradicional
Udhëtim, ndryshim i punës.
Byzylyk
Interpretim tradicional
Martesë e afërt.
Si ta përdorësh këtë shpjegim
Lexoje shpjegimin si një mundësi për bisedë dhe krahasoje me formën që pe. Cila hollësi të bëri ta zgjidhje këtë emër? Nëse dikush tjetër sheh diçka ndryshe, mund t’i mbani të dyja idetë pa vendosur kush ka të drejtë.
Zërat “Interpretim tradicional” ruajnë besime të fjalorit të vjetër. Mos i merr si lajme që do të ndodhin ose si fakte për njerëzit që njeh. Nëse një shpjegim nuk të pëlqen, nuk ka nevojë ta lidhësh me jetën tënde.